Kush ishte Enver Hoxha sipas "New York Times": Nga mësues i frëngjishtes në shitës cigaresh, si e arrestuan para se të shpallej ‘gjeneral’

13 Mars 2023, 09:58Dossier TEMA

Kush ishte Enver Hoxha sipas "New York Times": Nga mësues i

Është folur, debatuar dhe është shkuar shumë për ish-diktatorin Enver Hoxha. Një artikull i New York Times, i publikuar më 12 prill 1985, një ditë pas vdekjes së tij, zbulon rolin e Enver Hoxhës gjatë katër dekadave të sundimit me ‘dorë të hekurt’ të Shqipërisë. Si erdhi Enver Hoxha në pushtet, kush e ndihmoi dhe si u prish ai me të gjitha fuqitë e mëdha derisa u izolua përfundimisht. Artikulli me titull “Enver Hoxha, mastermind of Albania’s Isolation, “Enver Hoxha, mjeshtri i izolimit të Shqipërisë” zbulon marrëdhëniet e tij me fqinjët, me fuqitë e mëdha dhe deri te lufta e brendshme që çoi në ekzekutimin e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Komiteti Qëndror të PPSH-së.

Artikulli i plotë:

Enver Hoxha, lideri shqiptar, i cili vdiq dje në Tiranë, e mbajti vendin e tij malor të izoluar fort për katër dekada.

E pushtuar historikisht që nga koha greke dhe romake, Shqipëria ruajti pavarësinë e saj nën udhëheqjen e tij staliniste. Politikat e tij e lanë vendin e vogël ballkanas me pak miq jashtë, pasi qeveria e Hoxhës u prish me një sërë vendesh dashamirëse dhe mbrojtësish të huaj e të fuqishëm të Shqipërisë.

Hoxha pati kompetenca absolute në vend, nga postet e tij si Sekretar i Parë i Partisë së Punës (Komuniste) Shqiptare dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

“Të gjithë ta kuptojnë qartë, muret e fortesës sonë janë prej shkëmbi graniti të palëkundur,” shkroi ai në një nga vëllimet e shumta të kujtimeve, disa prej të cilave përmbajnë kujtime të Stalinit, që ai shkroi gjatë viteve kur ishte në pushtet. Janë botuar mbi 40 vëllime me fjalime dhe kujtime të zotit Hoxha.

Në vitin 1982, pasi pohoi se “imperialistët dhe lakejtë e tyre thonë se ne jemi izoluar nga “bota e qytetëruar”, ai shtoi këtë fjali kumbuese:

”Si historia e hidhur e vendit tonë në të kaluarën dhe realiteti i ‘botës’ që ata reklamojnë na kanë bindur se nuk kemi të bëjmë aspak me një ‘botë të qytetëruar’, por me një botë në të cilën më të mëdhenjtë dhe më të fortët shtypin dhe flakin më të voglin dhe më të dobëtin, një botë në të cilin paraja dhe korrupsioni bëjnë ligjin, dhe padrejtësia, pabesia dhe kulisat triumfojnë”.

Shqipëria ishte një nga vendet e para komuniste që denoncoi revizionizmin e Josip Broz Titos të Jugosllavisë, duke mbajtur anën e Stalinit në vitin 1948. Më pas, Hoxha ndërpreu lidhjet e tij edhe me Bashkimin Sovjetik, në kulmin e fushatës anti-stalinizëm në vitin 1961, rreth kohës së prishjes së marrëdhënieve kinezo-sovjetike.

Hoxha filloi të krijonte lidhje me Kinën sepse kishte nevojë për mbështetje materiale. Në përputhje me thënien e vjetër ballkanike se armiku i armikut tim është miku im, Hoxha u bë një mbështetës i zëshëm, megjithëse gjithnjë e më i parëndësishëm, i Mao Ce Dunit, teksa e gjeti veten të izoluar nga blloku sovjetik.

Por sërish Hoxha u zhgënjye. Shkrirja e akujve kinezo-amerikane e ftohti miqësinë e Shqipërisë me Kinën dhe përzemërsia mes tyre u shndërrua në një përçarje që, në vitin 1982, u ndal përfundimisht.

Shqipëria më pas tentoi të lidhte kontakte me Greqinë dhe Turqinë, megjithëse trajtimi i qeverisë Hoxha ndaj pakicave etnike, veçanërisht grekëve etnikë, i tendosi përpjekje të tilla. Në fakt, Vietnami mbeti thuajse i vetmi vend me të cilin Shqipëria kishte një marrëdhënie të ngushtë, ndonëse jo të rëndësishme nga ana ekonomike.

