Rrëfimi i një prej vajzave më të bukura të Tiranës: Emri im për pak më mori më qafë

6 Mars 2023, 10:14Dossier TEMA

Rrëfimi i një prej vajzave më të bukura të

Të kishe ngjashmëri me një aktore, artiste, këngëtare, apo personazh të famshëm të botës së artit, kinematografisë e spektaklit, etj., në Shqipërinë e para viteve ’90-të, konsiderohej një “privilegj” i madh në njohje, miqësi, deri në histori dashurie, për vajzat apo brezin e viteve ’70-të. Të ishe “sozi” e Klaudia Kardinales, Sofia Loren, Brixhit Bardos apo, Rozana Podestas, t’i shtonte “pikët”, sidomos përpara adhuruesve të kulturës perëndimore. Dhe rastet nuk kanë qenë të pakta. Por, që të mbaje të njëjtin emër e mbiemër me një showgirl të televizionit italian, ishte dhe mbetet sigurisht diçka e veçantë, krejt e rrallë.  

Nga Uvil Zajmi

Cila ishte Loreta Goxhi, emri i së cilës do ta shoqëronte Lolën, vajzën simpatike të Rrugës së Durrësit, jo vetëm në adoleshencë, por edhe në jetën studentore, martesore, deri në udhëtimet e kontrollet e pasaportave në shtetet njohura të Europës…?!

Pse e mbante sekret emrin e vërtetë, tentativat për të komunikuar me aktoren italiane dhe refuzimi i saj?!

Por jo vetëm: Si u përhap lajmi se; Raffaella Carra, ishte shqiptare e pritej të vinte në Tiranë, për të takuar farefisin e saj? Cila është historia e burrave që u martuan apo patën lidhje me gra italiane dhe e kundërta? Lidhje që u mbajtën të fshehura për gjysmë shekulli? Anna Qazim Oxa, këngëtarja e famshme italiane, që pohonte botërisht se; është një shqiptare nga Kruja, është njëra prej tyre.

“Lola”, kështu e kanë njohur

“Lola”, kështu e kanë njohur, thirrur, madje edhe sot, shkurt “Lola”, por emri i saj i vërtetë është Loreta, Loreta Goxhi. Në të gjitha dokumentet, kështu figuron: Loreta Goxhi, lindur në Tiranë, më 27 dhjetor 1954, motra e dy vëllezërve, Astrit dhe Arben Goxhi, prej shumë vitesh banuese në “Rrugën e Durrësit”.

“Emrin e vërtetë, Loreta, e kam mbajtur ‘sekret’, pasi druhesha, kisha frikë, se një emër i huaj, ose të qenët fëmijë e një familjeje të huaj, kishte një ndikim jo shumë pozitiv në ato vite, kur ‘lufta e klasave’, ishte e ashpër. Kisha ndrojtje, madje nuk i tregoja askujt se kisha të njëjtin emër me atë të këngëtares italiane, Loreta Goxhi”, e fillon rrëfimin e saj, Lola.

Loreta Goxhi… tërhiqte vëmendje emri juaj?

Në adoleshencë, pak e lidhnin emrin tim me atë të këngëtares italiane. I pari që mbaj mend, ishte Gavrosh Lëvonja, mësuesi i Matematikës në Shkollën e Mesme Ekonomike. Që në çastin e parë, teksa bënte apelin, sapo ndeshi me emrin tim, u ndal, ngriti kokën, hodhi sytë nga klasa e tha: Loreta Goxhi të ngrihet në këmbë.

U ngrita dhe ai vazhdoi: “Cila je, e di që ke emrin e një artisteje të madhe, të televizionit Italian”? Po, iu përgjigja, e njoh, e kam parë në Canzonissima’. Gavroshi, ishte jo vetëm mësues i veçantë, por njeri me kulturë, sportist i njohur, fliste avash. Më ngrinte sistematikisht në mësim, vetëm nga dëshira për të shqiptuar emrin, Loreta Goxhi. Këtë më ka thënë vite më vonë. Më vlerësonte shumë mire, edhe në rastet kur nuk e meritoja.

“Për emrin e madh që ke, meriton notë të lartë”, shprehej ai para klasës. Kush e njeh Gavroshin, e di sa karizamtik dhe tip i veçantë ishte. Kam edhe një rast tjetër: Në përfundim të zborit ushtarak, po dorëzoja armën, punonjësi që i merrte në dorëzim, më pyeti si e kisha emrin. Loreta Goxhi, i tregova, çka u shoqërua me të qeshura nga nxënësit e tjerë. “Pse tallesh me mua”, më tha, e pasi mbylli magazinën, u ankua te drejtoresha. Ajo më thirri, e pasi verifikoi emrin, e mbylli çështjen.

Pse ky emër, ka qenë rastësi?

Them se po. Ma ka vënë babai, i cili u nda nga jeta shumë i ri, kur unë isha e vogël. Gjatë viteve ’70-të, kur ndiqnim televizionet italiane, të Rai-it, transmisionet muzikore të shtunave në mbrëmje apo, në radio ‘Hit-Parade’ të Lelio Lutazzi-t, një emision me këngë, çdo të hënë e të premte në drekë, shumë i ndjekur nga rinia e atyre viteve, emrin e Loreta Goxhit e diskutonim midis nesh, për nga ngjashmëria e këtij mbiemri, me atë të familjes sonë.

Më kujtohet, që flisnim me vajzat e xhaxhallarëve, në veçanti me Dianën e, Nora Goxhin, ish-basketbolliste, gruaja e Arben Mingës, ish-futbollistët të famshëm tashmë të ndierë. Sidoqoftë, nuk e fshihja dot, edhe në rini, shkollë, lagje, në “Rrugën e Durrësit”, njihesha si Lola, por komshinjtë, shokë, të afërm e dinin që e kisha Loreta Goxhi.

Në mjaft raste, si për të shitur mend, më prezantonin: “Kjo është Loreta Goxhi, ose jam vëllai, apo jemi vajzat e xhaxhait të Loreta Goxhit”, thoshin. Mbiemrin Goxhi, e kam mbajtur për shumë vite, në kujtim të babait, por e detyruar, e kam ndryshuar, pas viteve ’90-të, duke përdorur Bega, atë të bashkëshortit.

Pse e detyruar?

Kur shqiptarëve, i’u dha mundësia e lëvizjeve të lira jashtë shtetit, sapo shkelja në tokën italiane, në kontrollin rutinë të dokumenteve, në aeroporte, kudo, policët ndalonin për një çast më shikonin mua, pastaj pasaportën, duke menduar nëse isha këngëtarja e vërtetë, apo diçka tjetër. Nisur nga kurioziteti që përcillte emri dhe mbiemri, fillonin pyetjet pa fund; nga je, çfarë lidhje ke me Loreta Goxhin, etj.

Duke e parë si një pengesë sistematike, deri në bezdisje, jo vetëm në Itali, por edhe në Spanjë, Gjermani, Francë, kur shkoja bashkë me bashkëshortin, nga ndalesat, pyetjet e stërzgjatura, vonesat, filluan të më krijonin një shqetësim të vazhdueshëm, dhe u detyrova ta ndryshoj mbiemrin.

Po me bashkëshortin si jeni njohur?

Edhe ai më njihte e thërriste Lola. Ka qenë krejt rastësisht…! Teksa ishim ulur te kafe “Flora”, në një moment, papritmas doli në skenë emri i vërtetë. Një shoqe e imja, Mamica, duke e nisur me shaka, thotë: “Doktor, e di që je dashuruar me Loreta Goxhin”? Edhe bashkëshorti, si gjithë të tjerët, heshti, dhe i befasuar më pyeti: “Pse, ky është emri yt i vërtetë”? Pastaj, kur bëmë celebrimin, në lagje pati një moment kur para dëshmitarëve, që ishin miqtë tanë, nëpunësja lexoi: “Ju Loreta Goxhi, e pranoni si bashkëshort…”? duke krijuar një situatë të veçantë, nisur nga emri që tingëlloi ndryshe.

Kur bashkëshorti im, me profesion stomatolog, shoqëronte grupe turistësh italianë, sapo prezantohesha, befasoheshin, më shikonin me kureshtje, duke më pyetur: “Kemi edhe ne në Itali një këngëtare të njohur me këtë emër, e keni gjë atë”? Edhe në punë, ishte një shef finance nga Shkodra, shumë i kulturuar, që nuk më thërriste Lola, por Loreta. “Sa emër i bukur”, thoshte me kujdes, për të mos treguar në publik se e kishte fjalën për Loreta Goxhin. Loreta Goggi (italiane)

E keni menduar vërtet se keni pasur lidhje me Goggi-n e Italisë?

Gjithçka u provokua pas kthimit të xhaxhait Petrit nga Stambolli në vitin 1995, kur shkoi atje për të takuar të afërm, që i kishin mbetur pas emigrimeve të largëta në vite e breza. Kur erdhi, na tregoi se një degë e mbiemrit tone, ishte transferuar prej kohësh në Itali, dhe një ndër ta që e trashëgonte, kishte të bënte me familjen e një artisteje italiane me famë, duke cituar emrin e Loreta Goxhit.

Ishte një informacion i rrëfyer brez pas brezi, pa mundur që askush ta verifikonte këtë degë të krijuar nga njëri prej stërgjyshërve, rreth viteve ’20-të, kur ai jetonte atje. Për ne ishte surprizë, nisur edhe nga fantazia në vite, lidhur me ngjashmërinë e mbiemrit me artisten italiane. E vetmja alternativë për një verifikim konkret, mbetej Loreta Goxhi.

Keni kërkuar ta takoni?

Po, aq më shumë, pas kthimit të xhaxhait dhe rrëfimit të tij, që në njëfarë mënyre na dërgonin te dega italiane e mbiemrit Goxhi. Nëse ekziston vërtet një lidhje e tillë, kjo vjen nga gjyshi i saj, që mund të jetë djalë shqiptari, nga lidhjet e shumë viteve më parë, siç e tregova më sipër. Në italisht, mbiemri shkruhet me dy “G”, por lexohet si në shqip, “Goxhi”.

Ne tentuam dhe kërkuam ta takojmë atë, por pati një mos dëshirë nga ana e familjarëve dhe të afërmve të saj, ndonëse pak më ndryshe ishte qëndrimi i motrës, Daniela. Në vitet që vijuan, nuk bëmë asnjë tentativë tjetër e, gjithçka u mbyll këtu, duke ndërprerë e shuar çdo iluzion.

Koha e gjatë ka bërë të sajën, dhe qëndrimin e tyre, nuk dua ta paragjykoj. Ndoshta një ditë edhe mundet, por brezat që vijnë, pak janë të interesuar për trungun familjar, kjo edhe për faktin, se një pjesë e mirë kanë vite që janë larguar nga Shqipëria, familjet janë ndarë, duke humbur kështu ndjesinë e trashëgimisë e prejardhjes.

Ju pëlqen Loretta Goggi?

Po, shumë. E shtyrë nga kurioziteti, kam lexuar për jetën e saj. Një grua me personalitet, artiste shumëdimensionale, inteligjente, me një karrierë të ngritur falë aftësive. I dëgjoj edhe sot këngët dhe repertorin e saj. Bashkë, kemi një diferencë të vogël moshe. Sa herë që e shoh, kam një ndjesi ndryshe.

Repertorin e këngëve të saj, e dëgjoj shpesh në makinë, shtëpi, sikur më lidh e më rikthen në adoleshencën time, madje më shoqëron, kur jam e angazhuar me punë intensive. Në veçanti, kënga “Maledetta Primavera”. Zëri saj i bukur, më krijon një emocion të veçantë, tejet nostalgjik. Jam shumë kurioze nëse do ta takoja një ditë si do të reagonte!

Anna Oxa, një shqiptare e vërtetë

Ajo që është shqiptare, madje duke e deklaruar pa asnjë hezitim, është Anna Oxa (Hoxha), lindur në Bari më 28 prill 1961, me prindër, babai shqiptar me emrin Qazim nga Kruja dhe nëna italiane. E diplomuar në Liceun Artistik “Giuseppe de Nittis”, në Bari, ku edhe ka kaluar fëmijërinë e adoleshencën. Karrierën si këngëtare e ka nisur shumë e vogël, në disa piano-bare të qytetit, ndërkohë që në moshën 15 vjeçare, regjistron këngën e parë, “Fiorellin del prato”.

