Dëshmia: Bukuroshen italiane elegante, Mehmet Shehu e priti në zyrën e tij në Shkodër dhe kur ajo i tha se kush ishte e përse ndodhej aty, ai u zhyt në kolltuk dhe…

7 Mars 2023, 17:40Dossier TEMA

Dëshmia: Bukuroshen italiane elegante, Mehmet Shehu e priti në

Një ditë aty në burg kishin sjellë në dhomën e Valentinit dy malësorë nga zona në kufi me Jugosllavinë. Njeni ishte i naltë rreth 1.90 dhe me trup të lidhun e muskoloz, me një fytyrë të rregullt që shprehte një natyrë të mirë e krenare. Ndërsa tjetri, pak ma i vogël me një fytyrë të ashpër, që tregonte egërsi të madhe. I pari quhej Gjergj Luli e tjetri Gjek Marashi. Të dy nga Kopliku, qendra kryesore e asaj krahine malore. Në dhomë ishte njeni që i njihte mirë, që quhej Pjetër, i cili i kishte pa nji ditë që i morën në pyetje në zyrën e burgut. Ai tregonte se ishin dy burra shumë trima dhe të besës, që rrallë gjëndëshin në botën e tanishme. Kishin luftue me trimni të madhe kundër çetnikëve serb në Kosovë kur ishin inkuadrue në ushtrinë shqiptare. Veçanërish Gjeka, që shkonte barkas deri te pozicionet e serbëve, ku çohej përnjeherësh në kambë e duke i korrë me automatikun e tij. Kurse Gjergji kishte nji natyrë krejt të ndryshme, i butë, por në luftim tregohej guximtar e trim.

Nga Lek Pervizi

Kur erdhën në fuqi komunistët, ato dolën në mal. Pas disa muajsh, një ditë, komandanti operativ i zonës, u çon fjalë se kishte marrë urdhën nga nalt, për me ua internue familjet dhe e ua djeg shtëpitë. U dha 48 orë kohë me mendue, se si me vendosë: ose me u dorëzue ose, me ndejtë të arratisun. Për rastin e dytë, masat ndaj familjeve të tyre do t’ishin të rrepta.

Prandaj të vendosnin. Ata, për të mos lejue internimin e familjeve dhe djegien e shtëpive, vendosën të dorëzohen me kusht që t’i pushkatonin, por mos t’i prekte kush me dorë as me gisht. Komandanti partizan, e kishte pranue menjëherë kushtin se, askush nuk do t’i cikte me dorë. Kështu u kishin tregue ata shokëve të burgut duke shtue:

– Ne jemi në pritje që të na pushkatojnë. Vdek se me vdekë, do të vdesim me ndërgjegje të qetë të shpëtimit të familjeve e, të shtëpive. A do të ketë vallë njerëz të tillë akoma në botë, me aq forcë morale dhe me karakter aq të kalitur?

Një ditë erdhën dy policë duke i njoftue se i kërkonte në zyrë drejtori për disa pyetje. Pas pak hypi lart nji grup partizanësh që, u zunë dorë për dore dhe filluan të hedhin valle e të këndojnë, në paradhomën e shtrueme me dërrasa. Me ato këpucë me thumba hekuri, merre me mend se ç’zhurmë bënin mbi dyshemenë e drunjtë. Ata vallëzonin në rreth si njerëz t’egër të xhunglave afrikane, duke bërtit sipas ritmit të një kënge tashmë të njohur:

-“Te ura mor te ura, te ura në Drashovicë…! Gjëmon to, gjëmon to, gjëmon topi i Italisë…”! Aq shurdhuese sa të burgosurit nuk merreshin vesh me njëri tjetrin. Ashtu vepronin gjithmonë kur ishte puna me torturue e me rrah të dënuemit.

