
Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë një mbështetës të njohur të Putin, Vladlen Tatarsky si dhe ka plagosur mbi 20 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në Street Bar Cafe, rreth 1600 metra larg vijës së frontit në Ukrainë.
Siç raportojnë mediat e huaja, Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Menjëherë pas sulmit, një zyrtar kryesor rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova. Pretendimi u hodh poshtë nga Kievi. Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.
Mediat ruse thanë se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu.
Ndërkohë Interfax shkroi se ka një të arrestuar për vdekjen e Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg. Darya Trepova, një banore e qytetit, është akuzuar se ka marrë një mjet shpërthyes në kafene.
"Ngjarja ndodhi në Street Bar Cafe, rreth 1600 metra larg vijës së frontit në Ukrainë." uau,sa paskan përparuar ukrainasit këtë fundjavë që nuk kam lexuar lajmet!!nuk e di përse kanë sulmuar drejt veriut dhe jo drejt moskës!i vjen më shkurt!! mos keni harruar ndonjë kilo para 1600 metrave??