Brenda vendit, objektivi i Hoxhës ishte të modernizonte dhe industrializonte atë që përgjithësisht konsiderohej si një nga vendet më të prapambetura në Evropë, megjithëse udhëtarët nga vendet më të zhvilluara kanë raportuar, vitet e fundit, se Tirana, me rrugët e saj të vjetra me kalldrëm dhe trafikun e rrallë të automjeteve, kishte bërë pak përparime.

Me kalimin e viteve, Qeverisë Hoxha iu dha merita për eliminimin e analfabetizmit. Por gjithashtu u ndalua feja, në përputhje me porosinë e Hoxhës se Shqipëria ishte bërë “shteti i parë ateist në botë, feja e vetme e të cilit është shqiptaria”. Ishte i ndaluar respektimi dhe predikimi i fesë në publik.

Pakicave etnike në mesin e afro 3 milionë banorëve të Shqipërisë iu bë presion në atë masë sa që grekët etnikë, për shembull, u detyruan të ndryshonin emrat që tingëllonin greqisht. Vetëm kohët e fundit, sipas vizitorëve, njëfarë mësimi i greqishtes u lejua në shkolla, pasi Shqipëria po shkonte drejt një politike më të hapur ndaj Greqisë.

Gjatë gjithë kësaj, Hoxha ruajti kontrollin e tij, duke goditur komplotet, përmes spastrimeve të përgjakshme dhe duke i burgosur në masë ata që kundërshtonin ose nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë për t’u përshtatur me vendimet e Komitetit Qendror.

Menjëherë pasi Shqipëria njoftoi në vitin 1981 se Mehmet Shehu, kryeministër për një kohë të gjatë, kishte kryer vetëvrasje, pati njoftime të pakonfirmuara se ai në fakt ishte vrarë. Por Hoxha, në një libër të botuar në vitin 1982, pohoi se Shehu ishte vetëvrarë.

Prandaj, analistët perëndimorë i kushtuan vëmendje një fjalie në një artikull që u botua shkurtin e kaluar në të përditshmen e partisë shqiptare, Zëri i Popullit. Në një përkthim të shpërndarë nga misioni shqiptar në Kombet e Bashkuara, zoti Shehu quhej “agjent sekret i amerikanëve, sovjetikëve dhe jugosllavëve”, i cili “u likuidua sepse u përball me unitetin e pathyeshëm të partisë me popullin”.

Anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork pretenduan se përkthimi ishte keqinterpretuar dhe se folja shqipe e përkthyer si “u likuidua” ishte përdorur në një kuptim figurativ, që nuk do të thotë se Mehmet Shehu ishte vrarë.

Ata vunë në dukje se: ”Rrëfimi për rastin e Mehmet Shehut është përshkruar gjerësisht në të gjitha aspektet e saj në librin tashmë të njohur të Enver Hoxha”.

Krahas përqendrimit në sigurinë e brendshme, Qeveria Hoxha vitet e fundit ndërmori hapa për hapjen e lidhjeve të transportit me fqinjët e saj, Greqinë dhe Jugosllavinë, megjithëse marrëdhëniet me ta mbetën të ftohta.

Dhe nga viti i kaluar, kishte tregues të tjerë se Shqipëria po bëhej më pak e izoluar dhe po kërkonte lidhje të reja me vende të tjera. Në mars 1984, ajo nënshkroi një pakt më të gjerë tregtar me Italinë, e cila gjithashtu ra dakord të zgjeronte lidhjet kulturore.

Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908, në Gjirokastër, një qytet tregtar në Shqipërinë e Jugut. Babai i tij ishte një tregtar. U shkollua me bursë në një shkollë të mesme franceze në Korçë dhe në moshën 22-vjeçare shkoi në Francë për të studiuar në Universitetin e Montpellier-it.

Ndërsa ishte në Francë, ai shkruante për gazetën komuniste L’Humanite. Në vitin 1934 u emërua sekretar në konsullatën shqiptare në Bruksel, ku mori një kurs juridik dhe vazhdoi të shkruante për të përditshmen franceze.

Meqenëse artikujt e tij ishin kritikë ndaj qeverisë së Shqipërisë – në atë kohë u shpall monarki nën Mbretin Zog – emërimi i tij konsullor u anulua pas dy vjetësh, por ai arriti të kthehej në shtëpi dhe të pranonte si mësues i frëngjishtes në shkollën e tij të vjetër në Korçë. Sulmet e tij të vazhdueshme ndaj qeverisë çuan në arrestimin e tij për një kohë të shkurtër në fillim të vitit 1939.

Ushtria italiane e Musolinit pushtoi Shqipërinë atë vit, duke dëbuar mbretin Zog dhe duke e vendosur Shqipërinë nën mbretërinë italiane. Një qeveri kukull shqiptare, pasi iu bashkua Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, u shpalli luftë aleatëve në vitin 1940.
Hoxha, i cili kishte kaluar në ilegalitet, u bë themeluesi dhe drejtuesi i Partisë Komuniste Shqiptare në vitin 1941. Ai ishte gjithashtu redaktor i gazetës së partisë Zëri i Popullit.

Fillimisht ai punoi në një dyqan duhani në Tiranë, i cili shërbente si “zyrë” për aktivitetet e tij komuniste. Italianët nuk e kapën kurrë, sepse iu desh të shkonte në mal, ku mori ndihmë nga oficerët sovjetikë që zbarkuan në Shqipëri me parashutë si dhe nga oficerët e ndërlidhjes amerikanë dhe ata britanikë.

Ish mësuesi i frëngjishtes ndërtoi një forcë guerile prej 70,000 burrash që luftuan kundër italianëve dhe më vonë gjermanëve, të cilët pushtuan Shqipërinë dhe kërkuan të mbështesin aleatin e tyre fashist për rreth një vit.

Pas dorëzimit të Italisë para aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, forcat e saj u tërhoqën nga Shqipëria dhe guerilët komunistë shpallën një qeveri të përkohshme në tetor 1944, me Enver Hoxhën, që në atë kohë mbante gradën e gjeneralit, si Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes. Kjo qeveri u njoh nga aleatët perëndimorë në vitin 1945 me mirëkuptimin se do të mbaheshin zgjedhje të lira.

Kur u zhvilluan votimet, ekzistonte vetëm një listë e vetme kandidatësh, nga komunistët. Republika Popullore u shpall në Shqipëri në janar 1946 dhe Shtetet e Bashkuara me Britaninë revokuan njohjen e tyre dhe bllokuan Shqipërinë nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara deri në 1955.

Komunistët jugosllavë, të cilët i ndihmuar në fillim guerrilasit shqiptarë, kishin një bashkim monetar dhe doganor me Shqipërinë e re. Por Hoxha, i frikësuar nga supremacia e Beogradit, ndërpreu të gjitha lidhjet me jugosllavët në kohën e prishjes së Stalinin me Titon në 1948. Ai gjithashtu e quajti Partinë e tij Komuniste në pushtet Partia e Punës.

Në vitin 1954, Hoxha ia dorëzoi kryeministrinë Mehmet Shehut, por mbeti kryezot në parti, duke e ndryshuar titullin nga Sekretar i Përgjithshëm në Sekretar të Parë.
Pas ndarjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961, Hoxha udhëhoqi një sërë betejash për pushtet dhe në një tentativë për grusht shteti ushtarak në vitin 1974, ku u përfshi edhe ministri i tij i Mbrojtjes. Ministri dhe disa oficerë të ushtrisë u ekzekutuan.

Në fakt, gati gjysma e 31 anëtarëve të Komitetit Qendror të partisë të vitit 1948 u dënuan me vdekje në vitet e ardhshme. Kohët e fundit, vështirësitë ekonomike çuan në ripërtëritje të mosmarrëveshjeve politike dhe qindra zyrtarë thuhet se u burgosën për rezistimin e lëvizjeve të tilla politike si shkëputja me kinezët, të cilët kishin shërbyer si një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në kërkimin e saj për zhvillim ekonomik.

Gjeneral Hoxha, një burrë i gjatë dhe i pashëm, ishte i martuar me Nexhmije Hoxhën, një mësuese shkolle të cilën e kishte takuar në lëvizjen guerile të kohës së luftës. Ajo u bë anëtare e Komitetit Qendror dhe pas vitit 1969 shërbeu si drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë.

Përgatiti: A.Muraçi

35 Komente

  1. Q
    QYTETARI

    Meruni me keta qe qeverisin sot se Enverit i jane tretur edhe kockat !

    1. E
      E verteta dhemb....

      Laver sumqiri,maestro i kolotripida-s.... gezuar ramazonin

      1. R
        Raimond vlonjati

        Perralalt e Amerikanve . Keta i bejne biografite mbi baze thashe themesh. Jane komplet qesharake Ja sic bene Non Grata Berishen , me genjeSHtra bajate Dhe keta keshtu e kane zakon ne cdo gje qe thone NE NUK KEMI NEVOJE TE DEGJOJME PERALLAT E AMERIKANEVE PER DIKE QE E NJOHIM VETE

    2. N
      Noci

      Ka 38 vjet qe ka vdekur dhe ju vazhdoni t'ia trazoni kockat. Ne 90 kujtuam se shpetuan nga ajo e kaluar e eger dhe e varfer ,por erdhen me te keqinj se ai .Me veprimet e pushtetarëve post socialiste kaq shum u reabilitua nga veprimet e pushtetarëve sa njerezit nuk Dine kush eshte me i keqi

      1. G
        Goliku

        Enver Hoxha ishte triumfator. Fitoi si mbret, jetoi si mbret, u përcuall nga i gjithë populli si mbret. Të tjerat janë përralla me mbret. Gjithçka që ai ka thënë, për politikën e brëndshme dhe të jashtme, u vërtetuan pas rënjes së diktaurës. Shqipëria u rrënua, nën dritën e pishës të "miqve" të Shqipërisë. Edhe gabime ka bërë por, ai regjim nuk mbahej ndryshe. Në kohën që imperializmi atomizohej gjithnjë e më shumë, ai ndërtonte bunkier, për mbrojtjen e vendit të vet. Ku është gabimi këtu?

        1. K
          Kv

          Ah bunkere ,,, a e dini ju qe nje pjese e mire e bregdetit Spanjol eshte i mbushur me bunkere? A e dini ju qe ne Svicer eshte detyrim per ndertuesit qe cdo ndertim te ri duhet te dorezojne me bodrume antiatomike?

          1. M
            Mali

            Goliku eshte nje mal madheshtor!

          2. K
            KAPS

            Çudi e madhe, se dinim që ky Enveri e morri Shqipërinë me 800.000 banorë dhe e la me 3 miljon banorë me fabrika, shkolla kopshte, Universitete, spitale, bujqësi të përparuar, harmoni shoqërore, ku shokët dhe komshinjtë e shihnin njëri tjetrin si vëllezër, por edhe me luftë për pushtet, ku bashkë pushtetarët donin ti hanin kokën njëri tjetrit fshehtas dhe kur dështonin as që shikon ke vetja por vetëm ke monstruoziteti i Enverit të cilit i pëlqente të rrinte në pushtet gjithë jetën, por pa ja kaluar pushtetin të bijve, kurse sot kemi , demokraci ku të lejnë të vdesësh si qen, në rast se nuk lëpin këpucët, të zgjedhurve nëpërmjet lekëve apo vjedhjeve, këtyre pushtetarëve që jo vetëm duan të vdesin në pushtet por duan ta u kalojnë atë dhe fëmijëve të tyre si pronë private.Me xhamia dhe kisha ortodokse pa fund, pa industri,pa bujqësi, pa spitale, pa dinjitet dhe harmoni, dhe më e keqja pa Shqiptarë të cilët kanë marrë arratinë, se kujtojnë se do gjejnë parajsën, duke braktisur vendin e tyre dhe duke ja lënë këtë vend të bekuar nga Zoti, por të mallkuar nga pushtetarët Afrikanëve dhe Aziatikët të të gjitha racave.

            1. x
              xen bythqiri buzpidhi i biri i Sali qelbesires

              Kane inat dhe nuk e kaperdin dot fuqite e medha dhe raksionare ndaj Shqiperise dhe Enver Hoxhes , qe per dekada nuk i ben gje dot ta zbrisnin nga pushteti ose ta eleminonin , dhe trillojne 1001 pallavra qe ti ulin sa do pak imazhin dhe figuren e tij ......kaperdieni me ne fund , se nuk ju gjen gje , eshte nje kafshat qe nuk te demton , vec deponon se per 4 dekada i ruajtet lesht e karit ....ai kish dhe gabime qe ne disa raste u treguan fatale per fatin e popullit tone madheshtor dhe te vuajtur , per kete mund te flasim e shkruajm libra dhe autobiografi t tera , vec per largimin e tij dhe eleminimin , duhet ta kuptoni dhe ta kaloni posht ....i ruajtet hajdain , tani rini e llapni sa te doni , vec historia u shkruajt ashtu si u shkuajt dhe sa do te mundoheni ta shtremberoni ajo nuk shuhet dhe deformohet ...sa per komentin e inicialit "qytetari " jam plotesisht dakort ....shkurt sakt dhe bukur ....

