
Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace është shprehur se vendimi i Putinit për të mobilizuar rezervistët ushtarakë për të mbështetur luftën në Ukrainë tregon se pushtimi i tij po dështon.
Ai tha se Ukraina po e fiton këtë luftë dhe se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar në synimin e tyre ndaj Rusisë.
“Ai dhe ministri i tij i Mbrojtjes kanë dërguar në vdekje dhjetëra mijëra qytetarë të tyre, të pajisur keq dhe të udhëhequr keq.
Asnjë sasi kërcënimesh dhe propagande nuk mund të fshehë faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe Rusia po bëhet një paria globale.
Kjo është një shenjë paniku.”, shkruan ai në një deklaratë të postuar nga Ministria e Mbrojtjes në Twitter.
agresioni rus dështoi që ditën e tretë!! që në atë moment që kollona e mejteve ushtarake u bllokua pa arritur në kiev!! tashti i vetmi problem është se kur do shkojë në litar putana ruse!!