Pas nji ore u hap dera dhe dy forma njerëzore u hodhën midis dhomës, si t’ishin dy thasë me zhele, aq keq i kishin katandisë ato dy të shkretët, sa mos me i njoh as shokët e tyre. Duke mos mundur me qëndrue në këmbë, shkuan te vendet e tyre këmbadoras. Ja pse ato hordhi barbare kishin krijua gjithë atë zhurmë, që askush mos t’i dëgjonte britmat e tyre. I kishin rrahun me shkopinj, deri sa i kishin shtri për tokë, si të vdekun. Vetëm pas disa ditëve, ata filluan të lëvizin pakëz. Në një çast Valentinit, i ishte afrue Gjeka, duke i thanë nëse e dëgjonte nji këngë që vinte nga jashtë. Dhe ne fakt dëgjohej një këngë e largët.

– Ajo asht nji shenj me të cilën një kushëri i imi, më lajmëron se nesër në mëngjes, do të na pushkatojnë.

Kur ra nata, i luti shokӫt që të loznin një domino katërshe. Valentini, thirri profesor Angjelin Saraçin dhe Gjon Harushën që, të bashkoheshin në atë lojë. Luajtën deri natën vonë, deri kur Gjeka u tha shokëve ta falnin, se donte me fjetë. Ma vonë i kishte folë Valentinit:

– Shikoje Gjergjin se si asht katandisë në gjumë. Gjergji ashtu siç ishte i shtrimë, dukej krejt i skuqur e i mbuluam me djersë. Kushedi ç’ëndrra të tmerrshme e mundonin. Valentini deshi të pushonte, por nuk mundi me mbyll sy atë natë, sepse pati dhimbje të madhe në një vesh. Disa herë, gjatë natës, e kishte pa Gjekën që çohej dhe merrte leje, me shkue në banjo, që gjendej e mbështetur mbi murin e rrethimit. Por më kot.

Edhe po të kishte pasë flatrat, nuk mund të kishte bë asgjë, sepse mbi tarracën sipër, ishin rojet me automatikë ndër duar.  Erdhën e i morën pa zbardhë agimi. Kur njena nga rojet lexoi emrat, të gjithë u çuan në këmbë, për t’u përfalun me ta për herën e fundit. U përqafuan me lot ndër sy. Gjergji e hoqi trikon e leshit e punueme bukur, që mbante dhe ia dha Valentinit, duke e falenderue që ia kishte uhajtun.

Fanela ishte e tij, por si njeri i mirë që ishte, ia dha në nji mënyrë qe rojet të mos e kuptonin që po ia linte si kujtim e amanet, sepse përndryshe Valentini, mund të kishte pësue një keqtrajtim. Kishin vendosë t’i pushkatonin në një vend afër Shkodrës, pikërisht në Koplik, ku Llesh Marashi, kishte luftue kundër forcave partizane të Mehmet Shehut. Mbasi nuk ishte ma larg se 7-8 kilometra, i kishin çuar në këmbë, sepse një ditë më përpara, i kishin njoftue gjithë partizanët e banorët përreth, që të vinin për t’i pa se ç’“kafshë“ ishin.

Ato ishin rreshtue nga dy anët e rrugës, të gjithë të rinj e të reja partizane, me uniformat lecka lecka, që bërtisnin e shanin si të çmendur, kundër atyre heronjve të vërtetë, që nga ana e tyre, nuk rrinin gojë mbyllur, por u përgjigjeshin me një fjalor të pasun sharjesh, drejtue veçanërisht regjimit bolshevik e atyre vajzave të marrosura. Kur i kishin çue në vendin e ekzekutimit, ku ishte mbledhë gjithë ai popull që, i njihte ato të dy, i kishin mbështete pas një muri ashtu të prangosur. Gjeka ishte lakue në gjuajtjet e para, kurse Gjergji, e kishte mbajt në krahët e tij të fuqishëm, deri sa të dy ishin rrëxue së bashku, me trupat shoshë me plumba.