              1. A
                Albanian

                Je i tredhur sllav komunist shqiptar nuk behesh por lind.

              2. T
                Tarrasi

                Ai të paktën bëri shtet kurse këta lamashët e 90 e këtej bënë republikën e drogës dhe korrupsionit.

                1. D
                  Dukati i Ri, Vlore

                  Na keni çare me nder .......Enverit po I vertetohet çdo gje qe ka bere e thene...shikojini politikanet sot si po ja hane kokat njeri tjetrit...shikoni politiken e jashtme cfare thone sot nuk thone neser....shikoni popullin e lire shqiptar, po vritet me njeri tjetrin si kafshet se jane pa azat, prandaj..po shtypin me makine me kater e pese e te le ne mes te ruges,vin tjeteri I mer jeten gruas se botes me femi ne bark e pale kane guximin e len te flasi qe do ishte ekzekutuar ne moment....pa na thoni o te mèncur e krahasoni ...mbahej ndryshe ky popull ???

                  1. E
                    Enver Hoxha fallsifikatori me i madh i historise

                    I ikur nga shkolla ne France jo "per ide perparimtare" por se mbeti ne klase (shkollen nuk e mbaroi kurre). I katapultuar ne krye te Partise Komuniste te krijuar nga Miladin Popovici e Dushan Mugosha me 8 nentor 1941, prandaj dhe gjithe jeten mbeti nje filo-Serb duke sjelle nje Diktature te tipit aziatik me nje Shqiperi-burg 28 000km2 te izoluar nga bota - fiks ashtu sic e donin ne Beograd.

                    1. D
                      Drita e partise

                      Je thjeshte zog gomarit,Te keshilloj te mbarosh kursin kunder analfabetizmit

                      1. v
                        vezhguesi

                        Ne fakt, kur nuk pranon te verteten qe ai me siper ka shkruar, quhesh "zog gomari", njesoj si puna jote qe nuk pranon se kush ishte Enveri, edhe sot kur krimet qe ka bere jane te dokumentuara totalisht.

                      2. L
                        Lexoni komentet lart thot Realitetin _KAPS

                        E .H fallsifikatori kujt ? Hahahah sa spikopate ka kjo hale medieatike si ky ! ____________dukesh qe je nji i semure mendore . Paske nji pasione Psikopati per te shpifur mer nastradin .Mesiguri je i fisit tbirrisha löind e rrit ne Shpelle .Nji gje duket qarte se je nji Armik i ndyre i Shqiptareve o na hongsh karin .______ fiksi sat'eme qe ta shkerdhenin mesaduket ata nga Beogradi .Enveri i dhiste ne surrat serbeve .Ne ate kohe Shqiperia ishte pjes e Traktattit te Varshaves ,i shteteve KOmuniste dhe gjithcka drejtohej nga BRSS-ha Stalini . me serbet e tu ,fshinte carin Xhaveri _vetem se saliu birrishit ja thithte Enverit te gjatin . Yyyyyt kermat e ksaj Bote .

                      3. T
                        Tironci

                        Enver hoxha ishte nga te vetmit burra shteti qe ja u futi komet me i kpuc ,Amerikonve Anglezve dhe Rusve dhe se rrujti ka,,,n per kerken deri sa vdiq , prandaj rrespektohej kudo , po sja qive nonen tjetrit ska si me te thon bab , sot Amerikoni Anglezi me shok na shkelin me kom , mos them llafin me nolt ne i therrasim bab u çam dysh kemi 30 vjet , dhe ata vetem na shkelin me kemb , per Enverin le te boj si gore sot kush te doj vetem llumi shan mas vdekjes , ne shqiptarve per i her te vetme na boni krenar panvarsisht se nje pjes e njerezve kan vujt politiken e kohes , atehere vuajten me faj sot po vujn e vriten pa kurrfar fai.

                        1. B
                          BARCALETA.

                          Kemi me shkolle keta te sotmit BILE BILE me shkolle te larte nga me te mira ne Angli dhe ne Amerke por nuk po dine te drejtojne por vetem kane mesuar se si te vjedhin .

                          1. B
                            BARCALETA.

                            Kemi me shkolle keta te sotmit BILE BILE me shkolle te larte nga me te mira ne Angli dhe ne Amerke por nuk po dine te drejtojne por vetem kane mesuar se si te vjedhin .

                            1. R
                              RAIFI

                              Në kohë të Enverit nuk kishte mirëqenie si tani ,por mirëqenia është si rezultat i zhvillimit teknologjik në botë.Kidhte dhunë ndaj kundershtarve njejt siq ka sot.Atëher pushteti vriste pak veta brenda vitit tani grupet kriminale partiake e të drogës vrasin pesëfishmë shumë. Enveri la tre mkljon banor tani memzi arrin një miljon pleq në Shqipëri.Në kohë të Enverit nuk kishte kurva shqiptare nëpër bulevardet e Europës tani plot .Enveri kishte Ushtri tani nuk ka Ushtri Shqiptare .Nëse keni qenë merakli për serb tani është plotë Shqipëria ,po shtohen çdo ditë dhe janë inkorporuar në çdo pore të shtetit Shqiptar.Do ta lypni Enverin por nuk u lejojnë serbet ta kthejnë atë kohë.

                              1. E
                                Enver Hoxha fallsifikatori me i madh i historise

                                Enver Hoxha qeroi pas lufte tere ato Komandante Brigadash te mbetur gjalle. Si "Armiq Populli" u damkosen para se te pushkatoheshin Sepse - Me shume partizane se ne lufte Hitleri, vrau pas lufte ai Enveri - . U fabrikuan "Armiq" se per 500 vite bashke. Dhe se fundi - Mehmet Shehu kryeministri 27 vjet i Enverit na u gdhi me plumb ne krevat si...Poliagjent i 7 Agjenturave! Ja ku i keni Fallsifikimet e Enverit, ...apo keni gje dyshim se vertet keni patur 27 vjet ne krye te qeverise PPSH nje Poliagjent te amerikaneve, sovjetikeve, jugosllaveve, kinezeve, e gjermaneve gjate luftes!

                                1. j
                                  je bole mor zotni, sepse te rren menja se formula

                                  je bole mor zotni, sepse te rren menja se formula e Birrishit Dixhital *rrej rrej se dicka do ngelet" funksionon edhe me Dullen ...

                                2. i
                                  intelektuali

                                  BO BO UAA CFARE GENJESHTRASH SERVIR GAZETA TEMA SI USHQIM PER FANATIKE ENVERISTE DRU ME PRE! Separi: Enver Hoxha ne prill 1939 ishte ne Ankona te Italise me kunatin e tij Bahri Omari ne nje resort lluksoz llixhash ka edhe fotografi per kete fakt, per cfare arrestimi behet fjale? Sedyti: Enver Hoxha asnjehere nuk ka dale ilegal, por e kaloi Luften bashke me Nexhmijen ne vilen e Bahri Omarit qe ishte kunati i tij kryeballist dhe kryefashist si minister i jashtem i qeverise Mitrovica, kane mbetur dokumenta per takimet e Enverit me emisare te larte fashiste dhe dihet se nga kjo vile Enveri spiunoi Qemal Stafen tek italianet sic veproi me pas me shoket e tjere. Setreti: Nexhmije Hoxha nuk ka punuar asnje dite si mesuese, nuk ka qene komuniste guerilase, por e kaloi gjithe Luften si e papune te vila e Bahri Omarit bashke me Enverin, mund te pyesni historianet Donika Omari ose dhenderin e saj, Pellumb Xhufi per te konfirmuar kete fakt te pamohueshem dhe Nexhmje Hoxha ne 1939 ishte nga vajzat e para qe vrapoi te regjistrohej ne Partine Fashiste, ka nje testere antarsimi i Nexhmijes ne Partine Fashiste si dokument origjinal qe e publikoi Kastriot Dervishi disa vite me pare. Sekaterti: Enveri perdori me dinakeri njohjet familjare me te vene austriake te Eqrem Bej Libohoves, Madam Ollga per te perfituar nje burse ne France, megjithese diplloma e tij e gjymnazit ishte mjaft e dyshimte dhe nuk eshte bere transparente asnjehere. Studimet ne France ishin nje deshtim total i Enverit te ri qe nuk mori asnje provim dhe Zogu i nderpreu bursen, llogjet per perfshirjen e tij ne levizjen komuniste jane propagande, sepse shoku i tij i dhomes, Zai Fundo tregon kur e njohu Enverin me idete komuniste, ai thote se Enveri u pergjegj: “po ne jemi burgjeze o Zai, jo proletare barktharre” dhe kur mbeti rrugeve te Parisit emerohet ne Konsullaten shqyptare te Zogut ne Bruksel, nga ku e perzene me hu jo per idete komuniste, por se kishte vjedhur arken e Konsullates dhe kthehet ne fillim ne Korce ku perseri e perzene se ngacmonte vajzat e reja te Liceut, kete e ka treguar Vedat Kokona dhe shume te tjere dhe nga Korca shkon ne Tirane per te filluar tregetine tek Flora me cigaret, viti 1939 e gjen ne Itali per te kuruar semundjen e reumatizmes me kunatin e tij Bahri Omari Sepesti: Asnje ushtar apo oficer sovjetik nuk eshte hedhur me parashyte gjate LDB ne Shqypni, nuk e di se ku e ka gjetur New York Times kete “fake news” si propagande mashtrimi bolshevik, por dihet qe deri ne 1943 Shqypnia nuk kishte asnje partizan qe te luftonte me fashistet dhe i gjithe LANC vella vrastar ishte veper e Titos dhe komunisteve jugosllave te cileve Enveri i kishte falur Vatanin ne kembim te pushtetit absolut familjar dhe fundi ishte falimentimi i ekonomise me tollona dhe bunkere

                                  1. A
                                    Androkliu USA

                                    E sakt.

                                  2. a
                                    astriti

                                    cfare burri paska qene ,gjigand i vertete. thenjet e tij tashme ne aktualitetin e sotem jane proverbiale.e paska merituar te udheheqe shqiperine.

                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      Kot e kini,nuk erresoni dot figuren e Enver Hoxhes. E tregoi epoka se kush ishte ai..!

                                      1. 4
                                        45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE

                                        Enver Hoxha Triske-Talloni / Ate Bajge c'e kujtoni ? Per nje shishe qumesht ne rradhe qe me nat, Ajo ishte epoka e atij Enverit Lugat / Per te kohe te qelbur me askush s'ka mall, vec ndonje ish-Gardian burgu a ndonje kokerr Budall /

                                      2. I
                                        I PASHKOLLUARI

                                        Intelektual artikullin e ka shkruar gazeta Amerikane apo edhe Amerikanet genjejne.Apo shkruan ti si te ta ka ty qejfi .Me shkolle pa shkolle pak rendesi ka se mos Aliu i Tepelenes pat me shume shkolle apo patì shkolle Ahmet Zogolli 6 klase mesi i mbaroi ne Stamboll dhe ate me ndihmen e Lala Krosit.Ty intellettuale te dhemb akoma bytha ?

                                        1. k
                                          koqevari qeqen

                                          IntelektHallemadhit i osht bo bitha ne burg si tuneli i kalimashit mer ti.

                                        2. I
                                          I PASHKOLLUARI

                                          Intelektual artikullin e ka shkruar gazeta Amerikane apo edhe Amerikanet genjejne.Apo shkruan ti si te ta ka ty qejfi .Me shkolle pa shkolle pak rendesi ka se mos Aliu i Tepelenes pat me shume shkolle apo patì shkolle Ahmet Zogolli 6 klase mesi i mbaroi ne Stamboll dhe ate me ndihmen e Lala Krosit.Ty intellettuale te dhemb akoma bytha ?

                                          1. a
                                            adi

                                            Te gjitha i kan dal sa i perket bunkerave ka qen shume largoames keu ku jetoj une ne Zvicerr sa kushton shtepia kushton strehimorja kunder armeve atom-nuklear -biologjik dhe e kan obligim

                                            1. S
                                              Shqiptari(jo zotnia i mesiperm qe perdot te njejti

                                              Ismail Qemali,Enver Hoxha,Ahmet Zogu,Ramiz Alia,Sali BerishaFatos Nano,Edi Rama,duam,nuk duam,kane bere mire,apo keq,ata kane lene gjurme ne rritjen,zhvillimin dhe perparmin e Shqiperise.Se kush ka bere me shume,se kush ka bere me shume dem,cili ka bere me shume te mira dhe me pak te keqija e vendosin bashkekohesit,ata qe jetuan dhe punuan kur keta burra drejtuan Shqiperine. Persa i takon figures se Enver Hoxhes,ajo eshte nje figure tejet komplekse,tejet e ngarkuar me vleresime pozitive,negative,emocionale dhe personale per kedo qe jetoi nen sundimin e tij. Besoj ka ardhur koha( pothuaj 40 vjet nga vdekja e tij)qe me gjakftohtesi dhe me objektivitet te rikonceptohet figura e tij dhe tere veprimtaria tij gjate Luftes e pas çlirimit.Besoj se gjakerat jane ftohut dhe duhet te kemi nje profil te sakte,te vertete,pa simpati dhe antipati,pa etiketime dhe qendrime te njeaneshme per keto figura qe drejtuan kete vend ne keto 115 vjet.Kjo duhet bere me qetesi

