Historia tragjike e fshatit që u masakrua nga sllavo-komunistët: Shtabi komunist i Vlorës, dërgoi dy atentatorë, Alimerkon e Zotajn, për të vrarë ‘Xhepin’ e ‘Vangjon’, por djemtë e Gjormit…

1 Mars 2023, 18:07Dossier TEMA

Historia tragjike e fshatit që u masakrua nga sllavo-komunistët:

Duke përkujtuar Luftën e Gjormit, të atij brezi që derdhi gjakun në altarin e atdheut, ne ndiejmë sot krenarinë e fitores antifashiste, por edhe dhimbjen e plagëve të diktaturës, turpin e tradhtisë dhe tragjedinë e vëllavrasjes. Duke u kthyer pas në kohë e duke nxjerrë mësime nga e kaluara, çdo komb, e përdor kujtesën historike për të ecur më mire përpara. Kështu duhet të bëjmë edhe ne në shërbim të së ardhmes, në shërbim të përparimit kombëtar, të demokracisë e të paqes sociale.

Nga Ibrahim Vasjari   

Lufta në Gjorm dhe Gjormi në luftë, në të dy rastet gjormiotët i treguan vendit dhe historisë shqiptare se ishin më të mençur se demagogjia dhe më patriotë se vëllavrasja. Në gjithë historinë e luftës kundër pushtuesve nazifashistë, zor se gjen fshat si Gjormi ku, lufta të ketë shfaqur aq qartë karakterin dhe tiparet e saj të plota, ku lufta të ketë hequr vallen e saj të egër, nën tam-tamet e lashta e ritmet e reja, me një harmonizim pikëllues të eposit tradicional, me tragjedinë bashkëkohore shqiptare.

Parë nga ky këndvështrim, Gjormi është ngritur në simbol.

Po si u lidh Gjormi me Luftën? Ç’tregon për këtë tradita, ç’thonë varret, këngët? Gjormi, ashtu si gjithë Shqipëria, kishte një “kontratë” të lashtë me Luftën. Asnjëherë nuk e kërkonte, përkundrazi ajo e gjente vetë. Lufta ishte e huaj, ndërsa Gjormi autokton. Ajo pllakoste gjithmonë si një murtajë e keqe, e pashpirt, e verbër në krime e mizori, ndërsa Gjormii, pa u ligështuar asnjëherë i dilte ballë për ballë burrërisht.

Gjormin nuk e kishin përgjunjur vrasjet, nuk e kishte lëshuar zemra as kur priste mandatat e djemve, por qëndronte në këmbë, bënte dyfek e shpërthente flakë kundër së keqes, gjithnjë këtu në truallin e vet, i mbërthyer në brinjët e malit, me shtëpi, oborre e rrugë të gurta, me lumin nën këmbë e me kullota e stane mbi krye. Lufta vinte nga larg, ndërsa Gjormi e priste zakonisht aty afër urës, i patundur e këmbëngulës në mbijetesën e vet shekullore.

Që nga shpellat pellazgjike e deri tek shtëpitë e reja rrëzë malit, ato pak hapa në mijëra vjet i kish hedhur në tokën e vet, në malin e kullotat e veta. Lufta punonte çelikun e barotin, ndërsa Gjormi kulloste kopetë në male, punonte qumështin, tirrte leshin në drugë e rrihte shajakun në dërstila.

Kur doli nga deti “Italia e dytë”, siç i thoshin në këto anë, Gjormi u vu përsëri përballë Luftës. Lufta ishte si gjithë të tjerat, edhe Gjormi ishte po ai që kishte qenë: kishte meremetuar shtëpitë, kishte shkolluar djemtë e ishte rinuar. Ashtu si gjithë Vlora e Labëria, Gjormi u ngrit në luftë kundër okupatorëve. Por si do të zhvillohej kjo luftë?

Për këtë kishte një traditë. Veçanërisht në Vlorë ishte ende e freskët kujtesa e Luftës së ‘20-ës, ishte e gjallë fryma e saj, heroizmi, optimizmi, por mbi të gjitha bashkimi kombëtar, vëllazërimi, ky nen themelor i kodit shqiptar të luftës. Ardhja e “Italisë së dytë” ngacmoi keq sedrën kombëtare të vlonjatëve. U zgjua 1920-ta, u zgjuan kujtimet, këngët, u drithëruan varret. Dhe lufta nisi.

Le të japim një kronikë të hollësishme për Luftën e Gjormit dhe Gjormin në luftë: Janar 1942. në Gjorm bëhen mbledhjet e para ilegale pår organizimin e luftës. Marrin pjesë përfaqësues të rrymave të ndryshme politike. Në njësitin gueril të Vlorës bëjnë pjesë, gjormiotët: Qani Shenaj (“Xhazhanezi”) dhe Arap Shenaj.

Mars 1942: Dalin ilegalët e parë nga Gjormi: Sadik Premte (“Xhepi”), Neki Imeri (“Vangjo”) dhe Qani Shenaj (“Xhaxhanezi”). Në Gjorm formohet njësiti i pare luftarak, me Neki Imerin përgjegjës ushtarak, për krejt zonën e Mesaplikut. Në këtë njësit me 13 veta, 9 ishin nga Gjormi.

Prill 1942: Formohet çeta territoriale e fshatit Gjorm me 40 vetë, me komandant Lulo Lulaj (“Malësori”), pa asnjë paragjykim partiak. Shqiptarë të të gjitha bindjeve ishin bashkuar për të çliruar Shqipërinë.

4 Dhjetor 1942: Formohet në Gjorm “Çeta Plakë” me komandant Neki Imerin dhe 2, nga 3 komandantë skuadrash gjithsej, ishin djem gjormiotë: Qani Shenaj dhe Bako Tafili, ndërkohë që në këtë zone, vepronte dhe çeta nacionaliste ‘Shqiponja’ me komandant Hysni Lepenicën.

16 Dhjetor 1942: Aksioni në Izvor. Kërkohet nga Komanda Eprore e Karabinierisë, Ali Radhima, Neki Imeri dhe Shyqyri Alimerko.

26 dhjetor 1942: Aksioni në Radhimë.

30 dhjetor 1942: Forca të shumta italiane me kolonel Klementis në krye si dhe me mercenarë nga Dibra e Mati të komanduar nga Halil Alia dhe Selim Kaloshi djegin e plaçkisin Tragjasin.

31 Dhjetor 1942: Duke u nisur nga dy drejtime, nga mali i Tragjasit dhe nga rruga automobilistike Vlorë-Mesaplik, operacioni fashist italian i drejtohet Gjormit. Fillon lufta. Në mbrojtje të Gjormit e të gjithë krahinës së Mesaplikut, u bë mobilizim i përgjithshëm popullor. Në Gjorm, veprojnë “Çeta Plakë” me komandant Neki Imerin dhe çeta “Shqiponja” me komandant Hysni Lepenicën – betejë tashmë e njohur nga të gjithë.

1 Janar 1943: Natën, shtabi komunist me Hysni Kapon në krye, jep urdhër të tërhiqen forcat, sepse qëllimi ishte arritur. Dymbëdhjetë orë më vonë, e mbetur vetëm, tërhiqet edhe çeta ‘Shqiponja’ e Hysni Lepenicës. Forcat fashiste e mercenare, deri në atë kohë të mundura e të shpartalluara kthehen në Gjormin e braktisur e, të pambrojtur!

2 Janar 1943: Represion fashist në Gjorm. Grabiten dhe theren bagëti, digjet një shtëpi dhe arrestohen 28 fshatarë gjormiotë.

10 Janar 1943: Djemtë e Gjormit, përsëri në luftë. Aksioni i Llogorasë.

21 Shkurt 1943: Aksioni i Selenicës.

16 Mars 1943: Aksioni në Ujë të Ftohtë Vlorë, veprime të përbashkëta të çetave komuniste e nacionaliste. Nga Kuestura, kërkohen Neki Imeri (“Vangjua”), Kujtim Bektash Cakrani nga Ballshi dhe Qazim Çakërri nga Tragjasi. Aksionet vazhdojnë më tej në Sevaster, Patos, Mallakastër, kudo me veprime të përbashkëta, kudo djemtë e Gjormit në ballë të luftës.

Italia fashiste i kishte ditët të numëruara. Beogradi me emisarët e tij pranë udhëheqjes së PKSH-së, duke pare se në të dy kampet antifashiste ishte e zjarrtë fryma patriotike, intensifiko ndërhyrjen dhe nxit vëllavrasjen. Brenda luftës shqiptare, duhej vrarë shqiptarizmi. Mendoni se ç’mund t’i mbetej më kësaj lufte!

Kockë e fortë për serbët, ishin jo vetëm nacionalistët, por edhe fakti se në radhët e udhëheqjes dhe të luftëtarëve të çetave komuniste, shqiptarizmi ishte i zjarrtë. Filloi faza e intrigës, prapaskenës, kurthit, vrasjeve pas shpine dhe, më pas, realizimi i vëllavrasjes. Po për këtë duheshin zhdukur së pari elementët anti-jugosllavë e me prirje të theksuara shqiptariste në gjirin e Partisë Komuniste Shqiptare.

Synimi i kësaj strategjie të Beogradit, atëhere ende i padukshëm, i fshehur pas maskës ‘çlirimtare antifashiste’, vetëm 5 vjet më vonë, u bë i njohur botërisht, madje plani titist për gllabërimin e Shqipërisë si republikë e shtatë e Jugosllavisë, u denoncua edhe nga vetë PKSH-ja, ndonëse “si kofini pas të vjeli” dhe pa asnjë refleksion për krimet e kryera gjatë vëllavrasjes.

4 Prill 1943: Ndërsa Kuestura Fashiste, kërkon Sadik Premten e Neki Imerin, “Vangjon” e famshëm të 24 aksioneve antifashiste, në të njëjtën kohë, PKSH-ja, me pjesëmarrjen direkte të Dushan Mugoshës, Mehmet Shehut, Hysni Kapos dhe Liri Gegës, përgatit kurthin e eliminimit fizik të këtyre personave.

23 Prill 1943: “Çeta Plakë” e Vlorës kërkohet për ndihmë nga Mehmet Shehu në Mallakastër. Njëkohësisht, kërkohet me urgjencë në Tragjas, Sadik Premtja. Kurthi për eliminimin fizik të tyre, nuk shkoi tamam ashtu siç e kishte menduar udhëheqja e PKSH-së.

Sadik Premtja, u njoftua se do të binte në pritë dhe u kthye nga rruga, ndërsa Neki Imeri me shokë, u arrestua në Mallakastër. Në përpjekje për të shpëtuar u vra zv/komandanti i “Çetës Plakë”, Hydajet Micoli dhe komisari i çetës, Xhemil Çakërri, ndërsa shpëton dhe largohet i lidhur dhe i plagosur Neki Imeri.

“Çeta Plakë” shpërbëhet. Sadik Premte, Neki Imeri dhe gjithë djemtë e Gjormit, tashmë të kërcënuar nga komploti sllavo-komunist, merren nën mbrojtje nga Hysni Lepenica dhe nacionalistët. Ata u inkuadruan në radhët e “Ballit Kombëtar”, por përsëri nuk u tërhoqën nga Lufta Antifashiste.

28 Gusht 1943: Pas Mukja. Shtabi komunist me qendër në Ramicë, dërgon nga njësiti i sapoformuar “Hakmarrja”, Shyqyri Alimerkon e Sadik Zotajn, për të vrarë Sadik Premten e Neki Imerin. Prita ngrihet në fshehtësi të plotë midis Lepenicës dhe Gjormit. Aty vritet komandanti trim, Neki Imeri, por aty u  vranë edhe atentatorët, Shyqyri  Alimerko e Sadik Zotaj, nga djemtë e armatosur gjormiotë, të cilët kur dëgjuan krismat e pushkëve, dolën e rrethuan vendin, duke u prerë atentatorëve rrugën e kthimit për në Ramicë.

Neki Imeri dhe Shyqyri Alimerko kishin qenë bashkëluftëtarë, kishin bërë dikur kaq aksione kundër fashistëve, i kishte kërkuar me këmbëngulje Kuestura Fashiste, i kërkonte armiku, po nuk i vrau dot. Tragjedia kishte nisur. Shqipëria po bënte harakir. Kishte fituar Dushan Mugosha dhe strategjia sllavo-komuniste.

Shtator 1943: Lufta e Drashovicës kundër okupatorëve të rinj gjermanë. Djemtë e Gjormit përsëri në luftë kundër të huajve, por këtë herë pa komandantin e tyre Neki Imerin. Luftojnë kundër gjermanëve, kur kthehen për në fshat mbrohen nga pritat e komunistëve. E çuditshme ku e gjenin atë force, atë patriotizëm, atë pjekuri e tolerancë të rrallë?!

Po në shtator 1943, në Grehot të Gjirokastrës, bie heroikisht në luftë kundër fashistëve komandanti trim Hysni Lepenica dhe krejt çeta ‘Shqiponja’. Poeti popullor vajton në këto vargje:

“Ah, more Hysni Lepenica

Të ishje i gjallë sot,

Bashkë me Neki Imerin

Jugu do të ishte tok”.

Dhimbja ngrihet mbi Hysni Lepenicën dhe Neki Imerin. Ishte vrarë diçka më e madhe se ata, ishte vrarë bashkimi kombëtar, ishte mbjellë përçarja, kishin fituar institutet e huaja të shqiptarofobisë.

5 Nëntor 1943: Forca të shumta partizane të komanduara nga Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu, sulmojnë Gjormin ku, përveç shqiptarëve, nuk ishte asnjë të huaj. Fillimisht merret Velça e Lepenica, me përpjekje të ashpra. Lufta në Gjorm, bëhet rrugë më rrugë e, shtëpi më shtëpi. Pas kësaj vjen represioni komunist.

U dogjën 60 shtëpi (Operacioni fashist kishte djegur vetëm 1 shtëpi), u plaçkit fshati, u llahtarisën gra e fëmijë. Në qendër të fshatit, mes flakëve dhe tymit të shtëpive të djegura, mes fëmijëve të lemerisur e grave në gjëmë, partizanët morën një valle:

“Djemtë e Gjormit ku vane?

Po leshverdhat kujt ia lanë”?

Ata që morën vallen, ishin të gjithë turpësisht shqiptarë, ndërsa “leshverdhat” dhe “shamizezat” e Gjormit ishin tragjikisht shqiptare. Atyre që morën vallen u mbeti përjetësisht turpi, ndërsa grave të Gjormit, përjetësisht nderi.

Dimri i egër 1943-4944

Gjormi pa ushqim, pa strehim, pa mbrojtje. Herë pas here vinin mandatat e djemve vrarë nga fashistët dhe komunistët. Brenda 20 ditëve, 7 të vrarë e 6 të plagosur.

Janar 1944: Forcat gjermane rreshtojnë për pushkatim në qendër të fshatit 15 vjeç e lart.

7 Shkurt 1944: Forcat partizane përsëri drejt Gjormit. Fshatarët: pleq, gra e fëmijë të lebetitur, braktisin fshatin dhe vendosen në kodrat rreth Vlorës, ku qëndrojnë 8 muaj. Gjithçka të kujton masakrën greke të vitit 1914 dhe shpërnguljen e Kurveleshit në Vlorë. Deri në vjeshtë, numri i djemve të vrarë arriti 23 (10 të vrarë nga fashistët dhe 13 nga komunizmi), prej të cilëve vetëm 5 vetëve u dihej varri.

Tetor-nëntor 1944: U çlirua Vlora dhe Shqipëria. Muhaxhirët tragjikë të Gjormit, pre e represionit të egër fashist dhe komunist, filluan të kthehen në fshat pjesë-pjesë e një nga një me llahtarinë e kujtimeve dhe makthin e së nesërmes. Vetëm 7 djem u larguan në mërgim. Pas kësaj për Gjormin, ashtu si për gjithë Shqipërinë, filloi kalvari i gjatë i diktaturës komuniste: burgjet, internimet, persekutimet.

Kronika është e gjatë, e qartë, elokuente. Po përse ndodhi kështu me Gjormin? Gjormi, ashtu si gjithë Shqipëria, kishte një kontratë të lashtë me Luftën. Lufta ishte e huaj, ndërsa Gjormi autokton. Ai, si rrallëkush e më herët se të tjerët në këtë trevë, e kuptoi se edhe komunizmi, ashtu si fashizmi ishte i huaj, pushtues i dhunshëm.

