Ushtria izraelite ka zbuluar tunelin më të madh në Rripin e Gazës, e cila është 4 kilometra i gjatë, ka një seksion që arrin një thellësi prej 50 metrash nën tokë.
Tuneli gjigant lejon kalimin e automjeteve dhe është ndërtuar nën drejtimin e Sinwar.
Tuneli ka infrastrukturë elektrike, komunikimi dhe kanalizimesh dhe ka dyer sipërfaqësore, kështu shkruan Times of Israel.
Sakaq, të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror në veri të Gazës së fundmi.
Dr. Munir Al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se 90 persona ishin plagosur.
Sipas raportimeve shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Lini një Përgjigje