Ministri britanik i Drejtësisë: Ka nisur transferimi i të burgosurve shqiptarë

26 Shkurt 2024, 12:06Bota TEMA
Ministri britanik i Drejtësisë: Ka nisur transferimi i të

Ministri i Drejtësisë në Britaninë e Madhe, Alex Chalk ka shprehur shqetësimin se si burgjet angleze janë mbushur me shtetas të huaj.

Shqetësimin e lidh me numrin e lartë të shqiptarëve në burgjet angleze dhe marrëveshjen për transferimin e 200 të burgosurve shqiptarë që vuajnë mbi 4 vite burg.

Ministri Chalk në intervistën e tij për “Daily Telegraph” ka pranuar nisjen e transferimit të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze drejt atyre shqiptare.


Në këto kushte, shton ministri ata do të largohen nga Britania dhe nuk do të lejohen të kthehen më. Për këtë plan është emëruar ministri Chris Philip për të zbatuar skemën e deportimit, e cila ka si qëllim reduktimin e 3300 vendeve në burgje të zëna nga të huajt. Kjo shifër përbën 1/3 e të huajve në burgjet e Britanisë. Nga 88 mijë të burgosur në Angli dhe Uells, 10 441 prej tyre janë të huaj.

“Unë do të bëj çfarë është e mundur për të mbajtur britanikët të sigurtë”, thotë ministri Chalk. Ai tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 kriminelë të rrezikshëm që po kryejnë 4 ose më shumë vite dënimi në burgjet britanike dhe tani pritet të kthehen në vendin tonë.

Shqiptarët llogariten rreth 13% të numrit të të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e lartë, me rreth 1323 për momentin. I deportuari i parë, zbulon Chalk, është një trafikant droge i dënuar me 17 vite burg.

Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Shqiperia eshte mut me burgje per vete, ju na sillni edhe 200 kriminele te tjere, keto jane peshqeshe nga i veteafruri Ed Droga qe te marre levdadata nga nderkombetaret duke shkerdhyer parate e taksapaguesve shqiptare.

    Lini një Përgjigje