Zelensky mirënjohës për tanket “Leopard 2”, por paralajmëron: Sasia dhe koha e dorëzimit janë kritike

25 Janar 2023, 16:47Bota TEMA

Zelensky mirënjohës për tanket “Leopard 2”, por

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Gjermanisë, e cila ka vendosur ta furnizojë me 14 tanke “Leopard 2”. Në një intervistë ekskluzive për Sky News, presidenti ukrainas paralajmëroi se sasia dhe koha e dorëzimit të automjeteve është kritike për vendin e tij.


“Unë do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që morën këtë vendim. Në përgjithësi i jam shumë mirënjohës botës për mbështetjen për Ukrainën. Por sinqerisht, numri i tankeve dhe koha e dorëzimit në Ukrainë është kritike”, u shpreh ai.

Vërejtjet e presidentit Zelensky vijnë pasi Gjermania konfirmoi se do të dërgonte tanke shtesë në Kiev dhe në vendet partnere të autorizuara për t’i dërguar ato, pavarësisht kërcënimeve nga Rusia.


Kjo do të thotë se vendet e tjera, si Polonia, Spanja dhe Norvegjia, të cilat kanë rezerva të tankeve të standardit të NATO-s, tani mund t’i furnizojnë ato në Kiev.

Dje, Moska paralajmëroi Berlinin se dërgimi i tankeve “nuk është shenjë e mirë për marrëdhëniet e ardhshme” dhe i tha SHBA-së se nëse autorizonte një veprim të tillë, do të ishte një “provokim i hapur”.


Ambasada ruse në Berlin e dënoi veprimin si një “vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe një “përshkallëzim” të konfliktit.

5 Komente

  1. x
    xy

    Ky pa i mar akoma tanket filloi te justifikohet se e di qe e ka te humbur luften, prit kur ti kerkoj ushtar borxh natos.

    1. x
      xy

      Ky pa i mar akoma tanket filloi te justifikohet se e di qe e ka te humbur luften, prit kur ti kerkoj ushtar borxh natos.

      1. O
        Orest Saraci

        Eshte ne lufte me rusin ai ore babush , nuk eshte me Bangladeshin ....

      2. E
        Enca

        Ukrahina ka qene pjese e Rusise. Jane nje **t i ndare pergjysem. Ukrahina ka qene dhe vazhdon te mos perkrahe pavaresine e Kosoves! Uroj ti pelqeje shija e recetes se tyre. Na cane trapin me ultimatume per arme e ndihma. C'faj kane njerezit e thjeshte e femijet qe bie viktima, thuaj?!

        1. a
          anti25642654censurë

          enca aman mi vip muti!!fol në BBV e lëri budallenjt këtu!!vetëm të mënçurit të kuptojnë ty!!mo e vra p... kot këtej!! shko thith ndonjë të ndonjë vipi!!

        Lini një Përgjigje