Ukrainë: Një paqe e mundur?

4 Dhjetor 2023, 13:16Bota TEMA
Ukrainë: Një paqe e mundur?

Në javët e fundit ka pasur një seri ngjarjesh që mund të prodhojnë një ndryshim të vendosur në politikën e çuar përpara deri më tani nga fuqitë perëndimore. Në Poloni, pjesërisht për arësye të brendshme dhe pjesërisht prej një uljeje të fortë të çmimeve të grurit të detyruar nga konkurrenca ukrainase, kryeministri Mateusz Mazowiecki ka njoftuar se nuk do t’i furnizojë armatime të mëtejshme Ukrainës. Në Sllovaki koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë, në favor të mbështetjes së Ukrainës, është mundur nga ish kryeministri Robert Fico, sot në drejtim të një koalicioni qeveritar të partive të qendrës së djathtë fuqimisht kundër përfshirjes në luftë të vendit. Kurse në States, fajtore një Parti Republikane gjithnjë e më shumë e spostuar në pozicione trumpiane, Kongresi i ka thënë jo një pakete të re ndihmash për Ukrainën.

Emergjenca e luftës midis Izraelit dhe Hamasit e ka spostuar drejt Levantit vëmendjen e opinionit publik perëndimor dhe jo, si prej valencës së fortë të kauzave të përfshira, ashtu edhe për rrezikun se mos kjo degjeneron në një luftë të madhe rajonale dhe kjo do ta çojë pashmangshmërisht Perëndimin të reflektojë mbi përparësitë e tij, edhe në parashikim të një përplasjeje të mundur me Kinën lidhur me Taivanin. Ajo që po verifikohet është një skenar aspak i pazakontë në luftën e qytetërimeve dhe që është përshkruar siç duhet nga Huntington në gjithmonë aktualin Përplasja e qytetërimeve.

Ky tip konflikti, në të cilin e reja e asaj që në Ukrainë futet totalisht, karakterizohet prej pranisë së pjesëmarrësve të shkallës së parë, të përfshirë direkt në konflikt, dhe të pjesëmarrësve të shkallës së dytë e të tretë, që nëse nga njëra anë mbështesin aktivisht njërën nga të dyja palët, nga ana tjetër kërkojnë në limitet e së mundshmes të shmangin një përfshirje të drejtëpërdrejtë. Janë pjesëmarrësit e shkallës së dytë e të tretë, jo ata të shkallës së parë, që lëvizin frenat e lojës, si duke ju vënë fre ambicieve të pjesëmarrësve të shkallës së parë apo në të kundërt duke i nxitur kur kjo futet në interesat e tyre, ashtu edhe duke negociuar midis tyre me qëllim që të gjejnë një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Ky aspekt i fundit është veçanërisht i rëndësishëm pasi, si rregull, është shumë e vëshirë të gjendet një konflikt qytetërimesh i zgjidhur direkt nga pjesëmarrësit e shkallës së parë, përveçse mes spastrimeve etnike, genocideve dhe asimilimeve të detyruara. Për shembull, konflikti veriirlandez është zgjidhur nëpërmjet negociatave midis Mbretërisë së Bashkuara dhe Republikës së Irlandës (pjesëmarrës të shkallës së dytë) dhe pastaj nëpërmjet ndërhyrjes së një fuqie të tretë, Shteteve të Bashkuara, që të pajisur me lidhjet e tyre me të dyja vendet dhe me praninë e një komuniteti masiv hibernoamerikan arritën t’ua marrin lëshimet të gjitha palëve në konflikt.

Edhe paqja e Dayton, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje, ka qenë rezultat i një serie negociatash midis një grupi kontakti që përfshinte Francën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë (të gjithë pjesëmarrës të shkallës së tretë). Kurse konfliktet e ngrira nuk janë edhe aq fruti i mosmarrëveshjeve midis pjesëmarrësve të shkallës së parë sesa i paaftësisë apo i mungesës së vullnetit nga ana e pjesëmarrësve të shkallës së dytë e të tretë për të lidhur kompromise në ndonjë mënyrë të arësyeshme dhe t’ia imponojnë atë palëve të mbështetura prej tyre: rastet e Kosovës, Qipros Veriore dhe Nagorno – Karabakutjanë tregues në këtë.

Në luftën në Ukrainë pjesëmarrësit e shkallës së parë janë nga njëra anë qeveria ukrainase dhe komponentet nacionaliste dhe properëndimore të shoqërisë ukrainase, nga ana tjetër elementët prorusë të saj dhe sidomos separatistët e Krimesë dhe Donbassit.Grindja midis të dy shpirtërave të hapësirës ukrainase, që shkon përpara nga pavarësia dhe rrënjët e së cilës shkojnë nga coptimi i Rus’ të Kievit, kishte si objekt fillimisht Bankovan, që për 20 vjet ka parë t’i alternohen presidentë prorusë dhe properëndimorë dhe pastaj kontrollin e rajoneve proruse një herë që këta të fundit janë ulur në mënyrë të përhershme në qeverinë ukrainase.

Në një nivel më të lartë gjejmë faktikisht disa fuqi perëndimore, si Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të Europës Qendrolindore (in primis Polonia) dhe nga ana e kundërt e Rusisë.Kronohistoria e ngjarjeve që kanë çuar tek lufta në zhvillim është shumë e njohur dhe nuk futet në qëllimet e këtij artikulli. Ajo që vlen është se akoma më shumë se Irlanda e Veriut dhe Bosnje –Hercegovina, çdo tentativë ndërmjetësimi midis palëve respektive do të duhet të kalojë pashmangshmërisht në ndonjë marrëveshje midis pjesëmarrësve të shkallës së dytë. Grindjet midis këtyre të fundit, siç është e njphur, kanë luajtur një rol themelor në egërsimin e konfliktit dhe nuk është sekret që kontrolli që këta ushtrojnë mbi pjesëmarrësit e shkallës së parë është i tillë sa të dështojë çdo iniciativë autonome nga ana e këtyre të fundit, siç e demonstron dështimi i traktativave të paqes në prillin e 2022.

Megjithatë kjo nuk e përjashton që edhe në këtë rast pjesëmarrësit e shkallës së parë dhe të dytë mund të kenë objektiva divergjues.NATO dhe, për pasojë, Shtetet e Bashkuara e mbështesin Ukrainën si për arësye ideale, ashtu edhe pse ajo është funksionale për objektivat strategjikë të tyre: mbajtja ndaras e Rusisë dhe e Europës Perëndimore, e detyrojnë Rusinë që ta pranojë rolin e një fuqie rajonale të thjeshtë të rrethuar nga vende armiqësore dhe t’i japë një mësim shembullor të gjithë atyre që në të ardhmen do të donin të sfidonin primatësinë amerikane, in primis Kina. Ama jo për këtë synojnë që të hyjnë në luftë kundër fuqisë kryesore bërthamore të planetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për vende si Polonia, e ndarë nga Rusia nga 500 vite rivalitet: menaxhimi i Incidentit të Przewodów, potencialisht i shfrytëzueshëm si casus belli për të hyrë në luftë kundër Rusisë, i është prova. Në këtë rast Ukraina ka kërkuar ta shtyjë NATO në ndërhyrjen direkte, e vetma gjë që ndoshta do tëmund të lejonte të merrej Krimeja; ama menaxhimi i incidentit ka qenë i tillë që ka bërë të qartë se përtej përgjegjësive askush në frontin perëndimor ishte në kërkim të një casus belli.

Me të njëjtën mënyrë, për separatistët e Donbassit, objektivi fillestar nuk ishte autonomia, por pavarësia. Sigurisht, midis 2014 dhe 2022, republikat separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut janë bërë faktikisht shtete të pavarura, të mbështetura nga Moska që ishte edhe garantja e kësaj pavarësie; por për Kremlinin fundi nuk ishte një Krime e re – rëndësia strategjike e Donbassit është qesharake – apo një Transnitri e re, por një ekuivalente ukrainase e RepublikësSrpska të Bosnjes, në gjendje të garantojë autonomi kulturore banorëve të saj dhe të parandalojë që Ukraina të bëhej një kokë ure kundër Rusisë. Referendumet e 11 majit 2014 nuk janë njohur kurrë nga Moska, që i ka përdorur në fakt për t’i lëshuar një paralajmërim Kievit me qëllim që të niste një dialog me ata që qeveria ukrainase guxonte t’i quante terroristë. Për Rusinë, deri më 2022, pika e nisjes ishte Marrëveshja e Minskut, pavarësisht indipendentizmit dhe irredentizmit të popullsisë së Donbass, dhe aq më shumë pushtimi i 24 shkurtit 2022, kur aneksimi i rajonit në shtatorin e mëpasëm kanë qenë lëvizje ekstreme, të bëra kur të gjitha opsionet e tjera qenë tashmë të papraktikueshme.