Tragjizmi i këtij konstatimi ishte se komunistët, ishin shqiptarë dhe Gjormi s’mund të shkrepte pushkë kundër vëllezërve. Ai asnjëherë nuk sulmoi shqiptarë, asnjëherë nuk ngriti prita e kurthe, përkundrazi u mbrojt, u martirizua, klithi me dëshpërim, me dhimbje kundër vëllavrasjes. Ishte vështirë atëhere të kuptoje se komunizmi ishte i huaj, por Gjormi me përvojë dhe intuitë vërejti se diçka esenciale ishte shkelur në kodin shqiptar të luftës.

Ishte harruar kumti i lashtë i besës dhe vëllazërimit në luftë kundër të huajve, ishin shkelur paturpësisht gjithë besëlidhjet shqiptare që nga Kuvendi i Lezhës e Lidhja e Prizrenit, deri te Peza e Mukja, ishte goditur baza morale e të gjitha luftërave tona, ishte paralizuar nervi i mbijetesës, ishte vënë në pikëpyetje progresi kombëtar, ishte shkelur në mënyrë kriminale e me qëllim kriminal, neni themelor i kodit të lashtë shqiptar të luftës.

Pa e mohuar, por edhe pa e idealizuar historinë duhet thënë se ne shqiptarët, jo gjithmonë kemi qenë racionalë për të fituar aq sa duhet në proporcion me gjakun që kemi derdhur. Përkundrazi, fitoret e sukseset i kemi pasur të rralla e të befta, ndërsa netët e robërisë, të gjata. Kemi ardhur duke u ngushtuar si territor, por kemi arritur të mbijetojmë duke qenë të bashkuar e, duke reaguar si një trup i vetëm ndaj rrezikut të përhershëm të asgjësimit kombëtar.

Vitet ’40-të ishin një moment kyç në historinë e Shqipërisë. Na jepej rasti që, pas luftës, të rreshtuar përkrah aleatëve antifashistë, të hynim së fundi në familjen demokratike të Europës. Përveç frymës së përgjithshme patriotike, në Shqipëri aso kohe njohu një lulëzim të paparë tregu ideve politike.

Në tryezën e debatit kishte nacionalistë, ithtarë të Rilindjes, konservatorë, liberalë, fanolistë, zogistë, social-demokratë e komunistë. Bukur. Tregu i ideve premtonte për një të ardhme demokratike pas Çlirimit. Por pikërisht në këtë moment kyç të historisë, si në shumë herë të tjera, për Shqipërinë kanë menduar më shumë institutet e huaja të shqiptarofobisë.

Instituti serb, krahas atij grek, ka përpunuar prej shekujsh një shkencë të tërë shqiptaro-vrasëse. Dora e Beogradit ka qenë dhe mbetet e pranishme në të gjitha makinacionet e jashtme antishqiptare, ashtu siç edhe mbeti për një kohë e pranishme në të gjitha lëvizjet e brendshme ndërhyrëse në jetën politike shqiptare.

Në vitet ’40-të, ne kishim një shans historik kombëtar, por edhe instituti serb, kishte në dorë një shans tjetër për të vrarë e paralizuar progresin e Shqipërisë, kishte në dorë ‘një kartë’ të pa luajtur ndonjëherë e të panjohur nga shqiptarët: komunizmin.

Beogradi me anë të emisarëve të vet në Shqipëri Miladin Popoviç e Dushan Mugosha themeloi dhe mori praktikisht në dorë PKSH-në si dhe me anë të veglave të verbra titiste, si: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo e Liri Gega, siguroi qysh në fillim monopolin e udhëheqjes së luftës, duke vënë në shërbim të këtij komploti antishqiptar gjithë arsenalin e demagogjisë, të pabesisë e të krimit komunist, të sofistikuar me slogane patriotike kundër fashizmit dhe “bashkëpunëtorëve” të tij.

Disa rrethana të brendshme, si mungesa e traditës pluraliste dhe e partive bashkë me problemin e pushtetit politik që, do të vendosej pas lufte lehtësuan fitoren e aventurës së përgjakshme sllavo-komuniste në Shqipëri. Komunizmi dhe fashizmi, këto dy forma klasike të ekstremizmit politik dhe diktaturës kishin ardhur në pushtet në Europë qysh në fillim të viteve ’20-të.

Idetë komuniste kishin hyrë në Shqipëri qysh në vitet ’30-të, duke kaluar fazën fillestare të “romantizmit marksist”, herë si një kuriozitet filozofik e intelektual, herë si një ëndërrim social, diçka midis aspiratës, aventurës dhe utopisë. Ndërsa kamishat e zeza të fashizmit, erdhën brutalisht me bajoneta, komunizmi u mboll dhe mbiu këtu nga dora titiste që, kishte realisht monopolin udhëheqës të PKSH-së.

Nga mënyra se si hynë në Shqipëri këto dy ideologji, nga fakti se njëri ishte pushtues, ndërsa tjetri thërriste për luftë çlirimtare, nga fakti se njëri ishte i huaj, ndërsa tjetri shqiptar, vetëkuptohet që komunizmi aso kohe kishte avantazhe, ishte më i pëlqyeshëm dhe u përdor me mjeshtëri nga ustallarët e Beogradit dhe veglat e tyre në krye të PKSH-së për të devijuar luftën tonë antifashiste e, për ta vënë atë në shërbim të vendosjes së diktaturës në Shqipëri.

Fshehja e qëllimit final të PKSH-së pas parullave për luftë çlirimtare e, për një Shqipëri demokratike, përdorimi demagogjisë, eliminimi i njerëzve me influencë, i personaliteteve nacionaliste dhe i demokratëve brenda e jashtë PKSH-së, përdorimi i intrigës, dhunës, terrorit dhe i pabesisë ishin armët themelore që realizuan fitoren e komplotit sllavo-komunist në Shqipëri.

Atëhere ishte vërtet e vështirë të kuptoje fijet e këtij komploti dhe përmasat e tragjedisë. Gjormi, megjithatë, ishte ndër të parët që vërejti se, edhe komunizmi ishte i huaj, se përçarja, terrori, vëllavrasja, ishin përsëri të huaja, se ishte shkelur në mënyrë kriminale kodi shqiptari luftës.

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet qysh atëhere. Në këtë fund mijëvjeçari Gjormi, i qepur si gjithnjë në brinjë të malit, me lumin nën këmbë e me kullota e stane mbi krye, kokëfortë në mbijetesën e vet, metaforë e ekzistencës dhe e përjetësisë, sot ka hedhur vështrimin nga e ardhmja, duke përcjellë mesazhin e madh për pajtim e bashkim kombëtar. Memorie.al

44 Komente

  1. N
    Noci

    Doni t'i nxirni antikomuniste edhe fshatrat e Vlores ku me duket se vetem Dukati ka qene fshat ballist

    1. p
      pilo lala

      Zagaret e Ballit dhe Legalitetit u bene sherbetor te Italise Fashiste, spiunonin bazat e Luftes. Gjeja me e mire per Ballin eshte te dalin niperit dhe mbesat, te deklarojne qe te paret e tyre e kane tradhetuar Atdheun, me kaq mbyllet historia. Mos germoni kot, sa me shume kerkoni ti hapni ato histori, me keq ju ndeshkon historia. Per tradhetin e Ballit Kombetar kane shkruar te huajt, ata ju kane vene tamam emrin cfare malli ka qene Balli, njerez te peshtire, pa taban,

      1. G
        Gjana

        Partizanet shqipfolës bashke me Partine Sllavo-Komuniste Shqiptare linden prej dhe i shërbyen sllavizmit. JO? Përgjigjen e keni sapo mbaroi lufta e dyte botërore.

        1. P
          Pashai Turk

          O Pilo palla, o te qifsha robt. Kush te tha qe kane qene fshatrat patriote te Vlores spiune te fashizimt o ugarqir, o balteqiri i shkerdhyer e kokulur gjithejeten. Patriotet e Laberise jane zemra e shqiptarise o legen.

          1. L
            Leonidha Likaj .

            Pilo ,futja nje pjate me Groshe ,gezo keto dite te Zeza dhe mundohu te ngushellosh veten !Morrat e Kuqe po Ngordhin !RROFTE KOMBI Shqipetare !

          2. S
            Sulo Kapedani

            pjesërisht or Noc!

          3. b
            brace

            ik or ballist muti.E ke bere lemsh me data e veprime fiktive qe nuk i verifikon dot njeri i fut edhe tog fjalshin sllavokomunist dhe na e nxjerr te lare e te shplare mutin ballisto-fashist.Sipas mendjes tende prej pule lexuesit do mahniten nga perzjerrja e historise dhe do te thone qe luften e bene ballistet e Gjormit po ua hengren haken (kaken)sllavokomunistet.Luftetaret per clirim atje ku mbanin yllin morren plumbin ne luften e vertete me fashistet reale.Ndersa ata te tute ne luften virtuale cliruan vatanin,!?Te vesh kujen.Si nuk u lodhet xhanem duke fantazuar!?

            1. H
              HISTORIANI

              Nje hartim qesharak i mbushur plot genjeshtra nga nje pasardhes i bashkepunetoreve te pushtuesve. Ka ardhur koha e horrit, thone ketej nga anet tona. Kush ngrihet me heret ne mengjes te beje historianin dhe gjykatesin e historise, me perralla te treguara anes oxhakut ne netet e gjata te dimrit.

            2. M
              Me emër

              Kur macet flejnë gjumë, minjtë hedhin valle.....

              1. G
                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                Askush nuk mund ta mohoje se PKSH ishte marionete e PKJ!

                1. E
                  E verteta

                  Vertete PKJ ndihmoi ne krijimin e PKSH. Po kur mori frenat Vekja, ua tregoi vendin atyre qe donin te na beni shtojce te Jugos...

                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Jo vetem qe ndihmoi ne krijimin e PKSH, por edhe dirigjoi me te. Shtojcë te Jugosllavise deshi ta bente(me deshire) edhe Enver Mugosha, por Inforbyroja i prishi planet e Titos dhe Enverit.

                    1. N
                      Nuk behet ky vend me muter

                      Po dhe te shkerdheu gjyshen tende.Bythqir.

                      1. G
                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                        A thua te dogji e verteta qe fyen kaq rende ore gojeqirë.

                2. S
                  Sazani

                  Ky legeni na e nxorri ballistin Hysni Lepenicen si hero kombetar . Memecit i erdhi goja dhe keta po rishkruaj historine fshace si u do menderja .

                  1. P
                    Progonati

                    Komunizmi nuk eshte krijim slav o Gjormiot. Lufte pa front nuk ka, o me ne o me ata, te tjerat jane pordhe me rigon.

                    1. D
                      Demi

                      Sakte e the: o me ne serbet, o me shqiptaret.

                    2. r
                      redaktori i gazetes luftetari

                      Shume hartim dhe pak fakte. Shkrim per 8-vjecare.

                      1. P
                        PER TRU SHPELLARIN

                        KUDO NA DALIN PARA DHJERANAKET MALOQ BASTARDET E SERBIT KALOSH HAMUT ALIA E TERE FARA E NDURE E SLLAVIZMIT RUS

                        1. N
                          Neutrali

                          Paska rrjedhur nga trutë ky Vasjari! Dhe bashkë me të edhe Merua me Temën e tij! Shkrime paçavure.

                          1. F
                            Fani

                            Faleminderiot per kete shkrim. Nderime. Keto qe lexova ketu perputhen me çka lexova tani tek libri RECETA PA KOMB. E keni lexuar?

                            1. M
                              Moisi Golemi

                              Na e ka lexuar jot'ëm në krevat.

                            2. B
                              Bashkpuntoree e nazizmit=Plehra

                              Bashkepuntoret e nazizmit po na dalin patriote, kurse ata qe cliruan Shqiperine quhen "sllavo-komuniste ??!! Pak nga pak do behet dhe Churchilli dhe Rusvelti "sllavo-aleat", me qe u bashkua me Bashkimin Sovjetik ne lufte kunder nazizmit.

                              1. T
                                Tomorri

                                Thua Gjormi ishte Moska dhe erdhen sllavet per ta luftuar gjormin me tigrat e tij. Llumi vlores nuk ka luftuar, vetem hileqar ishin, ja fusnin njeri tjetrit. Mbas luftes na dolen te gjithe partizane dhe komunista dhe shkruanin letra anonime.

                                1. M
                                  Moisi Golemi

                                  Sllavo-komunistët e p!dhit të sat'ëm, o Vasjar. Ata ishin shqiptarë anti-fashistë, rreshtuar krah forcave anti-fashiste botërore që fituan Luftën. Dhe jo pederastë ballistë që ikën me bisht ndër shalë nga sytë putrat.

                                  1. t
                                    taso kume

                                    Hah kujtoj neneAJSHENE ne Skele e kishte fotografine e SHyqeriut sa gjysma e murit ,dhe te kujtoshe qe Dullen e teroqi prej hunde MILADINI ME DUSHANIN duke e trajnuar si te eleminonte gati gjithe trimat e SHqiperise pa llogaritur kampin e madhe te perqendrimit pas çlirimit (SHQIPERIA) HOLOKAUSTI SHqiptare, sot do ishim 10 miljon brenda vendit, duke llogaritur dhe rjedhjet e tanishme ( emigrimi ) te bere tani kete 30 vjeçar nga kelyshet e Dulles nen masken e demokracise te dhier te tyre.

                                    1. S
                                      Sali Legeni

                                      Hysni Lepenica nuk eshte vrare heroikisht. Ai eshte vrare tek porta e kasermes italiane si legen per tu marre armet. Italianet i thane largohu, ky rrinte si kaposhi maje plehut para Portes. Atehere gjenerali italian dha urdher dhe e sharruan perpara portes...mos na i beni heronje te gjithe....

                                      1. V
                                        Veterani LANCL

                                        Falsifikator! Cdo gje eshte false dhe e sajuar. Po te ishte hedhur ne lufte BK kunder pushtuesit italo-gjerman, nuk do te kishte lufte vellavrasese, siç shprehet rrogetari i mesiperm. Lufta kerkonte organizim dhe organizimi kishte nje komande qendrore... Lepenica dhe hysniu i saj sebashku me Gjormin dhe nekiun nuk kishin si t'i justifikonin florinjte, qe u dergonte anglezi dhe e bene nje fare perpjekje, me shume per tu dukur, por nuk arriten kurre te bashkevepronin si nje force e bashkuar nen komanden qendrore te shtapit te LNC... Me e mira e te mirave, qe te jeni ne rregull me Ceshtjen Kombetare, mos ecni qorrazi ne gjurmet e kolaboracionisteve, eterve tuaj, por PENDOHUNI dhe ulni koken, jepni prova per kete Akt Madhor dhe bashkojuni popullit, i cili masivisht mbeshteti LNCL, i mposhti pushtuesit pa ndihmen e asnje ushtari te huaj dhe e NDERTOI Shqiperine. Eterit tuaj e sabotuan luften dhe pas lufte nuk hoqen dore nga agjitacioni dhe propaganda, me ndryshimin paqesor te sistemit (si domosdoshmeri historike) spiunet e ish sistemit monist ne pushtet dhe ju e bete hale kete vend dhe tani na shisni dokerra. Turpi eshte vetem dhe vetem per ju! Jazek u qofte! Te pandreqshem deri ne vdekje! Lavdi LANCL dhe komandantit te saj legjendar, Enver Hoxha! Lavdi deshmoreve dhe heronjve te kesaj Lufte te Madhe Clirimtare, pa te cilën Shqiperia sot nuk do te ekzistonte!

                                        1. P
                                          Populli

                                          "Më të mençur se demagogjia dhe më patriotë se vëllavrasja"????????????????????????????????? C'jane keto idiotizma fshatareske dhe pse okupohen faqet e shtrenjta te Gazetes TEMA me keto?

                                          1. a
                                            anti25642654censurë

                                            "pse okupohen faqet e shtrenjta te Gazetes TEMA me keto?"fare thejshtë popllo! për të bërë para!dhe shënjtëria e tij papa i romës,kirili i rusisë e tërë shëntëritë në botë,e kanë "shënjtërinë" vetëm për të bërë para,se po të mos sillte para!?e dhisnin shënjtërinë me një mut të madh!!dhe tema e meros si bazë ka paranë,"shënjtërinë" ja rasim ne sepse nuk ka tjetër ku të kalojmë kohën!!

                                          2. F
                                            Flori

                                            Ju komunistat jeni plehera ju keni vrare vetem shqiptare ho plehera

                                            1. N
                                              Nuk behet ky vend me muter

                                              Mbasi te qine gjithe fisin i vrane o loqe.

