Gjenerali britanik që erdhi në Shqipëri gjatë Luftës: Pse Churchill përkrahu partizanët e Enver Hoxhës

12 Mars 2023, 19:50Dossier TEMA

Gjenerali britanik që erdhi në Shqipëri gjatë Luftës:

Nga Daut Dauti

Portreti i panjohur i Julien Amery – armiku i përbetuar i komunizmit në Shqipëri, vëllai i të cilit, u dënua me vdekje nga Britania, pasi tradhëtoi atdheun e tij, duke u bashkuar me Hitlerin dhe Musolinin-

Në një mbrëmje dimri, trokitjeve të mia në derën e një shtëpie të lagjes së kamur ‘Belgravia’ të Londrës, iu përgjegjë një zonjë që dukej të ishte diku rreth 30 vjeçare. Kishte trup të gjatë dhe të hollë. Fytyra dhe dy sytë e saj të vegjël dhe shkëlques që qëndronin pas syzave ‘John Lennon style’, ofronin mirëseardhje. ‘Baba është duke iu pritur’ – tha me buzëqeshje. Ishte e pabesueshme se sa shumë kjo zonjë, përngjante në aktoren e cila luan rolin e gruas së ‘Rocky Balboas’ në filmin po me këtë emër, ku rolin e tij (bokserit) e luan Silvester Stallone. Kjo ishte vajza e Lord Amery-it apo Julian Amery-it, siç njihet më shumë te shqiptarët, ky personalitet i rëndësishëm.

Shtëpitë e aristokratëve britanikë ruajnë një sharm të veçantë të tradicionales, por në shumicën e rasteve, janë të zymta. Orenditë klasike, përfshirë tepihët dhe perdet, nuk e lejojnë elementin e modernizimit. Anglezët kur presin mysafirë, sidomos nëse ata janë gazetarë, tregojnë kujdes të madh.

Vishen bukur dhe kravata është pjesë e domosdoshme e kompletit të rrobave. Për habinë time, Lord Amery, nuk ishte i veshur në këtë mënyrë të zakonshme. Mbi pixhama ngjyrë të gjelbër, kishte një gunë të gjatë që përdoret në shtëpi gjatë ditës dhe natës.

Lordi i dha zor të ngrihej apo pretendoi, siç mendova unë, por nuk mundi. Tentativa e tij përfundoi me një lëvizje të lehtë nga vendi. Disa herë kishim biseduar për intervistë dhe më në fund i erdhi radha edhe kësaj pune.

Personaliteti i politikës kolonialiste, intervencioniste dhe imperialiste britanike, siç do ta quanin disa, dhe legjenda e ideimit dhe ekzekutimit të operacioneve sekrete, tashmë gjendej para meje.

E nxora diktofonin dhe e vendosa mbi tavolinë, afër shishes me whiskey nga e cila Lordi kishte konsumuar së paku një gotë. (Më vonë i ndihmova edhe unë me një apo dy gota). Filloi shpalosja e rëndësishme e historisë, ku ai kishte marrë pjesë. Më vonë, nxora edhe fotoaparatin të cilin e kisha mbushur me film, (më të mirin (Kodak 400)) që të mos dështoja dhe njëra nga pozat, është kjo që po e shihni në këtë postim.

Lord Amery. nuk ndjehej mirë me shëndet. Në sytë e tij shihej një lodhje e përzier me një mërzitje të madhe. Ishte diku rreth 74 vjeçar, por jeta, me dinamikën e saj të stërngjeshur, e kishte mundur.

Në realitet, në fund të bisedës, e kuptova se ai më kishte nderuar me intervistë, përkundër faktit që ishte i sëmurë dhe përkundër asaj që, ia pashë për të madhe veshjen. Ndoshta këtë e kishte bërë edhe për veten e tij që, t’i thoshte disa gjëra para se të largohej nga kjo botë. Nuk u takuam më dhe pas një viti (shtator 1996), Lord Amery, ndërroi jetë.

Familja Amery, ka qenë e njohur dhe me traditë politike. Babai i Julian Amery-it, Leo, ka ushtruar disa funksione shtetërore dhe ka qenë ndër shokët më të afërt të Churchill-it. Duke e vazhduar traditën aristokrate, Julian, është edukuar në shkollat elitare britanike – ‘Eaton College dhe Oxford University’.

Julian, si student, ishte bërë i njohur për publikun britanik, për shkak të lidhjes së tij të dashurisë me shkrimtaren Barbara Pym, e cila ishte dukshëm më e vjetër se ai.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja Amery është ballafaquar me një problem serioz. Vëllai i Julianit, Johni, ka qenë fashist, i cili shkoi në Gjermani, për t’iu bashkuar aparatit shtetëror të Hitlerit, ku ushtroi propagandë kundër Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve.

Më vonë, i ndihmoi Musolinit derisa në fund të Luftës, u kap nga forcat britanike, u soll në Londër dhe u dënua me vdekje (varje) për tradhti. Kjo gjë ka qenë një njollë jo e lehtë për familjen Amery.

Megjithatë, Britania e Madhe është vend demokratik ky përgjegjësia është personale dhe nuk i kalon këta kufij. Pra, kjo gjë nuk e ka penguar familjen Amery, veçanërisht Julian-in që ai pas Luftës, të ushtroj funksione të larta shtetërore.

Por, Julian Amery, gjatë Luftës ka treguar patriotizëm dhe heroizëm. Përpos veprimeve tjera, ai në histori ka hyrë për rolin e tij që luajti në Shqipëri dhe më vonë për Shqipërinë.

Në vitin 1943, Julian Amery, David Smiley dhe Billy McLean, u dërguan në Shqipëri si oficer ndërlidhës, me grupet që luftonin okupatorin. Për shkak të detyrës së tyre të përbashkët, afrisë dhe përcaktimit të angazhimit në Shqipëri, këta u quajtën ‘Tre Musketarët’.

Së pari, shkuan te partizanët e Enver Hoxhës dhe më vonë, te forcat nacionaliste, të cilat i preferuan më shumë se ato komuniste.

Në vitin 1944, Londra vendosi që t’i përkrahte më shumë forcat partizane të Enver Hoxhës, sikur edhe ato të Titos në Jugosllavi dhe ‘Tre Musketarët’, u tërhoqën nga Shqipëria. Ky vendim i Londrës, gjegjësisht i Churchill-it, që mundësoi fitoren e komunistëve në Shqipëri dhe Jugosllavi, ka shkaktuar një debat që vazhdon edhe sot.

Kjo ka krijuar bazë për përhapjen e një teorie konspirative që thotë se, në komandën britanike në Kairo, më vonë në Bari, kanë ekzistuar disa oficerë komunistë, që kanë ndikuar në këtë vendim që solli fitoren e komunistëve në Shqipëri dhe Jugosllavi.

Por, kjo nuk është e vërtetë. Churchill, vendosi t’i përkrahte partizanët e Shqipërisë dhe Jugosllavisë, për arsye se këto forca ishin më aktive në luftë kundër okupatorit italian dhe gjerman.

Në vitin 1948, ‘Tre Musketarët’ u aktivizuan sërish. Tani kishte filluar Lufta e Ftoftë dhe gjërat po ndryshonin. Shqipëria komuniste po bëhej bazë ushtarake ruse, kur në të njëjtën kohë, Jugosllavia po largohej nga ndikimi rus.

Greqia ishte në gjendje kaosi. Në përgjigje të situatës, në instanca të larta, britanikët dhe amerikanë, kishin hartuar një plan: Shqipëria të nxirrej nga sfera komuniste sovjetike.

Me këtë gjë, nëse do të ndodhte, do të stabilizohej Greqia dhe do të krijohej një vijë e plotë anti-ruse, që do të krijonte siguri për Evropën Perëndimore.

Prandaj, një ditë Shërbimi Sekret Britanik (MI6) e kontaktoi Julian Amery-in, për ta pyetur nëse do ta pranonte një detyrë që do t’i printe zbatimit politik të këtij plani. Pa e ditur Amery, ky shërbim i kishte kontaktuar edhe ‘Dy Musketarët’ tjerë.

Që të tre, misionin në Shqipëri e konsideronin edhe si punë personale pasi që, ishin të mllefosur që miqtë e tyre nacionalistë, kishin humbur luftën dhe tashti kishte ardhur rasti që kjo padrejtësi, të korrigjohej. Prandaj, e pranuan detyrën e re me kënaqësi të madhe.

Julian Amery, udhëtoi në Romë për të kryer një ‘Mission Impossible’: për të krijuar koncenzusin politik në mes shqiptarëve. Por, ia doli. Atje e takoi Vasil Andonin por, mungonin dy figura tjera prominente: Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi.

Abaz Kupi gjendej i ngujuar në Greqi dhe ky shtet nuk e lëshonte të dilte jashtë. Por, me ndihmën e MI6, Abaz Kupi u soll në Romë e, madje udhëtoi me aeroplan nga Athina.

Kur edhe Mit’hat Frashëri erdhi nga Stambolli, Amery e takoi edhe Ahmet Zogun dhe ua zbuloi planin i cili përafërsisht thoshte: një forcë e diversantëve shqiptarë, do të dërgohej në Shqipëri e cila, do ta zgjeronte aktivitetin për ta rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti dhe përmbysur komunizmin në Shqipëri.

Pastaj, do të organizoheshin zgjedhjet e lira dhe do të vendosej demokracia; Shqipëria do të hynte në sferën e Perëndimit dhe do ta kishte ndihmën e plotë, ekonomike dhe politike të Perandorisë Britanike dhe superfuqisë tjetër, Amerikës.

Përkundër ndasive dhe hezitimeve, këto personalitete shqiptare nuk mund ta refuzonin këtë plan, që dukej ideal. Shumë shpejt filloi organizimi dhe u lajmëruan rekrutë vullnetarë, më shumë se që duheshin. Në Maltë, David Smiley, filloi stërvitjen e tyre.

Plani kërkonte përkrahjen e Jugosllavisë dhe Greqisë. Uashingtoni dhe Londra, urdhëruan ambasadorët e tyre që ta takonin Titon dhe ta merrnin përkrahjen e tij. Pasi që Tito ishte larguar nga ndikimi sovjetik dhe ishte afruar me Perëndimin, mendohej se ai, do ta përkrahte planin anglo-amerikan, të intervenimit në Shqipëri.

Por, nuk doli ashtu. Tito, duke qenë strateg, e kishte diktuar që ky plan ishte i rrezikshëm edhe për të. Sipas këtij plani, Shqipëria do të largohej nga komunizmi, do të demokratizohej, do të zhvillohej ekonomikisht dhe do të hynte nën kujdesin anglo-amerikan.

Prandaj, Tito, i këshilluar edhe nga Kardeli, e refuzoi kategorikisht planin dhe nuk pranoi të ndihmonte në asnjë segment. Tek e fundit, pse ta ndihmonte Tito një plan të huaj kur ai, e kishte planin e vet me të cilin, vazhdimisht e mbante Shqipërinë nën ndikim dhe nën presion.

Julian Amery, shkoi në Greqi për të siguruar ndihmën e këtij shteti që, diversantët të ndihmoheshin në rast se tërhiqeshin nga Shqipëria, në territor të këtij shteti.

Edhe kjo ishte punë e vështirë, por ia doli që ta merrte premtimin nga ushtria dhe policia greke. Dhe, kështu filloi zbatimi i planit, i cili dihet se si dhe pse përfundoi me debakël, kurse Shqipëria mbeti nën mëshirën e komunizmit të egër.

Sidoqoftë, Julian Amery e mbante në mend një moment interesant që kishte ndodhur në shtëpinë e tij, kur në Londër i kishte sjellë anëtarët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” që ishte angazhuar në këtë plan. Pas drekës, kishin dalë për shëtitje në oborr.

Abaz Kupi, kishte parë një gjarpër në kopsht, pas të cilit kishte vrapuar dhe e kishte kapur. Si fshatar që ishte, nuk frigohej nga gjarpri. Por, me gjarpër e ndiqte nëpër oborr Mit’hat Frashërin, i cili si tip urban, ikte nga frika. Amery, me humor thoshte: “Abazi dëshironte ta provonte nëse, gjarpri ishte helmues”.

Megjithatë, Julian Amery e ka mbajtur veten për mik të shqiptarëve. Por, ekzistojnë fakte që vërtetojnë se në një drekë në ambasadën e Jugosllavisë në Londër, kur është folur për Shqipërinë, Amery ka sygjeruar se; ndarja e këtij vendi me Jugosllavinë dhe Greqinë, mund të ishte zgjidhje e mirë.

Tashti, kjo është një thënie ndoshta e pakujdesshme por shumë problematike për dikën që, i thotë vetes mik i Shqipërisë! Por, duhet patur parasysh që te politikanët britanikë, ka ekzistuar një dashuri e madhe për Jugosllavinë, sidomos për atë të Titos. Kështu ka qenë deri më 1997, kur Tony Blair e ndërroi kahjen./Memorie.al

26 Komente

  1. T
    Taulant

    Plani i Churchillit ishte shkaterrimi i shteteve te Evropes. I premtomte Turqise qe po te luftonte Hitlerin do i jepte te gjithe ishujt e Greqise. Greqise i premtonte qe do ti jepte bregdetin Turk po te luftonte ne anen e Anglezeve. Plus i premtonte qe do ti jepte edhe gjysmen e Shqiperis. Titos i premtonte gjysmen e Shqiperise dhe jugun e Hungaris . Enveri ka bere shume krime por po te pranonte oferten Anglo-Amerikane Shqiperia do ishte copetuar. Anglo-Amerikanet si te pabese miratuan pushtimin e Shqiperise ne 1939 prej Italis. Cfare mund t'ju besoje atyre ne 1944.

    1. P
      Prec Ulaj

      Ju po e beni Curcillin perendi, kur nderkohe fshinte kepucet e Roosveltit dhe Stalinit. Anglia ishte nje shtet shume larg forces ushtarake te Amerikes dhe Rusise.

      1. P
        Pro Taulanteve

        I sakte Taulant!

      2. C
        Curcilli kjo Hale Anekdodash Karagjoze !

        E perkrahu Enverin sepse gruaja e tij perlqente Enver djalin dhe nuk i durohej sa t'ja rraste carin . Kjo eshte aersyeja e vetme ,sepse dijme qeCurcilli e futi Shqiperine me pas ne Kurthin e Korfuzit duke akuzuar Eńver Hoxhen se i hodhi ne ere Anijet ne ngushticen e Korfuzit ,per ta hedhur me vone ne Gjyqin Nderkombetare ,duke ditur mire se do Fitonte Gjyqin si Angli ,me nji prapavije te ndyre Tinzare ,qe ti mbante Arin e Bankes Shqiptare peng , rrembyer nga Gjermanet ne LIIB

        1. T
          Tironci

          O zoti mut muti e ka emrin Enver msou te shkruash injorant defiçent.

          1. M
            Me emër

            Anglezët paskan qenë terroristët më të mëdhenj që ka njohur historia. Paskan dënuar me vdekje, varje në litar, një person sepse ka bashkëpunuar me fashizmin. Enver Hoxha, nuk i dënoi të gjithë bashkëpuntorët me vdekje.................... . Sidoqoftë paska mësuar nga inglizi.

            1. G
              Gogoli

              Shkrim idiot.

              1. B
                Buda

                Julian Amery ishte nje kapiten britanik konservator qe i urrente "lirine, drejtesine dhe barazine" e Revolucionit Demokrartik Francez.

                1. L
                  Llozi

                  Konteksti është shumë më i gjerë se kaq

                  1. L
                    Llozi

                    Lord Emery, Anglia apo SHBA s'mund të bënin asgjë, zonat ishin ndarë në Jalte, andaj dhe Stalini e braktisi EAMIN grek Po ashtu, pa mohuar trimerine e treguar nga marinaret shqiptare, vërtet besoni se ruset iken nga Pashalimani më 1960 se i debuan shqiptaret Ikën sepse s'ishte në zonen e tyre Pak vite më parë, kur Rusia u dha ultimatum ushtrive angleze dhe franceze të largoheshin brenda 48 oreve nëse s'gaboj, nga Kanali Suezit, armata e jugut e BS do të marshonte drejt Egjiptit Dhe Anglezet dhe Francezet u larguan me keshillen e Amerikaneve Kunderrevolucioni në Hungari më 1956 nuk ishte për të nderuar sistem, por për ta bërë socialismin me fytyrë me njerezore sikundër dhe ndodhi me perjashtim të Shqiperise

                    1. X
                      Xha temja

                      Amery asnjehere nuk ka qene gjeneral! Qe ketu i gjithe rrefimi humbet besueshmerin

                      1. A
                        Arben

                        Cfare rendesie ka ky artikull? Eshte edhe si drafti I pare, pa lidhje!

                        1. R
                          Raimond vlonjati

                          Po natyrrisht do i perkrahte sepse partizanet po luftonin kunder Nazi-Fashzimit , Por qe Curcilli ishte i betuar Anti-Shqiptar dhe donte tja jepte Jugun tone Greqise Biles Curcilli beri nje tentative ta pushtonte Shiperine duke derguar komando ne Sarande dnerkaq qe ne ishim te pushtuar nga Nazistet , sepse donte qe aty te krijonte bazat per te rrembyer Jugun tone Por Enveri ishte gjenial, dhe tallte koqet me Curcillin dhe keta krimbat e tij, se ua kuptonte planet qe kur ishin ne koken e tyre te mbushur me mut qeni, Ndaj dhe Enveri i parlajmeroji: Largohuni nga Shqiperia se do ju qellojme ! Dhe keta qe te mos diskretitoheshin , u latguan dhe e pane qe nuk behej shaka me njerezit e Enverit dhe kjo gje shpetoi Shqiperine nga thonjte e Britanise qe punonte per Greqine. Ky, Curcilli i ketyre ishte i betuar Anti-Shqiptar. Ky edhe ne Konfenrecne e Paqes ne 1919 , ky ishte Minsiter i Qeverise Britanike, dhe vajti direkt nga Londra ne Paris per tencitur Kryeminsitrin Britanik, qe "jugu Shqiptar ti jepej Greqise" Por ai Kryeminsitri e kishte inat kete mut, dhe shanci jone , nuk e priti fare, dhe ky iku pas ne Angli si pul e laguar britaniket kane qene ARMIQTE ME TE EGER TE SHQIPERISE.Ata edhe tani e njxerrin kokene tyre atni shqiptare neper deklrata te ndryshme,apo ne politikene tyre te jashteme Ndaj politika Shqqiptare duhet te kete parasysh qe ne asnje menyre te mos pranohen Britnaiket , intelektuale apo politikane t ejene ne drejtimin e ndonje isntitucioni te Shqiperise , sepse jane ARMIQ TE DEKLARUAR Nuk ka rendesi fare ca thote ky sharlatani britanik,sepse keta Britnaiket kane nje motot e cila eshte " Jeta e tyre eshte nje perpjekje e pafund kunder te Vertetes " Ndaj as mos e merni fare serizoisht kete bajge britanike

                          1. T
                            Tetovari

                            Ah sikur të kishte pas sukse ky plan Shqipëria dot kishte lulzue, dhe nuk dot kishte hënger e pij me bona, fatkeqsia që vukmanoviwi dhe mugosha hajshin e pishin me enver flliqanin.

                            1. D
                              DRENICA E KUQE

                              Medemek, vellai i tij qenka denuar me vdekje pse ka tradhtuar atdheun e tij, Angline, ndersa ata qe tradhtuan e tradhtojne Shqiperine dhe popullin shqiptar udheheqin me “shtetet shqiptare” ne gjashte “shtete” antishqiptare... Udheheqin bashkepunetoret e fashizmit, nazizmit, greqizmit dhe titizmit e faqezezizmit kosovarist, me bishta e qiqibishta!... Pra, çdo shtet po i denoka tradhtaret e tij, ndersa “Shqiperia” po i nderoka!!! Hajdeni “kokat e meçme”, hajdeni, se, ua ka peshurrur Atdheu trurin, ua dhjese perdite fytyren e ju tradhtaret e Shqiperise e te popullit shqiptar, ende koken lat e me lart!!!... DRENICA E KUQE

                              1. S
                                SW1

                                Anglezet jane njerezit me antishqiptar qe kam njohur dhe jetova 25 vite aty…..perçemues e gjithmone duke permendur Shqiperine per keq kudo….Enveri kishte te drejte qe ju futi Hurin ne bythe,,,,Politika e jashtme e anglise eshte akoma koloniale edhe sot..habitem pse respektohet kaq shume ne Shqiperi nje Shtet qe i ndjek Shqiptaret me keq se Nazistet….dhe vete Lineker e tha….Kombi Pijanec e Mendjemadh do ta Marre mesimin pas 50 vitesh kur te Kthehet komplet ne Koloni aziatike ….pijanecet vendalli nuk prodhojne me asgje ,vetem pordhet nga e kaluara e tyre Gjakpirese kudo neper Bote..jetojne me Lavdine e dikurshme si Greket..komb i mbarruar.

                                1. R
                                  RAIFI

                                  Kurr anglezët dhe amerikanët nuk bënë.përpjrkje të largonin ShqipShqië nga kampi socialist sepse vet e vurën aty.Pse në Greqi nuk fitoi komunizmi?.Të gjitha përpjekjet Perendimi i.ka bërë për ta fut Shqipërinë si Republikën e 7 të Jugosllavisë nga se ajo u shkonte për qefi.Bandat shqiptare të ndihmuara nga përendimorët pregatitëshin dhe kordinohëshin nga Jugosllavia.Si dukët përendimorëve u kishte mbet meraku që nuk u dhanë ddhe më tej tokë.shqiptare.

                                  1. E
                                    E verteta tjeter

                                    Epo , " mik i madh " i Shqiperise paska qene ky qen bir qeni . Paska dashur ta " demokratizonte " vendin tone duke e copetuar , gjysmen ta merrte Greqia e gjysmen tjeter Jugusllavia. Dhe ti , or Daut loqja na shkruan me ditirambe per kete mut . Dhe , me qe ra fjala mbi veprimtarine e ketij strategu , pse nuk e vazhdon çfare muti hengri me diversantet e tij per te " çliruar " Shqiperine " ? Hengri nje Mut te madh !

                                    1. n
                                      nga i gjeni kto plehra mor kaqola

                                      kanibal

                                      1. N
                                        Nga i gjejn vertete kto qenie Satanike !

                                        kta jane ata , qe vendosen Coptimin e Shqiperise dhe nxiten Masakrat e Gjenocidet kundr Shqiptareve si ne Cameri edhe Kosove . Ja kto surrate qensh Satanike

                                      2. a
                                        astrit

                                        Shkrim interesant. Duhet dokumentuar thenja e autorit qe Çurçilli ka urdheruar te perkrahet Fronti Nacional Çlirimtar i udhehequr nga komunistet ne Shqiperi.Eshte fakti dokumentuar ndihma e anglezeve per parizanet e Enverit. Gjithashtu eshte fakt i dokumentuar qe mbas 1945 SHBA e Anglia ju kundervune rregjimi komunist. Ketu ka nje kontradikte. Ose komunistet e Enverit i mashtruan anglezet, ose anglezet nuk e kishin ne fokusin e tyre ardhmerine e Shqiperise si shtet, ose oficeret anglez ne Shqiperi qene te majte e mashtruan komanden e tyre. Gjithsesi rroli i anglise ne luften e II boterore ne Shqiperi ka nevoje te dokumentohet ne te gjithe teresine e interresin e politikes angleze per Ballkanin.

                                        1. K
                                          Komunist me Rolex

                                          Atje po bëhet nami në 2023 vrasje e vjedhje me ligj çdo ditë ju na tregoni përralla me partizan

                                          1. S
                                            Shqiptari

                                            Çurçilli mbajti krahun e partizanve prandaj fituan thot kopuku , Enveri fitoj se kishte te ter popullin patriot me vete qe luftonte per liri , ne te njejten koh kur nacionalistet luftonin kra nazizmit , nuk mund te fitonin ata qe kerkonin shqiperin e pushtuar zdo mend , siç ishin balli komtar dhe zogistet , kush i pirdhte britaniket gjat luftes dyt ata qe hidhnin per ndim vetem kepuc te majta , pun anglezesh historikisht kunder nesh , histori vari teneqen , i kemi lexuar e sterlexuar 100 her .

                                            1. s
                                              shqip

                                              Zotrote akoma u beson perrallave te kohes se komunizmit. Deri mbas clirimit, askush nuk e njihte Enverin dhe bile as PKSH qe qendroi ne legalitet edhe disa vite (ne mos gaboj, PKSH u be publike ne 1949-ten) pasi vendi u clirua. Populli perkrahu Frontin Nacional Clirimtar, qe ishte organizata qe luftoi pushtuesit. Komunistet ishin pjese e kesaj organizate bashke meshumicen qe ishte pa parti. Nga ana tjeter, komunistet ishin shume te paket ne ate kohe dhe roli i tyre ne lufte nuk ishte ai qe pretendohet. Formacionet e para partizane drejtoheshin nga komandantet dhe kommisaret u vendosen ne formacionet e mevonshme me te medha si brigadat partizane, por qe perseri vendimet merreshin prej komandanteve. Duke qene se PKSH ishte ilegale deri pas clirimit, prezenca e komisareve ne formacionet me te vogla nuk dihej nga shumica e partizaneve te atij formacioni. Problemi eshte se tek publiku shqiptar, filmat e kohes se luftes kane krijuar iluzionin se komisaret ishin pjesa komanduese e njesiteve partizane, gje qe nuk eshte aspak e vertete.

                                            2. P
                                              Pashai Turk

                                              Shkerdhata kane qene gjithnje anglezet ndaj nesh. Vetem ne '98 me Kosoven kane lare gjynahet qe kane bere gjithe kohen me shqiptaret. Ingliz kurva.

                                              1. E
                                                Emigrant

                                                Nuk e di cfar keni qe levdoni keta angles antishqiptaret me te perbetuar Po anglia ishte ajo qe gjysmen e shqiperis do ja jepte grekut apo keto nuk i dini ju Ne vend te ngrini lart figuren e enverit qe shpetoi shqiperin nga copetimi slini rast pa shpifur

                                                Lini një Përgjigje