Hapësira ukrainase po nis paqen? Po dhe jo. Në muajt e fundit sigurisht një seri ngjarjesh ka nxjerrë lakuriq natyrën iluzore të objektivave globaliste dhe neokonservatore. Shumë e paralajmëruara kundërofensivë e pranverës (në rregulla një ofensivë në rregull të plotë) ka rezultuar një falimentim global, e përfunduar me pushtimin e disa territoreve të vogla në afërsitë e vijës së frontit,për më tepër me çmimin e humbjeve të mëdha njerëzore dhe materiale. Tokmaku, një prej objektivave kryesore të kundërsulmit, i mbetur fuqimisht në dorën ruse, për të mos folur për Melitopol’ dheBerdjanks, dhe sipas New York Times, që për më tepër i ka bërë kalkulimt e saj përpara fillimit të sulmit rus mbi Avdeevka, nga 1 janari 2023 pushtimet territoriale ruse kanë qenë më të mëdha se humbjet. Industria luftarake perëndimore, e specializuar në prodhimin e pak mjeteve me përmbajtje të lartë teknologjike, është krejtësisht e papërgatitur për një luftë me intensitet të lartë me një fuqi të barabartë në shkallë dhe jo vetëm të gjitha vendet europiane, por edhe vetë Shtetet e Bashkuara po përballen me probleme serioze në rezervat e disa armatimeve. Nga ana e saj, industria luftarake rusejo vetëm që ka mbetur e padëmtuar, por bile ka parë ta rrisë potencialin prodhues të saj dhe deri më tani ka dalë komplesivisht e forcuar nga konflikti, siç e demonstron rritja e fortë e një sektori në të kaluarën krejtësisht i anashkaluar si fabrikimi i dronëve.

Në këtë pikëpamje, shpërthimi i krizës në Gaza ka përbërë një dalje të bekuar të mëtejshme për Rusinë. Në një diskutim të kohëve të fundit, Joe Biden ka lançuar një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën – për më tepër shumë më i madh se ai i refuzuar nga Kongresi – dhe për Izraelin, por fatet e të njëjtit janë aspak të ditura, si në virtyt të armiqësisë së krahut trumpian të Partisë Republikane kundrejt ndihmave të Kievit, ashtu edhe të jo shumë të largëtave zgjedhje presidenciale. Pavarësisht parashikimeve, Rusia nuk është shembur dhe indinjiata fillestare për pushtimin rus të Ukrainës po la lë gjithnjë e më shumë vendin frikës së një “lufte të pafundme” të radhës. Edhe atëhere kur paketa e ndihmave do të duhej të kalonte, ashtu si mbështetja amerikane për Ukrainën e ka dobësuar edhe Izraelin (në gusht, për shembull, një furnizim me fishekë amerikanë për Izraelin është kthyer drejt Kievit), në të njëjtën mënyrëmbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe Izraelin pashmangshmërisht do të implikojë sakrifica për të paktën njërën prej palëve, sidomos në një kontekst ku përplasja midis Izraelit dhe Hamasit rrezikon të bëhet një luftë e madhe rajonale ku kjo e fundit do të gëzojë mbështetje pakashumë implicite të vcendeve myslimane dhe atë patjetër edhe më implicite të popullsive të tyre. natyra e përplasjes së qytetërimit të luftës për Gazan mund ta përshpejtojë procesin e largimit nga Shtetet e Bashkuara të shumë vendeve islamike tradicionaliste properëndimore dhe gjëja është e dukshme qysh sot për Turqinë, që me gojën e presidentit të saj i ka quajtur luftëtarët e Hamasit “çlirimtarë dhe joterroristë”. Së fundmi, por jo në analizë të fundit, standardet e dyfishta perëndimore ndaj Rusisë dhe Izraelit përbëjnë një argument shumë të fortë propagande kundër Shteteve të Bashkuara ndaj Botës së Tretë, sidomos për rreth 1.9 miliard myslimanët e shpërndarë nëpër glob.

Megjithatë, kjo nuk implikon se paqja është afër. Mandati i arrestimit kundër Putinit nga ana e Gjykatës Penale Ndërkombëtare është patjetër një vendim i pastër politik, që me çdo gjasë nuk do të zbatohet kurrë, por jo për këtë se është një vendim i anashkalueshëm, duke parë se qëllimi është të lëshohet një mesazh shumë ë qartë atyre liderëve perëndimorë që mund të jenë të “tunduar” nga fillimi i një procesi të vërtetë paqeje me Rusinë: Putini është një bashkëbisedues i padenjë për çdo traktativë paqeje. Edhe fakti që drejton procesin është avokatin britanik Karim Khan, vëlla i ish parlamentarit konservator Imran Ahmad, nuk është tamam një detaj: siç është parë, Mbretëria e Bashkuar është një prej vendeve më aktive në këtë kryqëzatë antiruse. Nga ana tjetër, jo vetëm Rusia – jo Putini, por Rusia – nuk mund të lejojë humbjen e luftës në Ukrainë, duke parë se kjo do të implikonte pranimin e një plani paqeje që në rregull do të përbënte një Versajë, por vendi mund të mbështetet mbi resurse njerëzore dhe materiale akoma të papërdorura, që sipas çdo gjase do të jenë të mjaftueshme që të bëjnë që gjeneratat e ardhshme të rusëve të mos e shikojnë carin si Hitlerin, por si Ataturkun e tyre. Megjithëse nën rrogoz, traktativat janë tashmë në zhvillim, por pavarësisht se Perëndimi mund t’ia lejojë vetes një humbje në Ukrainë pa që kjo të marrë një karakter strategjik, pengesat politike janë ende të shumta, kështu që në rregullat të njëjtat mund të kërkojnë shumë vite dhe një këmbim të klasës drejtuese përpara se të japin rezultate konkrete.

Një pengesë e mëtejshme përbëhet nga mungesa e ndërmjetësve të mundshëm. Siç thoshte Huntington dhe siç e kemi parë edhe në Irlandën e Veriut, “konfliktet midis vendeve apo grupeve të kulturës së zakonshme mund të zgjidhen nëpërmjet ndërmjetësimit të një pale të tretë të pinteresuar hapur edhe ajo ndaj asaj kulture dhe që palët ndërluftuese mendojnë se janë në gjendje të gjejnë një zgjidhje koherente me vlerat e tyre”. Në ndryshim nga katolikët dhe protestantët e Irlandës së Veriut, të dy komponentët e hapësirës ukrainase dhe mbështetësit respektivë i përkasin kulturave të ndryshme dhe kjo e kufizon ndjeshëm numrin e ndërmjetësuesve të mundshëm. Izraeli, që në virtyt të pozicionit të tij të barazlarguar nga Rusia dhe Ukraina – megjithëse me një prirje të lehtë ndaj kësajtë fundit i detyrohet armiqësisë së saj ndaj Iranit, aleat i Moskës – e kreditit që gëzon në States dhe të faktit se është vendi i vetëm perëndimor që as nuk ia ka vendosur sanksione Rusisë, as nuk i ka dërguar armë Kievit, ishte ndoshta vendi më i përshtatshëm për të ndërmjetësuar midis dy palëve. “Modeli izraelian” për mbrojtjen e Ukrainës parashikon mbështetje perëndimore në termat e formimit ushtarak dhe furnizimit me armatime si alternativë ndaj një aleance mbrojtje apo aderimit të NATO dhe është produkt i diskutimeve midis Zelenskij dhe ish kryeministrit izraelian Naftali Bennett.Bisedime paralele midis Moskës dhe ish kryeministrit izraelian projektonin garanci për Putinin mbi jetën e presidentit dhe heqjen dorë nga projekti i “denazifikimit” të vendit, duke u kufizuar tëkërkojë një Ukrainë neutrale dhe jo të transformueshme në një kokë ure kundër Rusisë. Por, siç u deklarua melankolikisht nga vetë Bennett, traktativat janë sabotuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Jo shumë i ndryshëm është diskutimi për ndërmjetësimin e Papës, i privuar nga mbështetje substanciale në Perëndimin që ka peshë dhe i parë me dyshim sa në Rusi, aq edhe në Ukrainë. Megjithëse duke i mbështetur në të kaluarën përpjekjet e Putinit për të mbrojtur komunitetet kristiane të Sirisë, Papa është megjithatë kreu i Kishës Katolike, ndërsa Rusia është një vend ortodoks. Megjithëse thelbësisht të ngjashme në planin doktrinor, të dy kishat tentojnë ta shikojnë njëra tjetrën si skizmatike; raportet e tyre, në virtyt të kësaj, shpesh janë te tendosura dhe grindjet midis Primatit Pjetrin dhe “Fesë së Vërtetë” janë ndoshta shtytësi i vërtetë ideologjik i luftërave midis Rusisë dhe Perëndimit përpara se të zëvendësohet nga çështje të lidhura me demokracinë, primatin e tregjeve ndaj shteteve kombëtare dhe të individit mbi komunitetet dhe të drejtat LGBT. Nga ana tjetër, në Ukrainë refuzohen shumë parimi i ekuivalencës morale midis të dy ndërluftuesve, faktikisht në bazën e çdo traktative paqeje, sa çdo minimum vlerësimi i Papës ndaj kulturës ruse. Pastaj nuk duhet harruar se pavarësisht se në Ukrainë Papa mund të mbështetet mbi një numër diskret besimtarësh, kisha greko – katolike ukrainase është ndër më nacionalistet midis institucioneve religjoze të pranishme në vend dhe se djepi i nacionalizmit ukrainas, specifikisht Galicia, është edhe rajoni vetëm ku uniatët janë shumicë; pa llogaritur që në këto kontekste, si edhe në Poloni, Kroaci e Irlandë, katolicizmi megjithatë universalist përzihet me nacionalizmin. Paradoksalisht, pra edhe komponentja katolike e Ukrainës është thelbësisht armiqësore ndaj ndërmjetësimit të Papës.

