Nga Ferdinand Dervishi
Deri në ditën kur në Divjakë zbarkoi grupi i Xhevdet Mustafës, polici i plazhit, Sokrat Biti, kishte kaluar një jetë të qetë. Madje të këndshme, krahasuar me atë të bashkëmoshatarëve të tjerë, të cilëve u binte bretku arave të kooperativës bujqësore. I ati, një peshkatar i vjetër, ia kishte dalë mbanë, për shkak të profesionit, të kishte miq të fortë, madje kreun e listës, e zinte dora vetë, Kadri Hazbiu, njeri i besuar i pushtetit dhe ministër me potencë në atë kohë. Për këto arsye, e kishte pasur të lehtë të futej në radhët e policisë, edhe pse pa arsimin e lartë përkatës. Kështu që, për Sokrat Bitin 25-vjeçar, edhe dita e zezë e 25 shtatorit të vitit 1982, kishte nisur me pamje të mbarë, si gjithë të tjerat. Xhiro në det me skaf për të survejuar plazhistët, tamam në rolin e një baywatch-i dhe më tej në dispozicion të zv/shefit të Policisë së Lushnjës, Remzi Brixhit, të cilit i ishte futur keqas krimbi i peshkimit.
“Atë ditë në barkë, ishim katër vetë. Nga të cilët Xhevdet Mustafa vrau tre. Shkruajnë qorrazi nëpër gazeta, kur thonë se në plazh, në Divjakë, janë vrarë vetëm dy policë”, nis rrëfimin, krejt i preokupuar për çdo fjalë e frazë që artikulon, Sokrat Biti. Tashmë pronar i një lokali të mbarë në mes të Divjakës, Sokrati rrezaton sërish, pamjen e një njeriu me fat. Por përgjatë qetësisë së mënyrës së rrëfimit, lexohen edhe pasojat e një jete krejt të vështirë, të ndryshuar, madje të përmbysur me rrapëllimë, menjëherë pas kësaj ngjarjeje të pazakontë, që e përfshiu në vorbullën e vet, me shumë gjak të derdhur.
Pasi pak kohë pas saj, krejt papritur, strukturat e drejtësisë së atëhershme, e akuzuan për “shpërdorim të detyrës” dhe më tej e arrestuan e, dënuan me 8 vjet heqje lirie. Një situatë e vështirë dhe e frikshme, ku nuk mundën të futeshin e të ndërhynin as miqtë e fuqishëm të familjes. “Më akuzonin se unë nuk e kisha bërë mirë detyrën ndaj Atdheut, pasi nuk i isha hedhur në fyt Xhevdet Mustafës, që ta vrisja bashkë me të tjerët. Ndërsa unë, në momentin kur Xhevdeti na korri me automatik, isha vetëm me brekë plazhi…”, shqipton Sokrati, gjithmonë shumë serioz.
Masakra në plazh
Sipas rrëfimit të Sokrat Bitit, atë mesditë, në barkën e tij me motor, veç kolegut të punës, Sazan Zekës, ishte edhe zv/shefi i Policisë së Lushnjës, Remzi Brixhi dhe një punonjës i Policisë së Rendit, Engjëll Agalliu. Nga të gjithë, vetëm Sokrati ishte pa uniformë, madje vetëm me një palë pantallona të shkurtra plazhi. Pikërisht këtë rastësi fatlume, Sokrati sot e kësaj dite, vazhdon ta quajë fat të madh. Thotë se prej veshjes, aspak të ngjashme me uniformën e policit, e ka jetën. Ndërsa, sipas tij, të gjithë të tjerët, Xhevdet Mustafa i sharroi me automatik, vetëm sepse ishin të veshur me uniforma blu.
“Ishte një ditë e zakonshme shtatori, madje bënte nxehtë. Si fillim bëmë xhiro në plazh, më pas morëm udhën për te ndërmarrja e peshkimit në Karavasta. Remziu, zv/shefi e kishte fiksim peshkimin. Mjaft të shihte peshq, qoftë edhe të kapur nga të tjerët, dhe kënaqej. Në kthim, sapo dolëm nga kanali që bashkon lagunën me detin, Engjëlli dhe Sazani, vendosën të bënin një kontroll të zonës. Që të kuptohemi, saktësisht zbritën për të bërë dy punë në të njëjtën kohë, pasi të tilla ishin kohërat.
Deti shpesh, nxirrte në breg bidonë të formateve të ndryshëm, që për ne shqiptarët nëse i gjenim, përbënin pasuri të madhe. Zbritën nga barka dhe u nisën në jug, gjithmonë pa u larguar nga bregu. Më thanë edhe mua të shkoja me ta, por të ecja përgjatë bregut nuk më pëlqente, kështu që refuzova. Që nga ky moment nuk i pashë më në jetën time. Ndërsa unë me zv/shefin, nisëm të shtynim kohën në breg, madje dikur hodhëm nja dy grepa në ujë”, nis rrëfimin, për ditën më të vështirë të jetës së vet, Sokrat Biti.
Po ashtu, thotë me bindje, se do ta mësonte shumë kohë më pas, se dy policët që iu larguan bregut, ishin vrarë nga Xhevdet Mustafa. “Nuk dëgjuam asnjë zhurmë arme, asgjë të dyshimtë. Vetëm pas rreth 30 minutash, kur pothuaj ishim bërë gati të shkonim që t’i kërkonim Engjëllin me Sazanin, në drejtimin nga ikën, shohim të vijnë në drejtimin tonë tre burra. Në asnjë çast nuk dyshuam se ata mund të ishin diversantë, siç i quanim në atë kohë. Në ato vite ngjarjet e ngjashme me këtë, ishin shumë të vjetra dhe personalisht unë i kisha parë vetëm nëpër filma”, vazhdon ish-polici, i plazhit të Divjakës. Më pas atë do ta shokonte krejt ajo që do të ndodhte.
Aq shumë, sa në rrëfimin e mëtejmë, veprimet e Sokratit duket sikur të jenë si të një njeriu që vepron si somnambul. “Me t’u afruar në largësinë rreth 5-7 metra, njerëzit përballë nxorën ca automatikë të shkurtër dhe i kërkuan zv/shefit të dorëzohej. Por ndërsa Remziu ende nuk kishte mbledhur mendjen, njëri, ai që ishte para të tjerëve, më i riu dhe më trupmadhi, e qëlloi me breshëri. Pashë Remziun të binte te këmbët e mia, i kruspullosur nga dhimbja dhe u mpiva. Nuk arriti të nxirrte asnjë fjalë, nga goja. Që nga ky moment, sikur u shkëputa nga realiteti. Gjithçka nisi të më dukej, sikur të isha në një ëndërr…”, shpjegon Sokrati, momentin e parë të përballjes me grupin e Xhevdet Mustafës.
Peng dhe udhërrëfyes
“Njeriu në krye të grupit, nuk qëlloi mbi mua, mbase për shkak se isha vetëm me të mbathura plazhi, mbase sepse mendoi se nuk isha polic, por ka shumë mundësi, që në ato rrethana, t’iu jetë dashur një udhërrëfyes. Dukej qartë, se ata e kishin një problem. Kujtoj vetëm se i pari prej tyre, ai që më pas do të pajisej në mendjen time, edhe me emrin Xhevdet Mustafa, më pyeti se përse ishim aty. Iu përgjigja si i mpirë, se donim të gjuanim peshk dhe ka të ngjarë që edhe kjo përgjigje ‘e saktë’ të më ketë zgjatur jetën”, rrëfen Sokratit, duke shtuar se tre burrat, kishin me vete vetëm një çantë, të cilën ia dhanë atij vetë ta mbante, duket sepse dëshironin, të ishin sa më të lirshëm në veprimet e tyre.
Më tej, pasi e kishin “instruktuar” Sokratin, të mos i shkonte mendja të ndërmerrte ndonjë aventurë, – një instruktazh që shoqërohej me tundjen e pistoletave në drejtim të tij, – të gjithë së bashku, ishin futur në varkë për të kaluar në anën tjetër të kanalit, që lidh detin me lagunën e Karavastasë. “Më vonë e kam kuptuar se ata morën me vete vetëm pjesën më të lehtë të pajimeve, se të tjerat i kishin lënë të fshehura në rërë atje ku kishin kaluar natën. Mbase atje ku lanë të vrarë dy shokët tanë, Engjëllin dhe Sazanin”, rrëfen Sokrati.
Duket vonesa dhe ngatërresa në vend-zbarkim, e tre njerëzve që kishin ardhur me qëllim “të vrisnin Enver Hoxhën”, u kishte hedhur në erë atë pjesë të planit, që kërkonte pajime për t’u ngjitur në ndërtesa të larta, granata, për të shkaktuar panik, e të tjera sende të domosdoshme, për një ekip komandosh të armatosur. Pajime që ishin gjetur më pas, të groposura. “Në çantën që unë mbaja, me kalimin e kohës, mësova se gjendeshin tre automatikë të shkurtër, fishekë e ushqime. Pasi kaluam kanalin, u futëm në pyll. Shumë shpejt mu krijua ideja, se ata e njihnin zonën dhe nuk kishin probleme me orientimin. Ndërsa aty duket ishin bllokuar, për shkak të kanalit të thellë. Vazhduam të ndiqnim rrugën e asfaltuar, që kalon mes pishave të plazhit të Divjakës, natyrisht, duke ecur paralel me të. Dikur dëgjuam një zhurmë.
Xhevdeti u fsheh pas një pishe, me pistoletën ngritur mbi kokë, ndërsa dy të tjerët, duke më vënë mua përpara, u futën në pyll. Dëgjova një dialog të shkurtër, që përfundoi me refuzim. Xhevdeti i tha dikujt që ecte me biçikletë, që të ndalonte, por duket ai nuk u bind. Një çast më pas dëgjova zhurmën e mbytur të pistoletës me silenciator të Xhevdetit dhe tjetrin të rrëzohej nga biçikleta, me një britmë. E kishte vrarë. Më pas do të mësoja se viktima, ishte një i njohuri im, Vlash Përboti, punëtor ne pyjore. Faji i vetëm i të cili, ishte se po kalonte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”, rrëfen ish-polici i marrë peng. Sipas Sokratit, pasi kishin lënë pas brezin me pisha, tre njerëzit e armatosur, kishin ndalur për t’i dhënë një bluzë atij.
“Isha lakuriq nga mesi e lart dhe më dhanë bluzën që të dukesha më serioz, për më tepër që në këtë kohë, po binte edhe mbrëmja. Kujtoj se ata të tre, ishin veshur thjeshtë me atlete sportive, pantallona xhins, e bluza verore pambuku. Nuk binin shumë në sy. Deri në afërsi të Divjakës, ndoqëm rrugën e asfaltuar, por me të mbërritur pranë shtëpive të para, devijuam majtas, duke dalë nëpër ara. Ndërkohë kishte rënë nata dhe kujtoj se rrugës, pothuaj nuk u këmbyem me askënd. Deri në afërsi të Rrogozhinës, ecëm paralel me rrugën e makinave, duke u shmangur gjithmonë kontakteve të mundshme me njerëz. Kujtoj se sërish ecja, sikur të isha në ëndërr. Se nuk ndjeva asnjë lloj lodhjeje, me gjithë rrugën e gjatë që vazhdoi pothuaj gjatë gjithë natës, se dhimbjet nga dëmtimet në këmbët e pambuluara, qoftë nga gjembat e ferrave, nuk i ndieja fare”, rrëfen Sokrati, duke vazhduar të përsërisë se ngjarjet, i ishin shkarkuar aq fort në mendje, saqë me siguri e kishin lënë gjysmë të mpirë.
“Në ato kohëra, situata të tilla realizoheshin vetëm nëpër filma, kurse ne në Divjakë, flinim natën me dyert hapur. Nuk e priste askush një tmerr të tillë. Gjatë gjithë kohës, kam qenë si i goditur dhe në asnjë rast, nuk munda të ftillohesha e të mendoja një rrugëzgjidhje. Më thoshin të drejtohesha majtas, andej shkoja, më thoshin djathtas, e zbatoja me përpikëri”, shkoqit Sokrati. Gjithsesi, ai kujton edhe copëza të bisedave mes tre njerëzve të armatosur, që flisnin një shqipe të rëndë, kujton se në shumë raste, ata merreshin vesh në gjuhën angleze dhe se atij vetë, dikur iu mbush mendja, se nuk ishte Xhevdet Mustafa, ai trupmadhi që e hiqte shpejt këmbëzën, kreu i grupit, por një tjetër, për të cilin më pas, do të mësonte se quhej Sabaudin Haznedari.
“Dukej që këtë Sabaudinin, e dëgjonin ata të tjerët. Gjithmonë, fjalën e fundit, e thoshte ai. Ndërkohë Halit Bajrami, nuk fliste fare, ndërsa Xhevdeti, vetëm miratonte argumentet e Sabaudinit”, rrëfen ish-polici i plazhit. Pas disa orësh udhëtim në këmbë, të gjithë mbërrijnë në Qafën e Sokolit, në afërsi të Rrogozhinës, në jug të saj, pranë urave mbi Shkumbin. Aty, duke e bërë me radhë, ata bien të flenë, ndërkohë që plani, për të cilin kishin rënë dakord që më parë, ishte që në mëngjes, të hipnin në trenin e parë që nisej drejt Tiranës.
Krisma në stacionin e trenit
“Në mëngjes herët, iu drejtuam stacionit të trenit në Rrogozhinë. Në këtë kohë, kishte filluar qarkullimi i makinave dhe njerëzve. Kujtoj se sapo iu afruam stacionit të trenit, Xhevdeti, lidhi me një copë tel, dorën time me tijën. Një veprim që e shoqëroi sërish me kërcënime, nëse do të flisja, apo mundohesha të largohesha. Gjatë gjithë kohës, më mbante para vetes, duke me përsëritur se do të më vriste, po të bëja qoftë një lëvizje të gabuar”, tregon Sokrati, momentet më të vështira që ka përjetuar. Në vazhdim, ai tregon; se në afërsi të Rrogozhinës, krejt të alarmuar, që të gjithë kaluan në një postbllok policie dhe se policët, ose të përgjumur, ose krejt të pa instruktuar, nuk dyshuan për asgjë.
“Po në hyrje të Rrogozhinës, dëgjova Sabaudinin të shante sistemin komunist. Ai e shprehte hapur, pakënaqësinë ndaj regjimit. Sipas tij, Rrogozhina nuk kishte ndryshuar edhe pas 20 vitesh, që kishin kaluar që nga arratisja e tij jashtë vendit. Kujtoj se tha një batutë, pak a shumë të tillë: Kështu e lashë, kështu e gjeta, këtë vend të mallkuar”, rrëfen ish-polici, që betohet sërish, se të paktën për sa kohë ai u qëndroi pranë, kreu i grupit, nuk ishte aspak Xhevdet Mustafa, por Sabaudini.
“Për fat të shumëkujt dhe për fatin e keq të tyre, në stacion ata mbërritën vonë, për të marrë trenin për në Tiranë, pasi ai ishte nisur. Në atë kohë të vitit, sapo kishte ndryshuar orari i trenave dhe ata, duket, nuk e kishin këtë informacion. Kështu që u detyruan të prisnin, një tjetër tren.
Kujtoj se kur u afruam te stacioni, pa më zgjidhur, Xhevdeti u drejtua te disa bunkerë, të vendosur stivë, që prisnin të ngarkoheshin në të djathtë të godinës. Te bunkerët, ata fshehën çantën dhe vendosën të ndaheshin në dy grupe. Unë me Xhevdetin nuk lëvizëm nga vendi, kurse Sabaudini dhe Haliti, që morën me vete vetëm pistoletat, u futën në stacion. Koha po kalonte. Kujtoj se në këtë moment, për herë të parë e kam zgjidhur gjuhën, duke i kërkuar Xhevdetit, që të shkoja në banjë, por ai reagoi negativisht, ndërsa unë nuk këmbëngula”, rrëfen Sokrati.
Me të mësuar se treni për në Tiranë ishte nisur, tre njerëzit e armatosur, bëjnë plan që të presin tjetrin, por duket e teprojnë në sigurinë e tyre. Për më tepër, duket ata nuk bëjnë llogari se gjetja e kufomave, që kishin lënë pas, do të kishin provokuar ngritjen në alarm të gjithë zonës. Ishte koha kur funksiononin forcat vullnetare, dhe organizimi ishte i tillë, që sapo të jepej alarmi, ato të armatoseshin e, të zinin pikat kyçe në më pak se 1 orë…!
Xhevdet Mustafa, historia e rrëfyer prej njeriut që e mbajti si udhërrëfyes
Në fund të shtatorit 1982, mediat propagandistike të Shqipërisë komuniste, trumbetuan si sukses të radhës, shkatërrimin në kohë rekord, të një “bande kriminelësh”, që kishte zbarkuar nga deti, me qëllim për të përmbysur “pushtetin popullor”. Emri i kreut të grupit, Xhevdet Mustafa, u nxi aq shumë, sa nisi të shërbente për të trembur fëmijët. Natyrisht që e vërteta edhe këtë radhë, u mbajt larg popullit.
Strukturat e Sigurimit të Shtetit, punuan fort që gjithë çfarë ndodhi, të kthehej në favor të pushtetit, dhe ia arritën. Por cila ishte e vërteta e misionit të këtij grupi njerëzish të armatosur, që guxuan të futeshin në Shqipërinë e blinduar komuniste? Hetuesit, tashmë larg auto censurës, thonë se qëllimi i vetëm i grupit të armatosur, ishte të vriste Enver Hoxhën, me synim që pas kësaj të mbërrihej në ndryshimin e sistemit politik.
Të paktën ky variant, ende mbetet me baza të forta. Por ç’ndodhi në të vërtetë në datat 25 dhe 26 shtator 1982?! Historia e parë nga jashtë, është shkruar e rishkruar disa herë. Por këtë radhë, po servirim diçka ndryshe. Po servirim historinë e këtyre dy ditëve, të vëzhguara nga ish-polici i plazhit të Divjakës, Sokrat Biti, i cili u mor dhe u mbajt peng nga Xhevdet Mustafa, për 20 orë. I bindur të flasë për herë të parë për këtë histori, ai rrëfen me detaje gjithçka, që nga momenti kur përballë iu shfaq njeriu i tmerrshëm, trupmadh (Xhevdet Mustafa), “salutimi” i parë i të cilit, ishte një breshëri automatiku, në gjoksin e kolegut të Sokrat Bitit, që gjendej një pëllëmbë larg.
Xhevdet Mustafa
Xhevdet Mustafa, banor në Durrës, ishte larguar nga Shqipëria më 1964-ën, duke përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krijon familje dhe bëhet baba i dy fëmijëve. Ka pasur të dhëna, se merrej me trafik droge në sasi të mëdha dhe se për këtë shkak, ndiqej nga FBI-ja. Po kështu të dhënat e kohës pohojnë se, për t’i shpëtuar drejtësisë, ai fshihej në Evropë. Kur erdhi në Shqipëri, ishte 42 vjeç, i shëndetshëm dhe i fuqishëm fizikisht. Para se të zbarkonte në Shqipëri, sipas disa dëshmive Xhevdet Mustafa, ishte stërvitur nga ana ushtarake. Qëllimi kryesor i grupit të tij, ishte që të eliminohej Enver Hoxha, e gjitha kjo, sipas instruktazheve të agjenturave të huaja, të pretenduara, si CIA amerikane dhe UDB-ja jugosllave.
Halit Bajrami
Halit Bajrami, kishte ikur nga Shqipëria së bashku me shokun e fëmijërisë, Sabaudin Haznedarin, më 1951. Kishte qenë partizanë gjatë Luftës, në përbërje të çetës së Pezës. Më 1951, teksa ishte duke kryer detyrën e zv/shefit të Sigurimit të Korpusit Ushtarak të Korçës, debaton me Rita Markon, në këtë kohë Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Korçë.
Pas problemeve me Rita Markon, ai vjen të Tiranë të takojë kryeministrin Mehmet Shehu, por ky nuk i jep të drejtë. Nga frika e ndëshkimit, ai mendon të largohet nga Shqipëria. Kur u kthye, më 1982, ishte 51 vjeç, jetonte në Zelandën e Re dhe ishte i martuar me dy fëmijë. Gjatë kohës që jetonte në Zelandën e Re, ai ishte rekrutuar si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Sabaudin Haznedari
Sabaudin Haznedari, kishte moshë të përafërt me mikun e tij Halit Bajrami, me të cilin dhe u largua nga Shqipëria në vitin 1951. Ai qëndroi për një kohë në Itali dhe më tepër në Turqi. Edhe Haznedari, për një fare kohe kishte qenë partizan, por në çetën e Dibrës. Nisur nga dëshmitë e ndryshme, vërtetohet se ai ishte drejtuesi i vërtetë i grupit, që më 1982, zbarkoi në Shqipëri për të vrarë Enver Hoxhën.
Sipas të dhënave të Halit Bajramit, Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, ishin njohur më 1975 në dasmën e Leka Zogut, në Madrid të Spanjës. Sipas Halitit, pas këtij takimi kishte nisur organizimi dhe krijimi i grupeve, që do të vepronin si komando, për t’u futur në Shqipëri, me qëllim tentativat për ndryshimin e sistemit politik.
O Nand', o 7x7=42! Sa vjec ka dale partizan ky Halit Bajrami? Nese thua qe paska lindur ne 1932 (sipas llogarive te tua), i bie 12 vjec! Ja pra qe me nje kerkim ne Google qe bera une, Bert' Papa thote qe ka lind ne 1925! Te shohim cfare do na prrallisesh artikullin ne vazhdim (meqe e ke lene kshu si pergjys)!
Po ta lexosh , ngjarja eshte pasqyruar sakte, por sapo fillon Gazetari te japi opinion, menderoset artikulli. Strukturat e Sigurimit të Shtetit, punuan fort që gjithë çfarë ndodhi, të kthehej në favor të pushtetit, dhe ia arritën. Keshtu komenton gazetari. Nuk eshte fakt qe ky grup diversantesh u kap, ? Si mos ta quaje sukses Sigurimi kapjen e nje grupi diversantesh?
Shume dakord me ju o Pilo por edhe Gjeldeti me shoket duket se e kishin per here te pare qe u binte arme ne dore. Erdhen per te vrare Enverin dhe sapo zbriten ne breg filluan te vrasin te njome e te thate......profesionalizem zero. Dasma duhej bere ne Tirane ndersa ata filluan tu binin veglave ne zonen e Lushnjes . Duket me teper si aksion i cunave te lagjes dhe jo i organizuar nga CIA per eleminimin e Enverit.
Vrasjet u bene rastesisht, sepse dy policet e pare po shkonin drejt vendit ku fshihej banda, ata kujtuan se i kishin zbuluar, dhe i vrane. Pastaj cdo veprim tjeter ishte i detyruar. Humbet toruan cdo njeri , sado i trajnuar te jete. Sot flitet kollaj, por ne ato kohe, sa shkelje ne Shqiperi, te shkonin por.dhet shtate nga frika, se gjithe populli ishte vigjilent.
Poloc bythe , i ziu polic ne ato vite vdiste per kotheren e bukes qe i qih..ej edhe gruaja
Ahahahahahahaaha fiks! Kte te shkretin e qiu dhe xhevdeti
Konkluzioni: Shokut Enver Hoxha i hengren ate qe nuk thuhet...
Nuk mund te spikatej nje individ i futur bunkerave te bllokut dhe te lincohej, ishte nje sistem i tere zombiesh qe se lejonin. Ishte e pamundur skur edhe sikur populli vete ta kerkonte, nuk do mund ta gjente aq shpejt per ta vrare. Ardhja e tyre kuturu dhe trimeria qe treguan per tu vetvrare ne menyre makabre ishte nje nga efektet e panjohura te substancave narkotike qe edhe sot ne bote krijojne ngjarje te habitshme. Ne ato vite vetem "peçi" njihej ne Tirane. Edhe ate e vidhnin spitaleve djemte e drejtorave te pa interesuar per orientime politike. Thjesht per nje indulgjence jetike, sic eshte edhe sot tek te rinjte rasti i ngjashem i çinteresimit per fene pshm.
Flitej atehere (ishim ne aksion per korrje misri)se ky sokrati ishte nje rrote k...ri prandaj nuk e kishin vrare por e kishin ngarkuar si nje gomar per ta patur vet me te lehte marshimin,prandaj mos na shkruani perrallat e sokrat boles qe si i "persekutuar" na qenka bere pronar.
Ai nuk genjeu asnje moment ne tregimin e tij. Sa per trimeri, po te ishe ti, do i beje mu.t te gjithe, je trim i madh.
Perse shan Sokratin ore laluc i qelbur.Sokrati eshte burre i mire dhe do reagonte po ta linin te shkonte ne nevojtore.Ik ore Iso se vjen dhe te shqeu lepuri.Plencin qe gatuan Sokrati nuk e gatuan njeri jo ne Divjake e Lushnje por ne gjithe Ballkanin
Per qellimi qe kishte ardhur ai me grupin nuk do te mund t'a realizonte kurre duke patur parasysh si jane mbrojtur udheheqja ne ate kohe.Mos t'a shohim bllokun sot por atehere nuk ka fluturuar miza brenda tij.Xhevdet Mustafa ka qene shume trim si fillim por edhe i pregatitura nga amerikanet per t'u perdorur ne nderhyrje te veshtira per te eleminuar koka te medha.Flitej atehere se kishte marre pjesë ne aksionet e CIA ,disa here.Ai do vriste Enver Hoxhën ne vitin 1982 ka qene e djele ajo dite dhe do te zhvillonin mbledhje ne te gjithe Shqiperine te gjitha organizatat e PPSh ne te njejten ore per nje leter te Enverit drejtuar anetareve te PPSH.Grupi gaboj sapo zbriti ne Divjake,se vrau njerez dhe sigurimi e policia u mobilizua pa te keqen se njeri nga treshja ishte i rekrutuar.Keshtu misioni deshtoi qe ne fillim dhe te ndjekur nga mbrojtja kryesori Xhevdeti u vra brenda nje shtepie
E njoh mir ate zon,dhe ishte e pa mundur te zbarkoje ne Divjak,po mos te kishe njerez ne Minstrin e mbrojtjes,apo tek stacioni radiollokativ i Gurit te Gomares ne Rremas. Cdo 20 minuta Radisti i raportonte Minstris per vend ndodhjen e objekteve detare ne kuadratet qe i ishin caktuar,dhe dalja e objektit nga kuadrati,apo cfacja e nje objekti te huaj ne meny te papritur,nxirrte ne det kater siluruesit nga bazat detare . Futja ne territorin Shqiptar, e nje mjeti te thjesh civil,dhe jo ushtark duke mos pasur aparatura per bllokimin e valeve te antenes se stacioneve radiollokative, injoroi Shtetin ton duke i treguar se ju edhe ne gadishmeri kur jeni,duke pritur me dit zbarkimin e grupit,jeni han pa porta,dhe thjesht per parad ushtarake per festat e Nendorit.
Keta kane ardhur me mjete nendetese.
Ministria e brendshme kishte informacion te plote per banden. Halit Bajrami ishte spiuni i sigurimit te shtetit brenda bandes. Nuk kishte problem pse u vrane disa prej bandes. Qellimi ishte te shihej vigjelenca dhe reagimi i Kadri Hazbiut. Ishte naivitet te mendohej se nje bande do eleminonte Enver Hoxhen
Ke ngrene ndonje peshk te Sokrati o Ferdinant e po na tregon perralla. . Ku kishte plazhiste ne Divjake ne ate kohe, e ky Sokrati na kontrollonte plazhistet. Ka ngelur biografia e bandes ne dore tende e te Sokratit o Ferdinat bytha.Sigurimi i Shtetit i njhte me kuc e me mac si thote populli. Familjaret e tyre, banues ne Durres, kane qene qytetare te respektuar nga durrsaket. Habitem si beni gazetari me shkrime te tilla, te sajuara nga thashetheme. Faj ka dhe Mero, po koha ben te veten.
Sa mund ti besosh K…., mund ti besosh edhe shqiptarit. Motua e shqiptarit: si e do zotnia jote?… tash po ta boj gati.
Perse nuk e tregon Sokrati dialogun me Vlashin ne pyll qe kishte prere dru dhe po kthehej ne shtepi me biciklete? Cfare thane me njeri tjetrin para se ta vriste Xhevdeti? Perse nuk e tregon qe Xhevdeti donte te vriste kater oficere te deges qe ishin ne nje makine dhe Halit Bajrami e frenoi duke i thene se eshte makine dasme dhe boll civile kishin vrare? Etj etj.
Ketu thuhen komente, jo pyetje, lexoje. Ju qe beni pyetje, jeni njerez qe kerkoni ti ngaterroni faktet me teori konspiracioni.
Larg qofte mos e ka mbrojtur lidhja familjare me dyshen (hazbiu mustafa)?!?!
mehmet shehu ka qënë K/M,3 vite pasi është arratisur sabaudini,pra në 1954!deri në atë kohë ka qënë vekja K/M!! sa për karllëqet e tjera!?nuk ja vlen me shkrujt!!këta "intervistuesit",o janë gomerë të lindur,o asqë ju ha palla se çfar gomarllëqesh lëshon i intervistuari,ose i shpikin vetë!!
O Zot! Komentues injorante qe dine cdo gje! Po cben keshtu, o Mero. Beson kush qe nje drogaxhi ka wene stervitur nga amerikanet per te vrare Enverin? Po cpune i prishte Enveri Amerikes? E keni menduar ndonje here?
Para se te vinte ne Europe Xhevdeti ishte ne burg per konspiracion ne vrasjen e Reganit. Dikush pagoi 1 milion dollare si Bail_out dhe doli jashte burgut. Ai qe pagoi parate Ai ishte qe dergoi ne Shqiperi. Xhevdeti ishte komplet i monotiruar nga sigurimi. Akoma dhe sot nuk dihet se kush e dergoi.
Xhevdet Mustafa ishte spiun i derguar jashte nga Sigurimi. Kur Kadri Asbiu hengri Gerrneten, mbeti pa fonde dhe mesyu nga Shqiperia. Per ndonje qe ka dyshime : Vellai i Xhevdetit ka qene Drejtor ne Hekurudhen e Durresit e familja e Xhevdetit nuk njohu persekucion deri ne ardhjen e tij. Te ishe Drejtor ne ate kohe me vella te arratisur?
no,,jane te tjere Mustafa,,nuk kane te bejne me Xhevdetin.
Ymeri na devolli,,,xhevdet mustafa rrinte m shtepi pran shkolles kirstaq boshnjaku ,,aty rrinin si familje,vellezerit nana e babà,,,nuk Jan persekutuar asnjeri nga ikja e xhevdetit,Kan mbajtur te njejtat poste Pune,,nje Vella bene pjese edhe ne keshillin e lagjes,,,mbas vrasjes se xhevdetit,ne mengjes ishin zizat qe po' i mernin per internim ,kam qen ne shkolle ne klasen e 8, dhe i shikoja vete policine dhe kur ngarkonin plackat,, ne shtepi te tyre u vendosen te jetonin familje policie,,,u kthyen mbas 90 ne durres,,,
Ke te drejte ! por ah e din ti se si vepronte kurvat e sigirimit ne ate kohe ! Xhevdeti iku u ARatis se sihte Trim dhe is Trim vdiq.. Sigurimi luante me dy porta ! per ta lene ne Opinion Xhevdetin si Spiun s brenda vendit dhe jashte vendit ! apostafat Sigurimi nuk i ngacmoi Familine qe ne Opinion te flitej qe e ka derguar shteti ! ku ne te vertete ai u Aratis... Atje e hengri nga ai bythqiri spiuni tjeter qe i besoi si i Aratisur i vjeter dhe jetonzte ne Zelande te re ! shume vete edhe mund ta ananin kete loje ! nga mendjelehtesia... Ish shefi i Sigurimit per jashte ! ne Interviste thoshte : qe simbas dinamikes se planit nese Xhevdeti do te vriste Kurven Pederastin Enver ! Xhevdeti do te strehohej tek Vila e Ramzit ! ateheree llohgjike i bie qe Ramizi futi ne Loje sigurimin jashte per te Eleminuar Kadriun dhe te tjeret.. Gjithsesi fatekeqesi per ata qe Xehvdeti vrau ! por nuk kishte rruge tjeter ne ato rrethana ! por Zoteria si Xhevdet vdiq si Trim ja futi vetes... Xhevdeti erdhi te vriste kriminelin Pederast Enver ! ndersa ne shqiperi jane vrare me qindra Varrezat plote e per plote ! dhe askush nuk e mori persiper te vrsite nje Mute muti Spiun Penecilinen qe dogji vodhi vrau dhe po vrete akoma me Armet qe hapo Depot...Jemi popull mute dhe mutin po hajme akoma dhe mutin do te hajme edhe shekuj te tjere...
Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami u mobilizuan nga UDB-ja jugosllave pas demonstratave te fuqishme te studenteve kosovare, te cilet i mbeshteste shteti shqiptar me Enver Hoxhen ne krye. Eshte e sakte se grupi i Sabaudinit dhe Xhevdet Mustafes do te vrisnin Enver Hoxhen ne Pallatin e Spoertit "Partizani", ku u mbajt Kongresi i Rinise. CIA nuk ka gisht fare ne kete aksion. Pritesi ishte Kadri Hazbiu, i cili u zhgenjye kur Enver Hoxha e zgjodhi Ramiz Aline edhe ne postin e Kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor; pra i vuri vulen si trashegimtar te tij. Kam ndjesine se Halit Bajrami duhet te kete qene agjent i KGB-se Sovjetike, e cila ishte e interesuar qe ne krye te PPSH dhe shtetit shqiptar te vihej Ramiz Alia. Haliti e dekonspiroi grupin tek nje lokal i Rrogozhines... Me tej le te ndjekim rrefimin e hamallit te grupit...
O ferdinant bolja mire qe te hoqen nga puna se je fantomas po ky grup kishte 2 te sigurimit mrena Cfare beri ai sokrat loqja ????
Sokrati i shkete nuk man dot samarin e tij dhe jo te Xhevdetit. Ne ate kohe ra dhe termeti ne lushnje dhe Sokrati i thoshte me ze te ulet komshinjve" Po te rrime brenda na vret termeti/Po te dalim jashte na vret Xhevdeti¨ I shketi Sokrat qe as tokes nuk i mshojte.
