Zelensky me sytë nga Perëndimi: Bota nuk do ta lejojë Putinin të përdorë armë bërthamore

21 Shtator 2022, 17:52Bota TEMA

Zelensky me sytë nga Perëndimi: Bota nuk do ta lejojë Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti sot fjalimin e paralajmëruar që nga dita e djeshme. Ai bëri thirrje që ushtrisë ruse t’i shtohen më shumë rezervistë. Putin tha se rezervistët ushtarakë do të dërgohen në Ukrainë si pjesë e një mobilizimi të pjesshëm të forcave ruse.

Ndër të tjera Putin tha sot se Rusia do të përdorë çdo lloj mjeti për luftën në Ukrainë, duke nënkuptuar këtu edhe përdorimin e armëve bërthamore.

Në lidhje me deklaratën e fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se është i bindur se bota nuk do ta lejojë presidentin rus të përdorë armë bërthamore, shkruan BBC.

“Unë nuk besoj se ai (Putini) do t’i përdorë këto armë. Unë nuk mendoj se bota do ta lejojë atë të përdorë këto armë,” tha presidenti  ukrainas për gazetën gjermane Bild.

Ndërkohë kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar urdhrin e presidentit rus, Vladimir Putin për të mobilizuar pjesërisht 300 mijë rezervistë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.

 

3 Komente

  1. z
    zelensky

    si ta thyesh krahun? Në Rusi, kërkesa është rritur ndjeshëm: "Si të thyejmë një dorë" - të dhëna nga Google Trends Gjithashtu, në pak minuta u shitën të gjitha biletat direkte nga Moska për në Stamboll dhe Jerevan. Ata shkruajnë se tashmë është e pamundur të fluturosh jashtë vendit

    1. p
      pretorian.

      Kush pjerdh Zio-Elenskin? Kush bote do ta ndaloj Putinin kur i cenohen interesat kombetare? Ajo bote qe po ja cenon keto interesa? Ajo bote qe e shtyu Rusine drejt konfliktit? Ajo bote qe po e mban te ndezur konfliktin? Ajo bote qe po sakrifikon ukrainasit si mish per top? Ajo bote qe eshte ne kufijte e Rusise dhe lufton direkt kunder Rusise me arme dhe trupa? Ajo bote qe deklaron, qe eshte e gatshme te shtype butonin berthamor? Ajo bote qe sakrifikon qytetaret e saj dhe mireqenien e tyre? Ajo bote qe i ka vendosur embargo çdo gjeje ruse dhe eshte totalisht rusofobe? Etj, etj, etj. Ajo bote s'ka me fuqi, s'ka me force, s'ka me mundesi. Ah Scholz? Kush eshte ky klloun, ky kukull? Ah eshte kancelari gjerman? Gjermania nuk humbet asnje rast per ti qene afer luftes. Ndoshta kete rradhe ka vendosur te shuhet perfundimisht duke qene se u fal 77 vite me pare.

      1. d
        demokrati

        Vanka, vstanka????????

      Lini një Përgjigje