Së fundmi mbetet shkëmbi i përmbajtjes së traktativës së paqes. Duke përjashtuar një Minsk 3 – riintegrim në Ukrainë të territoreve të aneksuara nga Rusia në 2022 në këmbim të një statuti special – dhe një rimodulimi të kufijve mbi bazën e linjës aktuale të frontit në këmbim të aderimit të Ukrainës në NATO, siç u propozua disa muaj më parë nga një zyrtar i lartë i Aleancës, në rregulla opsionet e praktikueshme janë dy: ngrirja e konfliktit dhe një zgjidhje politike që i tejkalon çështjet territoriale. Në rastin e parë, të dy vendet do të mbeteshin formalisht në rrugën false të dy Koreve, sanksionet antiruse do të mbesnin në fuqi, shumë prej çështjeve urgjente nuk do të zgjidheshin dhe ndoshta konflikti do të vazhdonte, megjithëse me intensitet shumë të ulët. Në rastin e dytë do të kishim rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Rusisë dhe Ukrainës, zgjidhjen e të paktën një pjese të çështjeve të mbetura pezull midis dy vendeve (për shembull me një lloj “shkëmbimi” midis abrogimit apo aq më pak pezullimin e procesit të aderimit të Ukrainës në NATO dhe zbatimin e garancive të sigurisë perëndimore sipas modelit izraeliantë përmendur më parë), abrogimin e të paktën një pjese të sanksioneve antiruse dhe transformimin e vijës së frontit të momentit në një linjë kontrolli mbi linjën false të asaj që në Kashmir ndan territoret indiane nga ato pakistaneze. Çështje të tjera, si ajo e rindërtimit të Ukrainës dhe mbi statusin e qytetarëve të territoreve filoruse të hapësirës ukrainase, mund të zgjidhet në perspektivë.