Në vitin 1978, debuton me albumin “Oxana”, ku veçohen “Un’emozione da poco”, “Tutto un’attimo”, “Donna con te”, etj. Ajo ka fituar dy herë Festivalin e Sanremos, në vitit 1989, në duet me Fausto Lealin, me “Ti lacshiero” dhe më 1999, me “Senza pieta”. Ana Oxa ka ardhur disa herë në Shqipëri, duke marrë pjesë në spektakle dhe evenimente të ndryshme.

A është Raffaella Carra, tiranase?!

Raffaella Carra, një emër arti ky, pasi emri i saj i vërtetë është: Raffaella Maria Roberta Pelloini, ka lindur në Bolonjë më 18 qershor, të vitit 1943. Përveç si artiste, showgirl, protagoniste absolute e spektakleve televizive italiane, fama e saj, erdhi krejt papritur në Shqipërinë e viteve ’80-të. Duke qenë se në Tiranë ishin disa familje me mbiemrin Karaj, e provokuar nga një informacion nën zë, u përhap gjerësisht në kryeqytet se familja Karaj, ka lidhje të afërt me Raffaella Karra dhe se ajo është me origjinë shqiptare.

U krijua një situatë e bujshme për kryeqytetasit dhe ky lajm ishte në qendër të bisedave të mbrëmjeve, jo vetëm familjare, por kudo, në grupe miqësie, në xhiro, pasi një fakt i tillë ishte interesant për shqiptarët që kishin simpati për të. Kaluan muaj dhe, kur pritej (sipas bisedave) që Raffaella Carra të ulej në Rinas, midis fantazisë e të vërtetës, lajmi filloi të shumohej, e në pak kohë, gjithçka ra në heshtje dhe për vite nuk u fol më për këtë fakt.

Cila është Loretta Goggi?

Loretta Goggi, ka lindur në Romë, më 29 shtator 1950. Ajo është e dyta e tri vajzave të familjes me origjinë nga Circelo (Benevento), aktore, këngëtare, moderatore, showgirl, balerinë, imitatore, etj. Edhe motra më e vogël, Daniela, ndoqi rrugën e saj, por pa mundur të ketë famën e motrës. Që në moshë të vogël, Loreta, ka studiuar për muzikë, e shtyrë nga pasioni që i kishte transmetuar i ati.

E zbuluar nga Korrado në fund të viteve ’50-të, kur ishte vetëm dhjetë vjeçe, ajo fiton konkursin radiofonik “Disco magico” dhe në fillim të viteve ’60-të, regjistron këngën e parë, që është njëkohësisht muzika sonore e filmit francez “Sangue alla testa”. Si aktore debuton në vitin 1959, në RAI në programin televiziv “Sotto processo”. Një ndër këngët e famshme të saj është “Maledetta primavera”.

Memorie.al

61 Komente

  1. n
    nostalgjia ...

    Kan qen kohe Interesante ,per shume nga ne qe kemi qen femije ate epoke , por qe Canzonizma _Muzika Filmat Kultura italiane _ ishte i vetmi orientin i shqiptareve ,natyrishte nepermjet Televizionit ,qe per mua ka qen nji kohe e mbushur me shume emocione edhe pse jetonim ne izolim nga Bota . Aporpo familje italine ka pasur pothuaj ne disa qytete bregdetare te Shqiperise Durres _Fier_Vlore ,natyrishte te perzier me Shqiptaro Italiane ,te cilet ate kohe si shume te huaj te tjere ishin shqiptarizuar dhe te gjitheve na dukej dicka ńormale . Tirana ka pasur gjithmone femra te bukura si Loreta Goxhi qe ku shkrim na kthen ne kohe pas e ben nostalgjike

    1. A
      Albina

      Mirë që nuk e ka patur mbiemrin Muti , sepse do ta ngatërronin me aktoren e shquar Ornela Mutti......................................... Po latë nam me këto tregime. .................. . E para, Loretta Goggi dhe kjo Loreta Goxhi, janë pothuajse moshatare dhe babai emrin nuk ja ka vënë i ndikuar...................................................................... . E dyta, emri Loreta në atë kohë ishte mjaft i përdorur, si emër shqiptar. Në shkollë të mesme, ishin nja 5 Loreta, moshatare të kësaj Loretës............................................. Pra, nuk ka qenë emër i ndaluar................................... Megjithëse nona Loreta e pranon edhe vetë se problemet me emrin i pati pas '90.

      1. n
        nostalgjia...

        Albiiinaaa , jo me kte tempo mi ,se na rrexove per tok . Dhe te lutem ,Ornela Muti-n mos na e kujto se aaaapa pa pa pa ,Filim Gruaja me e Bukur _kur Ornela ishte 16- vjece ,nji Yll i vertete , ne ate Film Klasi ,me Vito Juvaren ,e kam ne memorije ala sot .E kam pare te pakten 11-here ate Film ,siha ne klasen 6-7 te fillore oh Zot cfar Femre O.M. _ Ndoshta, Autori flet per ate cfar ka jetuar ai vet ,pra i referohet pjetimeve te veta dhe kjo Loreta te ciles i referohet mundet te ket qen e vetmja qe ai ka pas njohur .Pra , mendoj se ktu s'ka vend per rrevolt e nderuar . Poo jemi shqiptare moj Albina ,perse duhet te perplasemi me kaq forc ,pak me embel na ben mire te tereve .Klm.

        1. a
          aaaaaa

          Ca koincidence ,,,edhe une kam qene ne klase 7 ne 71-72,,,dhe mbasi kam pare filmin Gruaja me e bukur, kam ndejt nje jave pa gjume dhe i depresionuar.Bile edhe Merita shoqja ime e bankes me gjithe afersine dhe ngrohtesin ndaj meje nuk ia dilte qe te me sillte ne vete(shaka). He ca kohe te bukura kane qene.Origjinale si Ornela Muti biles me e bukur se ishte pa filtra,ka qene nje vajze (me origjine came) ne Durres,e cila e kishte shtepine afer shkolles Gj.Kastrioti.Me sa morrem vesh me vone ajo u be viktime dhe u perdor nga ish kryetari i deges se Durresit dhe grupit te tij per orgjira.Me sa mbaj mend ky kryetari u denua me 12 vite burg dhe ka qene vllaji i nje politikani shume te rendesishem te PS.

          1. a
            aaaaaaaaa ! hah ha ha haaaaaaaaaaa

            aaaaaaaaaaaaaa. ca koincidence . Meqe na solle ne ato vite me shkollen ne Durres . Uleshin treshe ne Banka se ishin 45 nxenes ne Klase dhe Motra jote ulesj mes ne te dyve ,por asnii keqkuptim . E vleresonim njelloj si Ornelen (!)

        2. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....kjo eshte pafytyresi sunitesh!!! C'lidhje kane turkoshaket Goxhi me talionen Goggi!? Apo Karaj me Carra!? Te pakten gezohuni me t'bijen e Qazimit Oxa...... hahahaha!

          1. t
            tironsi

            Mutofagos, je bo si Shabon Qosja, se nuk rri pa u krujt me te gjithe robt.

        3. e
          enxhi

          Fytyre e regullt e krejt normale!!!! Asgje per te thene me e bukura e as per te perdorur krahasime me figura te shquara te kinemase!!!!!!!

            1. ….

              Absolutisht e vertete, artikull koti

              1. A
                Arjan

                Enxhi,femren e bukur nuk e ben vetem bukuria ,e bejne shume tipare ,e ben zgjuarsia e ben thjeshtesia buzeqeshja e shume te tjera.Per ne qe kemi jetuar ate kohe ato kane qene Xhinat ,Sofiat Brixhidat tona dhe ne nuk i nderrojme me askend ne bote.Eshte pak e ekzagjeruar rreth emrit Loreta mbas marteses por me mire te shihje Loreten e asaj kohe se sa te shohesh big brother tani.

              2. C
                Cudia

                Pika mu në b...th për lajmet. Hajde ta bëjmë deputete tani. Lajme injorantesh.

              3. D
                DikManJaku

                Po boll o me keto rrefimet e keti tipit se late nam. E para asnje ngjashmeri nuk kane te dyja. E dyta vdesin shqiptaret me u hap pak. E nderrova mbiemrin thote se me ngaterronin me ate tjetren dhe bezisesha ne aeroport. Po si mund te ngaterrohet Goggi me Goxhi kur shkruhet? E paskan ngaterruar ne Itali thote. Dhe nuk ja thonin emrin ne shkolle se kishin hall se w persekutonin dhe ai mesuesi i vinte nota te mira se e kishte emrin si ajo aktorja italiane shume e famshme dhe ja thoshte ne mes te gjothe klases po mesuesi skishte frike.mos e persekutonin . Aman pordhe me rigon

                1. x
                  xha Beqo

                  Tamam me rigon, une ne vetem ne Klase kam pasur tre Loreta, ne Lagjie nja nje dyzine te pakten...

                  1. a
                    anti25642654censurë

                    hë mor se diçka duhet shkruar,nuk i thonë kot gazetë!!nëse nuk ka lajme!?i krijon ato!!gjen ylviun dhe ai kujton vitet e rinisë dhe kyçat e dorës që ka konsumuar e më pas shkruan si puna e mol kadares,disident i pastër,sekretar partie!! e merua në krizë menopauze,i boton!paraja të rrjedhë pa çi qi tëmën e ka mbiemerin muti a goxhi!?kujt i plas!!

                  2. t
                    tipidhecufo

                    Nostalgji e autorit qe ne rinine e tij ka thurur enderra me kete vajze. Natyrisht ka qene simpatike, dhe ne nje vend ku gruaja duhet te kishte tipare burri, do te binte ne sy per hiret femerore.

                    1. A
                      Andreas

                      Goggi dhe Goxhi per italianet jane dy "shqiptime" complet te ndryshme dhe pa asnje lidhje me njera tjetren! Madje edhe Loretta con Loreta "shqiptohen" ndryshe. Ndaj me duket pak e çuditshme qe kjo zonja paska qene e "detyruar" te nderroje mbiemrin nga shqehtesimi qe i krijonin kur kalonte kufirin.

                      1. g
                        gozhda

                        ku eshte femer e bukur kjo? Normale eshte , por sic duket dikujt i ka mbetur gozhde qe nuk e kapi dot.

                        1. K
                          KOM

                          Respekt per zonjen dhe jete te gjate...por kjo histori tregon mjerimin e atyre viteve. Detaje kaq jo domethenese te behen histori. Si psh ato personat qe akoma sot na cajne koken me frazen "degjonim rock and roll", sikur kjo i bente keto persona te kishin ndonje vlere te jashtezakonshme dhe ndryshe, nderkohe ate gje bente gjithe rinia e atyre viteve.

                          1. k
                            koli

                            eh tirona i koh kishte lezet, tani eshte mush me malok.

                            1. E
                              Era

                              Shkrim shumë i dobët, pa asnjë gjë interesante.Gënjen shkruesi, sikur jemi në vitet 60.

                              1. N
                                Nostalgjia ...

                                Un e gjej shume te goditur kto Shkrime Nostalgjike te Autorit U.Z . Nuk arrij te kuptoje disa komentues qe kerkojne ne cdo rast te cvleresojne ate qe s'munden ta kuptojne ose s'e kan jetuar aspak per arsye nga me te ndryshmet ,se ku jane rritur etj etj . Madje ka edhe nga ata ,qe tentojne kte Femer kaq simpatike me nji Luke te thjeshte Natyrale ta shikojne jo ashtu si ne te vertete ka qene ,ashtusi e pershkruan Autori i shkrimit ,por edhe te tjer si psh KOM qe e fillon komentin si duhet dhe shqetesohet me shprehje si ; "degjonim rrock and rroll" etj . Jo mor zoteri sepse nuk eshte aspak si e intepreton ti (KOM) ate fraze qe te bezdis _ sepse te gjithe dijme mire ,ne adoleshentet apo rinia e viteve 80-90 se jo te gjithe shqiptaret kishin mundesite (Kasseta Magnetofone ) te degjonin Kenget e Yjeve te Botes ,prandaj mos e ekzagjeroni me te tilla te paverteta . Megjithate ,ne qe kishim fatin ti gezonim kto Favore nuk mendonim si shpreheni ju ,qe te kishim Vlera ,kishim Njohuri me shume kjo eshte e pamohushme ,sepse jo te gjithe i kishin ato mundesi . Ky eshte Realiteti qe s'mundet te mohohet nga asnji .

                                1. M
                                  MEMEDHETARI

                                  Degjo,ti Nostalgjia,a e pe titullin e shkrimit?... "Emri im per pak me mori ne qafe"...(!!!!) Ne shkrim kuptove ndonje rrezik per Loreten?... Prandaj behu nostalgjik sa te duash por mos na ha mune shume...