                                              1. T
                                                Ten Siao Ping

                                                EH udheheqes I madh I nje populli te vogel mosmirenjohes

                                                1. E
                                                  Erdogan

                                                  Kush ishte Enver Hoxha? Nje M........t Mu............i. Nje nga qindrat krime dhe me kryesoret te Tij ishin Listat me Emra Evropiane apo "Skiptare". Si mund te mohoeshin Emra Perandoresh Ilyre si Kostantinos. Heronjsh si Arxileas (Arqile),Minelaos (Minella,Odhise,Vasil,Dhimiter etj. Perse nuk u denuan Turkoallvanosat qe sot i ndryshojne Emrat e tyre Arabe ne disa emra kot. Pervec asaj Enver Turku consideronte Kinezet popull Vella kurse Greket ne shumice Arvanitas popull "Mik"! Kjo ndodh se te ashtuquajturit "Rilindas" duke filluar nga Deputeti turk Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj luftuan per Baben. Kurse Populli Greke Epirote i me ne Krye Arvanitasit luftuan per Kombin e tyre Greke. Emrat e Tyre jane te gdhendura ne Gjermanine e asaj kohe. Kush mendon se Veziret,Pashallaret,Bejleret, Agallaret,Hoxhallaret,Muhipet,Dervishet etj kishin Ndergjegje "Skiptare" eshte thjesht Idiot. Ata ishin te Privilegjuaritb(privilege ferngjisht) e Sulltanit kurse Kaurret e ishin te Persekutuar (persecution). Kjo vazhdon akoma dhe sot kur fare hapur Arnautet e vetequajture "Skiptare" declarojne qe Berusga eshte pergjegjes per Imzotin Anastas. Figure kjo e lidhur historikisht me Identitetin dhe Politizmoin (Culture "shqip") Greke te Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia etj me qender Kistantinopolis. Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos. Arnautia dhe Arnautet jane te denuar nga Zoti per krimet kunder atyre qe nuk u turqizuan apo nuk u Identifkuan me Papucin e Vatikanit. Por qendruan besnik te Pirros dhe Kombit Greko-Ilyre.

                                                  1. K
                                                    Km

                                                    Vill se dicka mbetet.Enveri nuk Ka asnje gabim ne lidhje me jugosllavet.Partia u krijuan nga grupet komuniste shqiptare,Jo nga jugosllavet.Miladini,Jo Dushani(sepse ky Ka patur tjeter Rol),Pra Miladini u delegua nga PKJ per te NDIHMUAR,ne organizim,per disa arsye qe nuk vareshin nga deshirat e Enverit:-Miladini ishte Kryetar i PKJ per Kosoven,ndodhej ne shqiperi,i burgosur nga italiane ne burgun e peqinit,bashke me te dhe Dushani U liruan nga c'eta e Myslym Pezes sipas marveshjes me Enverin.-Pse u lidh me PKJ?Sepse ,pas Dimitrovit,detyren e te deleguarit te Byrose Informative per levizjen komuniste ne Ballkan e morì kryetari i PKJ ,Josif Broz Tito.Por ne ate kohe Byroja Informative dhe Stalinit nuk e dinin qe J B Tito ishte agjent i zbulimit englez qe nga viti 1935(sipas Gribanov ne librin Banda Tito vegel e luftenxitesve angloamericane,bot viti 1951 ne gjuhen ruse.)Pra ,njohja e PKSh nga Byroja Informative (kominterni)do te behej nepermjet J B Titos.Kji detyronte kete lidhje dhe Rol te Miladini.Dushani i perkiste elementeve shoveniste dhe gjate gjithe kohes qe punoi ne shqiperi e kreu me se miri rolin e tij duk.e rekrutuan me marrjes deklaratash te shume kuadeove te luftes ,perfshi Edhe Fiqeretes shehun,dashnore dhe agjente e tij.Ai Ka direkte pergjegjesi e e informimit te kuestures italiane per bazen ku strehohej Vojo kushi vete i katert,informim i marre nga Fiqerete Shehu.Dushani dhe te tjere pas tij kane meriten e rekrutimin me deklaraten "do ti qendroj besnike PKJDhe shokut Tito".Dhe nuk Jane Pak.Pyesni Fatos lubonjen se Mbase i Ka thene ndonje gje i jati.

                                                    Lini një Përgjigje