Pavarësisht ftesës, as Putin dhe as Trump nuk morën pjesë në bisedimet për Ukrainën në Stamboll.
Por gjatë një telefonate pasditen e së sotme, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin biseduan për situatën në Ukrainë. Putin e cilësoi telefonatën e tretë me Trump si "me përmbajtje", "e dobishme" dhe "shumë e sinqertë". Biseda zgjati më shumë se dy orë, tha ai në prani të përfaqësuesve të mediave shtetërore ruse.
Sipas këtyre deklaratave, Putin i bëri thirrje Ukrainës të gjejë kompromise, "të cilat u përshtaten të gjitha palëve". Sipas tij, qeveria e tij është e gatshme, të punojë me Ukrainën për një memorandum për bisedimet e ardhshme të paqes.
Në platfromën e tij sociale Social Truth edhe Trump u shpreh i kënaqur. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë bisedimet, që duhet të çojnë në armëpushim. Gjithashtu Rusia pas fundit të luftës dëshiron një tregti të zgjeruar me SHBA-në. Gjermania, Franca, Italia dhe Finlanda janë informuar për këtë telefonatë, vë në dukje Trump.
Kur flet dhe ky per sinqeritet ...
Me duket se Putini tallet me te gjithe kur thote se Ukraina duhet te gjeje kompromise, "te cilat u pershtaten te gjitha paleve". Keshtu do t'ia kete mbushur mendjen edhe Trampit. Po pse u dashka qe Ukraina te gjeje kompromise per te kenaqur te gjitha palet? Le te beje kompromise ai qe e filloi luften, agresori, domethene, Putini. Se kompromisi qe kerkon Putini nga Ukraina dihet cfare eshte: ai te mbaje 20 per qind te territorit ukrainas, qe ka pushtuar ne keto tre vjet. Do te ishte turp e kapitullim per Europen po ta lejonte nje gje gje te tille. Se Trampi dihet qe eshte i gatshem ta pranoje. Kesaj i thone qe agresori te shperblehet dhe viktima te ndeshkohet me humbje territori. Edhe kjo mund te ndodhe kur ke te besh me Putin e Tramp dhe nese Europa ben sehir dhe nuk e ndihmon Ukrainen. Trampit mbase nuk i intereson, se ka ne mes "nje oqean te bukur", por Europa nuk duhet te harroje qe, ne mendjen e Putinit, pas Ukraines radhen e ka dikush tjeter.
vetem sinqeritet ke kto dy lloj tipash nuk ka dhe sdo ket ndonjiher