Në kohën e pushtimit italian, dilte një revistë, në të cilën më shumë se njëherë paraqitej fotografia e Gjergjit, si prototip shembullor i racës shqiptare, jo vetëm për trupin e tij atletik, por edhe për bukurinë e fytyrës, me trajta të rregullta e të përsosura. Por sistemi komunist, ishte kundër çdo gjëje të bukur e fisnike, qoftë të përmasave të njeriut apo të përmasave historike, kulturore e të traditave ma të mira shqiptare. Po tregohej krejtësisht si, një sistem antishqiptar e antinjerëzor.

Nuk kaluan dy jave dhe në qelinë e Valentinit, para se me dalë dita, erdh e morën tre të tjerë kandidatë për pushkatim. Ndër ta një fshatar i quajtur Hasan Bërdica. Sa ndigjoi emrin e tij, u çua në këmbë dhe u vesh shpejt e shpejt. Pastaj u kthye nga shokët:

-Me thanë të drejtën, nuk e prisja një fund të tillë. Nuk e ndjej veten fajtor për asgjë, sepse nuk i kam bë keq kurrkujt. Por më sa po kuptoj, në librin tim, asht Zoti që e ka vu fjalën fund. Të më falni nëse ju kam mërzitë. Mirupafshim në botën tjetër!

Kjo ishte përshëndetja e zakonshme e të gjithë të dënuarve me vdekje. Në oborr, e pritshin gjashtë të tjerë të caktuam me u vra. I përcollën me roje të forta, deri të vendi ku do të bashkoheshin me gjashtë të tjerë, të sjellue nga burgu i vjetër. I hipën në një kamion ashtu siç ishin të lidhur, dy nga dy me pranga. Hasani që kishte mbetë vetëm dhe i fundit për me hyp në makinë, me një lëvizje të shpejtë majtas, ishte shkëput dhe ia kishte dhanë vrapit.

Partizanët, të armatosur deri në dhëmbë, kishin mbetë të befasuem, por menjëherë kishin fillua me gjuajt mbi të, breshëri plumbash. Por ai me shkathtësi, duke u fut nëpër rrugicat, u kishte shpëtue. Ishte një mrekulli, sepse nuk e kishte goditë asnjë plumb, nga ato qindrat që u shprazën mbi të. Pas kësaj skene, makina u nis dhe të 12 viktimat e tjera i‘u banë fli idhullit komunist, sipas ritit makabër që kryhej gati për çdo ditë, mbi zallin e Kirit. Ndër këto të pushkatuem kishin ndodhë dhe dy priftë katolikë.

Përsa i përket Hasanit, u muar vesh nga malësorë të tjerë të sjellur në burg, se pas gjashtë muaj qëndrimi në mal, Forcat e Ndjekjes, e kishin pasë rrethua në një arë misri, ku kishte krisë pushka dhe i shkreti Hasan, pas një luftimi të rreptë, kishte mbet i vramë.

E bukura dhe pӫrbindёshi…

Nji ditë që e shoqja erdhi me e takue Valentinin, si shkruante biografinë e gjithë jetës së tij, deri ditën e arrestimit, që do t’i drejtohej Mehmet Shehut dhe nji kopje t’i dorëzohej drejtorit të burgut. Valentini, iu vu punës dhe arriti të përpilojë autobiografinë e tij. Pse duhej të bëhej kjo punë e pse aq me urgjencë?!

Një agjent i Sigurimit, i kishte tregue një shoku të tij, që ishte mik i familjes Valentinit, se organet e posaçme të Sigurimit, kishin qëllimin të kurdisnin një proces të sajuam kundër tij, për ta dënuar rëndë, e ndoshta eliminua. Nga shumë akuzat e ngritura, njëra ishte krejt qesharake: Ai paskej qenӫ dërgue në Shqipni nga ana e disa eksponentëve politikë në mërgim, të partisë së Legalitetit.

Sipas akuzës, Abaz Kupi dhe Mehdi Frashëri e paskan thirr në Romë, për me i propozue një mision special, atë të shkuemjes në Shqipni, për me i bashkue forcat nacionaliste në luftën kundër komunizmit. Ai paskej pranue dhe sapo kishte ardhë në Shnqipni, paskej shkue në Kelmend, Dukagjin dhe Mirditë, ku paskej marrë pjesë ne luftime të përgjakshme kundër forcave partizane, etj. Me nji të tillë akuzë, edhe po të kishte pasë njëqind koka, do të ia kishin shkurtue të gjitha.

Sigurisht se Valentini nuk kishte si mos me u mërzitë e frikësue ndaj atyre metodave kriminale të komunistëve. Gjendja e tij ishte si ajo e Damokleut, me shpatën e varun mbi kokë në nji fije peri. Sӫ shoqes italiane, qӫ quehj Gori, nuk i kishte shfaq kurrë të tilla mendime tragjike. Ndërsa shokët e burgut, i jepnin zemër. Nuk besonin se ato kurdisje do të arrinin qëllimin e tyre, sepse ishin tepër qesharake dhe biles, sado të egër t’ishin, komunistët i ruheshin ndaj disa veprimeve që, mund t’i diskreditonin para botës.

Një tjetër punë që doli në këto rrethana, ishte prania e së shoqes italiane në Shqipni. Ajo prani, e komplikonte gjendjen e tij. Për atë arsye atë nuk do ta lironin, me pretekste të kota, por edhe në qoftë se mendonin me e internue, prapë se prapë nuk e honepsnin praninë e Gorit në Shqipni. Pra ai mbahej peng i vetë gruas së vet. Aq ma tepër se, ajo binte në sy kudo. Jo vetëm se ishte e bukur, por edhe nga veshja, nga sjelljet e te gjitha shfaqjet e nji kulture dhe edukate të naltë, që nuk mund të pranoheshin, nga klasa injorante komuniste dominuese e vendit.

Nga të gjitha këto rrethana, e këshillueme nga disa miq, ajo vendosi të shkojë drejt e të Mehmet Shehu, që kishte ardhë në Shkodër. Kur ishte paraqitë te dezhurni, oficeri i rojës që dinte pak italisht, i kishte thanë që të priste dhe kishte shkue me njoftue Mehmetin, se nji grua italiane, kërkonte të takohej me të. Mehmeti kishte pranue, dhe Gori u gjet në zyrën e tij, ku ai rrinte pas nji skrivanie të madhe, i ngjeshur nӫ njӫ kulltuk.

Kur Gori hyni në zyrën e numrit dy të regjimit, ai nuk lëvizi fare nga kolltuku ku ishte fundosë. Ai e njihte mirë italishten sepse, kishe studiua në shkollën ushtarake të Napolit. Mbasi i hodhi një vështrim asaj femre të bukur që, i rrinte përpara e kishte ftue me njerëzi që të ulej dhe e kishte pyet se çfarë e kishte shty me ardhë të ai.

-Si është puna zonjë, ç’problem keni?

– Me falni për shqetësimin. Siç e shihni, unë jam italiane, e martuar me një shqiptar. Nuk ka dy muaj që kemi ardhur në Shkodër prej Italie. Unë e ndoqa burrin tim, me të cilin isha lidhur për të mirë e, të keq. Ai vetë nuk ka jetue në Shqipni sepse, të gjitha shkollat deri kur doli oficer, i ka kryer në Itali dhe atje u caktua edhe me shërbim. Duke qenë se ai iku prej një kampi gjerman dhe rrezikohej, ne vendosëm të vijmë në Shqipni, për të gjetë shpëtim e të jetue normalisht. Sa gjetëm një dhomë për të banue provizorisht, ja që ndodhi fatkeqësia e madhe e, më arrestojnë burrin, krejtësisht të pafajshëm. Tani ai gjendet në burg. Kjo është një padrejtësi e madhe, dhe unë kam ardh të ju lutem, për të ma lirue bashkëshortin e pafajshëm.

