Dëshmia e panjohur: Enveri zuri një të dashur 35-vjeçare, pronare e një hoteli, me të cilën…

4 Mars 2023, 09:12Dossier TEMA

Dëshmia e panjohur: Enveri zuri një të dashur 35-vjeçare,

Nga Lek Pervizi 

Pas arrestimit dhe ndarjes nga vëllai i vogël, Aris, gjatë gjithë rrugës deri te Dega e Brendshme, oficerët nuk kishin shkëmbye asnjë fjalë me Gencin, i cili gjendej midis tyre, që kishin nxjerrë revolverët dhe i mbanin në prehën. Auto-vetura, një “Fiat” 1100, mbas pak minutash u ndal para hyrjes së Degës, ku erdhën dy policët dhe e morën për krahu, ashtu duar lidhur e drejt e brenda banesës. Aty ndërhyni toger Mit’hati që, seç u tha policëve, të cilët ia hoqën prangat dhe e hipën në katin sipër, ku hapen një derë dhe e shtynë brenda.

“Këtu të rrish, qen bir qeni”! Genci, si hyni shikoi rrotull dhe në një qoshe pa disa shtresa ku rrinte një njeri, i cili ishte ngrit pakëz mbi bërryl duke vështruar të ardhurin që i dilte ? panjohur.

“Kush je ti e pse të kanë sjellë këtu”? Genci nuk nguroi dhe iu përgjigj drejt.

– “Quhem Genc Pervizi e, s’e di pse me kanë sjellë në këtë dhomë”.

– “Mos je bir’ i gjeneral Pervizit? Eja këtu se do të kesh ngrirë ftohtit. Unë jam një mik i familjes suaj, quhëm Syrja Selfo”.

Si e mori vesh se kush ishte, Genci iu afrua. Syrjaj і hapi  vend që të futej nën mbulesat. Genci e hoqi pallton dhe u shtri pranë Surjajt, ku e mori pak veten. Ata biseduan do kohë me njeni tjetrin, duke shkëmbye mendime rreth gjendjes tyre.

Syrja Sellfon, e mbanin aty të izoluem në atë dhomë prej ma se një viti. I lejonin sende ushqimore nga ma të ndryshme dhe paqeta cigaresh, deri dhe “Camel” qё shitёshin nё dyqanin me valutё. Ishte një familje e pasun, dhe Syrjaj, ndonëse i burgosur, nuk vuante nga nevojat jetësore. Kishte pra, një trajtim të veçantë, sa që і tha Gencit:

“E kam marrӫ vesh se ç’ju ka gjetur. Sa të jesh me mua, mos u bej merak se nuk do të mungojë asgjë. Mos u çudit. Këtë trajtim ma bëjnë se, kam qenë shok fëminije e shkolle me Enverin“. Pastaj biseda kishte kalue në arsyet e arrestimin e burgosjes së Gencit. Kur Syrjaj e mori vesh, si kishte shkue puna, tha:

“Më i lumtë gjeneralit, që ua ka hedhur këtyre qenëve. Apo nuk do kenë plasur nga inati e marazi. Yt atë njihej si një ushtarak і lartë por edhe trim. Me këtë aksion të guximshëm e ka treguar më së miri veten“.

Pastaj Syrjaj, i tregoj Gencit historinë e tij. Ai e dinte se Genci mund të mendonte, se çdo Syrjaj këtu në burg, kur ai ka pas shok fëminije e shkolle Enver Hoxhën? Kështu і tregonte se, si kishte vazhdue filloren me Enverin në Gjirokastër, e pastaj kishin mbarue Liceun Francez të Korçës. Si rrjedhim, kishin shkue në Paris, për studimet e larta universitare me bursa të shtetit. Syrjaj nuk kishte marrë bursë. Familja tij ishte e pasun dhe і përballonin vetë shpenzimet shkollore e jetësore.

– “Enveri nuk і ndiqte studimet dhe bursën e përdorte pe qejfet e veta. Bukurosh e simpatik, bënte aventura me femrat. Dhe gjeti një pronare te një hoteli, 35 vjeçe, që e zuri dashnore. Kështu siguroi ngrënien e fjetjen qyl, për do kohë. U prish me atë grua sepse ajo, e kishte pikasë që mbante marrëdhënieje me një femër tjetër. Mbeti keq, sepse i’u pre edhe bursa, nga që nuk e kishte ndjekur universitetin dy vjet. Unë e ndihmoja sa me shty ditët. Doli një mik (thonë kunati Bahri Omari), që ia siguroi një punë pranë Konsullatës shqiptare në Belgjikë, ku Konsull Nderi ishte një diplomat hollandez. Por edhe këtu s’di ç’bëri edhe e hoqën nga ajo punë dhe u kthye në Shqipëri.

– Përveç meje si shok rinie, ishte kunati Bahri Omari që, e përkrahte dhe e ndihmonte. Kështu ai u caktua si mësues në Liceun Francez nё Korçё dhe aty hyri në rrethin e intelektualëve”.

Nuk vuante nga nevojat jetësore. Kishte pra, një trajtim të veçantë, sa që і tha Gencit :

– “Kështu gjatë pushtimi italian, u mor si organizator i Partisë Komuniste, deri sa arriti të zgjidhet si sekretar і saj, dhe u vu në udhëheqje të Luftës Nacionalçlirimtare, duke gëzuar mbrojtjen e ndihmën e Bahri Omarit dhe t’imen. Janë disa mija napolona floriri që і kam dhënë, si ndihmë për Luftën. I kisha siguruar dy banesa për aktivitetin e fshehur tё tij. Sigurisht se edhe ne ishim kundër pushtimit italian e gjerman. Jam takuar normalisht me të disa herë si shokë të mire. Por si і shpërbleu ai, gjithë këto të mira që і vinin prej gjirokastritëve të tij?

Bahriun e pushkatoi dhe mua siç e sheh, ka lejuar që të arrestohem e të burgosëm. Pse, si thua ti, a nuk e di ai se ku gjendem?! E di fort mirë. Siç e sheh më trajtojnë mirë prej fjalës tij. Por dardha e ka bishtin prapa, dhe jam shumë pesimist për t’ardhmen time. Ai është një tip shumë i keq dhe і kamufluar. Është mizor. Me Bahriun e tregoi hapur. Tani me ka ardhur radha. Veç Perëndia e di, se çdo bëhet me mua”.

Genci kishte dëgjuar me vëmendje dhe і dha të drejtë. Më mire se Syrjaj, nuk mund ta njihte kush tjetër Enverin.

Gencin e lanë disa dit rehat pa i thanë gjë, pastaj e morën hetuesit. Kush ishin këto hetues? Po vetë dora e kriminelëve, ata që e kishin  arrestua, Skënder Kosova dhe toger Mit’hati.

– “A e di Genc pse te kemi thirrur”?  i foli Skënderi ndërsa i zgjaste një cigare. Genci e pranoi, për të pa se ku donte  të dilte.

– “Ti ke studiuar jashtë shteti, nӫ Itali, ku  ke mbaruar Shkollën e Aviacioni. Kjo të nderon. Ne duam të merremi vesh me ty me të mira. E kuptojmë se të ka shty dashuria atërore për ta ndihmuar babanë. Kjo është e natyrshme. Si thua”? Genci e kuptonte dredhinë e tyre, për ta fut në kllapa, por bënte sikur  po i dëgjonte me vëmendje fjalët e tyre.

– “Mirë, – tha, – që më jepni të drejtë, por unë nuk kisha si me veprue ndryshe, kur ai me kërkoi ndihmë, në ato çaste të vështira. Nuk mund ta lija në baltë e në mëshirë të fatit”.

– “Dakord për deri këtu. Por ne duam të dimë se kush tjetër u përzje në këtë çështje, përveç juve të katërve, e kush ishin e kush janë miqtë e tij në Tiranë. Gjithashtu me na tregue se ku ai strehohej në mal. Kaq. Dhe do të mbetemi miq”.

Genci e kuptoi se do të fillonte hetuesia sipas metodës së njohur të keqtrajtimeve e torturave. Nuk e dha veten por u detyrua të përgjigjej.

– “Ju vetë me thatë se, unë i kam ndjekur studimet jashtë shtetit, dhe si pasojë unë nuk njoh askënd në Shqipni e, nuk di se kush mund të jenë miqtë e prindit në Tiranë, as  gjetkë. Sa për ku është strehuar në mal, unë nuk njoh asnjë vendas, e nuk kam pas asnjë kontakt me to, e nuk kam shkel kurrë në ato zona”.

– “Ashtu? Ti nuk ditke asgjë?! Po kujt ia thua ti ato proçka?! Tani ndryshon trajtimi ndaj teje. Vetë e kërkove. Ne të ftuam si njeri i kulturuar dhe i arsyeshëm. Ja ti, do të na na tregosh me të mirë, ja ne do të bëjmë të vjellësh gjithçka që mban fshehur në bark”, i tha kapiteni.

– “Unë nuk njoh asnjëri, dhe ju bani ç’të doni se prej meje nuk del një gjysmë fjale”.

Në këtë çast, kapiten Skënderi nuk ishte përmbajt dhe ia kishte ngjesh Gencit një pëllëmbë me sa force kishte, që e bani të rrëzohej nga stoli. Mit’hati nga ana tij, i hipi me shqelma. Aty filloi një rrahje kafshore mbi trupin e Gencit, tashmë i shtrimë për tokë, në mëshirë të xhelatëve.

– “Ja trego, ja shpirtin do ta nxjerrim”, u çjerr kapiteni, dhe thirri dy policët, që rrinin te dera. “Përkëdheleni  si duhet këtë armik të betuar, – u tha,- deri sa të pranojë kushtet tona”.

Policët u hodhën mbi Gencin dhe e banë pelte, me shqelma te këpucëve me thumba metalikë dhe me grushta, duke e lanë të shtrimë si të vdekur, në dyshemenë e qelisë. “Merreni dhe hidheni në dhomën e tij këtë kërmë”. Urdhëroi toger Mit’hati.

Policët e tërhoqën zvarrë Gencin, deri në dhomë ku e hodhën si thes me lecka. Genci qëndroi ashtu i shtrimë që, nuk lëvizte dot nga rrahja e egër. Atëherë Syrjaj, ishte çue dhe e kishte marrë ashtu rrëshqanas dhe vendosun mbi dyshek.

“Ku janë miqtë e tij në Tiranë. Gjithashtu me na tregue se, ku ai strehohej në mal. Kaq. Dhe do të mbetemi miq”.

I pafuqishëm siç ishte katandisur, і kishte humbë ndjenjat duke kalue në një gjumë të rëndë.

Kaloi si kaloi ajo natë, dhe nga mëngjesi, Genci kishte ardhë pak në vete. Me trupin e sakatuem, si mos ma keq. Syrjaj i erdh përsëri në ndihmë, duke i ushqye me zor qumështin e, duke i vu një cigare në buzë. Pas do kohe, Genci mundi me fol dhe i tregoi Syrjajt si kishte shkue puna.

– “Mos prano në asnjë mënyre me fol e, me citu ndonjë emër. Atëhere ke mbaru fare. Ua njoh turirin këtyre bishave”.

Genci veç se aprovonte me kokë se, nuk kishte fuqi të fliste. Sjellja fisnike e Syrjajt, i kishte dhanë kurajo dhe andej nga mbrëmja, mundi të shkëmbente ndonjë fjalë me të. Genci i tha, se kurën e kurës, sikur ta rripnin për së gjalli, nuk do të dilte një fjalë prej gojës tij.

Ky ishte vetëm fillimi. Pasi e linin dy tre dit rehat, e merrnin dhe e torturonin me, çdo lloj metode shtazarake. Ndër te tjera, duke qenë se bënte një të ftohtë acar, e lakuriqën në të mbathura dhe e lidhën pas shkallëve si të kryqëzuam dhe e lagën me ujë, duke e lanë gjithë natën aty, që po ngrinte kallkan. Kur e hodhën në dhomë, ai nuk ishte kurrkund dhe dhëmbët ishin shtrëngua aq fort, sa që Syrjaj duke dashur t’i jepte me pi qumësht, mezi i’a hapi, duke përdorë si levë bishtin e lugës, në rrezik me i thye dhëmbët.

Një fakt që u muar vesh ma vonë, ishte se edhe tre të tjerët, Ndue Lleshi e Llazi Sterjo, si dhe Zoja Marta Doda, nuk kishin pranue me përmend emra të tjerë, sado që i kishin torturue. Kjo ishte një befasi edhe për hetuesit. Sa që erdhi puna që Gencin e lanë rehat e, nuk e torturuan ma. E kishin kuptua se nuk dilte gjë prej tij. Por ç’ndodhi? Filluan të marrin në pyetje Syrjanë. Fillimisht pa e prek me dorë. Qëllimi ishte që ai të tregonte për Enver Hoxhën, që e kishte pas shok të ngushtë gjithë jetën.

Me kë shoqӫrohej nӫ Paris, shqiptarӫ apo tӫ huaj. A kishte ndonjӫ lidhje. Si sillej moralisht. A e ke ndihmuar me pare. Po nӫ Shqipӫri, me kӫ shoqӫrohej. Kush e pӫrkrahte. Sa napolona floriri i ke dhenӫ, e tjera profka. Ç’ishte kjo? Pse? Syrjaj nuk kishte pranue me thanë asgjë. Atëhere hetuesit, kishin kalue në tortura të vazhdueshme. Gjithmonë natën. Syrjaj shfryhej me Gencin. Ai nuk e kuptonte se, ç’donin të nxirrnin prej tij? Ç’hynte Enveri në këtë mes? Ai nuk і binte në të asaj çështje.

Ishte ndoshta një luftë e brendshme e partisë, ku donin të diskreditonin Enverin; apo ndërhyrja e jugosllavëve, që kontrollonin gjithë situatën e, donin me gjet shkak me e eliminua Enverin?! Mos vallë një lojë e Koçi Xoxës që, bënte ligjin në organet e Sigurimit? Kjo mbeti mister. Syrjajn e kishin torturue si mos ma keq dhe e trajtonin mizorisht. Për çudi, ndihmat nuk ia kishin ndërpre, me u dhanë me kuptua familjarëve se, vazhdonin ta trajtonin mire. Ndërkaq Syrjaj, filloi të mos jetë ma në vete, por të kalonte në një fazë çmendurie.

Aq të rënda ishin torturat. Sa që ishte Genci tashti që і vinte në ndihmë, duke i ushqye qumështin dhe ushqimet e tjera, si një fëmijë. Arrit puna që Syrjajn ,kur e binin në dhomë, e lidhnin pas termosifonit dhe e linin aty gjithë kohën. Genci, mundohej me і shërbye dhe qetësue. Syrjaj tashmë, s’ishte fare në vete. Një ditë, kur e sollën aty dhe e lidhen pas termosifonit, oficerët і thane Gencit:

– “Shiko ti Genc, tash e mbrapa ti, do të përgjigjesh për të”.

– “Çfarë? Unë të përgjigjem për të? Në asnjë mënyrë! Unë përgjigjem vetëm për veten time. Nuk marr përgjegjësi për jetën e të tjerëve”. Genci ishte detyrue të fliste ashtu, sepse u kuptue se Syrjaj, ishte në çaste e fundit, dhe po t’і ndodhte e keqja që pritej, e ngarkonin me përgjegjësi. Kuptohej se ai nuk mund t’і duronte ma gjatë ato tortura. Gernci, kishte konstatue se mbi Syrjanë, bahëshinn tortura çnjerëzore ma të rënda, se ato që kishte kalue ai vetë. Pse? Kjo do tё mbetёr mister!

Me kundërshtimin që bani Genci, a do ti që e hoqën prej aty dhe e mbyllën dhe e izoluan në një qeli të veçante! Kishin heq dorë nga torturat dhe e mbanin të izoluem me bukë e ujë.

Para se të ndahej prej Syrjajt, e kishte përqafu duke і dhanë kurajo. Syrjaj і ardhur pak në vete, e kishte falenderue, duke i thanë lamtumirë se, nuk besoj se do shihemi ma në këtë botë.

Mbas pak ditësh që Gencin e kishin nxjerrë për nevojat personale, nga pakujdesia e rojës, ç’ka me pa aty kalimthi? Nën shkallët, kishte dallue të hedhur trupin e pajetë të Syrjajt. Si duket atë natë, u kishte mbet në dorë nga torturat çnjerëzore?! I shkreti Syrja! Një burrë aq fisnik e kurajoz, që nuk ishte dorëzue para trajtimit mizor dhe torturat e hatashme. E pse? Kjo do tӫ mbetej mister gjithë kohӫn…!

U hap fjala se e kishin pushkatue. Aspak e vërtetë. Genci ishte   një dëshmitar faktik që, e dinte shumë mire se si, e kishin mbytë në qelitë e asaj Dege të mallkueme të Shallvareve, në qendër të Tiranës. Poshtërsia binte mbi Enver Hoxhën që, nuk e luajti gishtin për ta shpëtue. Por edhe e kundërta, mund te kishte dhanë urdhën që ta trajtonin ashtu, për të pa se çdo të thoshte e të nxirrte për të. Kunatin, Bahri Omarin, e kishte zhdukun drejtpërsëdrejti, duke e pushkatue.

Ndërsa Syrjanë, e eliminoi në një mënyrë të tillë që, të mos і mbetej barra atij, gjoja që kishte ndodhë pa dijeni të tij nga intrigat e Koçi Xoxes, mbi të cilin u shkarkuan shumë krime, pavarësisht se në ato kishte gisht vetë diktatori Enver Hoxha. Syrjaj shkoi si njӫ kurban i flijuam i idhullit tӫ komunizmit dhe ma mirӫ me thanӫ si, njӫ kurban i sakrifikuem diktatorit, tӫ kӫtij farsoj njeriu, i adhuruar si idhull nga ndjekӫsit e tij, e çfarë idhulli, njӫ pӫrbindӫsh i vӫrtetӫ gjakatar.

Shёnim: Kjo asht e vёrteta se si pёrfundoi i ndjeri Syrja Selfo, nga njё dёshmitar i mirёfilltё qё ndau burgun me tё, siç ishte Genc Pervizi. Ajo qё jepet nga vetё Enver Hoxha qё, Syrjaj paskej qenё denuar nga njё gjyq dhe pushkatuar, ёshtё njё trillim neveritёs, pёr tё justifikuar vdekjёn e shokut e mikut tij, qё u mbeti nё duer xhelatёve qё e torturonin. Ky shёnim tё vlejё pёr tё marrё vesh mirё, se si pёrfundoi ai burrё, me njё karakter aq tё fortё e tё pathyeshёm. Tregimi i marrё nga vellai im, Genc Pervizi, jepet pёrherё tё parё, si dёshmi demaskuese e krimeve tё komunizmit dhe tё vetё diktatorit gjakatar e katil qё, sakrifikoi deri dhe t’afёrmit, miqt e dashamirёt, qё e kishin ndihmuar e pёrkrahur sinqerisht e, me mirёbesim tё plotё. Por siç thotё Shekspiri, «S’ka gjё mё tё hidhur se sa mosmirёnjohja», aq mё tepёr kur ajo shpёrblehёt me krime.

Para se të ndahej prej Syrjajt e, kishte përqafue duke і dhanë kurajo. Syrjaj і ardhun pak në vete, e kishte falënderue duke i thanë lamtumirë, se: “Nuk besoj se shihemi ma në këtë botë“. 

Memorie.al

48 Komente

  1. k
    kamarieri

    Z.Baze mos na i fyej intelektin me keta fare Kaloshesh e tash se fundemi me L.Pervesesh se na ofendon shume.Keta cuba malesh qi dijn me ba vetem thashethemnaja te na tregojne ndonje histori te prijsit te tyne legjendar Sali Berishes se si ashte historia qi ka ndodhun ne fshatin Berish te Pukes!Kjo ashte interesante per fshataret e zbroitun prej bjeshkeve pasi Enverin gjysma nuk e njeh ,se s'kan dijtun me lexue e keta te tjeret qi kan ba nga kater klas shkolle mujt me u interesue per "nastradinin Berish" sdi tema e dites. Apo tek kjo gazete mujd me lexue kushdo nese di shkrim e kendim apo jo.Ne fund me lejo t'ju pyes :Po ku i gjen keto mostra ,apo vijn vet seu duket vehtja letershkrues!Mos me thuaj qi ke kenun per vizit tek fshati i Lekes e ta ka trehue kete histori ku ma don mendja qi kur nuk e ka pa Enverin e jo ma ti dij dhe historit e dashnise.

    1. s
      saliu ja con Enverit nusen diten e par te Marteses

      pastaj liria vinte pothuaj cdo jave ne Bllok dhe keshillohej me Enverin ,se si ta pallonte salihi i cili s'dinte si i behej nuses se re .

    2. k
      koha e maskarenjeve

      Tregim i bukur i ngritur mbi nje emer qe e ke inat. Nga anet tona i themi perralla me mbret qe sot ka me shumice; perdorimi i gjuhes pak ndryshe nga gjuha letrare, tregon vendndodhjen e personit qe trillon romanin pa ngjarje te verteta. Duke shkruar sa me shume, mendojne se te behen te besueshem dhe ata qe do lindin neser , do ta marrin per te vertete. E fundja per nje epoke te kaluar, ç'rendesi ka? Por shajtani ne bark qe kane pase keta njerez dje dhe u eshte ringjallur sot, tregon se vertete kane qene pjesa me e rrezikeshme e shqiptareve te ndershem dhe kane merituar ate qe kane marre. Genjeshtra duke trilluar te vertetat.

      1. Q
        Qazim Halili.

        Po të lexoni shkrimet e Dushan Mugoshës me titul "Në detyrë",ju do të keni dijeni reale për projektin pan sllav , të spnzorizuar nga BRSS e të operacìonalizuar nga KGB e UDB-ja Jugosllave për të përditësuar interesat Ruse dhe konfigurimin gjeo-politik pas luftës së dytë botërore, që Rusia të kontrollojë Evropën Jugëlindore dhe të ketë qasje të pa kufizuar në ujrat e ngrofta të detit Adristik e Jon.

          1. S
            SADIU

            Amo shkrus i artikullit dukesh që ty të ka vdekur mëndja para se të vdiste ky që kishte dashnore një... Akoma llafoseni me të vdekurit e para 40 vjeteve. Shiko se vdiq dje politikisht Saliu, jepni ndonjë mëndje çfarë vizioni duhet të ndjekin këta që janë gjallë. E kujt i plasi për ata që kanë plasur o "shkrimtr" mëndje bosh.

            1. L
              Lek Leshi prej Goleshi

              Germo Lekë Perverzi germo,do gjesh qenin e ngordhur..!

              1. V
                Vito

                Lereni Enverin te Qete aty ku eshte ore Njerez te Keqinj …ka 38 vite i vdekur ,merruni me Bajgat qe Ju vjedhin e ju Vrasin Sot…Enveri sa mundi beri dhe Figura e Tij Respektohet nga Populli.

                1. A
                  Albanus

                  Ca thu!-Enveri i ka bere me shume deme shqiptareve se Turku serbi e greku bashke .

                  1. R
                    Roberto

                    E ke shume gabim. Enveri ka patur te meta e veta dhe i eshte pershtatur gjendjes se mjerueshme qe ka patur Shqiperia pas luftes dhe ka qene i detyruar te mbeshtetej tek fuqite e medha sic beri me Bashkimin Sovjetik apo me traktatin e Varshaves dhe me vone me Kinen. Ndryshe nuk do rimekembej vendi.Dikur armiq me Ameriken ndersa sot jemi miq pra perseri po mbeshtetemi tek fuqite e medha per interesat tona sigurisht edhe ata kane interesat e tyre por jo teritoriale sic kane qene ne ate kohe ku pas luftes u zhvilloi "lufta e ftohte" nepermjet agjeturave te ndryshme per te realizuar interesat e tyre. Enveri ishte ai qe rimekembi Shqiperine aq sa mundi dhe askush nuk duhet ta mohoje kete fakt. Persa i perket dashnoreve qe ka patur i lumte PALLA. Pa me thoni c'bejne keta zagaret sot?? Nuk kane apo nuk kane patur ndonjehere ndonje dashnore??? Apo kapeni se ke Q* Enveri eshte gabim dhe ke Q* Saliu,Agush Karalloi apo Rama nuk ka problem. Aman mos u merrni me keto budallalleqe. I tille ka qene sistemi te tilla rregulla ka patur. Sot jemi ndryshe dhe perseri jemi te pakenaqur per padrejtesite qe behen ne forma te ndryshme.

                    1. P
                      Putin Gelboqja

                      38 pas vdekjes te Enverit; injorance droge, prostitucion, skllaveri, hajdutllek, "toke e zanun*, tradheti, oligarke (hajna) me 8 kalse shkolle, komb pa shtet, shkaterrimm i gjithe ish industrise, shkaterrim i sistemit shendetesos, shkaterrim i sistemit mbrojtes, vjedhje e pronave, hasmeri, hakmarrje, gjuha shqipe drejt fundit te saj ... jo po ishte Enveri ai qe demtoi kete race te poshter!

                      1. S
                        Shkodra Loce

                        Hahahahahaha..," Albanus", sa idiot qenke. Ti mund mund te urresh sa te duash,por mos te ishte ai shoku ti sot do te kishe folur o serbisht,o greqisht . Cila eshte periudha ku shqiptaret paten shtet te konsoliduar.? Ku ishte arsimi e kultura, ku ishte industria e bujqesia e asaj kohe? E ku jemi sot? Na mbyten qorrat..

                    2. P
                      Panajoti

                      I lumte hajdari, se deri dje cfare nuk cpifet, na e bete gay.

                      1. E
                        Emigranti ne Zvicer

                        Propaganda e kelysheve ,Diversantet kulako-ballistet mbeturinat rreaksionare spiunet,jashteqitjet nuk ia njollosin dot Emrin ...Strategut te Shqiperise shokut ENVER HOXHA. LAVDI VEPRES SE NDRITUR E KRIJUESIT TE SHQIPERISE SE RE QE E NXORI VENDIN NGA SHALLVARET E antishqiptarit Turk ahmet zogu.

                        1. L
                          Lenka Çuko

                          Mirë mo mirë, po ça pati me Mehmet Shehun që ishte 30 vjet kryeministër?

                        2. G
                          Goliku

                          Mero Baze, me shkrimet dhe botimet në gazetën Tema, nga plehrat e historisë, gjithnjë e më shumë po bëhet faktor për përçarjen e unitetit të kombit tonë. Paturpësi e një shqipfolësi tepelenas, atje ku janë lindur dhe rritur patriotë të mëdhenj të kombit tonë.

                          1. Q
                            Qejfliu

                            Atij Enverit i lumte palla. Se paska qene edhe i pushkes edhe i penes edhe i qejfit. E keqja ketij vendi nuk i ka ardhur nga '' diktatoret '' qeflinj e patriote , por nga hadutet e spiunet si S.B. dhe I.M.

                            1. X
                              Xha Braho

                              PO PSE NUK BENI NJE SONDAZH, PER TE GJITHA FIGURAT POLITIKE TE VENDIT, NGA ENVERI, SALIU, FATOSI, EDI DHE LIKJA, TE SHOFIM REZULTATIN…..

                              1. S
                                SAMIU

                                I lumte trapi.....

                                1. K
                                  Kosova

                                  Ka disa informacione se nje nga keta Pervizet eshte seksualizuar edhe me turqit, edhe me italianet, edhe me gjermanet, edhe me greket, edhe hoteleve, edhe maleve. Do pare arkivat e Osmanistikes, apo ato te Vatikanit meqenese nga mbiemri duket katolik.

                                  1. p
                                    per tru bunkeret

                                    Mos u dorezoni ju te deshtuar ish sigurimsa e oficera te koleres komuniste JU qe vazhdoni te komentoni kunder realitetit te turpeshem te kohes se perenduar komumute ste edhe pse faktet jane shume rrenqethese , sigurisht qe kishin nje ideator kjofte largun Enver , por te zbatuara nga ju qe vazhdoni ta mbroni kete te mallkuar anti njerezore skizofrenin narcisistn si edhe RACISTIN shqipetare Enver gjakatari ...Fre e poshter sllavo ruse ...

                                    1. P
                                      Per dat te keq

                                      Per tru bunkeret Moos i ofendo njerezit se per fat te keq jane shumice qe e duan akoma ate “qoftlargun” Nese se keni kuptuar akoma te gjithe socialistet E DUAN ENVERIN. Kjo ishte arsyeja qe PPSH ja nuk u shperbe por ndryshoi emrin ne PS. Arsyeja te mos humbiste elektoratin komunisto Enverist!

                                    2. S
                                      Shqiptari

                                      I lumte palla ka,,,t o lek prejleshi, ai mir qe ti kapte koqet me pinc dhe te pallonte , mjaft o leshet preleshet me kto histori te sajuara se ja rruani topet atij burri shteti , vetem beheni qesharak , ju te persekutuarit ne at koh ishit njerez ordiner nuk dinit nga lidhej gomari njerez me nivel per ibret ju kemi njoft edhe ne at koh , mjaft naj shpifet me genjeshtrat qe shikoni ne enderr , karagjoza po me nje brim i bini fyellit ka 30 vjet , ju po ju shkerdhen saliu para mbrapa dhe i shkoni si zhulca nga pas ka 30 vjet , nuk hiqni dot dor nga komunistet ju jan fut ne trup , ku i gjeni i shkoni nga pas si zombi dhe qaheni se ju vrau komunizmi kokrrat e injoranteve.

                                      1. p
                                        per tru bunkeret

                                        Aaaaa pse e harroni me dashje ju tru shperlaret more plehra se edhe mas çlirimit te vertete te vendit nga kolera komuniste 1990en perseri ju e moret ne dore , ose ma sakte a nuk emoren vendin ne dore ata qe u çshkolluan ne shkollat e koleres komunite , pra njeriu i ri pa fe e etdhe ne realitet , shikoni sa e thjeshte eshte nga na erdhen ata politikane te tipit Sali etj qe e moren politiken ne dore mas ramjes ne hale te bunkereve te diktatures ma te poshte mbase ne bote alla Enveriane ...

                                        1. K
                                          Kv

                                          te pakten ne kohen e Enverit njerezit flisnin gjuhen e tyre ne menyre korrekte, te lexosh shqipen tende te vjen per te qare ...

                                        2. K
                                          Km

                                          Te gjithe bashkepuntoret e fashizmit dhe nazizmit,perfshi Edhe Preng Prevezin,si dhe familjet e tyre ,duhet te shpallen te "persekutuar politike".ATA Jane "luftetare anticomuniste".Pastaj ,te shpallen miq te shqiperise Hitleri e Mussolini.Kane Edhe nje merite te madhe:-bashkuan Shqiperine me Europen,kunder planit sovjetiko enverist per kontrollin Rus ne Ballkan.Po CTI besh,keta te poshter dolen me te forte.Kishin Edhe aleance me SHBA dhe Angline,ndaj Edhe fituan.Dhe une thashe se mos Enverit i Ka hipur Edhe motres se Prevezit te dyte.Sa dashnore paska patur ,moreeee.

                                          1. A
                                            Aron

                                            E po mire, paska pasur dashnore, se ngelet duke e akuzuar per pederast. Pastaj, kush ka qene ndonje mbret, udheheqes a diktator qe te mos kete pasur ngjarje te tilla? Do te ishte e cuditshme te mos kishte.

                                            1. M
                                              Motrat ne byth dhe pak i keni

                                              Enverit sa ishte gjalle, i lepine bolet keta kelyshat, por, sot qe jane siguruar qe eshte i vdekur fizikisht, cohen dhe bejne garipin. O kelyshe, hengret mutin tuaj per cdo vakt ne kohe te Enverit. Hani e ngopuni edhe pas vdekjes te tij.

                                              1. A
                                                AS

                                                Mendoj qe nuk ka asnje vlere per te provuar si ka qene Enveri (i "mire" ose i "keq"). Historia do beje te sajen dhe do e vendosi ne vendin qe i takon per mire ose keq. Ndikimi i historise se Enverit ne Shqiperine e sotme eshte zero sepse cdo shqiptar mendon qe shanset per t'u kthyer ne ate regjim jane zero. Te gjithe e perdorin emrin e Enverit per t'u treguar patriote dhe antikomuniste. Mendoj qe duhen analizuar ata njerez/"politikane" qe sot kane kapur keq Shqiperine dhe shqipetaret e nuk lejojne zhvillimin, por percajne, vrasin, dhe perfitojne ne interes te familjeve te tyre.

                                                1. p
                                                  per tru shperlaret

                                                  Shoku hetues te vjen per te qare per shqipen time e cila nuk me hyre ne pune per 32 vjet sepse pata ikur nga parajsa qe patet premtuar!? , por kenaqesh me krimet qe ju i patet ba popullit te shume vuajtur , ose shqipetari shqipetarit per nji fjale goje !!??, fare e keqe anti shqipetare . A nuk e kuptoni se ne 90 u fitua liria e vertete , a nuk e kuptoni se çfare te keqiash te pa sherueshme i pati ba vendit kjofte largu bashke me ju tru shperlaret brek grisur psh vetem me shkaterrimin e prones se shejte private , ose me burgosjen pushkatimin e pothuaj se te gjithe te shkolluarve jashte .... etj etj etj etj etj

                                                  1. S
                                                    Shqiptar

                                                    O ti Tru shperlare qe te shperlaft mortja,e di ti qe po te mos ishte Velua ne do coptoheshim mes Jugosllavise e Greqise. Pas kesaj do te ndodhte asimilimi dhe ti sot nuk do te kishe dite te flisje as kete shqipe qe flet sot. Budalla..!

                                                    1. K
                                                      Kv

                                                      ahahahaha, tani te njofta, ti je ai debili qe per 32 vjet ka votu Sali Qenin, ik mor rrot karit!

                                                      1. L
                                                        LONI

                                                        sa per te freskuar trurin tend o kar me zili,ajo liria qe thua ti mor plere kulak nuk ta ngop barkun me buk,liria nuk hahet,ne fillim sigurohet mbijetesa,pastaj shohim per te tjerat,se sa per liri e pe cfar beri ai pith motre kukjasi para tre ditesh qe vrau kater pes gra,mos flasim per gjate 32 vjetesh liri se do dalin me shume se 400 mij shqiptar te vrare,bilanc lufte,ku eshte liria per keta njerez???dhe sa per ty qe jetoke jashte shtetit ne parajse genjen,ti je thjesh nje puntor ndertimi,ose punon ne restorant nga 13 ore,ose punon ne ndonje fabrike,ose shofer autobuzi,ose je kokrra edembelit dhe mund te kesh rregulluar ndonje pensjon mashtrimi,ose ke ncjerr gruan ne samafor ose shet drog,dhe e fundit mund te kesh hapur ndonje dyqan me qera,ose firme ndertimi qe nuk paguan punetoret rregullisht,keto jane zanatet e shqiptarit te pluharizmit qe fluturuan per ne europen tende te lirise,dhe mos u hapni bythve sikur jeni ne parajse,jemi te gjithe uzmiqaret e europes,ose sherbetor te europjaneve,ku asnje shqiptare nuk u be i famshem,prandaj ti kulak qe ju beshtynim dikur dhe me te drejte se keni qene shoqeria me e ndyre duhet te ulni kokek,dhe mos e shani enverin,se ai ju shpetoi jeten,shoqeria shqiptare ju kishte denuar me vdekje,se enveri ju la gjalle,dhe ju e shani mor mosmirenjohes,ik tani beu gati per te henen se do shkosh ne pune,do punosh ter vitin per 25 dite pushim ne vit,kjo eshte liria rrot kari...TA KUPTONI DHE LERENI EGOIZMIN,SOT JEMI SKLLEVER MODERN....

                                                        1. V
                                                          Veladoni i zi spiuni i Vatikanit

                                                          O tru shlar, (tru myk) po ti na gajase o hije e mesjetës, o po qenke gallat fare hahahahahaha.

                                                        2. p
                                                          per tru bunkeret

                                                          Mos harro motrat tua, plus edhe vajzat si edhe nenen qe te ka lindur komunist islamik sllavo sovjetik .....

                                                          1. G
                                                            Gruan ne brime te veshit tru bunkerit

                                                            Te pakten ai nuk eshte pjelle nga mamaja jote kooperativiste ma brigadierin e fushes o bastard. Me kurvat femra te familjeve tuaja, benin mesimore ushtaret. Ik bej ADN tte gjesh se kopili kujt je.

                                                          2. .
                                                            .Noci

                                                            Merreni me dike qe ka vdekur ne vitin 1985 dhe nuk mund te mbrohet.Sot vendi yne ka njerez me te poshter se ai dhe nuk i denon askush .

                                                            1. baftiari tropoje

                                                              po pse nuk shkoni per lesh morinjorant si leka e shok, turp

                                                              1. R
                                                                Roland

                                                                Po mire,more koqe:djale beqar ishte,i bukur ishte,cfare te bente,t'i binte me dore?I mori gruan ndonjerit?Ka dashnore Genc qimekuqi,Arben aktori(hollivudiani).Boll me keto turpe.Nje here e nxorret pederast.Ka qene kriminel-thuajini,por boll me keto perversitete se na hapet barkun.Me shume ia ngrini vlerat kur e sulmoni keshtu,sepse, tregoni qe nuk keni ku te kapeni.Shikoni hienat e sotme,ate beni,qe prostitucionin e kane bere te moralshem!

                                                                1. A
                                                                  Ardian

                                                                  KINI NGEL ME ENVERIN PO JU SMUSHNI PO LERENI TE VDEKURIN SE ENVERI KA QEN PER KETE BICIM MILETI ,PO SHIKONI KETA POLITIKAN TE RINJ B.Q. QE JU MARIN DASHNOREVE SHTEPI 300 MIJ EURO DHE MAKIN 10O MIJ EURO SE NA CAT TRAPIT.

                                                                  1. J
                                                                    Jimi

                                                                    Ku qendron imoraliteti ketu !? Me statusin civil qe kishte (beqar), ne vendin qe ishte, me moshen qe kishte, perse duhej te privohej nga e drejta e tij per te patur te dashur dhe ku qendron imoraliteti ketu, kur paske nje dashnore !? Po ne sot ne Shqiperi "Lideret" dhe pushtetaret tane, pervec grave kane edhe nga tre kater dashnore dhe nuk thot kush nje fjale, pasi po na duket si teper normale dhe aspak imorale.

                                                                    1. p
                                                                      per tru bunkeret

                                                                      Me bahet qefi kur e nxjerrin fytyren e vertete shkerllatat ish komunista , duke u mburrur me krimet qe i patan ba popullit ne saje te mesimeve te kjofte largut Enver , nejse , lehni tani , ku nuk ju kalbi ne burgjet e koleres komuniste si shume gjoja ish shoket e tij te cilet i paten shkuar me besim te verber mbrapa Djallit Enver ...E duhet ta perseris qe dy ngjarje mas 90es jane te jashte zakonsheme .. e para qe nuk pagohet me asnje çmim eshte fitimi e lirise se vertete te cilen e shijojne edhe femijet tuaj bashke me ju ??!! si edhe e dyta , ju ish hetuesat e oficeret e koleres komuniste ( e kam fjalen per tru shperlaret ) na hani m...tin , e kuptoni mas 90es sepse dhembet tuaj te diktatures paten ra ne Hale te bunkereve , ju kujtohet se si qendroshi me koken ulur si te dhjere , e per fat te pafuqishem perpara revolucionit popullore pamvaresisht perpjekjeve tuaja per tja zgjatur jeten diktatures edhe pse me zorre neper kembe ....

                                                                      1. K
                                                                        Kafshe

                                                                        Kemi patur lider te pashkolluar qe gjemonte bordellot e Frances, dhe u bente moral me pas te rinjve shqiptare kur shkonin ne zbor e pune vullnetare! I tredhte djemte e i merrte fyturen vajzave ne mes te shoqerise. Kafshe!

                                                                        1. I
                                                                          I deklasuari

                                                                          Gazetare ose me mire gazepare per te qare hallin. Me keto qe shkruani (me mire zhgarravisni) beni te kunderten e asaj qe doni te arrini. Ja rrisni me shume prestigjin e figures se E. Hoxhes. Njerzit jane gjalle ende dhe e mbajne mend qe Enver Hoxha ishte politikani qe beri me shume per shtetin shqiptar qe nga themelimi. (Keta qe erdhen pas tij nuk jane as nje hije e zbehte e tij). Konsolidoi pavarsine e Shqiperise (nuk ia mbante bytha grekerve te kerkonin detin ne ate kohe. Per ironi e kish zgjatur vijen detare ne 16 milje sigurisht ne kundershtim me konventat nderkombetare. Por kete nuk mund te bente nje askush sikurse perpiqeni ju ta quani E.Hoxhen). Ai e mori Shqiperine 300 vjet mbrapa Europes dhe e "nxori ne ne "nje varferi te pranueshme"-kjo me fjalet e Montanelit. Kot perpiqeni te hidhni balte mbi te. Ishte lufta e ftohte dhe ai beri me te miren per vendin e tij. Sigurisht qe beri dhe gabime sidomos me luften e klasave dhe centralizimin e tejskajshem te bujqesise etj. Por te mos te harrojme se pa te edhe sot 80% e shqiptareve nuk do dinin te hidhnin firmen e tyre. Mos kujtoni se une jaam ndonje i privilegjuar i sistemit qe po "glorifikoj" figuren e tej. Figura e tij nuk ka nevoje per glorifikimin tim. Me thoni ju lutem kush do ishte me i pershtatshem per te qene ne krye te vendit ne ate kohe? Me thoni nje emer dhe une do ju kerkoj ndjese...Sa per ate qe thuhet paska pasur nje dashnore 35 vjec eshte gjeja me shpifur qe kam degjuar? Po cfare pastaj? Sa duhet te kishte dashnoren 16 vjec apo 69 vjec si Makroni. Boll se na bete per te vjelle. Sot 'pusht-etaret" kane nga 3-4 dashnore perfshi dhe grate e shokeve dhe kjo quhet modernizem. Ky kalbezim moral qe ve ne diskutim ekzistencen e kombit duhet te na shqetesoje, jo sa vjece e kishte dashnoren Enveri..

                                                                          1. p
                                                                            per tru shperlaret

                                                                            Shoku Loni keni shume te drejte , te me falesh per harresen , ne ishim populli ma i lumtur ne bote , te lillur si mishi me kocken me partine , keshtjelle e pamposhtur , shkamb graniti , me shume sukses partia zhduku pronen private , pushkatoi ose burgosi te shkolluarit jashte , edhe ma kryesorja ne mund te shkaterronim edhe imperializmin Amerikan plus social imperializmin Sovjetik , por edhe ma tej gjithe boten perndimore ??!!Doni me per Belulin , besoj nuk ka nevoje se tani do te dukem qesharak !! Por dardha e ka bishtin mbrapa kush ishte perfundimi mas 45 "suksesesh " popull kocke e lekure , 50 kg , i zhveshur , i zbathur , fytyra te zbehta te djegura ne diell ku paga fillonte nga 40 deri ne 150 lek , reskapitje , uri , racizem , buke misri shume here te mykur me pak sheqer , nji liter qumesht me uje kanalesh , me pak fjale shtet burg i rrethuar me tela m gjemba , ku per nje fjale goje plehrat e sigurimit te koleres komuniste te arrestonin ne emer te popullit etj pa fund krime te asaj kohe te mallkuar . Çfare ndolli kur u hap burgu gjoja i parejses socialeshe shpopullim total i cili per fatin e keq vazhdon edhe tani , pse valle , kjo ka vetem nje pergjigje qe eshte partia sllavo sovjetike e kjofte largut e pergjithmone e jetes ....Vazhdoni te lehni ju tru bunkeret por pa foorcen e kafshimit sepse ne 90en ju paten rene dhembet ne hale te bunkereve ...

                                                                            1. f
                                                                              fteri

                                                                              Doli vera shpërtheu mani ku do shkojë "Gjon mark kapedani "!Doli vera ,shpërthej bilni ,ku do shkoj Genc Previzi !Doli drita ju pre yryshi ,Ku do shkojn BANDITËT e Maleve !Kriminelët që endeshin maleve në shërbim të imperjalistve bënin lloj/ lloj masakrash ,hidheshin kundër çdo llojë aksioni të ndërtimit veprarve industriale e bujqësore ,aq më teçr tërboheshin kur vajza dhe nusja mirditore delte hapur si pjesmarrës në aksionet e hekurudhave ,fabrikave dhe rrugve ,prandaj kriminelët previzë dhe komitët e bandës maleve u prisnin në terrin e natës flokët dhe i masakronin me thika në fytyrë për ti turpëruar disa nga heroinat e mirditës edhe i kan masakruar barbarishtë ,e tmerrshme si si është derdhur gjaku i të rejave Mrik Lokja ,Marte e Prena Tarazhi ,urrejtja e bandës kriminelve dhe previve nuk kish kufi.Prandaj lereni prralet por thuani të vëreteën se jeni diversant tradhtar të vatanit.

                                                                              1. a
                                                                                anti25642654censurë

                                                                                pasi na çatë trapin me kaloçin që i mëshonte homoseksualitetit të enverit,na filluat me pravazin që po na i bën don zhuan,me 10 gra në të njëjtën kohë!!politika më e mirë për të bërë mëndjet fëndë të të tërë tru pjerdhurve!!lëreni rehat që të biem dhe ne rehat nga ai diktator!!duke përmëndur atë nuk bëni gjë tjetër veçse i mbani anën këtyre që i kanë zënë vëndin!

                                                                                Lini një Përgjigje