Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton të drejta të plota në BE

26 Maj 2026, 16:45Bota TEMA
Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton të drejta

Presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar publikisht propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për t’i ofruar Kievit një “anëtarësim të asociuar” në Bashkimi Europian, duke e cilësuar atë si një zgjidhje të padrejtë për Ukrainën.

Sipas raportimeve të Reuters, Zelensky u ka dërguar një letër liderëve europianë, ku kundërshton idenë e promovuar nga Berlini dhe kërkon trajtim të barabartë për Ukrainën në procesin e integrimit europian.

“Ne po mbrojmë Europën plotësisht, jo pjesërisht dhe jo me gjysmë masash”, mësohet të ketë deklaruar presidenti ukrainas. “Do të ishte e padrejtë që Ukraina të ishte në BE, por pa të drejtë fjale”.

Zelensky pranoi se anëtarësimi në BE është një proces që kërkon kohë, por kujtoi se gjatë zgjerimeve të mëdha të viteve 2004 dhe 2007, vendet kandidate përfituan mekanizma të posaçëm që përshpejtuan integrimin e tyre.

Sipas tij, precedentët e mëparshëm tregojnë se vendet mund të kenë kohën e nevojshme për t’u përshtatur me standardet europiane, pa iu kufizuar të drejtat brenda unionit.

“Ukraina meriton trajtim të drejtë dhe të drejta të barabarta në Europë”, theksoi Zelensky, duke riafirmuar synimin e Kievit për anëtarësim të plotë në BE.

3 Komente

  1. Z
    ZYDI

    BASHKOHUNI ME RUSINE SE E CMENDET BOTEN

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Idiot shtetet tjera qe perin me dekada kety nuk i intereson por mendon se eshte Cifut dhe ka perparesi jo reshtou mas te fundit dhe prit ,por sinqerisht nuk e meriton neve nuk paguajm per Ukrainen e Koruptuar.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qiu

        Ukraina duhet te jete Kryetare e BE. Ata e futen ne lufte, duhet t”i kthejne haken

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje