Zelenski mbështet takimin tripalësh me Trumpin dhe Putinin

17 Gusht 2025, 09:32Bota TEMA
Zelenski mbështet takimin tripalësh me Trumpin dhe Putinin

Nga Pandeli Pani DW

Pas takimit të Presidentit të SHBA-së Trump me udhëheqësin e Kremlinit Putin, Presidenti ukrainas Zelenski do të udhëtojë të hënën për bisedime në Uashington. Në Evropë samiti i Alaskës vlerësohet kryesisht si zhgënjyes. 

Pas takimit me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ftoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për një vizitë në Uashington. Duke bërë të njohur këtë lajm Zelenski shkroi në Telegram se "të hënën do të diskutoj të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e vrasjeve dhe përfundimin e luftës me Presidentin Trump në Uashington".


Zelenski mbështet përfshirjen e përfaqësuesve evropianë në bisedimet për paqe, sidomos lidhur me çështjen e garancive për sigurinë e UUkrainës.Fotografi: President of Ukraine/APAimages/IMAGO
Zelenski shkroi se mbështet propozimin e Presidentit të SHBA-së për një takim tripalësh me Putinin. "Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivelin e krerëve të shteteve në një format tripalësh" - shkroi Zelenski duke shtuar se ai është i përshtatshëm për këtë. Zelenski mbështet përfshirjen e përfaqësuesve evropianë, sidomos lidhur me çështjen e garancive për sigurinë e vendin e tij.

Edhe përfaqësues evropianë në bisedën telefonike
Zelenski dhe Trumpi folën në telefon rreth një orë. Më pas bisedës së tyre iu bashkuan edhe krerët e shteteve dhe të qeverive evropiane. Gjatë kësaj bisede, e cila zgjati më shumë se një orë e gjysmë, Trumpi i informoi Zelenskin dhe evropianët rreth "pikave kryesore të bisedimeve" me Putinin.

Në bisedën telefonike morën pjesë edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz , Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE-së.

Evropianët: Mbështetje e mëtejshme për Ukrainën
Pas bisedës kancelari gjerman Friedrich Merzdhe krerët e shteteve dhe të qeverive të Francës, të Britanisë së Madhe, të Polonisë, të Italisë, të Finlandës dhe drejtuesve të BE-së thanë në një deklaratë të përbashkët se: "Ukraina mund të mbështetet në solidaritetin tonë të palëkundur".


Ukraina mund të mbështetet në solidaritetin e palëkundur të BE-sëFotografi: Thierry Monasse/ANDBZ/ABACA/picture alliance
Ata i përshëndetën përpjekjet e Presidentit të SHBA-së Trump për të punuar për arritjen e paqes në Ukrainë dhe thanë se janë gjithashtu të gatshëm të mbështesnin një takim tripalësh midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë. Megjithatë evropianët përsëritën kërkesat e tyre kryesore: "Ne jemi të vetëdijshëm se Ukrainës i duhen garanci të forta sigurie për të mbrojtur në mënyrë efektive sovranitetin dhe integritetin e saj territorial", thuhet në deklaratë.

1 Komente

  1. o
    or taj...

    Po hiqeni nga ky shkrim dreqin e fotos me Zhelen, se anti Trump-et nuk do t'i zere gjumi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje