“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Iranin

24 Maj 2026, 21:43Bota TEMA
“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbrojtur publikisht negociatat me Iranin, duke deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme do të jetë “e mirë dhe e duhur”, ndryshe nga ajo e arritur gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama.Në një postim në platformën e tij sociale, Trump sulmoi kritikët e tij dhe theksoi se marrëveshja që po diskutohet aktualisht nuk i jep Iranit rrugë për zhvillimin e armëve bërthamore.

“Nëse bëj një marrëveshje me Iranin, do të jetë një marrëveshje e mirë dhe e duhur, jo si ajo që bëri Obama, e cila i siguroi Iranit shuma të mëdha parash dhe një rrugë të qartë e të lehtë drejt një arme bërthamore”, shkroi Trump.

Ai shtoi se marrëveshja ende nuk është negociuar plotësisht dhe se detajet e saj nuk janë bërë publike.

“Marrëveshja jonë është krejt e kundërta, por askush nuk e ka parë ose nuk e di se çfarë përmban. As nuk është negociuar plotësisht ende”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij po komentojnë pa ditur detaje konkrete të negociatave.

“Ndryshe nga paraardhësit e mi, të cilët duhet ta kishin zgjidhur këtë problem vite më parë, unë nuk bëj marrëveshje të këqija”, u shpreh ai.

 

6 Komente

  1. E
    E verteta tjeter

    Ti je komplet rrotë kari dhe Amerika do të ta shohë " hairin ". Por cfarë kusuri kanë të tjerët, në mbarë botën .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Ti je një president psikopat je vërtet një trap i çmëndur.Me veprimet e tua të papërgjegjëshme ke shkaktuar një krizë të madhe ekonomike që po e paguan gjithë ekonomia botërore,sidomos ajo europiane.Lufta jote ishte e padrejtë duke shkaktuar shkatërrim,vuajtje e vdekje të civilëve.Ti u bashkove me fashistin Netanjah dhe sulmuat padrejtësisht një vënd sovran.Gjersa ai popull e pranon regjimin e ajatollahëve ç’punë ka Amerika dhe Izraeli që fusin hundët ?Gjersa çifutët kanë armë bërthamore,atëherë pse të mos ketë Irani ?Kjo është megalloni prej të forti,por jo Z Trump ju nuk keni të drejtë të ndërhyni ushtarakisht sepse keni shkelur kartën e OKB-s.Ju bët një luftë të padrejtë ,prandaj edhe Europa nuk ju mbështeti,bile as aleati juaj Britania e Madhe.Ju i cëlësuat frikacakë udhëheqsit e shteteve Europiane duke i fyer ata .Ata nuk ta falin këtë gjë,sepse ti u tregove harbut e i pasjellshëm.Ti po heq trupat ushtarake nga Europa duke i hequr asaj mburojën nga rreziku rus.Megjithatë Europa po merr masa për tu vetmbrojtur pavarësisht se çfarë bën një president i çmëndur si ty.Pas dy vjetësh ti do largohesh dhe presidenti i ri që do vijë do t’i rivendosë mardhëniet e mira me Europën dhe botën.Fuck off Z Trump !

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ??!!

        Beno! pajtohem me disa pika të komentit tënd! Por nuk mund ta nxjerrë Europën të pafajshme, se kjo Europë dhe sidomos Anglezët janë gati të futen në luftë kundër Rusisë për Ukrainën por e duan në krye të jetë Amerika, jo se s'jan futur, indirekt janë futur komplet NATO dhe nja 20 shtete vasale të perëndimit, si Amerika dhe Evropa perendimore janë shtete kolonizatore nuk jetojnë dot pa koloni! Mos i beso dhe mos i jep të drejtë Europës i ka ngelur shara në gozhdë me Rusinë prandaj si vajti në ndihmë...!!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lani

        Ti je nje cop kari idiot komplet

        Përgjigjjuni
        1. p
          putini

          idiot i lindur

          Përgjigjjuni
          1. I
            Igor

            Vetem Izraeli e din permbajtjen e mareveshjes SHBA Iran pse ata jan qe vendosin kushtet kurse SHBA,jaduhet vetem ti hjeki geshtenjat nga zjari si tjote Izraeli.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje