Çfarë mendojnë aktualisht elitat ruse për Putinin?

21 Shtator 2022, 13:23Bota Nga Tatiana Stanovaya “Foreign Policy”

Çfarë mendojnë aktualisht elitat ruse për Putinin?

Kundërsulmi i suksesshëm i Ukrainës javët  fundit, nënkupton se për herë të parë në 22 vitet e pushtetit të presidentit rus Vladimir Putin, ai duhet të përballet me elitat që nuk bien dakord me të mbi vendimet strategjike në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe se si mund të përfundojë ajo.

 

Pasi e nisi këtë luftë jo vetëm pa ndonjë diskutim të brendshëm, por edhe pa informuar aktorët kryesorë, Putini ka ndërmarrë rreziqe të mëdha politike. Nëse lufta do të shkonte mirë, basti i tij do të kishte dhënë rezultate. Por sot, ndërsa Ukraina po kundërsulmon dhe Rusia po tërhiqet, po shtohen pikëpyetjet rreth vendimeve të Putinit.

Tashmë në Moskë, është shtuar frika se Rusia mund ta humbasë plotësisht luftën. Në rast se presidenti nuk arrin të bindë elitat se ai mbetet një udhëheqës i fortë që e di se ku po e çon vendin, pasiguria mund shndërrohet në një rrezik politik serioz për regjimin e Putinit.

Është e vërtetë që një pjesë e elitave ruse – lojtarët më të fuqishëm, më ambiciozë dhe dominues – e konsiderojnë luftën një katastrofë. Por praktikisht të gjithë pjesëtarët e elitës, jo vetëm që ndjejnë empati me motivet politike të Putin, por i mirëkuptojnë justifikimet e tij për situatën dhe motivet e nisjes së luftës.


Rryma politike kryesore mbetet dukshëm anti-perëndimore dhe anti-liberale. Ajo nuk e konsideron Ukrainën si një shtet të plotë, dhe ëndërron të shkundë nga themelet rendin botëror aktual si një hakmarrje për 30 vitet e arrogancës së Perëndimit.

Shumë pjesëtarë të elitës ruse, besojnë se Rusisë nuk i mbeti asnjë alternativë tjetër veçse të ndërmerrte një veprim dramatik, që do të shkatërronte rendin aktual, dhe do të ofronte mundësinë për ta rindërtuar atë në rrethana më të drejta në aspektin historik. Pra sipas tyre: Lufta mund të jetë një katastrofë, por ajo është e justifikueshme dhe e mirëkuptueshme.

Rrjedhimisht, në javët e para të luftës, në muajt shkurt dhe mars, elitat ruse u konsoliduan rreth Putinit. Edhe ata që mund të konsideroheshin si liberalë apo teknokratë të sistemit – që i shihnin me frikë dhe dëshpërim veprimet e Putinit – u nënshtruan. Shumica e tyre ia vënë fajin Perëndimit për luftën, dhe jo Putinit.

Në fazat e para të luftës, deri në prill, shumë prej tyre shpresonin se lufta do të përfundonte shpejt. Sigurisht me një fitore të Rusisë, qoftë kjo një marrëveshje paqeje me Ukrainën apo humbjen e drejtpërdrejtë të kësaj të fundit. Fitorja e pashmangshme e Rusisë, u vu në pikëpyetje vetëm për sa i përket kostos dhe kohëzgjatjes së saj.

Por nga fundi i pranverës, nisi të dominojë ideja se konflikti mund të zgjasë me vite: Rusia nuk mund të humbasë, thjesht sepse Ukraina nuk mund të fitojë. Apo mundet? Gjërat ndryshuan sërish në shtator. Kundërsulmi i papritur dhe i suksesshëm i Ukrainës, i pari i këtij lloji që nga fillimi i luftës, ka ngjallur shqetësime dhe një frikë serioze në mesin e elitave ruse.

Po sikur Rusia të humbasë? Më e rëndësishmja, këto dyshime fokusohen jo aq shumë tek aftësia e ushtrisë ruse apo fuqia e saj ushtarake, por tek Putin dhe aftësia e tij për të kontrolluar situatën. U shtuan ndjeshëm shqetësimet, me një numër pyetjesh në rritje, që mbetën pa përgjigje.

A do ta aneksojë Rusia territorin e pushtuar? A do të mbajë referendume, që këto zona të bëhen pjesë e Rusisë, dhe nëse po, kur? Cilat rajone të Ukrainës i duhen Rusisë? A është në gjendje që t’i mbajë ato të pushtuara? Ku do të gjejë Moska personel për të shërbyer në administratën publike? A do të shpallë Kremlini mobilizimin ushtarak zyrtar?

Deri më sot, pyetje të tilla vazhdojnë që të ngrihen, por Putin ka qëndruar i heshtur. Gjithçka që ai ka thënë, është se çdo gjë po shkon sipas planit dhe se “do të arrihen të gjitha qëllimet e operacionit special”. Këto ishin të vetmet përgjigje që me sa duket meritonte të dëgjonte elita ruse.

Hapësira informative ruse, nga mediat opozitare tek mediat brenda sistemit, ka qenë e mbushur me thashetheme, rrjedhje informacionesh dhe supozime, që me sa duket vinin

nga Kremlini. Por asgjë nuk tingëllon bindëse, dhe asgjë nuk është realizuar. Refuzimi i Putinit për të shpjeguar veten, për të zbuluar plane dhe synime praktike, apo për të adresuar shqetësimet dhe frikën është një nga arsyet kryesore pse po dëmtohet lidershipi i tij.

Putin e ka shtyrë për një kohë të pacaktuar fjalimin e tij vjetor në Asamblenë Federale, një takim i përbashkët i dy dhomave të parlamentit, ndërsa shmang shumicën e pyetjeve në lidhje me situatën në front. Ai e nisi vetëm këtë luftë dhe po e vazhdon atë i vetëm, duke mos i lënë elitave zgjidhje tjetër veçse ta ndjekin verbërisht.

Tani shumë njerëz spekulojnë se Rusia mund të ketë vetëm dy opsione: një kërcënim bërthamor (për Perëndimin, ose përdorim taktik të kësaj arme në Ukrainë) ose një mobilizim të përgjithshëm ushtarak. Kjo e fundit mbetet shumë e pamundur, ndërsa e para do të thoshte një katastrofë botërore.

Do të ishte e gabuar të supozohej se lidershipi rus ka dijeni mbi planet dhe synimet e Putinit. Cilido që citon burime të brendshme apo rrjedhje të informacionit nga Kremlini, anashkalon faktin se këto perspektiva nuk pasqyrojnë pikëpamjet reale të Putinit, por vetëm sugjerimet e atyre që mund të punojnë rreth tij.

Këta persona të brendshëm mund të hamendësojnë, interpretojnë apo mbështeten në udhëzime të vjetruara. Një shembull tipik janë përgatitjet e Kremlinit për të mbajtur referendume në Ukrainën e pushtuar. Duke përmbledhur rrjedhjet mediatike dhe bisedat me burimet e mia, u duk sikur në fund të gushtit, administrata presidenciale po punonte mbi bazën e supozimeve se deri në shtator, Rusia do të kishte siguruar kontrollin e saj mbi pjesët kryesore të rajoneve të Luhanskut dhe Donestk, ndaj aty do të mbaheshin referendumet.

Por në ditët e para të shtatorit, u bë e qartë se axhenda politike ishte në kundërshtim me situatën ushtarake në terren, dhe se axhenda ushtarake ishte dukshëm prapa. Të gjitha planet u ndërprenë në momentin e fundit, disa ditë para datës së parashikuar të referendumit (11 shtator).

Çdo organ zyrtar në Rusi ka axhendën dhe prioritetet e veta politike, të cilat shpesh bien ndesh me qëllimet e të tjerëve apo me synimet e përgjithshme të operacionit ushtarak. Putini duket se nuk po arrin t’i bashkojë të gjitha këto. Pengesat në front, pasiguria dhe frika e ditëve të fundit se Rusia mund të humbasë luftën, kan thelluar ndarjet e brendshme.

Sidomos midis dy grupeve të mëdha: i pari mbështet moton “Putin le të bëjë atë që e konsideron të nevojshme” dhe i dyti thotë “ka ardhur koha të bëhet diçka, pasi Kremlini po dështon të reagojë siç duhet”.

Grupi i parë përbëhet nga teknokratë dhe zyrtarë të lartë në administratën presidenciale, kabinetin dhe bankën qendrore. Këta po përpiqen të përqendrohen tek axhendat e tyre të supozuara paqësore, dhe mund të vëzhgojnë zhvillimin e situatës ushtarake pa qenë në gjendje ta ndikojnë atë.

Disa kërkojnë të përfitojnë politikisht (siç është zëvendës Shefi i Parë i Shtabit Sergey Kiriyenko), disa (përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin dhe kreun e bankës qendrore Elvira Nabiullina) po fokusohen në detyrat e tyre të drejtpërdrejta, duke injoruar mizoritë e luftës. Ata janë pasivë dhe të zellshëm.

Grupi i dytë, është shumë më i dukshëm dhe më i zhurmshëm. Ai përbëhet nga lojtarë shumë të ndryshëm, përfshirë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në çështjet ushtarake (si forcat e armatosura, shërbimet e sigurisë, garda kombëtare, forcat e liderit çeçen Ramzan Kadyrov dhe mercenarët e miliarderit Yevgeny Prigozhin), dhe partia në pushtet Rusia e Bashkuar, opozita brenda sistemit (komunistët, liberal-demokratët) dhe figura të ndryshme publike nga kampi dominues konservator.