                                  1. N
                                    Noooooooo........!

                                    MEMEDHETARI , cfar pellet ti mer ej ? C'mize e pickoj ket mer tej .Si mundet te mungojne trapa si ty ne kte (.............) Ne jemi nji shoqeri e Hapur per IDIOTE (!)

                                  2. A
                                    Aldo

                                    Jo te gjithe kishin manjetofone ne vitet 70 - 80, por radio dhe televizore kishin, prandaj pretendimi se te rinjte posedues manjetofoni ishin me te informuar se te tjeret thjesht eshte aspak real; mund te degjonin me shume muzike si sasi , por per me shume info mund te kishte nje person qe dinte disa gjuhe te huaja . E gjithe rinia ndiqte hit parade apo diskoring (ky ne TV te dielave ne dreke) dhe pervec ketyre emisioneve stacionet e radiove dhe TV nga Italia dhe jugosllavia transmetonin jo pak muzike perendimore. Ne stinen e veres se vitit 1986 u hap kanali 2 i radio Tiranes qe perdite nga ora 11 deri ne 2 te drekes transmetonte muzike perendimore pop dhe rrok. Shqiperia ka qene nje nga vendet me te izoluara ne bote atehere, dhe edhe per kete arsye injoranca qe ne gen shtresezonte fare kollaj. Ne fillim te viteve 70, Rtsh transmetonte nje serial Italian Shigjeta e zeze ku luante Loretta Goggi, ne rolin e Xhoanes, dhe shume vajza te reja atehere filluan ti mbanin floket e shkurtra, stil Xhoane.... Gjithashtu jo pak te rinj shqiptare ne vitet 80 I mbanin favoritet te prera qe lart si sllavet (jugosllavet) duke damkosur veten e tyre si shtrese naiviteti. Nje njeri me intelekt normal I mban floket si I pelqen vet dhe jo duke imituar nje rrace inferiore sllave qe as te flase nuk di ! Ne vitet 80, shume futbolliste te njohur braziliane papritmas dolen me origjine shqiptare, disa te mjere (shtrese...) edhe I besonin, ashtu si besonin vite me perpara se e madhja Raffaella Carra paska qene shqiptare dhe do zbriste ne aeroportin e Rinasit per t'u perqafuar dhe shmallur me popullsine shqiptare . Nuk eshte rastesi qe Shqiperia ndodhet ne kete gjendje sot ; ne izolim ose jo shtresa e naivitetit ketu prevalon !

                                    1. N
                                      Nostagjike...

                                      Aldo , sa nen Lupe i merrni fjalit e Komenteve mer burr ,njelloj si bejne shumica ktu qe i turrren Autorit te Shkrimit ,si ti ket ofenduar Grate e tyre te Bukura ! _ Posedimi i Magnetofonave _______nuk pretendon askush qe te ken qen ,ata qe njihnin etj etj me mire se shume te tjer Muziken ,por Un e nenvizova ,duke ju referuat thjeshte asaj ,,,sepse u permend ,_rrock and rolli _ dhe te jemi realiste , se ; _______ ndoshta te gjithe ose shumica e shqiptareve ndiqnin Hit Parade-n pra gjihtcka na afrohej nga Medie pra TV Italian apo Radiot tona , pra nji Muzike Pop etj .por_________ Rock'n'Roll i cili misherohej_______ nga Elvis Presley , apo __________Rolling Stons etj etj apo Muziken e Bob Dylan , ne nuk e degjonim asnjiher ne Radio ose shume shume rrall , dhe kjo lloj Muzike rrock ,degjohej vetem nepermjet Kasseta-ve , ________________pervec se Tom Jonnes te Dielave ne Megjes _ku jepej Muzike e Huaj nga Bota , por edhe nga Tommy jepej _________vetem Delilah ose She's a Lady ______jo te gjitha kenget e tij ,pra nga Radio Tirana . Moda pastaj ,qe shpertheu me 71 - favoritet e Floket e gjata , Pantallonat Kauboy , vet kam qene ne shkolle fillore por mbaj mend te medhenjte djem e dajove te halles etj .Moda e muzika jugosllave s'kan qen kurr dicka ,per mua dhe rrethin tim miqesore e kushirnjve seose sihin te gjithe filo italian . Pra edhe persa i takon asaj se ndonjiher eshte tepruar me te berit Shqiptare Figura te Shqura VIP e Botes ,nuk duhet par aq shume nen lupe ,sepse thashethemet ekzistojne ne cdo vend te Botes dhe ne:si te izoluar e kishim Thashethemin te zhvilluar ne te tjera fusha ,sepse edhe kemni pasur VIP Boterore si Vllezrit Belushi ,Ana Oxa etj qe kan Origjine te 1 Prindi ose te dy Shqiptare . Pra ,le ti kuptojme komentet me syrin e qytetarit ,pa ndonji tendenc apo "mburrje " si mundet t'i duket ndokujt ,por thjeshte si nji pjes te Nostalgjise tone . Un nuk mendoj se dikush koemnton ktu me i tregu se eshte dikushi ,jo me jo ,kan naive s'duhet te jemi por thjeshte muhabet . 1000 -her me mire kti Shkrime te U.Z mbi Nostalgjine ,se sa me pa ore e minute ktu Dy Gomaret e Politikes me kokat e saliut e metes ! Pra te gjithe kemi nevoje per pak shkeputje nga temat Politike qe mbysin cdo Medie e TV ,pra kemi te nevojeshme per pak Atmen Pause .

                                      1. A
                                        Aldo

                                        E drejte verejtja juaj Nostalgjike, per sa i perket nostalgjise me ka pelqyer jashte mase nje shkrim i autorit Uvil Zajmi per plazhin e Durresit, botuar ne nje tjeter gazete muaj me perpara Per sa i perket izolimit kemi patur fatin te gjendemi gjeografikisht ne Europe. Kontakte direkte me perendimoret si popullsi nuk kishim por per shkak pra te gjeografise informacion se cfare ndodhte ne bote kishim jo pak. Radiot e huaja ne shqip, ne vecanti Rai 1 Rai 2 etj na hapnin syte te mos perfundonim si koreanoverioret sot

                                  3. f
                                    fshtari halim

                                    Sic e shikoni edhe vehte ka qene nje vajze normale simpatike e moshes. Ato pordhet e mbiemrit apo te shkrimit jane pallavra. Gallata qe eshte bere apo qejfi dhe thash e themet e asja kohe kane qene normale.

                                    1. a
                                      asd

                                      Ngjarje e stisur dhe pretendime mendjelehta. Fakti qe kishin te njejtin emer eshte prova e kundert, pra qe me siguri nuk jane as motra dhe as kusherira. Kush baba apo xhaxha idiot do ti vinte femijeve te njejtin emer? Sa per dijeni ne gjimnazin e Elbasanit ne vitet 80' ka patur nje vajze tjeter me te njejtin emer; Loreta Goxhi. Te shikoje se mos ka moter kete tjetren.

                                      1. s
                                        shoqja e loretes .

                                        Sa shume enderrojn shqiptaret !!!! Edhe un e kisha ne shkolle Loreten time qe sot asht avokate e zonja.e bukur si kukull eshte dhe sot..sa shume ngjan me Ornela Muttin ..ama ajo kurr nu u krekos ti jap vehtes kaq renci e te hiqej si me e bukura nder ne !! Askush sta ka mohu emrin ne sistem..kan pas gjera tjera sistemi me u marr me njerzit.(popullin) Beja qejfin vehtes se do mbush gazetari faqet e portaleve . Askush ste ka perndjek dhe kengetarja ka ber mir qe ste ka dhen njohje ! sa vuajm per fam ne si popull ....???!!!!! pppffff

                                      2. D
                                        Dibra modhe

                                        OR DERRA...O INJORANTE...LORETA GOGGI ESHTE PURO SHQIPTARE nga babai dhe puro VLONJATE .... BABAI LORETES ISHTE NJE STUDENT SHQIPTAR NE ITALI KU U NJOH ME NENEN E LORETES TEKSA STUDIONTE SI INXHINIER (ne mos gaboj)... BABAI I LORETES U DETYRUA TE KTHEHEJ NE SHQIPERI PER TE TAKUAR FAMILJEN DHE NGELI KETU PASI MOTERQIRAT KOMUNIST NUK E LANE ME TE KTHEHEJ NE ITALI... KESHTU PRA...LORETA ISHTE JETIME ME BABA GJALLE... PAS VITEVE '90 FAMILJARET E BABAIT TE LORETES JANE MUNDUAR QE TE LIDHEN ME LORETEN POR NUK KANE MUNDUR DOT PASI LORETA NUK PRANON NE ASNJE MENYRE... FAMILJARET E BABAIT TE LORETES KANE BERE DEKLARATE PUBLIKE NE MEDIAT SHQIPTARE DUKE THENE QE NUK DUAN ASNJE GJE NGA LORETTA...VETEM TE SHOHIN GJAKUN E TYRE...PASI BABAI I LORETES VDIQ ME LOT NE SY SI PASOJ E NDARJES ME DHUNE NGA FAMILJA NGA MOTERQIRET KOMUNIST... HAPNI SYTE DHE KONTROLLONI PARA SE TE FLISNI DHE BENI IRONI 2 LEKSHE ... KUR THONI QE NE I BEJME TE GJITHE SHQIPTAR... DERRA KAFSHESH ...PROVINCIAL INTERNETI

                                        1. S
                                          Saliu i shpellës

                                          O Dibra, turp të fyesh babanë tënd komunist, apo edhe baballarët e tu komunista o moter prostitutë, që shëtit me benz (x) që bleve me paret e dafllakut të motrës

                                          1. D
                                            Dibra modhe

                                            O TE QIFSHA ROBT MU NE PIDH...TA SHKERDHEFSHA FISIN NGA BABA E NGA NONA...O METERSHKERDHY...PO TY TA KANE SHKERDHY MOTREN SIGURIMSAT E ENVER ROBSHIT QE ZBRITE NE TIRONE..O PIDHMOTERSH ...O TA PERDHUNOFSHA FAMILJEN PARA SYVE TE TUM..TI QIFSHA FEMIJET MU NE GOJE O ROBQIR...PO JU JA LEJSHIT FEMRAT E FAMILJES SIGURIMSAVE QE TE BENIT KARRIERE MER HALE...O PIDHROBSH O MOTERQIR...PO JU KOMUNISTA NYK E KENI PAS PROBLEM ME JA LON PIDHIN E MOTRES E NONEN SIGURIMSAVE QE TE KISHIT NJE PUNE ME TE MMIRE.PTTUUU FISQIRA MOTERQIRA RRACEQIRA KOMUNIST

                                            1. D
                                              Dibra modhe

                                              @Saliu i shpellës...ptuuu te qifsha familjen mu ne goje...te perdhunofsha femrat e fisit...me gjithe femijet mu ne goje...robqir qe ta kane shkerdhy familjen sigurimsat...shko bej testing e adn o robqir...te njohesh baben e vertete...se ti dukesh qe je kopil moterqir komunisti

                                            2. T
                                              Tironci .

                                              Dibrono , dhe Rrafaela osht goca e Muharrem Karait pri Kruje, qi osht morr me tregti n'Itali ne e ka lon nonen e Rrafaeles shtatzon, dhe osht kthy . Andej kah viti 78 , ndigjum qi Rrafaela ka ardh me nji skaf n'Durrs me taku t'jatin e me deshmu qi nuk asht pa bab, se ka dasht me hy n'politike . Shkurt muhabeti kto historina kena pas e goj m'goj ka shku si telefoni prish pri fantzis.

                                            3. G
                                              Gazetari

                                              ç'budallalleqe, italianja nuk e ka Loreta Goxhi por Loreta Goggi, keshtuqe jashte shqiperise nuk e kuptoj perse ke pas probleme, apo futja kot!!!!

                                              1. L
                                                Li pazari

                                                Respekte per kete zonje te atyre viteve

                                                1. C
                                                  Cajupi

                                                  More,m po ne Shqiperi ne ate kohe ishte normale te kishe emrin Loreta. Une vete njihja disa Loreta ne ate kohe qe krenoheshin te thoshin "Quhem Loreta" Ne Shqiperi ky emer u eshte vene vajzave qysh para Luftes se Dyte Boterore. Te gjithe ne e dime, se qysh para 90-s, njetrezit u vinin femijve emrat e kengetareve dhe aktoreve jo vetem italiane por edhe amerikane ("imperialiste") si p.sh., Elvis, Elton, Nelson, etj. Paskan pasur frike shqiptaret te perdornin emrin Loreta? Nuk e beson asnje shqiptar kete. Duhet pak me shume seriozitet ne shkrime. Ju falemnderit.

