
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon teksa ka shpërndarë pamjet e terroristëve serb në veri ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre njerëzve këtu? Ngrirja e aseteve, e llogarive bankare dhe parandalimi i tyre (dhe i disa kriminelëve të tjerë) për të udhëtuar në shtete e BE-së?
Kjo do të ishte së paku sa për fillim (siç kishte bërë ShBA-ja disa kohë më parë)?”, ka shkruar von Cramon në Twitter.

Shume e drejte, deri me tani gjithe Politikanet e Europes si dhe ata te AMERIKES fshihen mbas fjales DIALOG. Kur do te mbaroj shfaq ja me dialog, sepse eshte nje TEATER I dale Boje.
Sa te jete Lajcak dhe Borell, nuk do kete sanksione per terroristet serbe, por vetem per Kosoven, qe te zbatoje te gjitha cfare deshiron Vucic , deshirat e te cilit transmetohen nga " ndermjetesit e dialogut " .