Në të dyja rastet do të bëhej fjalë për një “paqe të ftohtë”,megjithëse opsioni i dytë është paksa i vakët dhe do ta largonte rrezikun e një lufte të re. Adoptimi i njërit prej këtyre modeleve apo ndoshta një zgjidhje e ndërmjetme, do të varet shumë nga situata në terren, si edhe nga evolucioni politik i vendeve perëndimore, si edhe nga situata gjeopolitike globale. Ka mundësi që në rastin e një fitoreje të Trump në zgjedhjet e ardhshme amerikane, në harkun e ndonjë viti do të kemi një marrëveshje paqeje më të afërt me opsionin e dytë, ndoshta në këmbim të mbështetjes ruse ndaj Iranit dhe në një neutralitet substanciale të Rusisë në rastin e një konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Në rast fitoreje të Biden apo atëhere kur komponentet globaliste dhe neokone do të qëndronin të forta, dp të mund të asistonim maksimumi në një ngrirjeje të konfliktit. Për momentin bëhet fjalë vetëm për hipotezë dhe gjërat e vetme për të cilat mund të jesh mjaft të qartë janë nga njëra anë një rritje e ardhshme e shtytjes so dialogut me Rusinë dhe nga ana tjetër një vazhdim i konfliktit për të paktën 1 – 2 vite të tjera.

(nga Eurasia)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

6 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    tëmën e sëmës,mjaftojnë dy fjali dhe e ndjen erën e mutit!shkon në fund të shkrimit dhe çfar gjen!?të njëjtin "PërgatitiARMIN TIRANA"!!!bir putini,nga më të pastërit!!

    1. X
      Xy

      Nuk ri dot pangren mute ti cenoshura, prandaj e ndjen eren e tij.

    2. P
      Popujt mish per top

      Me beri pershtypje nje fraze: "Janë pjesëmarrësit e shkallës së dytë e të tretë, jo ata të shkallës së parë, që lëvizin frenat e lojës, si duke ju vënë fre ambicieve të pjesëmarrësve të shkallës së parë apo në të kundërt duke i nxitur kur kjo futet në interesat e tyre, ashtu edhe duke negociuar midis tyre me qëllim që të gjejnë një zgjidhje paqësore të konfliktit.". Jo se jam naiv dhe nuk kuptoj, por te pakten nuk duhet humbur fytyra krejtesisht...Kjo fraze me jep te kuptoj qe lufta apo paqja nuk varen nga Ukraina dhe Rusia, "pjesmarres te shkalles se pare", por nga pjesmarres te shkalles se dyte !!!! Pra kjo, nuk paska qene nje lufte per clirimin e Ukraines, por nje "loje", frenat e se ciles i kane te tjeret, "pjesmarres te shkalles se dyte dhe te trete"...Ata mijra ukrainas (apo dhe ruse) qe u vrane per dy vjet rresht nuk jane heronj te popullit ukrainas dhe luftes se tij legjitime per liri, demokraci dhe deshire per vetvendosjen te fateve te tyre. Ata kesisoj na u katandisen ne viktima te ksaj "loje" , organizuar e orkestruar nga ""pjesmarres te shkalles se dyte dhe te trete"? Sa naive jane popujt !!!!....hidhen ne lufte, vriten dhe gjakosen per te shuar epshet e "pjesmarresve te dores se dyte e te trete". qe nuk kane fare lidhje, por e bejne kete thjesht per "eksperiment social" Kjo eshte bota demokratike qe po ndertojme ???

      1. g
        ganiu

        Jo mër jo? Ti me atë mungesën e naivitetit, na e ktheve agresionin rus, në nivele popujsh? Ti duket që nuk je naiv, se e thu vetë, por dhe i mençur, nuk ma merr mendja të jesh.

        1. u
          une prape

          Pa na sqaro ti o Gano, qe je mençuria vete: - Si do marre fund kjo pune ? Kush e gatoi corben ? , kush e hengri ?, kush fitoi ? dhe kush humbi ? nga gjithe kjo mesele....se une nuk po kuptoj shume...

          1. g
            ganiu

            Ti prape, duhet të jesh po i njëjti me të cilin replikën apo ndonjë loqe tjetër? O gom i lindur nëse do të dish si do të përfundojë? Shko e pyet Alfred Cakon. Ai di gjithçka, jo vetëm si do përfundojë, por edhe si do fillojnë. Po të pyesësh çdo ditë?! Nuk ke për të marrë asnjëherë përgjigje, po pate durim, normalisht mend në kokë, do ta gjesh vetë zgjidhjen. Unë si Gano, po të them se Rusia do shkojë më keq për lesh në bazë të kohëzgjatjes. Sa më shumë të zgjasë lufta aq më keq e ka Rusia. Ukraina do ketë humbje, kurse Rusia do ketë shkatërrim. Në këto raste llogaritë nuk bëhen aritmetikisht.

      Lini një Përgjigje