                                            2. k
                                              katarakti

                                              Nuk e njoh historinë e këtij fshati, por njoh mirë historinë e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Në kohën e pushtimit nazi/fashist shqiptarët ishin ndarë në tre grupime. Të parët ishin kolaboracionistët. Ata që e pritën Italinë me lule dhe i çuan Viktor Emanuelit kurorën e Skënderbeut! Këta përbênin dhe milicinë fashiste, një organizëm ky krejtësisht nën urdhrat e pushtuesit. Grupi i dytë përbëhej nga të ashtuquajturit nacionalistë/ballistë. Këtu përfshiheshin shumë figura intelektuale, pasuese të rilindasve të mëdhenj, por edhe shumë bejlerë dhe tregtarë që mendonin më shumë për çifligjet dhe kuletën e tyre sesa për të ardhmen e Atdheut. Disa prej tyre luftuan kundër italianëve, por bënë të kundërtên kundër gjermanëve. Të gënjyer nga Shqipëria e Madhe, e shpallur nga nazistët, ballisto/nacionalistët i qëndruan larg konfliktit me gjermanët. Megjithë këmbënguljen e "inglizit" ata nuk hodhën as edhe njê pushkë kundër gjermanit, duke u shprehur se "këto nuk janë punë tê tonat, por të të mëdhenjve"! Pra të fuqive të mëdha. Por ndërsa nuk luftuan kundër gjermanëve, luftuan fort kundër partizanëve. Në fakt grupimi i tretë ishte nacionalçlirimtarja. E përberë nga zanatçinj të vegjël dhe intelektualë të rinj, të cilët ëndërronin për një rend komunist, ku të gjithë do hanin me "lugë floriri". Ky ishte edhe grupimi më i fuqishëm, më i organizuari, më luftaraku, por gjithashtu edhe më sektar dhe radikal. Ky grupim luftoi si kundër gjermanëve, por edhe kundër parisë që përbënte Ballin Kombëtar. Komunistêt të udhëhequr nga Enver Hoxha nuk donin ta ndanin pushtetin me askënd. Aq më pak me pjesëtarët e regjimit të vjetër. Prandaj edhe e shkelën me këmbë marrëveshjen e Mukjes. Pas çlirimit filloi edhe terrori i kuq ndaj kundërshtarëve politikë. Vrasje dhe ekzekutime me gjyq dhe pa gjyq. Shtypje dhe terror që vazhdoi gjatë 45 vjetëve. Në Greqi tablloja ishte ndryshe. Forcat e djathta, të mbështetura edhe nga anglezët, morën pushtetin. Atje filloi "terrori i bardhë". Ish partizanët e EAM-it u përndoqën pa mëshirë. Shumica e tyre u larguan në vendet e "kampit socialist". Disa u vendosën edhe në Shqipëri. Pushteti monarkist grek kishte synime ekspansioniste ndaj Shqipërisë, synime që kishin nisur që kur Greqia u bë e pavarur, vazhduan menjëherë pas Luftës së Dytë Botêrore dhe vazhdojnë edhe sot. Ishte Lufta Nacionalçlirimtare që ua rrënoi këto ëndrra. Grekët u përpoqën që Shqipëria tê konsiderohej vend aleat me Italinë fashiste dhe Gjermaninê naziste. Pra vend i mundur. Prandaj Enver Hoxha vajti personalisht në Paris ku po diskutoheshin kufijtë e rinj të botês dhe deklaroi:"Nuk kam ardhur këtu të jap llogari, por të kërkoj llogari"! Shqipëria u njoh atëhere në kufijtë e vitit 1912. Me një fjalë komunizmi doli si një e keqe e domosdoshme për vendin. Me ballistët dhe kolaboracionistët Shqipëria do konsiderohej vend i mundur, bashkëpunëtor i nazi/fashizmit dhe ndofta do ndahej ndërmjet Greqisë dhe Jugosllavisë. Ndërkohë tirani Enver Hoxha nuk i ndali komplotet, kurthet dhe vrasjet, deri edhe të qindra shokëve të tij, deri në vitin 1982! Kjo është historia e Shqipërisë, shkurt, që nga 1939 deri më 1990-tën. Gjormi ishte një pjesë e parëndësishme e këtyre ngjarjeve me rëndësi mbarëkombëtare. Enver Hoxha i përdori emisarët jugosllavë të dërguar nga Kominterni në vendin tonë si mjet për të ardhur në pushtet. Por kur vuri re se pushteti i tij mund të kërcënohej i dha munxët Titos dhe u lidh me Stalinin. Ndërsa bashkimi me Kosovën i iniciuar nga nazistët, edhe sikur Enver Hoxha ta dëshironte, nuk do pranohej kurrë nga fuqitë që e kishin fituar luftën.

                                              1. D
                                                David

                                                Ja thua dhe bën mirë që ja thua, po kujt ja thua ama, derrave!

                                                1. D
                                                  Drini

                                                  Sakte. Kjo eshte historia

                                                  1. V
                                                    Vetetima

                                                    Artikull brilant. Me data, fakte emra konkret fjalet e shkruara me nje stil te larte, kullojne gjak. Si eshe e mundur qe ka akoma ?"njerez"? qe mbas gjithe asaj tragjedie qe ka kaluar ai vend, akoma nuk pranojne dot arsyet pse perfundoje pas Luftes se Dyte Botrore ne vendin me me shume te pushkatuar (rreth 10000 burre grua te rinj), te internuar, kampe perqendrimi pune raskapitese: Spaci, Qafe Bari GurtSpaci, Ternova rreth 10000 sklever qe punonin ne galeri per te nxjerre minerale.....dhjetra mije te tjere te te deklasuar internuar ne fushat e Myzeqese ...dhe gjysma e Shqiperise tjeter ne kooperativat rraskapitese bujqesore.... nga keta krere qe tregohen ketu ne kete shkrim dhe ne ate kohe premtonin liri-vellazri- barazi. Kjo tragjedi eshte disi e afert me gulaget ruse, por shume me e ashper... kur gjithe bota demokratike pas lufte ju fut ndertimit te vendeve te tyre....... dhe vet krey tyre largqofti, tirani perfundoje ti terhiqej statuja e tij nga studentet rrugeve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise..... Mjere ata qe akoma i mbrojne bemat e atyre qe vrane e persekutuan rreth 50 vjet shqiptaret..... akoma sjane gjetur kufomat e 6000 te pushkatuareve te rregjimit hoxhist?!

                                                    1. G
                                                      Goliku

                                                      Kur do të shuhen këta shpifës, gënjeshtarë, intrigantë të historisë së kombit tonë. Këta që po mundohen të shuajnë identitetin e kombit tonë, të rivrasin dëshmorët heronjt, patriotët që luftuan me puashkë dhe pënë, deri në sakrificat sublime për kombin tonë. Dhe ky Mero Ziu, u bën vend në gazetën e vet, të gjithë atyre që germojnë në koshin e plehrave të historisë. Paturpësi! O Mero Ziu, ti je lab nga Tepelena o i ziu ti! Je bërë më i keq se Sali Berisha, kundër kombit tënd.

                                                      1. S
                                                        Shefik Ormëni

                                                        Punë lebrish, tërë jetën mëndjen tek dyfeku. Me një fjalë, dyfek nga mëndja. S'do mënd, kur nuk di çfarë të bësh për të ardhmen, do merresh me të shkuarën. Kalova në rrugën e lumit të Vlorës, lash mëndjen e kokës, shkretëtirë dynjaja. Nuk kishin mbjellë asnjë pemë, ullinj, vreshta, arra, bajame, mollë, dardha, apo ku di unë për 70 e kusur vjet. Tërë njerëzia e atyre fshatrave ishte derdhur në Tiranë, vetëm për spaleta dhe grada. Kapsolle nga mëndja, nga i pari tek i fundit.

                                                        1. L
                                                          Loni

                                                          Tablloja është shumë më e plotë...

                                                          1. T
                                                            Te hyfte

                                                            O karakterkar shume ke tjerur ku ke rojtur ti ne kotec te pulave.Ku e pe terorin more bythqir vetem po te kesh qene ndonje hale e mbetur nga lufta.Nuk do i hyje betejes se shifrave por njerez nihiliste dhe muter si puna jote ka shume ky vend prandaj nuk ngre koke.Nuk arrij te kuptoj menyren tuaj te konceptimit te pushtetit ne qoftese te eshte shkerdhyer fisi mos e pergjitheso dhe vuajtjen tende mos na shit si nje fatkeqesi kombetare sepse si mut qe je nuk ka rendesi vendi ku do jetoje.te

                                                            1. M
                                                              M. Caushi.

                                                              Plehrat plehra do mbeten gjithë jetën. Ata që shiten tek armiku, kanë shitur nderin e familjeve të tyre. Lufta për liri dhe të rënët , pra dëshmorët nuk harrohen kurrë. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që partizanët paskan sulmuar dhe djegur një fshat. Reagimi i gjormjotëve duhet të reagojnë siç është e vërteta, të mos i lënë këta plehrat të nxijnë vlerat e një fshati të tërë për fytyrën e tyre të zezë. Të djathtët ekstremista ashtu janë dhe tani: hahen për vullën,se u ka humb vula… veç të vjedhin e të rjepin. Po ky popull nuk ginjehet më, ndaj i ka ndëshkuar me votë dhe do t’i ndëshkojë gjithmonë.

                                                              1. Vetetima

                                                                Ne mes te tetorit 1943 nje bande (e identifikuar e delo balilit) sulmon nje shtepi ne fushe Tragjas, grabit drithra dhe djath dhe i ve zjarr gjysmes se shtepise e largohet pa I hyre gjemb ne opinge.. Nisur nga kjo "fitore madheshtore" para grave e femijve te pa mbrojtur, moren zemer dhe ditet e fundit sulmuan Fshatit Dukati ne ate qe njihet ne histori si Masakrat e Dukatit. Masakra e Dukatit 1 dhjetor 1943 ku forcat te udhehequr nga Shehu e Kapo sulmuan naten dhe u vrane mbi 20 nenash dhe disi me nga fshati. Me 8 Gusht 1943 FNC kish leshuar nje qarkore se cfaredo bashkpunimi me Ballin Kombetare duhet nderprere. Kjo ishte pika kur Lufte Civile midis LNC dhe BK u be e sigurte dhe e pa kthyeshme (Reginald Hibert LNC e Shqiperise nje fitore e hidhur Londer , f.93)

                                                                1. Vetetima

                                                                  Ne mes te tetorit 1943 nje bande (e identifikuar e delo balilit) sulmon nje shtepi ne fushe Tragjas, grabit drithra dhe djath dhe i ve zjarr gjysmes se shtepise e largohet pa I hyre gjemb ne opinge.. Nisur nga kjo "fitore madheshtore" para grave e femijve te pa mbrojtur, moren zemer dhe ditet e fundit sulmuan Fshatit Dukati ne ate qe njihet ne histori si Masakrat e Dukatit. Masakra e Dukatit 1 dhjetor 1943 ku forcat te udhehequr nga Shehu e Kapo sulmuan naten dhe u vrane mbi 20 nenash dhe disi me nga fshati. Me 8 Gusht 1943 FNC kish leshuar nje qarkore se cfaredo bashkpunimi me Ballin Kombetare duhet nderprere. Kjo ishte pika kur Lufte Civile midis LNC dhe BK u be e sigurte dhe e pa kthyeshme (Reginald Hibert LNC e Shqiperise nje fitore e hidhur Londer , f.93)

                                                                  Lini një Përgjigje