Nëse Gjermania dorëzohet para Putin, ajo bie në grackën e Rusisë

21 Shtator 2022, 11:34Bota TEMA
Nëse Gjermania dorëzohet para Putin, ajo bie në grackën e

 

Arma më e rëndësishme e Putinit nuk është bomba atomike. Por frika.

Kremlini do që Europa dhe veçanërisht gjermanët, të kenë frikë.

Frikë nga një dimër i ftohtë. Frikë nga mobilizimi rus. Frikë nga sulmet bërthamore.

Putini dëshiron të na gjunjëzojë me kërcënimet e tij. Ai dëshiron që ne t’i afrohemi, të negociojmë, t’i japim fund sanksioneve. Do që ne të pranojmë aneksimet ilegale, të ngrijmë luftën, të detyrojmë Ukrainën të dorëzohet.

Gjithmonë e më shumë po dëgjojmë në Gjermani se nuk duhet të provokojmë Kremlinin. Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Kevin Kuehnert tha se Putini ‘nuk duhet të inkurajohet që të veprojë në fund plotësisht në mënyrë iracionale’.

Kjo logjikë është e rrezikshme. Nëse Gjermania dorëzohet, ajo bie në grackën e Rusisë. Kjo logjikë frike e bëri Putinin të fortë në radhë të parë.

Nëse ka një gjë që e kemi mësuar nga lufta, është se Rusia mund të mposhtet. Ne duhet ta bëjmë këtë së bashku me Ukrainën. Sidomos tani!

BILD

3 Komente

  1. F
    Franci

    Analize per cmim Nobel....

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      frika është arma më e fortë që mund të përdorë njeriu!! përfytyroni një njeri me një armë në dorë përballë një grupi njerzish! mund ti detyrojë të bëjnë çfar do ai! përse? frika! kjo frikë është dhe kur arma që ka agresori është pa municion! frika nga ajo që do të ndodhë,e bën njeriun të mos veprojë,të nënshtrohet!! por nuk ndodh gjithnjë kështu!!ndodh që dhe kur njeriu e di se arma është e mbushur,dhe kur arma shtin,dhe kur arma vret!? ai shkon kundër saj! dhe jo se nuk e do jetën,por sepse ai ka vrarë më parë frikën,dhe i kundërvihet armës për të jetuar!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Bild eshte gazete e ndihme te njerezimit!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje