VIDEO/ E frikshme, momenti kur Houthit sulmojnë naftëmbajtësen britanike në Detin e Kuq

4 Tetor 2024, 15:23Bota TEMA

VIDEO/ E frikshme, momenti kur Houthit sulmojnë naftëmbajtësen

Ky është momenti kur grupi Houthi në Jemen sulmon një naftëmbajtëse britanike në Detin e Kuq, në perëndim të Jemenit.

Videoja që u shpërnda nga Houthit në platformën ‘X’ (ish-Tëitter), tregon sulmin që i bëhet naftëmbajtëses britanike “Cordelia Moon”. Sipas militantëve, sulmi u krye përmes një barke dron të pajisur me eksplozivë, si pjesë e operacioneve të tyre ushtarake kundër anijeve amerikane dhe britanike, por edhe si një vazhdim i bllokadës së tyre detare ndaj Izraelit.

Ndërkaq, në një tjetër video të bërë publike online, duket momenti kur ekuipazhi i naftëmbajtëses tenton të qëllojë barkën e ngarkuar me eksplozivë, por pa ia dalë mbanë ta shpërthejnë atë në distancë.

Më herët gjatë kësaj jave, Houthit morën përsipër tri sulme të tjera në Detin e Kuq, në Detin Arabik dhe Oqeanin Indian.

Deri tani, nuk ka ende një reagim zyrtar nga Mbretëria e Bashkuar në lidhje me këtë sulm.

Një koalicion i drejtuar nga SHBA ka kryer disa sulme ajrore në Jemen nga fillimi i këtij viti, me synimin për të goditur pozicionet e militantëve Houthi pas sulmeve të këtyre të fundit ndaj anijeve në Detin e Kuq.

 

 

Lini një Përgjigje