Vladimir Putin: Krijimi i shtetit palestinez është domosdoshmëri

10 Tetor 2023, 20:38Bota TEMA

Vladimir Putin: Krijimi i shtetit palestinez është domosdoshmëri

Njësoj si ministri i tij i Jashtëm, edhe presidenti rus, Vladimir Putin sheh krijimin e shtetit palestinez, si të vetmen alternativë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat tashmë kanë arritur kulmin.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë presion te të dyja palët, por gjithnjë pa llogaritur interesat themelore të popullit palestinez”, u shpreh Putin gjatë takimit me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani.

“Unë i referohem para së gjithash nevojës për të zbatuar vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur palestinez”, shtoi ai.

Izraeli, tashmë ka marrë kontrollin e kufirit me Gazën dhe pritet nga momenti në moment për të nisur një sulm hakmarrës ndaj Hamasit, dhe sipas raportimeve më shumë se 35 batalione janë dislokuar në këtë operacion.

Gaza, ndërkohë po rrezikon një krizë të vërtetë humanitare, pasi Izraeli ka ndërprerë prej së shtunës furnizimin me ujë, energji dhe medikamente mjekësore.

2 Komente

  1. R
    Real

    Shifni si qenka bere Putana. Plaku Biden duket me i ri.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putina putana

      Ky bolja qe e mban veten per udheheqes te famshem deri dje qe kish mardhenie te mira me Izraelin ishte kundra …tani qe Izraeli u inkuadrua shteteve perkrah Ukraines po e dredh ……e ky eshte lamash komplet , ky te jet me fat qe ka ministrin e jashtem diplomat te famshem , se te ishte per kete bolen , as. Uk do ta llogariste askush ne arenen nderkombetare ….ky qe vepron dhe udheheq akoma me metodika te KGB se … Tani eshte pro palestinezeve ……ku ishe dje ? Pse nuk i ndihmon dhe pakestinezet sic ndihmon diktatorin sirian me arme dhe me Wagner ? Lamash

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje