Nga Ferdinand Dervishi
(Vijon nga numri i kaluar)
Deri në ditën kur në Divjakë zbarkoi grupi i Xhevdet Mustafës, polici i plazhit, Sokrat Biti, kishte kaluar një jetë të qetë. Madje të këndshme, krahasuar me atë të bashkëmoshatarëve të tjerë, të cilëve u binte bretku arave të kooperativës bujqësore. I ati, një peshkatar i vjetër, ia kishte dalë mbanë, për shkak të profesionit, të kishte miq të fortë, madje kreun e listës, e zinte dora vetë, Kadri Hazbiu, njeri i besuar i pushtetit dhe ministër me potencë në atë kohë. Për këto arsye, e kishte pasur të lehtë të futej në radhët e policisë, edhe pse pa arsimin e lartë përkatës. Kështu që, për Sokrat Bitin 25-vjeçar, edhe dita e zezë e 25 shtatorit të vitit 1982, kishte nisur me pamje të mbarë, si gjithë të tjerat. Xhiro në det me skaf për të survejuar plazhistët, tamam në rolin e një baywatch-i dhe më tej në dispozicion të zv/shefit të Policisë së Lushnjës, Remzi Brixhit, të cilit i ishte futur keqas krimbi i peshkimit.
Sokrat Biti, ish-polici i plazhit të Divjakës, në vijim të rrëfimit të tij, kujton: “Diçka folën mes tyre dhe pashë dy të tjerët, Sabaudinin dhe Halit Bajramin të nisen me pamje të shpenguar drejt hyrjes së stacionit të trenit duke marrë me vete vetëm pistoletat, që i fshehën nën rroba. Ndërsa Xhevdeti nuk lëvizi nga vendi. Kuptohet që unë mbeta pranë tij, sepse ende i kishim duart të lidhura me tel.
Kishte një pamje të shqetësuar dhe kujtoj se si shoqëronte me sy të gjithë personat që futeshin në stacion, sidomos ata që i ngjanin ose që vërtet ishin policë. Kaluan pak minuta, kur pamë Sabaudinin të dilte me vrik nga dera kryesore e stacionit dhe të drejtohej aty ku po rrinim ne. Në këtë kohë u dëgjuan edhe të shtëna”, rrëfen Sokrati me sytë të ngulur në një pikë.
Po ashtu, Biti shpjegon se, sipas rrëfimeve të ndryshme, në stacion, Sabaudini dhe Haliti, kishin rënë në sy të një shitëseje byrekësh, pasi i kishin lënë 50 lekë bakshish. Menjëherë shitësja, kishte lajmëruar policin e stacionit, duke i shpjeguar se si dy të dyshimtë, që flisnin një shqipe të rëndë, i kishin lënë bakshish një shumë të madhe, se ata ishin të veshur me rroba të prodhimit të huaj, etj. Polici u ishte afruar të dyve, duke u kërkuar pasaportat, ndërkohë Haznedari, ishte larguar duke shpjeguar se duhet të shkonte jashtë lokalit, që t’i merrte letërnjoftimet, tek çanta.
Por sapo Sabaudini kthen krahët, tjetri, Halit Bajrami, i dorëzohet të njëjtit polic, duke i dhënë edhe pistoletën. Njëkohësisht ai, i sqaron njeriut me uniformë, se është edhe një i tretë, që gjendet jashtë, se pikërisht ky i treti, është shumë i rrezikshëm dhe se ata janë vrasës. Duket në këtë kohë, polici u bën me shenjë disa pushkatarëve të forcave vullnetare, që gjendeshin gati, të cilët sikur të mbinin nga nëntoka, menjëherë hapin zjarr, në drejtim të Haznedarit që largohej.
“Kur pa Sabaudinin të dilte nga dera kryesore e stacionit dhe të vinte duke vrapuar në drejtimin tonë, shoqëruar nga krismat, Xhevdeti nuk e priti, por më mori me vete, pothuaj duke më tërhequr zvarrë, dhe kaluam shinat, për t’u futur në stacion nga pas tij. Aty ai më zgjidhi. Për një çast, e mendova veten të vdekur.
Ndërkohë krismat u shtuan. Duket Sabaudini, arriti te bunkerët dhe u kundërpërgjigj me breshëri automatiku. Aty atë e kapi një plumb në kokë, pa i dhënë mundësinë që të merrte me vete, ndonjë të pafajshëm tjetër. Kujtoj se pas kësaj, ata pushkatarët, janë mburrur shumë dhe kanë kërkuar meritat e vrasjes. Madje, mburreshin se ishin snajperistë shumë të zotë.
Në të njëjtën kohë, në stacion kishte mbërritur një tren, që më duket se shkonte nga Tirana, për në Pogradec. Xhevdeti u fut mes pasagjerëve të shumtë që zbrisnin dhe për një çast e kuptova, se në duar më kishte ardhur rasti i artë, që të largohesha”, flet me një qartësi të habitshme kujtimesh, Sokrat Biti. Dhe vërtet që nga ky moment, ai nuk do ta shihte më të gjallë Xhevdet Mustafën.
Shfrytëzon rastin kur ky, i hutuar, futet i pari në derë, për të dalë nga stacioni dhe kthen kurrizin, për t’u larguar me shpejtësi në drejtim të kundërt. Prania e pasagjerëve të shumtë e ndihmon, që të ketë mendjen të mbledhur, për këtë veprim të guximshëm, pasi duke rendur disa here, kishte parafytyruar t’i nguleshin në shpinë, plumbat e pistoletës së Xhevdet Mustafës.
“Erdhëm të marrim hak, për Mehmetin”!
Në vazhdim, pasi Xhevdet Mustafa ishte larguar në drejtim të Lushnjës, duke marrë me forcë një makinë, Sokrat Biti, kishte mundur pas gati 20 orësh, të merrte frymë lirshëm. Shpjegon se si shumë shpejt, kishte komunikuar me kolegët e policisë, duke u treguar se si e kishin marrë peng, se si një farë Rexhep Kolli, mbase i Sigurimit të Shtetit, e kishte marrë në makinë dhe bashkë ishin drejtuar andej nga Xhevdeti, në përpjekje për t’u larguar, ku ai derdhi sërish, gjakun e të pafajshmëve.
Kujton se si i rrëfeu Kollit dhe të tjerëve, se ai më i riu dhe më i bëshmi, që e kishte mbajtur peng, kishte vrarë në sy të tij, zv/shefin e Policisë së Lushnjës, Remzi Brixhin, si dhe policin e pyjores, Vlash Përboti.
Dikur, në makinën e tyre kishte mbërritur një informacion, se Xhevdeti ishte larguar në drejtim të Elbasanit. Ishin drejtuar andej, por shpejt ishin kthyer. Xhevdeti ishte ngujuar në një shtëpi, në Zhamë të Lushnjës, i mbërritur aty pasi kishte ndërruar disa makina, të marra forcërisht, nën kërcënimin e tytës së pistoletës.
Orët e rrethimit të Mustafës, kishin kaluar pa ndonjë emocion të veçantë, për Sokrat Bitin. Ishte koha kur ai kishte ndier një çlirim të madh emocional. Fundja, ia kishte dalë mbanë të mbijetonte. Kurse fati i njeriut që e mbajti peng, tashmë ishte i përcaktuar. Dikur krismat reshtën dhe Sokrati, pa ndonjë interes të veçantë, pa kufomën e njeriut që e kishte mbajtur peng. Ishte e përgjakur, pa jetë, pa mundësi për të bërë keq më tej.
Ajo ditë ishte mbyllur, me kujdesin për kufomat e tjera. Sokrati ishte nisur sërish për në Karavasta, ku kufomat tashmë ishin gjetur. Aty ai mëson se Xhevdeti, kishte vrarë edhe dy kolegët e tjerë të tij, Ëngjëllin dhe Sazanin, një e vërtetë që i ishte sjellë disa herë në mendje prej faktit, se kur e pa për herë të parë Xhevdet Mustafën dhe dy të tjerët, ata po vinin pikërisht nga drejtimi, ku rreth 30 minuta më pare, ishin larguar dy kolegët e tij.
Kur mes gjithë asaj kohe që kishte rrjedhur, Sokrati kujtohet të shkojë e të rehatohet në shtëpi, kupton se e keqja, kishte hapur dyert, disa kanatash. Sepse ata të Sigurimit të Shtetit dhe më tej hetuesia, e thërrasin për ta marrë në pyetje. Bindet, thotë të gjithë të vërtetën, por mbetet me gojën hapur dhe për pak i bie të fikët, kur i thonë se ai kishte shpërdoruar detyrën, se duhet t’i ishte hedhur në fyt Xhevdet Mustafës, e të tjera të ngjashme.
– “Përse atë ditë nuk ishe në plazh, te vendi i zakonshëm i punës, por te peshkimi”?! – “Sepse te peshkimi, shkuam me urdhër të zv/shefit, Remzi Brixhit”. – “Po përse ishe pa uniformë atë ditë”?! –“Sepse atë unë e heq gjithmonë, kur punoj me varkën. Ndryshe do të lagej, kur fusja e nxirrja barkën në det”.
– “Përse nuk shkove edhe ti me Ëngjëllin e Sazanin, për të vëzhguar bregdetin”? – “Sepse s’doja të ikja bregut. Ndalëm aty dhe hodhëm një grep…”!
Sokrati e ka vrarë shumë mendjen, se përse ia bënin këto pyetje të pakuptimta! Gjithsesi, nuk e mësoi menjëherë. Duket ishte dyshuar se ai, si banor që e njihte mirë zonën, kishte pasur lidhje me grupin e Xhevdet Mustafës. Ishte dyshuar gjithashtu, edhe për faktin, se përse vetëm atë e kishin lënë të gjallë. Por duket e vërteta, i kishte rrënjët edhe më të thella se kaq.
Pasi në këtë rast, që të shpëtonte nga thonjtë e Sigurimit të Shtetit, atë vetë, nuk e kishin ndihmuar as miqtë e fuqishëm të familjes, kreun e të cilëve, e zinte Kadri Hazbiu. Ai vetë, Kadriu, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, u përfshi në telashe që i hëngrën kokën. Jo vetëm njëherë, i ishte shkarkuar në mendje me dhimbje Sokrat Bitit, mendimi se mos në kuadër të hetimit, do të merrej në shqyrtim, edhe historia e lidhjes së tij familjare me Kadri Hazbiun dhe më tej, lidhja hipotetike e të dyve, me grupin e Xhevdet Mustafës.
Të paktën pyetjet që i kishin bërë ata të Sigurimit të Shtetit, e kishin detyruar të bënte të tilla lidhje logjike. Lidhje që gjithsesi, ishte dashur shumë kohë e rrjedhur, që t’i qartësoheshin mirë në kokë. Ishte koha kur gjithçka duhet të vlerësohej mirë, pasi të bëheshe pjesë e një komploti që mbërrinte në kupolën e shtetit, nuk ishte aspak e pamundur dhe të ishte një njeri pa pozitë, një polic i thjeshtë plazhi, kjo ishte baras me humbje të garantuar.
Tre njerëzit që e morën peng, kishin ardhur të vrisnin Enver Hoxhën dhe kjo nuk ishte pak. Duke vrarë mendjen në këtë drejtim, Sokrati ishte kujtuar se të paktën në një rast, Sabaudin Haznedari i ishte sulur, duke e kërcënuar dhe duke i thënë tekstualisht: “Kemi ardhur të hakmerremi për Mehmet Shehun, që ju qenër e vratë, edhe pse ju mbante gjallë me bukë”. Një frazë që në momentin kur u tha, ish-policit të plazhit, i ishte dukur e pakuptimtë, por që më pas e kishte rivlerësuar.
Tetë vjet burg
Problemet, menjëherë pas arrestimit, ishin shkarkuar edhe në familje. “Tim atë e futën në dhe, të gjallë në fshat, para se unë të dilja në gjyq. E hoqën edhe nga puna. Kujtonin se unë isha bashkëpunëtor”, rrëfen Sokrati, për vështirësitë e familjes së tij, pas ngjarjes. Nga tmerri pa fund, kishin shpëtuar vetëm pasi ai ishte akuzuar dhe dënuar, vetëm për shpërdorim detyre. Edhe pse gjykatësi kishte akorduar 8 vite heqje lirie, përfundimisht kjo për opinionin, vërtetonte se Sokrat Biti nuk ishte një armik.
Menjëherë më pas i ati, kishte rifituar vendin e punës, te peshkimi, një zhvillim që i jepte mundësinë të shkonte në Tiranë, me ndonjë peshk të zgjedhur në çantë, për të kontaktuar miqtë e vjetër apo të rinj dhe për të kërkuar zbutje të dënimit të të birit. Gjithsesi dënimi përfundimtar, për shpërdorim detyre i Sokratit, mbetet 8 vite heqje lirie. Dhe nuk ishte i vetmi i ndëshkuar. Së bashku me të, nën të njëjtën akuzë absurde, të shpërdorimit të detyrës, përfundon në burg edhe Halit Bajrami, i infiltruar i Sigurimit të Shtetit në këtë grup, Kapllan Shehu, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme në Lushnje, si dhe shefi i Policisë, Fane Xhuveli, të cilët për fat të keq, nuk u gjendën në detyrë ditën e ngjarjes.
Për pasojë, në mungesë edhe të zv/shefit, Remzi Brixhi, që u vra nga Xhevdet Mustafa, e gjithë puna dhe organizimi i kishte rënë mbi shpatulla oficerit dezhurn të policisë së Lushnjes, Isuf Hoxha. “Kujtoj se Lenka Çuko, ish-anëtarja e Byrosë Politike nga Lushnja, i dërrmoi krejt me akuza, këta dy drejtues të policisë, Kapllanin dhe Fanen. Kapllani, për fatin e tij të keq, ishte kunat i Kadri Hazbiut. Ishte një presion i fortë, që reflektohej shumë nga populli”, rrëfen Sokrati.
Gjithsesi fati e sjell, që pas 3 vitesh, 3 muajsh dhe 13 ditësh, ish-polici i plazhit të Divjakës, që u mor peng nga Xhevdet Mustafa, të fitojë lirinë. Me një histori të madhe mbi shpatulla, për shkak të së cilës pagoi shtrenjtë, Sokrati nis punë në ndërmarrjen e peshkimit, më saktë i ati i lë vendin, pasi del në pension.
Fati e sjell, që menjëherë pas ndërrimit të sistemeve, ai të ishte aq i zgjuar, sa të ndërtonte një lokal në Divjakë, në qendër, që duket se gëzon klientelë të mirë. Në të njëjtën kohë, ai shkon të punojë për 4 vite si emigrant në Itali, pikërisht atje nga ku u nisën në drejtim të Shqipërisë së izoluar, tre njerëzit e armatosur që e mbajtën për 20 orë peng, duke shkaktuar një kasaphanë me 6 të vrarë, tre nga të cilët police, dhe një oficer ushtrie. Por Sokrati në Itali, shkoi për të punuar, sigurisht.
“Sot ju mbase nuk mund ta konceptoni. Por atëherë, ishte një ngjarje e frikshme. Tashmë, që gjykoj ftohtë, opinioni im për ata të tre, është se ishin krejt të çorientuar dhe të papërgatitur, për atë që kishin marrë përsipër të bënin. Kishin me vete pasaporta malazeze dhe kuptohet se në rastin më të pare, do bëheshin të dyshimtë. Nga ana tjetër, atyre nuk u punoi mendja, të përdornin uniformat e policëve që vranë. Të veshur me uniforma të tilla, ata kishin për të shkuar për dy orë në Tiranë. Ndërsa Xhevdeti, nuk m’u duk aspak inteligjent. Më ndryshe ai Haznedari, që ishte i egër dhe shumë i ndërsyer kundër regjimit. Ndërsa Halit Bajrami, nuk fliste fare”, shton Sokrati, në fund të rrëfimit.
Por nuk ka mbaruar. Teksa bisedës i vjen fundi, ai ngutet të shtojë edhe diçka, që duket e ka bërë të vuajë përbrenda për një kohë të gjatë. “Unë kurrë si kam pasur askujt ndonjë borxh. Më ka ardhur shumë keq, për ata djem që u vranë, por nuk kisha asnjë mundësi që t’i ndihmoja. Ishin në lule të moshës. Për fat të mire, askush nuk u vra për shkakun tim, se do më mbetej peng dhe kjo më bën në një farë mënyre, të ndihem i qetë shpirtërisht”, përfundon rrëfimin, të shoqëruar me një lëvizje nga lart-poshtë të dorës, ish-polici i plazhit të Divjakës.
Xhevdet Mustafa, pranë Garibaldit e Gorkit, në librin e Staten Island
Duket në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historia e inkursionit të guximshëm, por të dështuar të Xhevdet Mustafës drejt Shqipërisë së betonuar komuniste, me qëllim për të vrarë Enver Hoxhën, nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Dhe kjo pavarësisht faktit të biografisë së tij. Kështu, në një libër të autorit Thomas Matteo, botuar kohët e fundit për historinë e Staten Island, që është lagje e Nju Jorkut, emri i Xhevdet Mustafës, gjendet pranë atij të shkrimtarit të njohur ruso-sovjetik, Maksim Gorki, politikanit dhe udhëheqësit të mirënjohur italian, Xhuzepe Garibaldit, por edhe pranë emrit të Don Antonio de Santa Anna-s, lider politik meksikan, që u zgjodh 11 herë, si president i këtij vendi.
Që të gjithë këta personazhe të veçantë, sipas hartuesit të librit, e kanë përdorur lagjen Staten Island, për t’i shpëtuar persekutimit, ose më shkurt, për t’u fshehur. Në historinë e së njëjtës lagje, pranë atij të Mustafës, por për të tjera vlera, janë edhe emrat e sipërmarrësve të fuqishëm, si; Cornelius Vanderbilt, Donald Trump, Charles Goodyear dhe Daniel Tompkins. Po kështu, fare pranë emrit të shqiptarit, gjenden edhe emrat e shkrimtarëve të famshëm, Henry Wadsworth Longfellow, Henry David Thoreau dhe Ralph Waldo Emerson, të cilët në periudha të ndryshme kohore, kanë jetuar në Staten Island.
Nga stacionin i trenit,Xhevdeti Ka Dale ne rruge ne drejtim te kavajes,Jo Elbasanit.Ka ndaluar nje makinen riportavel zia dhe nen kercenimin e armes Jane nisur ne drejtimin e Goses e Kavajes Pane qe perballe vinte nje taxi.Xhevdeti ndaloi,zbriti nga riportabili dhe i doli para taxise .Brenda ishte shoferi me banim ne shenavlash durres,ne mos gabij me emrin Tahsim,dhenderri me nisem dhe nje krushk.Nen kercenim nd aloi taksine,i zbriti pasagjeresh,hypi mbrapa dhe u nis ne drejtim te lushnjes.Mbi uren e re Jane shkembyer me makinen e Kadri Hasbiut.Xhevdeti nuk e dinte kush ishte Brenda ne makinen.Tahsimi po'.Me pas duhet ngjarja.Halit Bajeami nuk Ka bere asnje dite Burg.Pas gjyqit dhe denimit formale,ai eshte percjelle per ne zelanden e re.
Sakte per Halit Bajramin. I vetmi problem i sigurimit ishte qe nuk dinte diten dhe vendin kur do vinin, por qe ishin njoftuar me pare nga Halit Bajrami kjo tashme nuk eshte me sekret. Nuk gjeje nje foto apo cfaredo lloj dokumenti qe te vertetonte se Halit Bajrami pas ngjarjes ishte akoma ne shqiperi, i vrare, ekzekutuar, apo ne burg... Kreu ate qe nisi dhe e percollen nga kishte ardhe.... Cuditerisht Zelanda e Re eshte vendi ku shkojne - fshihen etj... shume agjente
Pra qarte fare : Xhode Mustafa ishte nje spiun Sigurimi i dergu jashte nga Mehmet Kadriu. Sa per ate, persekucionin, ate familja e Xhodes nuk e ka ndjere deri ne 1982 kur erdhi Xhoda "te merrte hak per Mehmetin" - vellai i Xhodes ishte Drejtor ne Hekurudha Durres e asokohe Drejtor me vellacko te arratisur as nuk shihte kush ne enderr.
Epo, te arrihet qe te shkruhet dhe te botohet edhe per dy terroriste si Xhevdet Mustafa e Sabaudin Haznedari, kjo eshte nje fatkeqesi kombetare.
A di dikush shkakun e vertete se perse erdhen keta njerez ? Cdo gje qe shkruhet ne gazeta eshte nje pasaktesi dhe hipoteze . Askush nuk te bind per shkakun e vertet te ardhjes se xhevdet mustafes , eshte nje nga misteret qe nuk do zbardhet asnjehere .Kush mund ta besoj se erdhen 3 veta per te marr hak per mehmet shehun .
Po kjo erdhem per te mare halun e Memetit hidhet na ata per te futur sa me shum ate me demek intrig qe te percahej populli dhe partia. Ashu u ka then spiuni qe qe me sta qe keshu keshu flitet dhe ai ne tensiom e siper kur e ka dite qe do vdes ska dit me ca ka then percart. Ata kan qen te pa organizuar dhe me spiun brenda. Te qen dhe rambo dhe caknoros ne filma hollivudi ate fund do kishin. Ata dhe aq kan qen te fort shume. Po polici i intervistes mos te na behet sikur ska pate faje se ka pate faje qe ka qen polic ne kryhe te detyres dhe i vrane koleget dhe ka pate munci ti hidhej dhe ne fyte xhevdetit ose ti prishte pun rruges ne shum momente. Po thuaj polic qe dhe aq dinte
"flet me një qartësi të habitshme kujtimesh, Sokrat Biti."uuaaauuu,ku leshin e vërtetove ti këtë qartësi të habitshme kujtimesh??mos vallë kishe një video të të tërë atyre momenteve që ka kaluar polici me brek banje??mos vallë pyete xhevdetin apo sabaudinin dhe ata i vërtetuan katërcipërisht thënjet e kat bitit??e sidomos po të kesh qënë polic në atë kohë dhe të thuash"se si një farë Rexhep Kolli, mbase i Sigurimit të Shtetit, ",duhet të kesh një kujtesë të jashtëzakonshme për tia futur pordhës!!mbas kadri asbiut është njohur emri i xhep kollit,dhe jo të tjerë!!sidomos në radhët e forcave të MPB!! më në fund e mbarova këtë tregim të dytë Nga Ferdinand Dervishi!e falenderoj për nivelin e tij jashtëzakonisht të pa krahasueshëm me nivelin zero,dhe mbi të gjitha mero bazen për dhënjen e mundësisë që të lexojmë bërllog të tillë!vetëm e vetëm për të vrarë kohën!!përfytyroni se çfarë poshtërimi është për kohën kur e "vret" me të tilla shkrime!?
Cdo detaj qe pershkruan polici , jane te sakta. Duhet te jete djale i mire, me kembe ne toke, nuk po hiqet si hero, vetem po tregon si po mundohej te shpetonte koken e tij. Kete gje do bente pjesa me e madhe e njerezve ne rrethana te tilla. Ju qe beni heroin sot, keni pasur kushedi sa raste ta tregoni.
Pilo e ke lexuar atë që shkruan Cenua? Ti ke ndjekur hap pas hapi policin që "ka bër atë që do bënim të gjithë, ne"? Cenua nuk e ka gjykuar për mbijetesën e tij. Ai mund të thotë gjithçka, dhe gjithçka, mund të jetë sa e vërtetë, aq dhe e sajuar. Një gazetar nuk mund të vërtetojë atë që se ka parë vetë. E mbi të gjitha ta vërtetojë duke hiperbolizuar. Me kalimin e kohës gjithçka "rumbullakoset", përshtatet me momentin që tregohet. E kjo nuk quhet "qartësi e habitshme kujtimesh".
Nga shkrimi del sikur Sokrati i paska njohur personalisht antaret e bandes qe ne momentin pare. Duket sikur e paska pritur banden ai. Pordhe me rigon o Ferdinant. Peshku i Sokratit te paska bere dem.
Xhevdeti me shoke erdhen se pas asgjesimit te K. Asbiut mbeten pa fonde andej ku i dergoi Kadri Asbiu. Hekuran peqinsi nuk kishte dijeni per ta dhe...Kaq.
Kadriu ka qene jo vetem gjalle por dhe Minister kur erdhi Xhevdeti. Ne momentet e para drejtonte dhe operacionin e asgjesimit te komandos. Me pas me urdher nga Enveri (ose Nexhmija ne emer te tij) drejtimin e operacionit e mori lal Hekri. Me siguri Enveri nuk kishte besim te Kadriu, ose kishte ndonje informacion qe Xhevdeti ishte agjent i vete Kadriut, kjo nuk do merret vesh kurre. Por Xhevdeti ishte nje i genjyer dhe i perdorur. Shkoi ne Amerike dhe mendoi se atje do i shtronin tapetin e kuq dhe ky do jetonte si mbret pa punuar. Kur e gjeti veten ne mjerim mbase dhe me keq se ai qe la ne Shqiperi, kerkoi te vinte ne Shqiperi dhe te vriste Enverin. Nje aventurier i deshperuar qe mbase mendoi se po te vriste Enverin do mund te vinte si njeri i Leka Zogut ne fron dhe te jetonte si pasha ne Shqiperi meqe ne Amerike u zhgenjye. Totalisht diletant dhe jo inteligjent. Edhe sikur mos ta kishin spiunin brenda, edhe sikur mos te zbarkonte nga deti por ti fusnin direkt ne Tirane te dera e Komitetit Qendror. Si mund ta vriste Enverin kur ai ruhej me gardiste pa fund? Grupi i shoqerimit i Enverit me ne krye Sulon ishte "ministri me vete". Ishte agjensi kunderzbulimi, ushtri dhe polici bashke dhe vareshin personalishit nga Enveri duke kapercyer cdo hierarki shteterore. Por keta ishin aq diletante sa edhe veshjet i kishin te huaja, me atlete adidas qe binin ne sy ne Shqiperine e asaj kohe 1 kilometer larg.
Kot qe botohen te tilla lloqe ku kujt ti teket shkruan nje fantazi .Ate dite qe ka ardhur Xh Mustafa ka qene ne ora 9 paradite mbledhje te te gjithe organizatave te PPSH per nje leter te Enverit.Na eshte thene se nje grup kështu kështu ka ardhur te vrase udheheqesin tone Enver por sigurimi e eleminoi grupin.Dhe nuk kishte si te mos i vriste se ata kujtuan se po hyjne ne nje stan delesh e filluan te vrasin njerez e te bejne zhurme pa kaluar100 m qe zbriten .Fati i keq i atyre rrezikeve qe i dolen para kriminelëve te tille dhe humben jeten.
Ky Ferdinant Dervishi eshte njeri i neveritur edhe kur e degjon plot "kompetence" te flase ne televizion; ndoshta eshte pamja e tij ne forme apo çfare ka brenda del perjashta, kete s"e di. Une nuk e besoj kurre, fale tregimeve dhe bisedave qe i kam degjuar ketij njeriu. Eshte i bezdishem per vrojtuesin apo degjuesin serioz. Une e kam jetuar kohen, kam pare video direkte, por disa dite me pase kam kaluar atje, e njohe mire vendin dhe shtepine ku eshte strehuar Xhevdet Mustafa apo rrugen dhe me vjen keq per interpretimin romantesk qe i ben ngjarjes ky njeri. Eshte semundje e madhe sot me gazetare e çfare jane keta se e bejne kaun me viç e lopen me dobiç. Keshtu e felliqen gjithe historine shqiptare apo episode te saj.Le ti hane ata qe jane mesuar ti hane ne kete forme!
Me sa kuptova nga ky tregun , polici ka qene antar i bandes dhe kjo bande drejtohem j nga Kadri Hazhbiu dhe Rexhep Kolli. Nuk eshte rastesi qe ky polic u ndodh ne makinen e Kollit.
E verteta e kesaj perralle Te perfolur fshihet ne trurin e Hasan Lucit.Kush e organizoi dhe kush e drejtoi,kush ishte qellimi Jane dokumenta ne arkivat eKKB s
Pergjigje dhe koment i sakte ! Hasan Luci me duket se ka vdekur nese nuk gaboje ! Por ne nje Interviste ( Plehra ! ) tha jane te gjitha ne Arkiv te Dekuemntuara ! Prandaj nuk po i jape te gjitha ato qe di , nje dite do te dalin ! Por nuk eshte habi se sigurimi luante shume menyra dhe role te ndryshme ! Mbase i solli me urdher te Ramizit miut te haleve ,qe te digjte Kadri Hasbiun me grupin e tije . etj.... qe te vinte rehat sic erdhi ne pushtet mbas vdekjes se pleheres tjeter hoxha ! Lufte lojrash spiuninazhi....qe te vertetat spiunet i marin en vdekje ! Ja mos shkoni me large ! askush nuk e beson ne Opinion qe psh LLazar Angjeli eshte Spiun ka qene Spiun dhe ngelet Spiun ! ne harenen e Opinionit ne shqiperi njeifet si Babaxahan ! dhe jashte kufijve ! njifet si Donatore qe ndimon njereuzimin ! ne te vertet eshte Spiun..dosjet i ka zhdukur me grupin e Saliut ! ndertimet qe ka bere i ka ndertiar me Dhendrin e Saliut etj etj krime qe nuk njifen dhe nuk do te zbardhen asnjehere ! se jane beton ! mermer ! Hekur celik nuk e hapi gojen.. NGELET QE TE GJITHE SPIUNAT SHUMICEN E SEKRETEVE I MARIN NE VARRE ME VETE SI SHUME QE KANE VDEKUR:
Pergjigje dhe koment i sakte ! Hasan Luci me duket se ka vdekur nese nuk gaboje ! Por ne nje Interviste ( Plehra ! ) tha jane te gjitha ne Arkiv te Dekuemntuara ! Prandaj nuk po i jape te gjitha ato qe di , nje dite do te dalin ! Por nuk eshte habi se sigurimi luante shume menyra dhe role te ndryshme ! Mbase i solli me urdher te Ramizit miut te haleve ,qe te digjte Kadri Hasbiun me grupin e tije . etj.... qe te vinte rehat sic erdhi ne pushtet mbas vdekjes se pleheres tjeter hoxha ! Lufte lojrash spiuninazhi....qe te vertetat spiunet i marin en vdekje ! Ja mos shkoni me large ! askush nuk e beson ne Opinion qe psh LLazar Angjeli eshte Spiun ka qene Spiun dhe ngelet Spiun ! ne harenen e Opinionit ne shqiperi njeifet si Babaxahan ! dhe jashte kufijve ! njifet si Donatore qe ndimon njereuzimin ! ne te vertet eshte Spiun..dosjet i ka zhdukur me grupin e Saliut ! ndertimet qe ka bere i ka ndertiar me Dhendrin e Saliut etj etj krime qe nuk njifen dhe nuk do te zbardhen asnjehere ! se jane beton ! mermer ! Hekur celik nuk e hapi gojen.. NGELET QE TE GJITHE SPIUNAT SHUMICEN E SEKRETEVE I MARIN NE VARRE ME VETE SI SHUME QE KANE VDEKUR:
Ferdi eshte bolja e djathte e non grata ???????? Hiqet si i rendesishem po nuk di kryesoren qe ajo ishte ngjarje e telekomanduar nga Enveri vete l Jo nga ky polici qe ishte dhjere ne breke.
Hollesira te tjera?nje batalion i nderhyrjes se shpejte te policise, u vendos ne batalionin e kembesorise shenavlash te Durresit.Ketu u vendos komanda dhe shtabi i batalionin,si dhe dy kompani.Flinin ne kinoklubin e repartit.Per komandant e tyre u leshua nje zyre e komandes se batalionin te kembesorise.Edhe ky batalion kaloi ne gatishmeri ne.2.Ne kete reparto u vendosen dy kompani te policise te cilat Naften shperndaheshin ne gjithe fushen e Durresit me drejtim nga gjiu i Lalesit ne prita.Diten pushonin.Nje kompani e policise u vendos ne golem.Edhe keta naten ne prita.Zbarkimi i bandes do te behej o ne gjirin e Lalesit,o ne Golem.Por naten e udhetimit pika e zbarkimit Ka ndryshuar,Duke u komunikuar ne momentin e zbarkimit.Kane zbarkuar ne hyrjen e Dajlanit te karavastase,rreth 100 m nga kanali i hyrjes ne juge te saj.Xhevdeti nuk Ka qene i sigurimit,por i arratisur.Ne Durres mendohej dhe flitej hapur per Sabaudini Haznedarin si ish sigurims i derguar si zbulues,por nuk eshte e vertete.Kjo peshperitje vinte se i vellait ,Naim Haznedarin ishte drejtor ne nje ndermarrje ne Durres.Ndersa ishte Edhe kushuri i pare me Nevzat Haznedarin.Ne fakt eshte i arratisur,i rekrutuar e pergatitue nga CIA,Ka qene Edhe instruktor ne bazar e pergatitjes se komandosve te CIA ne panama.Halit Bajeami eshte vene ne sherbim te zbulimit shqiptar me vullnetin e tij.Ka hyre ne kontakt ne Itali ,madje e Kane futur ne shqiperi me dokumenta te tjera ,Ka marre detyrat dhe e Kane percjelle.Thirrjen per kete grup ia Ka bere Sabaudini,Kane rene Dakord,Jane pergatitue ne Pescara .Kane qene kater persona.Te dhenat per grupin i Ka njoftuar Halit Bajeami.Por Ka patur dyshime edbe per te katertin,i cili ne kohen e imbarkimit nuk eshte Bashkuar nga frika apo ndonje shkak tjeter. Operacionin per pritjen e grupit nuk Ka qene vetem i sigurimit dhe i policise.Ka qene nje shtab operativo me perberjes Edhe nga oficere te Ushtrise,i vendosur te PSV ne Durres(prapa viles).Ne gatishmeri Kane qene te gjithe repartet ushtarake te vijes bregdetare.Plani per vrasjen e Enverit ishe me atentat diten e kongresit te Rinise ne tek pallati i sportit partizani.Ne rast te pamundesise,do ti merret ne makinen Kadri Hazbiut per ti futur ne bllok.Kjo ishte Pikerisht detyra e Halit Bajramit,Pasi ai e njihte kadriun.Banda do te strehohej deri diten e attentati ne Burreli ne nje baze te paracaktuar.Transportin ne Tirane me makinen e Kadriut.
Halit Bajrami ishte i futur nga Sigurimi i Shtetit, ai nuk mund ta bente kurre ate qe "te merte gjasme makinen e Kadri Hasbiut meqe e njifte" Sepse Kadriu ishte ai qe e kishte rekrutuar Halit Bajramin per ti kapur keta bandite qesharake. Por qe aty ishte edhe gabimi i Kadriut, se Kadriu duhej ta kuptonte me kohe qe perderisa Enveri vrau dhe Mehemtin do i vinte radha edhe Kadriut ndaj ne kete rast do bente mire tja fuste Enverit . Ti instruktonte keta lopcaret bandite nepermjet Halit Bajramit qe te visheshin si police dhe ne ate menyre mund te harrinin deri ne Tirane . Mirepo Kadriu ishte i betuar pro Enverit dhe nuk dilte kurre kunder ti, dhe megjithse ishte burr i zgjuar , Kadriu nuk e kuptonte qe po i vinte radha , se Enveri nuk te falte sado ndere ti beje .
Gjithe qe shkruajne ish sigurimsa,te dhjefsha gazeten o Mero.
O ari sigurimsat i ke ne pd... full... me pas njohuri jo domosdoshmerisht duhet me qen sigurims... kuptove hajdar... lexo ndonje gje te hajrit
Prandaj perfunduan ne kete derexhe berishistet. Natyrisht pergjegjsia kryesore eshte e Sali Berishes qe aktivizoi njerez te liq, skuthe e te paafte e pa karakter si puna e ketryre dervisheve, te cilet kane 32 vjet qe hajne fonde dreqi e di se nga, pikerisht per te ngjallur turbullira, te shtremberojne historine, hiqen si kompetente sepse tanime kane te bejne me analfabete, njerez te rene moralisht e qe nuk jane ne gjendje te kuptojne hilete e tyre. Intelektualet e vertete, me te drejte nuk begenisin te merren me keto morra helmues. Shkrimi eshte i mbushur me te paverteta. Veç kesaj, ky palo investiguesi "kopetent" si gjithnje shpreh shpirtin e njeriu te helmuar, pjelle e berishizmit. Ne nje ane shpreh keqardhjen per ate qe terroristet paten ate fund te turpshem, te cilin e meritonin, pasi erdhen per te vrare, e dyta sulmon drejtesine e asaj kohe per te na mbushur mendjen se "ja sa padrejtesisht e denuan kete policin". Jo mor kokerr horit. Pavaresisht ideologjise dhe sistemit te centralizuar, ai ishte shtet sereioz. Nuk leshonte pe ndaj atyre qe nuk kryenin detyren, sidomos ndaj mos zbatimit te urdherave ushtarak. Ne ate kohe, ahwerbimi inteligjent kish marre dijeni per ardhjen e grupit dhe qellimet terroriste. Ushtri e opolici, gjate vijes bregdetare, ne menyre sekrete, kishin marre detyra te qarta dhe ishin dhene porosi mbi pergjegjesite qe lindnin nga neglizjenca ne sherbim. Poliucet e Lushnjes, u shkujdesen, jo me qellim te keq por u dhane pas peshkut , ju shmangen deyres dhe kjo u pagua me disa te vrare nga ana e jone. Ketij foltoristit nuk i vjen keq per Brixhin e te vraret e tjere, por perlotet per terroristet. Pra keta njerez e kane genin e helmuar prandaj i urreen populli. Ky ben mire te mos na çaje drrasa sepse pikerisht keta njerez qe hiqen si investigues, historiane qe gjoja kane te dhena te rendesishme ne shtepite e tyre etj, ketra urrehen sot sepse jemi ne shekullin e 21 dhe jeta kerkon te tjera gjera.
nejse polici tregon te verteten Isuf Hoxhen dhe Engjull Agalliun i kam pas njohur isufi ishte komisar policie . Polici ne ate kohe ka qene e pa pergatitur fare ne te gjithe vendin se vetem ai ishte pa shkolle Sokrati , te gjithe oficerat e policise nje kurs 6 miujor kishin
Policët e thjesht, dhe jo oficerët e policisë. Ata mbaronin shkollën e Saukut. 3 vjet.
Sa perralle e bukur . Gjithmone ,kur shkruajne per te tilla ngjarje, me kane pelqyer per te kuptuar se sa te neveritshem kemi qene .Po pse shkruhet kaq shume ,per ate periudhe dhe kush i stimullon ato . Fanatiket e Hoxhes , te grupit armiqsor, qe u pastrua ,per ti hapur rrugen R Alias ne krye te Shqiperise , politkaneve te sotcem e ish te permbysurit qe dine shume mire, se kur i bie fyellit ne nje vrime ,melodija behet e pranushme dhe e kendshme . Kujt i pelqejne me shume keto histori .Sigurishte keta qe jane fryre e s'ngopen duke i shqyer shqiptaret .Hajdutevet ,krimineleve e te shiturve qe e duan vendin hanepa potra e shtet te Drejtesise se vertete .Ju ra nga qielli nje shanc per tu pasuruar e kthyer Shqiperine nje vend cakenjesh, ku lufta per pushtet dhe mashtrimet, jane i vetmi mjet per te sunduar.Nga keto prralla jane te kenaqur te gjithe ata qe i lyen duart me gjak shqiptari, qe nga koha e Zogut e deri me sot .Me te drejte kenaqen edhe ish pronaret e intelektualet e persekutuar nga sistemi komuniste ,por qe mbeten shtojse te politkave pas vendosjes se demokracise . Prrallat ne te shkuaren kishin kuptim edukative e perseriteshin sipas halleve e fatkeqsive qe kalonin popujt .Me te shumtat propogandoni per nje jete me te mire e ne paqe .Prrallat e stcme perseriten ta percajne e sundojne popullin shqiptare . Ato c'kane ndodhur nga 1972 e deri me sot jane te gjitha te pa argumentuar saktesishte . Intriga, shtremberime e mashtrime jashte realitetit shqiptare . Ju mjendoni se pluralizmi e demokracija jane vendosur realishte tek ne . Filluan me mashtrime e genjeshtra e keshtu dote perfundoje deri sa te dalin forca te reja pro relitetit shqiptare . Sa kohe do marri kjo histori qe cfaqet para populloit shqiptare ? Te dhenat tregoje se do haje shume por me pak se koha e kaubojsave amerikan.Ne Shqiperi eshte vendosur kapitalizmi por jo kultura e vendeve perendimore . Kapitalizmi shqiptare eshte gjysem feudal e gjusem kapitalist. .Po keshtu jane dhe pushtetet qe s'kuptojme se c'fare pasojash do te lene . Pasojat do te jene me te lehta e pajetgjatsi ,nese inteligjenca shqiptare ,u pret rrugen historive e prralla politike ,ku nuk mesojne e nxjerrim konkluzjone, se cfare duhet ndryshuar per te ardhmen .
spata e ke drejt
Ky Polici qe tregon kete pralle mire ka bere qe ka qene i inflitruari nga amerikanet ne rradhet e policise dhe i mbuluar nga Kadri Hazbiu dhe Xhep Kolli te cilet ishin atehere pro amerikan te fshehte, por nje gje nuk e ka lene rehat kete policin , nuk e lejne rehat fantazmat e dy shokeve te ti qe i futi ne kurth, keto fantazma rrotullohen per dite rreth shtepise dhe lokalit ne Divjake
Une I Kam qef histori te tilla , se nuk e Kam jetuar ate kohe. E Kam veten me te degjuar, dhe nga filmat Shqiptar. Pastaj, ose te genjej, histori me vete Jane edhe komentet e ndryshme. Dhe me ato kenaqem shume...
Sabaudin Haznedari eshte personazh i drames ''Familja e peshkatarit'' shkruar nga Sulejman Pitarka. Behet fjale per Jonuz Brungen personazh i drames skenike dhe ne film ''Oshetim ne Bregdet'' qe ne fakt ishin nje familje e medhe Haznedari e ardhur ne fund te viteve njezet ne Durres nga Dibra e Madhe Por edhe Sulejman Pitarka andej vinte me familjen e tij. Familja e peshkatarit eshte vene me historine e vertete te tyre ne qender te veprimit skenik ku djemte e saj ishin Selimi, i madhi, Dini (Sabaudini), Petriti dhe babai qe mbante familjen me peshkim. Te gjithe u aktivizuan me levizjen. ndersa i madhi Selimi behet nje bashkpuntor i okupatorit dhe i vogli Petrit internohet ne itali. Dini kishte goxha aktivitet guerilas dhe ishte i lidhur me komunistet. I vendosur....Te gjithe i dime ngjarjet pershkruar ne Drame e cila jo vetem subjektin qe e ka real e te vertete por autori per çudi emrin e Sabaudinit e ka lene real. Ky njeri pasi iku dhe u aratis si i pa kenaqur per shkak se nuk i u dhante te gjitha meritat e luftes u kthye si terorrist pasi kish hedhur ne ere edhe ambasaden shqiptare ne Paris e ne Rome....