Iu arratis regjimit komunist, Potka rrëfen ‘takimin’ me vdekjen në mal: Rrëshqita, jeta m’u var në një shkurre

7 Mars 2023, 22:00Dossier TEMA

Iu arratis regjimit komunist, Potka rrëfen ‘takimin’ me vdekjen

Në rrëfimin e Beqir Potkës për arratisjen e tij nga Shqipëria e 35 viteve më parë kur ndodhej nën regjimin komunist, vihet re përmendja e Zotit në momentet më të vështira. Në arrati iu bashkuan dy kushërinjtë e tij, me të cilët ngjiti malin e Gradanit teksa frika se mos përfundonin sërish atje nga ishin nisur ishte bërë bashkëshoqëruese, por më e tmerrshme do të ishte zbritja.

Potka thotë për “Rudina” se ishte pikërisht çasti kur ai nisi të besonte fort sepse u gjend në mes të luftës për jetë a vdekje.

Beqir Potka: Besimi te Perëndia më ka lindur që pas arratisjes ku nuk u vrava se kur zbritëm poshtë malit, atje rrëshqita dhe jeta m’u var në një shkurre. Kur kushërinjtë e mi po më thërrisnin, “Potka ku je”, unë nuk po i dëgjoja, unë isha në vdekje. 

Ata hodhën një gur poshtë, guri shkoi në humnerë kështu që jeta ime ishte në një shkurre dhe atje e pashë veten mua Zoti më do. Duhet të bësh diçka për njerëzimin, për atë që unë kam mundësi.

Rudina Magjistari: Dhe si e ke përkthyer këtë në jetën tënde,  përgjatë rrugëtimit tënd më pas?

Beqir Potka: E kam përkthyer…unë hobin tim e kam të ndihmoj njerëz, në çdo lloj forme.

4 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Turkish telesehir me beqiraaaaaaaaaa tourkalvanoi continue....... allah uakbar!

    1. .
      ...

      Hajde artikull, hajde. Me nder jush, kryerartikull: e do informues, të detajuar, me emra, data etj. etj.?! ...dhe qershia mbi tortë: kushërinj që i thërrasin njëri-tjetrit në mbiemër. O shejtanër, na kënaqët me humorin.

      1. Q
        Qerimi

        Po mjaft u morret me mashtrues....legen, spiun.....

        1. L
          Lugu gjat

          Po mire mo mire, po lajmi ku eshte ketu? A moj e mjera shqiperi Mjerim ne c'do qelize.

          Lini një Përgjigje