Shkoi në Angli për funeralin e Mbretëreshës, presidenti i Brazilit propagandë brazilianëve: Shihni sa shtrenjtë e kanë benzinën këta

21 Shtator 2022, 12:00Bota TEMA

Shkoi në Angli për funeralin e Mbretëreshës, presidenti i

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro përfitoi nga udhëtimi i tij në Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në funeralin e Mbretëreshës, për t’u bërë propagandë qytetarëve të vendit të tij. Presidenti brazilian ndaloi në një pikë karburanti në Londër dhe u tregoi qytetarëve të tij se sa e shtrenjtë është benzina në Britaninë e Madhe.

Ndërsa qëndronte në një pikë të Shell në Bayswater Road të Londrës, presidenti kontrovers i Brazilit vuri në dukje tabelën elektronike që tregonte çmimin 161.9 p për një litër pa plumb.

Në një video të filmuar me celular, Bolsonaro tha se kostoja është “praktikisht dyfishi i mesatares së shumë shteteve braziliane” dhe gjithashtu shtoi se karburanti në Brazil është ndër më të lirët në botë.

“Jam këtu në Londër, Angli, dhe çmimi i benzinës është 1.61 £, kjo është rreth 9.70 R$ për litër. Benzina jonë është në fakt, ndër më të lirat në botë”, pohoi ai. Videoja u postua në rrjet një natë para funeralit të Mbretëreshës.


Nuk ishin të paktë ata që i vunë në dukje presidentit brazilian se krahasimi nuk ishte aspak i drejtë. Kjo pasi pasi paga minimale e Brazilit është shumë herë më e ulët se ajo e Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se presidenti i Brazilit po i bën jehonë “rënies” së çmimit të karburantit në vend, ndërsa përpiqet të fitojë rizgjedhjen muajin e ardhshëm.

Sondazhi i fundit nga IPEC tregon se ish-lideri Luiz Inacio Lula da Silva është përpara me 47% kundrejt 31% të Bolsonaros.

Bolsonaro është akuzuar po ashtu për përdorimin e udhëtimit të tij në Londër për t’u fotografuar mes liderëve botërorë në një përpjekje për të rritur vlerat e  imazhit e tij dhe për ta përdorur atë si një platformë për fushatën e tij.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    bile dhe bananet,dhe mishin!! por kanë shumë të lira makinat,e shumë prodhime të përpunuara!! bolsi është aq koqe sa dhe patentën nuk duhet ta ketë,e jo më të drejtojë një shtet si brazili!!

    1. T
      Turi

      E VETMJA ARSYE QE E SULMOJNE SE ESHTE I DJATHTE.AI THJESHT PO TREGON NJE FAKT NUK PO THOTE QE RROGA ESHTE ME E LARTE NE BRAZIL.KU ESHTE PROBLEMI KETU.PO NE SHQIPERI SI I BIE CMIMI ME RROGEN.

      1. a
        anti25642654censurë

        turo duhet të jesh shumë "i djathtë",ose më mirë me thon goamar?? është njësoj si të shkosh nga shqipëria,dhe nga një fshat në PSëmës,të zbresësh në zyri të zvicrës të shkosh në një dyqan buke në qëndër dhe të thuash se sa keq rrojnë zvicerianët duke blerë bukën 30 CHF,për kile!! dhe ai një fakt i patundshëm është o koqe,por kjo nuk do të thotë se ti në atë katunin tat,ku e blen 300 lekë kilen,jeton si mbret në krahasim me ata zvicerianët që blejnë bukën në qëndër të zyrihut 30 franga kilen!! u morëm vesh o gooooooooooooomar??

        1. v
          vk

          Turi rroga ne Brazil eshte 500 dollare pjesen tjeter mendoje vete.

        Lini një Përgjigje