Mehmet Shehu, i kishte dëgjue me vëmendje fjalët e asaj zonje aq të bukur dhe elegante. Ai e mori me mend se, diçka e padrejtë i ishte bë asaj, por, në kushtet e gjendjes së shtetrrethimit, mund të ndodhnin edhe padrejtësira.

– Ashtu…?! Me falni Zonjë, si quhet burri juaj? Pyetja ishte e drejtë.

– Valentin. Ishte përgjigj Gori, me një fije zani.

– Valentin? Po kush Valentin? kishte shtue Mehmeti me kureshtje. Sikur e kishte ndigjue këtë emër.

– Valentin Pervizi, kishte shqiptue Gori, me ankth të madh.

– Valentin Pervizi? Mos vallë është i biri i gjeneral Prenk Pervizit? Mehmet Shehu, u ngrys në fytyrë dhe u mbështet pas kolltukut, për të pritë përgjigjen, plot kureshtje.

– Si urdhëroni zotni gjeneral, djali i madh i tij, me të cilin jam martua.

– Zonjӫ e nderuar, në vend që të na falënderoni që nuk e kemi pushkatuar, vini e na kërkoni lirimin e tij, – kishte folë Mehmeti me një shprehje fodulle.

– Si keni paturpësinë të më përgjigjeni kështu? Nuk e prisja prej jush një të tillë shprehje! Unë kërkoj drejtësi për burrin tim, krejt të pafajshëm dhe ju më kërkoni të ju falenderoj që nuk e keni vra! Kjo s’durohet! Ndërsa fliste ashtu, asaj i rridhnin lotët nga dëshpërimi.

– Mos vallë kujtoni se do të na përmalloni me ato lotët e juaj?! Përgjigja ra tepër cinike.

Gori, nuk kishte mujt me durue dhe i kishte folur krejt mllef:

– Në një farë mënyre, e kisha marrë me mend një pritje të tillë, e denjë për një njeri si ju i pashpirt. Sa kishte thanë ato fjalë, ishte çuar kishte dalë, duke e përplasë derën, ndërsa Mehmet Shehu, qeshte me të madhe nga pas.

Kjo ngjarje u muar vesh dhe bëri përshtypje tek njerëzit për atë sjellje brutale të Mehmet Shehut, ndaj asaj gruaje fatkeqe. Por nga ana tjetër, përgjigja e Mehmetit, shprehte një të vërtetë, sepse Valentinin, mund ta kishin vra partizanët, pa pyet kërkënd, as komandantin e tyre, e jo ma vetë Mehmetin. Dikush ia shpjegoi Gorit, por ajo nuk donte me i’a dëgjue emrin ma atij krimineli.

Pasi mori vesh si kishte shkue takimi, Valentinit i’u mbush mendja se Gori, duhej të riatdhesohej sa ma parë, për një kohë. Ndoshta vinte ndonjë përmirësim i gjendjes. Përndryshe, nuk do ta kishin lirue kurrë nga burgu. Asaj nuk i tha asgjë, sepse e dinte se do t’i shkaktonte një dhimbje të madhe. Mendoi me prit një rast të volitshëm.

Edhe ajo kishte qenë e këshillueme nga disa miq të familjes, se largimi i saj i përkohshëm, ishte në të mirën e të dy palëve. Edhe ajo nuk kishte guxim, me i’a thanë tӫ shoqit. Koha kalonte dhe nuk jepte shenja të mira. Egërsia e komunistëve në vend që të binte, sa vinte e shtohej. 