Që të gjithë ata ose po i luten Putinit që t’i shkaktojë sa më shpejt të jetë e mundur një humbje dërrmuese ushtrisë ukrainase. Ose po përgatiten të veprojnë me iniciativën e tyre, si lideri çeçen Kadyrov, që ka bërë thirrje për vetë-mobilizim, ose si miliarderi Prigozhin, që është duke rekrutuar të burgosurit për t`i dërguar në luftë.

Kjo pjesë e elitës është e etur të propozojë axhendat e veta politike, për të mbushur boshllëkun që po lë Putin në lidhje me mënyrën sesi Rusia mund ta fitojë luftën. Për 21 vjet, Putin ka qenë një lider politik shumë i përshtatshëm për elitat qeverisëse të Rusisë. Popullariteti i tij garantonte stabilitet dhe parashikueshmëri politike. Ndërsa ngurrimi i tij

për të kryer ndonjë reformë siguroi ruajtjen e status quo-së. Ndërsa popullariteti i tij e mbron ende kundër destabilizimit politik nga rusët e zakonshëm, ai është shndërruar papritur në një udhëheqës të një vendi me një të ardhme shumë të pasigurt.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Por praktikisht të gjithë pjesëtarët e elitës, jo vetëm që ndjejnë empati me motivet politike të Putin, por i mirëkuptojnë justifikimet e tij për situatën dhe motivet e nisjes së luftës. Rryma politike kryesore mbetet dukshëm anti-perëndimore dhe anti-liberale." mua më duket një gomarllëk i madh kur diskutohet,kur shikohet në këtë prizëm situata e sotme në rusi!! elita ruse që do të thotë tërë hajdutët që janë bërë nga milionerë deri në multi miliarderë nuk janë aspak "anti-perëndimore dhe anti-liberale."!! në asnjë mënyrë,pra ata janë plotësisht të kënaqur me perëndimin dhe liberalizmin e tij! duke filluar nga xhuxhi i ndyrë, tek laveri e abramoviçi me shokë!! kush thotë të kundërtën o është gomar i lindur o i shërben kësaj klase të ndyrë ruse!! kjo "elitë",kjo bandë kriminale që quhet elitë ruse,përdor këtë rrymë,"Rryma politike kryesore mbetet dukshëm anti-perëndimore dhe anti-liberale.",thjesht për të mbajtur fitimet e saj,për të mbajtur pushtetin që i siguron këto fitime!! fryma "anti perëndimore,anti liberale" është thjeshtë për të mashtruar muzhikërinë ruse! shikoni faktin e thjeshtë se ku jeton tërë kjo "elitë"kriminale ruse!! mos vallë nuk jeton e gjitha në perëndim?? mos vallë nuk i ka të gjitha pasuritë në perëndim?? atëherë mund të më thoni se duke qënë kaq të pasur,duke qënë se jetojnë në një vënd të pamasë ku mund të ndërtojnë për pes pare vila e pallate,të lëvizin pa asnjë lloj kontrolli në të gjitha zonat e mundëshme të klimës që ka toka,përse duhet patjetër të jetojnë në perëndim?? përse fëmijët e tyre jetojnë në perëndim?përse shkollohen në perëndim?përse u tërbuan kur u ndaluan të qarkullojnë në perëndim?? sepse ata e adhurojnë perëndimin,e adhurojnë jetën e perëndimit,sepse ata nuk duan të jetojnë në atdheun e tyre "të lumtur"!!ata duan ta mjelin atë vënd dhe ta jetojnë jetën në ato vënde ku jetohet jeta!! çdo njëri prej jush që lexoni këtë artikull,a do të shkonit e të jetonit në një vënd që e urreni??a do të çvendosni pasuritë tuaja në një vënd të tillë?a do të çonit fëmijët tuaj të jetonin në një vënd që urreni?? JOOOOOOOOOOO!! atëherë përse diskutohet në këtë mënyrë,përse thuhet se "elita"(kriminale)ruse urren perëndimin?? jeni budallenj? na merrni për budallenj?? paguheni nga kjo elitë kriminale?? "Rryma politike kryesore mbetet dukshëm anti-perëndimore dhe anti-liberale."nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë indoktrinimi për masën e gjërë ruse që unë në ditët e sotme do ta quaja "masën mish për top"!! "Rryma politike kryesore mbetet dukshëm anti-perëndimore dhe anti-liberale."nuk ka asnjë vlerë,asnjë bazë për tiu mveshur mendimit të "elitës"kriminale,të korruptuar ruse!as putanës së ndyrë që po mbyt popullin e vet!! deri dje të gjithë familjen e tij të ndyrë e kishte në perëndim!!

    Lini një Përgjigje