Zelensky: Rusia po rrit rrezikun e katastrofës bërthamore në centralin Zaporizhzhia

11 Gusht 2022, 17:38Bota TEMA

Zelensky: Rusia po rrit rrezikun e katastrofës bërthamore në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për rritjen e rrezikut të një fatkeqësie bërthamore në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhai, i cili u u mor në kontrollin e forcave ruse në fillim të marsit, shkruan CNN.

Duke iu drejtuar një takimi të aleatëve nga e gjithë Europa veriore, Zelensky kujtoi katastrofën e Çernobilit.

“Nëse autoritetet sovjetike u përpoqën të fshehin katastrofën e Çernobilit dhe pasojat e saj, atëherë autoritetet ruse janë shumë më cinike dhe më të rrezikshme. Ata vetë bëjnë gjithçka për të maksimizuar rrezikun e një katastrofe bërthamore dhe po gënjejnë të gjithë botën për të fajësuar dikë tjetër, “tha ai.


Zelensky akuzoi Rusinë se e ka kthyer termocentralin bërthamor në një “fushë beteje”. “Ushtria pushtuese ruse po përdor centralin bërthamor të Zaporizhzhia për terror dhe provokime të armatosura,” shtoi ai.

Presidenti ukrainas përsëriti gjithashtu kërkesën e tij që Rusia të shpallet një shtet terrorist dhe gjithashtu kërkoi sanksione më të ashpra.

Lini një Përgjigje