Memorie.al

21 Komente

  1. K
    Kure do kete fund koha e xhelateve !

    Dhimbje dhimbje per te gjitha Historite qe kemi ndegjuar apo dhe ket Histori qe i lexojme nga dy tre here... Qe nga leximi foca na humbet sikur keto ngjarje po ndodhin sote perseri.. Xhelatet Kriminele e se kaluares kane vdekur ..ndersa sote ketij Populli te shume vuajtur ,na duhet te ndegjojme keta xhelatet e rinje pasues qe mbasi kane vrare dhe vjedhur nje popull ,dhe djekur Shqiperine ,ku nuk ka muaj ketu e 32 vjete ,qe vriten me Armet e Xhelatit te ri qe dha urdher per hapjen e Depove..Keta xhelatet e rinje kerkojne Vellavrasje perseri Si ne 97 .. Kure do te mare fund njehere e mire me keta xhelatet e rinje,me Vila dhe me Miliarda Euro,, qe mosha e tyre eshte per ne Azilin e Pleqeve , Kjo eshte dhimbje me e madhe ,,qe akoma Loja me xhelatet vazhdon..

    1. K
      Kure do kete fund koha e xhelateve !

      Dhimbje dhimbje per te gjitha Historite qe kemi ndegjuar apo dhe ket Histori qe i lexojme nga dy tre here... Qe nga leximi foca na humbet sikur keto ngjarje po ndodhin sote perseri.. Xhelatet Kriminele e se kaluares kane vdekur ..ndersa sote ketij Populli te shume vuajtur ,na duhet te ndegjojme keta xhelatet e rinje pasues qe mbasi kane vrare dhe vjedhur nje popull ,dhe djekur Shqiperine ,ku nuk ka muaj ketu e 32 vjete ,qe vriten me Armet e Xhelatit te ri qe dha urdher per hapjen e Depove..Keta xhelatet e rinje kerkojne Vellavrasje perseri Si ne 97 .. Kure do te mare fund njehere e mire me keta xhelatet e rinje,me Vila dhe me Miliarda Euro,, qe mosha e tyre eshte per ne Azilin e Pleqeve , Kjo eshte dhimbje me e madhe ,,qe akoma Loja me xhelatet vazhdon..

      1. D
        Drejtësia

        Previz, na thua dot ndonje shembull nga ndonje shtet tjeter ku pushtuesi eshte pritur duke iu dorezuar kuroren, sic bene keta "ncionalistet" e tu?

        1. b
          ben

          Drejtesia-lexojeni mire kete histori, pasi cifti Pervizi kishte ardhur ne Shqiperi mbas clirimit te vendit. Problemi ka qene se Valentin Pervizi ishte i biri i nje ushtaraku karriere te ushtrise shqiptare te Mbretit Zog. Valentini nuk ka faj nese i jati kishte bere ndonje gje te keqe, por ne qe e kemi jetuar ate kohe e dime shume mire se si denoheshin, jo vetem familja, por i gjithe fisi, nese dikush ishte shpallur armik.

        2. U
          U shofte fara kuqe

          Bishat e kuqe komuniste,acidi qe ka gerryer cdo gje ne Shqiperi.Nuk ka race me te felliqur se keta sebashku me pasardhesit qe po na e shkretojne dhe tani vendin.Nuk shkulen nga pushteti e mbajne me thonj.Ato partizanet e leckosura te terbuara qe permend autori jane gjyshet e ketyre bucave te qeverise ,administrates dhe Partise ne pushtet:Spiropalles,Ballukes dhe legeneve tjera

          1. A
            Ai u zhyt ne kolltuk dhe

            i ra hajdarit me dore fort. Here pas here kthente koken mbrapa mos e qinte ne bythe pa mendje Enveri

            1. A
              Arshivisti

              Histori e shpikur. Sapo shpëtoi nga një kamp gjerman në Itali dhe menduan që për të shpëtuar të vijnë në Shqipëri. Ndërkohë lufta kishte përfunduar. Dhe në Itali , më parë se në Shqipëri............................ Morën dy dhe vranë më pas gjashtë apo dhjetë............................................. . Sado regjim i egër ka qenë, të paktën gjyqe formale bëheshin. .................... . Po sa u vranë në atë regjim, sa?....................Thuajeni numrin e saktë........................... . Nuk e thoni sepse sipas arkivave janë vrarë më shumë në Rumani dhe Jugosllavi.......... Dhe del se nuk paska qenë regjimi më i egër.

              1. D
                Drejtësia

                Qelbësirë

                1. r
                  rita

                  Po more rrote kari, po. Ata kriminelet e familjes tande t'i ka qi Enveri para e mbrapa

                  1. a
                    anti25642654censurë

                    Arshivist,e ke parasysh thënjen"sa më dhëmb bytha time,nuk më dhëmb tëndja"!! hungaria kishte vrarë një në pes hungarezë deri në mesin e viteve '50,se dhe rusët u tmerruan,dhe ne themi se kemi pasur diktaturën më të egër në botë,jugosllavia e titos vetëm shqiptarë,vrau shumë shumë më tepër se të tërë të internuarit,burgosurit dhe të pushkatuarit,ordiner e politik,së bashku dhe në fund,ne kemi pasur diktaturën më të egër,BRSS vrau e preu sa i desh palla,por ne kishim diktaturën më të egër,kina e maos përmëndet akoma sot,por ne kishim diktaturën më të egër,kmerrët e kuq në kamboxha janë përmëndur për genocid ndaj popullit të tyre,por ne kemi pasur diktaturën më të egër,franca pushkatoi aq shumë bashkpuntorë të nazistëve vetëm muajin e parë sa,nuk kishte popullsi tërë veriu i shqipërisë,dhe ishte vënd demokratik e jo komunist si ne,por ne kishim diktaturën më të egër në botë!! përse ndodh kjo??që të vlersosh dy ose më shumë shtete,duhet ti njohësh ato shtete,të paktën me dokumente,po të jetë e mundur të kesh jetuar për vite me radhë!por jo!shqipua nuk ka rrojtur asnjë ditë në kinë,korenë e veriut,në hungari e rumani,dhe thotë se ne kemi qënë më keq nga të gjithë!!kur i kërkon ndonjë fakt,të mos themi kur i paraqet ndonjë fakt,nuk di asnjë dhe nuk pranon asnjë gjë tjetër përveç thënjes së tij! arsyeja e vetme është se i ka dhëmbur bytha e tij,dhe asqë i bie në mënd për bythët e të tjerëve!! me këto që shkruajta,nuk dua të mbroj aspak diktaturën,por nuk dua që duke sulmuar diktaturën komuniste,të ndërtojmë një diktaturë tjetër!! dhe diktatura komuniste na ka treguar se kjo mënyrë veprimi,godit pararendësin tënd diktator për të ndërtuar diktaturën tënde!nuk di çfar bëri "mbreti" ynë i ndritur,por di se çbëri diktatori ynë pishtar për tërë botën!!ulëriti sa mundi kundër mbretit të "ndritur" për të ndërtuar parajsën e tij diktatoriale!e njëjta gjë ma pasardhësit e tij këto 30 vjet!shajnë e shajnë ndyrësinë pararendëse për të ndërtuar mullarin me mut të tyre!! ne në vënd që të ndërtojmë demokracinë;nuk duhet ta shpikim,e kanë bërë të tjerët para nesh,duhet vetëm ta zbatojmë;ne hamë mut tërë kohën duke sharë diktaturat e vjetra!!dhe në modelin e tyre ndërtojmë të rejat!! shpikim turrli gomarllëku vetëm e vetëm që të shkruajmë diçka!gjërat që duhet ti diskutojmë në të vërtetë,që na leverdisin!?nuk i zëmë në gojë,sepse po ti zëmë në gojë nuk mund të ndërtojmë diktaturën TONË!!

                  2. C
                    Cezi

                    Kur te mesosh te shkruash shqip ti spiune e qelbur!

                    1. B
                      Beni

                      Po ik mor malok muti. Na tregon histori te shpikura. Plehre. I quan partizanet njerez te eger te xhunglave afrikane dhe pastaj nga kenga qe kendojne ne duhet te kuptojme qe keta jane nga laberia. Ne rast se ata jane njerez te eger cfare i bie te jene maloket si puna jote?

                      1. b
                        ben, ai i verteti

                        Te mohosh te miren qe te ka bere dikush, eshte maskarallek. Te mohosh vuajtjet qe ka perjetuar dikush, eshte krim. Ketu nuk po flitet per partizanet qe bene luften dhe shporren okupatorin e huaj, por per nje grup kriminelesh ordinere qe eleminonin cdo individ qe konsiderohej rrezik per regjimin gjakatar qe u vendos ne Shqiperi pasclirimit.

                      2. G
                        Goliku

                        Mero Ziu, duket se ka mbaruar punë me Kaloçin shpifës dhe gënjeshtar dhe , tani na sjell këtë Pervizin, një shpifës dhe gënnjeshtar tjetër, për të mbushur gazetën me helmin e së kaluarës.

                        1. L
                          Lam Zagradi

                          Kjo Gori, gruaja e Valentinit, nëse është njëra nga këto të treja në foto, me të vërtetë paska qënë ''shumë e bukur'' tamam si kooperativiste shëmbullore në festën e një majit, pas parakalimit....hahahaaaa...Ikni more ndyrsira se latë nam me broçkullat tuaja...me trimërira e pordhësira, se ky popull dhe historia ja u di e ja u ka shkruar tradhëtitë e krimet që kanë bërë etrit tuaj...Nuk u ngopët një jetë të tërë duke ngrënë mut...pfu rracë mutër...

                          1. A
                            Adem

                            kush ka bashkepunuar me pushtuesit ate perfundim ka. Ne cdo vend te Europes bashkepuntoret e nazismit ose jane vrare soe jane futur ne burg. Perse duhej te liroheshin ketu?

                            1. v
                              vezhguesi

                              Adem ziu-lexoje mire kete artikull. Personi ne fjale ka qene i burgosur ne nje kamp gjerman ne Itali, deri sa u lirua nga aleatet dhe ka ardhur ne Shqiperi, mbasi vendi ishte cliruar, keshtu qe nuk eshte nga ajo kategoria e bashkepuntoreve me pushtuesit.

                            2. E
                              Edlira

                              Fara e komunistëve dhe spiunëve të ndyrë të Sigurimit duhet shuar nga kjo tokë...kriminelë dhe sadistë te lindur që qeshin mbi fatkeqësitë e njerëzve.

                              1. M
                                Malo Ochio

                                Rrofshin fare e cmuar e fashisteve dhe nazisteve,me te cilet do te mbillet Eli vira

                                1. V
                                  Vfk

                                  Plehre e pjerdhur e spiun i sigurimit te Enverit.Fashist e kriminel nga i ati.Mut bir Muti 400 brezash.Shpellar e bir shpellari.Enveri ju njhte mire bashke me Mehmetin.Gjysma e femijve te shpellarve Jane dobica te ushtareve te Divizioneve te Popullit shkelen Mirditen shkodren e Kukesin.Ky bithqiri plak i pjerdhur ka 30 vite qe rron me ndihma ne Bruksel.Thjesht gjithe kjo rrace e bastarduar egersirash jane e kane qenie Farah serbe.

                                  1. V
                                    Vfk

                                    Plehre e pjerdhur e spiun i sigurimit te Enverit.Fashist e kriminel nga i ati.Mut bir Muti 400 brezash.Shpellar e bir shpellari.Enveri ju njhte mire bashke me Mehmetin.Gjysma e femijve te shpellarve Jane dobica te ushtareve te Divizioneve te Popullit shkelen Mirditen shkodren e Kukesin.Ky bithqiri plak i pjerdhur ka 30 vite qe rron me ndihma ne Bruksel.Thjesht gjithe kjo rrace e bastarduar egersirash jane e kane qenie Farah serbe.

                                    Lini një Përgjigje