VIDEO/ Biden “infekton” Trump! Ish presidenti ngatërron emrin e gruas, ja si e thërret

26 Shkurt 2024, 16:41Bota TEMA
VIDEO/ Biden “infekton” Trump! Ish presidenti ngatërron emrin e

Kundërshtari i tij politik, Donald Trump po ndjek hapat e Bidenit, një fakt që ka shqetësuar ekspertët për gjendjen e tij mendore, përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Por këtë herë, në një fjalim në Uashington, ish-presidenti republikan i SHBA-ve gaboi duke iu referuar gruas së tij të tretë pasi e quajti Mercedes, në vend që ta quante Melania.

Publiku u habit kur dëgjoi që Trump i referohej gruas së tij si një markë makine me disa ekspertë që paralajmëruan se ai po shfaq shenja të demencës.

Siç raporton gazeta Mirror, Donald Trump, i cili akuzon presidentin demokrat Joe Biden se është shumë i moshuar, duket se po bie në gropë që hapi vetë, duke ngatërruar edhe emrin e gruas së tij.

Një specialist i shëndetit mendor tha se ish-presidenti i SHBA-së vuan nga demenca  dhe në fakt është në gjendje më të keqe se 81-vjeçari demokrat Biden.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi bashkëqytetarët e tij për të ardhmen me të cilën mund të përballen nëse presidenti aktual fiton mandatin në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

“Nëse mashtruesi Joe Biden dhe banditët e tij fitojnë në vitin 2024, më e keqja nuk ka ardhur ende. Vendi ynë do të zhytet shumë më tej”, theksoi ai.

 

5 Komente

  1. ?
    ???

    Si dhia me delen qe i tha ta pash.

    1. T
      Trump gjithnje ka qene fukara ka menja

      Jo jo, ka zene ne ender dashnore te re Trampi. Lum Amerika qe e ka, qari i Biden te jete President ne 2025.

      1. a
        anti25642654censurë

        lali e ke gabim!!ai thotë që vlerson makinat europiane,sidomos ato gjermane,dhe në krahun tjetër e vlerson melin në nivelin e mercedesit,e jo të ferrarit,lamburginit,bugatit o bentleit!!ato i merr me qira!!dhe paratë i paguajnë mbështetësit e tij!!

      2. L
        Loqja e Comit

        HAHHAHHAH Biden eshte duke nderru pelenat se e ka bere ne koke, jo ne breke

        1. 2
          2 jo 1

          2 pleq te pjerdhur me alzajmer. Amerika paska mbaruar si komb

          Lini një Përgjigje