                                                  1. P
                                                    Piro

                                                    Varet nga niveli i sejcilit. Ne ate kohe shumica e shqiptareve ne qytete kishin radio dhe mund te degjoninmuzike nga te kater anet e botes. Une personalisht qysh nga fillimi i viteve 60-te "per te thyer veshin" ne anglisht degjoja muzike amerikane duke filluar nga mengjesi (ora 6) konceritn e mengjesit (Breakfast Show ) drejtuar nga Pat Gates dhe Jimmy Paterson, ose ne mbremje (ora 8:15) degjoja programin "Music USA" drejtuar nga Willis Conover. Por muzike amerikane mund te degjonte kushdo qe kishte nje radio dhe do te njihej me kengetaret e rangut boteror Frank Sinatra, Andy Williams, Dean Martin, Ela Fitzgerald, Louis Armstrong, Everly Brothers, etj. ose orkestrat e famshme tw Benny Goodman, Nelson Riddle, etc.

                                                    1. S
                                                      Sali/meta

                                                      Injorantë dhe injorante . Maloke dhe malokë. Ju nuk mundeni të flisni e te komentoni bukurinë e vajzave të asaj kohe . Ta pranoni të vërtetën pa hipokrizi , vajza Tiranase me kulturën dhe thjeshtësinë e natyrëshme qëndrontë shumë lartë. Nuk mundeni të bëni krahasime para viteve 90 me atë që ne jetojmë tani. Vajzat e atyre vite të shkuara para 90 ishin brilante ,origjinale ,të pastra ,të edukuar. Pa make up e sotem që edhe mashkullin e transformon në femër. Ajo vajza e djeshme që shtrihej në në shtrat me thjeshtësinë e saj , ngrihej në mëngjes e thjeshtë ,e pa përfytëruar . Të sotmet kur ngrihen në mëngjes i duhet të pastrohen me letër zumpara për t'ja hequr kremin. Me kremrat që përdorim sot femrat e "bukura" ,me hundët të operuara dhe buzët me botoks ,meshkujt më mirë të shkojnë me gomaricat.

                                                      1. D
                                                        Dakort me ty.

                                                        Tamam shoku flasin mutrat qe kane ndyre Tiranen pas 90 tes.Ato femra ishin bukuria sidomos nje Linda Ciu.

                                                      2. N
                                                        Nostalgjia

                                                        Po pse moj Lola u bere objekt muhabetesh ne kete shkrim,po ti e njef mire historine e jetes tende dhe per hir ate asaj mbeshtetje qe te dha familja e dyte me babe tjeter per hir te atij buri lab me karakter te forte ti sduhet ta njohesh fare mbiemrin Goxhi ashtu si ja punoi ai baba nenes tende qe ishte zonje grua po te ishte gjalle Nepi nuk dota lejonte kete shkrim. Po ke qene vajze simpatike e ekujlibruar dhe me shume virtyte te mira nga kjo ane u nis doktori qe te vuri syrin dhe u martuat dhe keni pase nje jete te mire . Per mua qe te njof mire ke rene shume posht me kete shkrim ti edhe dy vellezerit e tu per hir te atij Velos nuk duhet te pajtohesh me kete shkrim

                                                        1. k
                                                          katnari vicidolit tuj kullos dhit

                                                          une kom pas nji loreta ne fshat , kur dilnim me kullot dhit merrja me vete nji manjetofon te vogel me kufjet qi fusja brenda ne vesht e medhenj ,ma kishte dhurue mixha serb karaqiq - me nigju- rrak ond rrooll - sa qyyy fshati m´thirrshijn - heu bre -rrok shpllari -

                                                          1. R
                                                            Reply to katnari vicidolit tuj kullos dhit

                                                            A ti vallahi bilahi te dhitke gazit, une po shkoj te nderroj breket tashti. A ke noi pale nga atp te sat'ome aty per kollaj?

                                                            1. k
                                                              katnari vicodolli

                                                              Reply to katnari vicidolit tuj kullos dhit , Heu bre ! Kom ato brekt e Shiqeres gjetur Shtegu te Dhive . Apo i don bre hamut ?

                                                              1. R
                                                                Reply to katnari vicodolli

                                                                Jo mer lal, ato jane t'vjetra. kushedi ene t'grisme. Po pate noi pale mo t'reja, t'sat'ome, ato po, mi bjer se po t'jap i tas grosh me mush barkun ne me vazhdu me pjerdh ene mo shum.

                                                                1. k
                                                                  katnari vicidolli shpellari pabrek

                                                                  Raply to katnari _ e para nuk arrij te kutpoj kte Nderhyrjet tate ,e cila s'i referohet aspak temes ,por e paske me mue ! Cfra te dhembi kaq shume ? Je noj malok a shpellar vicidoli ? Intersante eshte se kerkon te perplasesh me mua .(hah ha ha ) i shkreti ti ! Me mua s'qendron as 3 minuta mbi Ring o kaqol ,i afte vetem per idiotizma , se t'i plas qurrat petoke . Paske msu me perdor edhe th(')njzat mer qerrata .hahaha ha . Si the Grosh ? Un s'kam asgje kunder _Fasule_ i thon andej nga vij une , ndryshe nga ju dumbabistat shallvareqelbur , e mos me kerko me brekt se do te dhembi shume pergjigja ime . Nenen tate s'ta njoh ,por rrespektoj te gjitha nenat Shqiptare dhe se brekve te nenes tende ,do i qendroja larg . Megjithate mundet te , porosis noj Shallvare nga ato me shajak qe i keni per fis

                                                                  1. R
                                                                    Reply to katnari vicidolli shpellari pabrek

                                                                    Ket muhabein e brekeve e fillove vete or debil. Po qeke edhe mburravec mer lesh, te hudhke qurret per tre minuta ne ring mer kaqol. Dhe ou u habitke qe une ditkam te perdor thonjezat. Harrove qe provimin me mua e kalove se mu lut yt ate dhe me rrasi ne dore edhe 1000 euro. Aman me tha se e kam ca debil se ka ngrene shume FASULE kur qe i vogel. Ik e bej shurren e mo na çaj derrasa. Pordhac me shendet te dyshimte mendor.

                                                          2. S
                                                            SPARTAK

                                                            ato vite kane qene fantastike.n tirone te pakten.une ket lolen e maj men...yll ka qene per ate kohe.une isha adoleshent.kuptohet sot qe femra eshte me e persosur duket normale.po kto kane qen femna qe maximumi nai buzkuq...skishte atehere keto gjonat e sotme.kjo ishte femer bio mer vlla.persa i perket muzikes...ne i nigjojshim te gjitha.deri ne fund te viteve 70 shifshe rain ..te kanali 10 ...vhf..dhe sllavin.masanej qoftelargu futi tironen te 10...dhe i vuri zhurmus sllavit.rrishim per ta pa san remon deri noten vone.ATEHER KULTUREN E ..VIDHNIM...SOT SERVIRET....dhe te xhiroja e modhe...sflitej aspak per politike,vec per konge e filma...ne futboll natyrisht.keta tokat e xanuna sot ...se kane idene ca periudhe ishte ateher.diktaturen se ndjeje hic...vec kur coheshe n mjes me zone radhe mishi me tallon.

                                                            1. O
                                                              Opinion

                                                              Spartak je teper i sakte.Fjalia e fundit tregon kur e ndjenim ne te hershmit politiken,por dhe atehere i fusnim nje futboll ne fushat e panumurta dhe ne darke xhiro e fameshme ku si nje parade apo sfilate mode ku vajzat me te bukura te Tirones na i benin zili per kycin e darkes.Tani degjon te shkruajne dallkauket dhe na japin mend neve qe deri dje flinin me derrat kohra te keqija kane ardhe nuk ka me xhiro dhe jo vetem tani pirdhi ne te muhabetit.

                                                              1. A
                                                                Asd

                                                                Femrat Bio? Ke harruar me duket se cfare benin "vajzat bio" per nje pale xhinse, rroba banjo, syze, atlete, tv color, deri per nje cimcakiz. Le pastaj po te flasim per bicikleta marke, motorr vespa apo babane ne pozita ekonomike apo me mire akoma ne pozita politike. Kohet kane ndryshuar, por egoizmi ka mbetur i njejte.

                                                              2. B
                                                                Bardha

                                                                Cfare jane keto palacolleqe qe botoni apo zgidhe thesi e sejcili kepute nga nje genjeshter tani

                                                                1. A
                                                                  Arben

                                                                  Cfare I keni keto shkrime more aman! Kush ia vuri vulen qe kjo vajze paska qene.vajza me e bukur apo nje nga vajzat me te bukura te Tiranes? Ose perseri nga trupi I shikoni femrat edhe pse mund te jete bosh nga trute. Ne ate.kohe dhe.pak me.vone gjysma e vajzave te klases I kishin emrat te huaj dhe Loreta ka pasur ko vetem ne Tirane por.edhe.ne rrethe. Mbase ky miku shrkuan per vajzat qe ka pasur qejf vete dhe fut te gjithe Tiranen brenda.

                                                                  1. O
                                                                    Ornela Goxhi

                                                                    Në atë kohë gjysma e klasës i kishin emrat e huaj kurse sot e gjithë klasa.

                                                                  2. A
                                                                    Agim

                                                                    Per tiransit kjo ka qene simbol i bukuris! Aq dinin te shkretet. Bote e ngrysyr ishin dhe akoma jane. Mire qe ngushellojne vetveten se po ta dijne si jane kishin bere vetevrasje. Anadollake si shumica qytetare shqiptare perjashtuar te ardhurve qe i dhane pake ngjyre dhe ju hoqen shallvaret.

                                                                    1. S
                                                                      SPARTAK

                                                                      ne kishim ate...ti kishe arushen.

                                                                    2. T
                                                                      Tironci

                                                                      Si gjithmone ja ke fut kot oe Ulvi ,per te mare nje dore pare ,shkruan genjeshtra ,edhe une jam nje vit me i vogel se Loreta ,ne ato vite 70 rrinim te Kafe Flora ,meqe shtepine e kisha siper kafes ,e kam pas njohur shume ,se pothuajse per dite shiheshim ne kafe ,shume e zmadhon bukurine e saj ,me thene te drejten kishte vajza shume me te bukura se Loreta ,por per ty paska qene nje yll ! dhe sa thote per Goshin ,ate e njihte gjithe Tirona ,ka qene nje budalla .

                                                                      1. V
                                                                        Vlora

                                                                        Shumë tragjike e ke shkruajtur Vili, e vërtetë është që e thërrisnim Lola, por asgjë e rrezikshme ishte kur mësuesit në.klasë e kudo e quanin Loreta Goxhi. Bënim shaka po asnjë rrezik nuk ishte. E

                                                                        1. N
                                                                          Neritan Ceka

                                                                          ky Uvil Zajmi edhe më parë ka shkruar disa budallallëqe për dashuriçkat e Gerd Mylerit në Tiranë! o tempora o mores!!! shkrim pa pikën e vlerës dhe kujtime mjerane të një kyçisti profesionist! mediokritet, sajime, pa kuptim, deformime, shkarje dhe përplasje kohrash historike, me pak fjalë BUDALLALLËQE!! të presim perlën e radhës

                                                                          1. A
                                                                            Ana vlore

                                                                            Sa per vajza te bukura tiranà ka pasur shume! I shikonin te gjithe rruges kur kalonin! Tani si merr vesh si jane te gjitha nje fytyre kane ! Fytyren si nallane e buzet si sallam! Mall pèr bukurine e atyre viteve e vajzave te tiranes!ana

                                                                            1. d
                                                                              dina

                                                                              Hahahaha, sa qesharake, e para ti nuk quhesh Loreta, por Floreta, e dyta nu ke qene aspak nje nga vajzat me te bukura, je shume larg atyre vajzave te bukura, dhe keto intervistat qe ky shkrimtaruci te ka bere tregojne per nje problem tendin te madh dhe komleksitet psiqik, pra tregon se jete e mot te paska munguar vemendja dhe kete e paske vuajtur shume, e nepermjet ketij shkrimtarucit, mendos se do te terheqesh vemendjen e munguar, hahahaha, e ke terhequr ne fakt shiko komentet, por per tu diskretituar.

                                                                              Lini një Përgjigje