37 mijë u vranë menjëherë: shfarosja e hebrenjve të Selanikut

16 Mars 2023, 19:00Dossier TEMA

37 mijë u vranë menjëherë: shfarosja e hebrenjve të

Për rreth 5 muaj të vitit 1943 nga Selaniku u deportuan në Auschwitz 46 mijë hebrenj. Pothuaj të gjithë u vranë barbarisht. Zhdukja e hebrenjve të Selanikut nisi më 15 mars 1943 – si sot 80 vjet më parë.

Nga Enver Robelli

Më 15 mars 1943 në Selanik u detyruan të futen në vagonë për transportimin e kafshëve mbi 2600 hebrenj. Ky ishte transporti i parë i hebrenjve nga Selaniku drejt kampit shfarosës të Auschwitzit (që gjendet në Poloninë e sotme). Pas 5 ditësh hebrenjtë e parë arritën në kampin Auschwitz-Birkenau.

Vargu i vagonëve nuk u ndal në javët dhe muajt në vijim. Deri më 10 gusht 1943 në Auschwitz u dërguan me forcë rreth 46 mijë hebrenj të Selanikut. 37 mijë u vranë menjëherë, gati 9000 vdiqën nga puna e detyrueshme, sëmundjet, ushqimi i keq. Në fund të Luftës së Dytë Botërore bashkësia hebraike e Selanikut përbëhej prej vetëm 1200 pjesëtarëve. Vetëm në Selanik deri në vitin 1943 jetonin rreth 50 mijë hebrenj. Paraardhësit e tyre ishin pranuar nga Perandoria Osmane pasi në Mesjetë ishin përndjekur nga kryqëzatësit spanjollë.

Nazistët e pushtuan Greqinë më 1941 ngase trupat italiane nuk ia dolën t’i mposhtin grekët në mësymjen nga territori i Shqipërisë. Në librin e tij “Një litër supë dhe 60 gramë bukë” Heinz Salvator Kounio, një hebre nga Selaniku, përshkruan vuajtjet e tij në Auschwitz, ku e dërguan nazistët në moshën 15-vjeçare. Mbijetoi falë ndërhyrjes së një oficeri gjerman ndërsa po qëndronte me të atin para trupës ekzekutuese. Me pushtimin e Greqisë, nazistët i detyruan hebrenjtë të bartin një yll të verdhë me shënimin “Evraios” (hebre).

Administrata naziste ua mori hebrenjve pasurinë. Max Merten, një burokrat nazist, i transferoi paratë e vjedhura të hebrenjve në një xhirollogari të tij që e kishte hapur te Banka Kombëtare e Greqisë. Merten, jurist me profesion, u arrestua më 1946 nga trupat amerikane në Gjermani. Amerikanët i ofruan qeverisë greke ekstradimin e Merten, por Athina refuzoi me arsyetimin se ai ishte sjellë mirë gjatë kohës së okupimit. Merten vazhdoi të punojë si avokat në Berlin. Ishte njëri nga themeluesit e Gesamtdeutsche Partei (GVP), themelues të tjerë të kësaj partie kanë qenë edhe Gustav Heinemann dhe Johannes Rau, të dy më vonë presidentë të Gjermanisë. Më 1957 Merten u arrestua gjatë një vizite në Greqi dhe u dënua me 25 vjet burg për shkak të deportimit të hebrenjve të Selanikut. Qeveria gjermane e kancelarit Konrad Adenauer i bëri presion qeverisë greke. Më 1959 Greqia miratoi një ligj i cili i jepte fund ndjekjes së kriminelëve të luftës dhe urdhëronte dëbimin nga vendi të shtetasve të huaj që ndodheshin në burgjet greke. Merten nuk vuajti as 30 muaj burg dhe u kthye në Gjermani. Përpjekjet për ndjekje penale ndaj tij në Gjermani dështuan ngase mungonte vullneti i drejtësisë. Merten madje mori dëmshpërblim nga shteti gjerman për kohën e kaluar në burgun grek. Gjermania përgjithësisht lavdërohet për ballafaqimin me të kaluarën, por në këtë ballafaqim ka shumë njolla. Shumë nazistë shpëtuan pa therë në këmbë dhe vazhduan karrierën në administratën shtetërore.

Deri në shfarosjen e komunitetit hebraik, Selaniku ishte qendër e hebrenjve të Europës, vatër e dijes, kulturës dhe bizneseve të shumta të hebrenjve europianë. Krahas hebrenjve që përbënin shumicën, në qytet jetonin sllavë, turq, shqiptarë, venedikas, avarë. Qyteti nisi të homogjenizohej pas vitit 1912 kur Perandoria Osmane po tërhiqej nga Ballkani dhe grekët pushtuan Selanikun.

Një kapitull i errët është edhe prishja e varrezave hebraike në Selanik më 1942. Nazistët e kryen këtë krim barbar në bashkëpunim me autoritetet kolaboracioniste të Selanikut. Kështu u shkatërruan varrezat më të mëdha hebraike në Europë (me 400 mijë varre). Pala greke ishte e interesuar që mbi varre të ndërtohet një universitet. Universiteti i sotëm i Aristotelit në Selanik gjendet mbi varret e hebrenjve.

13 Komente

  1. G
    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

    Ndoshta gaboj, por 400.000 varre po me duket shumë.

    1. E
      Emigrant

      Pse sthoni qe me ndihmen e grekerve u pastrua selaniku nga hebrejt dhe shqiptaret Dhe doren e fundit e dhan duke shkaterruar varret hebreje dhe shqiptareve ne vitet 80 te

      1. R
        Realisti

        E besoj plotesisht. Tipike fashisto-greke. Jane me rende se maqedonasit. Komplet falls

        1. j
          janullatos arxidoglyftis

          Grek i pabese me thike ne brez

          1. I
            Islam laraman

            Ky eshte nje shkrim bagatell,nga nje shkaravine bastarde anadolllake,qe aksidentalisht gjendet ne Europe,si mikrob infektiv.

            1. E
              Erdogan

              Per popullin Palestineze qe eshte Autohthone per mijera vjet dhe sot eshte neper Tela ke ndonje artikull o Enver? Te kane paguar? E di ty o Enver qe ne 1910 ne Palestine nuk ishin as disa mijera Hebrenj Arabe dhe sot jane me Miliona? Po qe "ndjekja" e Hebrenjve kishte filluar qe ne fillim te shekullit te 20-te rreth 1918-es dhe cdo Artikull i gazetave ne SH.B.A dhe Canda nuk kishte jave pa botuar reth 6 Meleone Hebrenj "qe ndiqen dhe vuajne" neper Evrope e di ty o Enver turku? E di ty o Enver qe shumica e te zbuarve i shpune ne Palestine ne luften e dyte boterore? Sa per Polisin ne Nder te motres se Aleksandrit te Madh Thesalo-Nikan (Fitore e Thesalise) nuk e pushtoi Greqia o Ignorante. Turkoallvanosi Hasan Pasha ja dorezoi Greqise. Bullgaret i thane qe tua jepnin atyre dhe ky u tha. Une nga Greket e mora dhe Greqise do you a jap. Perse nuk ua dha Arnauteve te vetequajture Skiptare? Ne nje program dje me duket ne ERT tregonte gjendjen e mjerueshme te shtepise qe u firmos Dorezimi i Thesalonikit nga Hasan Pasha qe flitej si Shtepi me rendesi Historike.

              1. D
                DtP

                Qepe halene Erdogan vllehu, se sera jote i fut turinjt ne te gjitha halet, Ptu plehr..

                1. S
                  Shkodrani

                  O ndyresire e tejskajshme, cfare po nxerre nga haleja e kokes tende? Edhe krimet kunder njerezimit kerkon t'i sterhollosh dhe kthesh ne veper arti!! Po shko jeto me ato qe te pelqejne dhe mos na ha mut ketu! Ne jemi Shqiptare dhe jeten dhe dinjitetin e cilitdo qe na trokiti ne dere e mbrojtem me nder dhe vetmohim. Ne te njejten kohe greket, serbet dhe shume te tjere popuj pa taban, te degjeneruar, te pacivilizuar e kriminele bene ate qe ishin mesuar te benin kunder nesh, pikerisht krime kunder njerzimit. Kete turp ti maskara nuk e fshin dot as ti e as ata qe te paguajne ty. Turpin mbajeni se as presjen nuk e keni ndryshuar.

                  1. M
                    Mbresa

                    KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                  2. g
                    gjergji

                    Edhe hallen time Fortunata Biro Kantozi vajza e familjes se njohur hebreje vlonjate Kantozi se bashku me vajzen e burrin e saj gjermanet e moren nga korfuzi e i derguan ne Selanik e prej andej ne Auschtwitz e perfundimisht ne furrat e djegejes.Historin e saj na tregoj i vellaj i bashkeshortit te saj (qe arriti te shpetoj dhe se ishte vetem 9 vjec kur pau se si familja e tij prej me se 12 vetesh u zhduk nga faqja e dheut ne at kamp te cfarosjes se mallkuar) qe na kerkoj takim menjehere qe hebrejt shqiptar arriten ne Israel ne MARS 1991

                    1. S
                      Shkodrani

                      Flm qe e solle ketu kete deshmi! Pavaresisht sa shume vite kane kaluar, tmerri dhe poshtersia e asaj kohe kane mbetur te gjalla. Fatkeqesia eshte se ka shume qe e mohojne dhe shum te tjere qe ne heshtje e mbeshtesin.

                    2. P
                      Phoenix

                      Propagande Zioniste. Keta gjithmone bejne viktimen, duke u perpjekur te kamuflojne Ekstremizmin jotolerant terrorist luciferian Global Semit, e duke etiketuar c'do gje te mire e njerezore, e mendim ndryshe qe nuk u pershtatet, si antisemik e gjuhe urrejtjeje. Historia e Holokaustit ka shume mangesira e mosperputhje historike, gje qe te ben te mendosh se mund te jete e gjitha dhe nje trillim i madh Historik. Nuk thone kot, qe historine e shkruajne "fitimtaret".

                      1. g
                        gjergji

                        Vec nje gomar si ty o Phoenix e patjeter nje antisemitist mund te shkruaj keshtu.Te dokumentuara me dokumenta te rregullta e shkencore jane rregjistruar mbi 5.960.000 viktima te Holokaustit(nuk e di a perfshihet vrasja e vrasja e familjes Arditi ne Shkoder ku vetem nje antar i familjes Moise Arditi shpetoj e punoj si farmacist i nderuar i qytetit e qe vdiq ne Israel). Padija e thjeshte modifikimi apo monopolimi i gjerave te ditura me fjale te zgjedhura apo te bukura eshte dhunti e per kete duhesh te krenohesh o sharlatani e shakllabani Phoeniks Te thuash te verteten historike te popullit hebre nuk eshte propogande por thjeshte historia e nje popullit te zgjuar e puntor,persekutuar e te shumevuajtuar ne kontinentin Europian qe arriti te kthehet ne atdheun e tij duke bere at shtet qe quhet Israel ne nje nga shtetet me demokratike ne bote,me nje zhvillim te jashtezakonshem industrial ku baza kryesore jane teknollogjit e larta e nje shtet te fuqishem ushtarak per te mos te lejuar nje Holokaust te dyte. .

                      Lini një Përgjigje