VIDEO: Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

11 Nëntor 2025, 18:39Bota TEMA
VIDEO: Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

Një avion ushtarak turk C-130 është rrëzuar sot, 11 nëntor, në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke. Sipas konfirmimeve zyrtare nga qeveria e Ankarasë, të gjithë 20 pjesëtarët e ushtrisë turke që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.

Ministria turke e Mbrojtjes bën të ditur se avioni i transportit ushtarak ishte nisur nga Azerbajxhani dhe po kthehej drejt Turqisë në momentin kur ndodhi aksidenti fatal. Në pamjet e publikuara, shihet se si avioni humb kontrollin…

Si presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ashtu edhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u shprehën të tronditur me lajmin tragjik.

Autoritetet turke, të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë nisur një operacion të përbashkët kërkim-shpëtimi dhe hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, avioni u rrëzua në komunën Sighnaghi, pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Avioni C-130E Hercules, me katër motorë me helika, përdoret gjerësisht nga ushtria turke për transport personeli dhe operacione logjistike.

1 Komente

  1. D
    Detari

    Lajm shume i mire!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje