FOTOT: "Ukrainasit po i nënshtrohen torturave dhe monstruozitetit"

21 Shtator 2022, 11:34Bota TEMA

FOTOT: "Ukrainasit po i nënshtrohen torturave dhe

Papa Françesku ka komentuar rreth luftës në Ukrainë, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm ku ka thënë se ukrainasit i janë nënshtruar torturave dhe monstruozitetit.

Pa përmendur Rusinë, Papa i tha audiencës së tij në Sheshin e Shën Pjetrit se ukrainasit janë një popull fisnik që martirizohet.

Ai foli gjithashtu për një bisedë që kishte me kardinalin Konrad Krajeëski, shefin e tij të bamirësisë që po jep ndihma në Ukrainë.

Mediat e Vatikanit thanë se Krajeëski, i cili është polak, u sulmua me armë zjarri javën e kaluar gjatë dërgimit të ndihmave. Ai vizitoi edhe varrezat masive.

Kujtojmë se ekspertët ndërkombëtarë kanë dokumentuar shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave në një shkallë masive nga trupat ruse që kur Moska pushtoi Ukrainën.

Sjellja e ushtrisë ruse është karakterizuar nga një shpërfillje e përgjithshme për parimet bazë të dallimit, proporcionalitetit dhe masave paraprake sipas ligjit humanitar, thuhet në raport. Dëshmitarët raportuan shumë ekzekutime të paligjshme, ndalime, rrëmbime dhe raste të torturës dhe dhunës seksuale.

Më poshtë sjellim disa pamje nga lufta në Ukrainë:

Lini një Përgjigje