Halit Bajeami eshte i datlindjes 1922.ka qene partizan ne Pezes.kur u arratis Ka qene zv shef i sigurimit i Divizionit te korces ,ku shef Ka qene Fecorr Shehu.Ky u dergua per studimet ne BS dhe Halitit i mbeti qejfi se nuk u be shef sigurimit.Sabaudin Haznedar nuk Ka qene ne ceten e dibres por ne grupin e pezes.Qe gjate luftes Haliti dhe Sabaudini Kane qene shoke.Sabaudini Ka punuar ne sigurim ne Durres.Te dy te pakenaqur ,u lidhen dhe u arratisen bashke.Ne Italia Jane ndare.Haliti ne Zelanda,Sabaudini ne SHBA ku Ka kryer kurse spiunazhit te CIA ne panama,madje Ka qene dhe Instruktor.Edhe Xhevdeti Ka kryer kurse te CIA,perfundon vrases profesionist.Ka qene i kerkuar ne Europe ne kater shtete.Eshte larguar ne SHBA dhe me pas,pas akordit me Zogun dhe UDB erdhi ne Itali,ne Pescara ku u pergatit grupi i tij .Komandant grupi Ka qene Sabaudini Haznedari.Me cudit faktin qe ne interviste ,ky Polici nuk flet per vrasjen ne pyllin e divjakes te nje djali 14 vjec,bashkefshatar i policit,qe kulloste l'open ne pyll.Rastesisht takohet me grupin,pershendet policin me emer.Xhevdeti pyet policin :-e njeh?po',e kam nga fshatit.Xhevdeti e vret me arme me si.lenci.ator.Ne plazhin e divjakes ishte dislokuar per stervitje nje batalion policie,sigurisht Edhe ne pritje.Por ishte e saktesuar qe banda do te zbarkonte ose ne gjiun e Lalesit,ose ne golem te kavajes.Plani i zbarkimit Ka ndryshuar gjate lundrimit ,dhene me radio.
halit bajrami ishte spiun...po te shikoni gjyqin e kadri hazbiut...ai eshte thirrur per te deshmuar.une kom pas xhajen kalec ne ate kohe ne lushnje....po duke pasur familjen ne tirane..kishte ardh per fund jave....ket policin e trego idiot fare...ishte gjithshka e parashikuar.pranej su vune shume ne alarm fillimisht.po ktyne kalecave sja u merrte mendja qe do vrisshin kta..se kontrata me halit bajramin kshu ishte bo.ajo bande hyri jo per te vra enver hoxhen...se atij i rrunin sumen ne ate kohe...po hyri vec per te gjet i pretekst...per te myt kadri hazbiun..dhe ne fakt ai ne tetor u arrestua.m v je keq per policet e vrame..sidomos per sazanin..se turin cunin e vet e kisha shok...kishte xhajen e vet n tirone perballe shpise time.situata doli nga duart...se plani ishte thjesht per te demtuar kadri hazbiun....kte te thote ky policua me brek plazhi....qe na bote baywatch ne plazhin e divjakes..qe aso kohe shkonin shume pak njeres...dhe sidomos ne shtator...qe kishin fillu shkollat ..dhe familjet kishin halle te tjera.
Hahhah sa kom qeshe ! Ho Ekonomist rendesi ka qe ke ! ke leke me ble buke se qenke dhe Ekonomist ! deshimite e Spiunave bythqira si kalec apo sterkalec kane dhene Interviste ndryshe ! Gjithsesi Xhevdeti ishte Trim dhe vrau veten ! ndersa po te te kishte ndodhur ty do te ndimonte Kaleci jote ! hahhah Ik futja nej pjate Supe ....
Hahhah sa kom qeshe ! Ho Ekonomist rendesi ka qe ke ! ke leke me ble buke se qenke dhe Ekonomist ! deshimite e Spiunave bythqira si kalec apo sterkalec kane dhene Interviste ndryshe ! Gjithsesi Xhevdeti ishte Trim dhe vrau veten ! ndersa po te te kishte ndodhur ty do te ndimonte Kaleci jote ! hahhah Ik futja nej pjate Supe ....
Hahhah sa kom qeshe ! Ho Ekonomist rendesi ka qe ke ! ke leke me ble buke se qenke dhe Ekonomist ! deshimite e Spiunave bythqira si kalec apo sterkalec kane dhene Interviste ndryshe ! Gjithsesi Xhevdeti ishte Trim dhe vrau veten ! ndersa po te te kishte ndodhur ty do te ndimonte Kaleci jote ! hahhah Ik futja nej pjate Supe ....
Hahhah sa kom qeshe ! Ho Ekonomist rendesi ka qe ke ! ke leke me ble buke se qenke dhe Ekonomist ! deshimite e Spiunave bythqira si kalec apo sterkalec kane dhene Interviste ndryshe ! Gjithsesi Xhevdeti ishte Trim dhe vrau veten ! ndersa po te te kishte ndodhur ty do te ndimonte Kaleci jote ! hahhah Ik futja nej pjate Supe ....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....
E kujt i interesojne keto histori tani, ...!!!????? S'kane asnje vlere apo interes .....