“Dhjetë muaj në arrati kishte qëndruar në një shpellë me një ujk”- Dëshmia e rrallë e at Zef Pllumit për kënetën e Maliqit

4 Janar 2025, 19:04Dossier TEMA
“Dhjetë muaj në arrati kishte qëndruar në një

Nga At Zef Pllumi

-KËNETA E MALIQIT-

N’e nesret në mëngjes, hyni aty komandanti. Tha se aty do të rrijshin, deri t’i paraqitshin nji kerkesë komandës, në të cilën të theksohej zotimi për të realizue normën çdo ditë. U diskutue shumë në mes nesh. Un ishem kundra çdo deklarate, por shumica ishin të lodhun e të këputun, nuk mund të jetojshin ma, me 400 gr. bukë thatë e, nji gjysë litër ujë. Si ma i shkolluemi që ishem, më ngarkuen me shkrue deklaratën. E shkrova, por nuk mora kurrnji zotim për normën, vetëm se vuna aty që; “zotohemi të punojmë sa kemi fuqi“. Kur i shkrova emnat e u desht që të firmoste secili, e shumta ishin analfabetë dhe u dojte me vu gishtin. M’erdhi çudi dhe i pveta të madhe:

-“Po të gjithë jeni të dënuem për politikë”?!

-“Po”.

U turbullova shumë: nuk kishem mundsi me e kuptue, se ku ishin politikanët e popullit shqiptar. Lutja u nis. Kur shkrova emnat e secilit, vuna re se aty ishin edhe dy katolikë tjerë. Ma vonë iu avita njanit dhe e pveta.

-“Prej ka je ti”?

-“Prej Kurbinit” – m’u përgjegj.

-“Po qysh kur ke ra në burg”?

-“Tash more djalë, tash kam ardhë un. Me çka mora vesh ti je prift”?!

-“Po”.

-“Ku ke shërbye, në Mirditë apo Dukagjin”?

-“Nuk kam shërby kurrkund, se posa mbarova shkollën, kta më prunë ktu mbrendë. Po ty pse të kanë pru këtu? A ke strehue ndonji të arratisun”?

-“Jo, jo, un ishem vetë i arratisun”.

-“Ti i arratisun? Po a thu ke njoftë nji dajë timin, Fran Mirin, se andej afër Kurbinit asht sjellë edhe ai”?

-“Pse nipi i Fran Mirit, je ti? Franin jo vetëm se e kam njoftë, por në fillim kam ndenjë me te pak kohë në mal, ishte e vështirë me ndenjë me te. A ke ndigjue se ka vdekë”?!

-“Po, tash pak kohë e mora vesh”.

-“Ai e ka kërkue vdekjen vetë, se nuk rrinte rehat. Ai, lene se kishte thye burgun e Tiranës e, kishte dalë në mal, mbasi ishte kenë i dënuem me vdekje: ai kërkonte me vra sa ma shumë komunista, ndërsa un, ishem xhandar dhe dola në mal vetëm me mujtë me shpëtue, që të mos më mbysnin në valën e parë.

Kur jam nda prej Franit, kam pregatitë nji shpellë, që e dijshem vetëm un: aty çova disa enë, nji mokën të vogël edhe mjaft krypë, se kur vidhshim ndonji dash a, ndonji cjap, për me tha mishin duhej shumë krypë. Zuna vend në atë shpellë e, u ruejshem që mos të më diktojë kurrkush: Shkojshem me vjedhë kallamboqa nëpër ara e, i barshem në shpellë, i varshem tuba-tuba, për me u tha.

Kshtu ishem sigurue me gjithshka: mish boll, misra boll, krypë po, kishem shti edhe mjaft dru. Shi atje edhe nji puçik uj, që nuk shterrej kurr: aty delte e aty hupte. Aty rrishem un. Aty më zuni dimni. Ti e shef se tash disa vjet, dimnat po janë shumë të vështirë e, plot borë.

Në nji kso netësh, un kishem ndezë aty mbrenda shpellës, nji zjarr të mirë me dru lisi, ndërsa jashtë kishte nji gju bore. Vazhdonte me ra borë e, frynte veri me të këputë. Te zjarmi kishem vu bukën me u thekë e, mishin me u pjekë. Po ndjej zhurmë hapash që aviten. Ah, thashë, këta partizantë, janë vetë djalli: duen me ndjekë ravet nëpër borë.

Kapa pushkën në dorë e, i hoqa siguresën: M’erdh çasti i vdekjes. Nuk kishem kah iki: aty m’u donte me dekë si burrat, pa dashtë un. Por hapat që hynë në shpellë, nuk kjenë njeriut: u duk nji ujk. Hajde, hajde, edhe kjo m’u desh. Me shprazë në ujkun, nigjojshin partizanët. Ndeja gati. Ujku kur pa zjarmin u ndal.

Kqyri gjatë e gjatë: u ndeshëm sy për sy; e ndjeva vedin të fortë: kishem zjarrin në mes e, pushkën në dorë. Ujku u shtri barkas. Ndej ashtu për disa minuta, mandej u çue, bani edhe pak hapa para, ma afër zjarrit. U shtri barkas e uli kryet, si për me fjetë. Un aty roje, me pushkë ngrefë. Por ujku nganjiherë i hapte sytë, mandej i mbyllte përsëri. Kur i hapi, ndeja gati e i hodha nji copë bukë të ngroftë. U çue, u avit, e nuhati dhe u largue.

Vetëm atëherë u kujtova, se ujku nuk han bukë. I hodha nji copë mishi të pjekun. U çue, u avit dhe e përlau si ujk. I hodha edhe copën tjetër, që kishem për vedi; e përlau edhe atë. U avit nja tre hapa larg zjarrit, u shtri përdhe e, u shtri me fjetë. Ai fjeti i qetë, gjithë natën e gjatë, ndërsa un, roje me pushkë në dorë, pa mbyllë sy. Ai besohet ujkut?! Për fat, sa zbardhi dita, duel ujku. Iu fala nderes Zotit, që më shpëtoi prej tij dhe rashë e fjeta: ishem kputë për gjumë.

Njatje vonë u zgjova; dishka po lëvizte nëpër shpellë. Pushkën në dorë e u vuna me shikue. Shof atë ujkun, që po tërhiqte zvarrë nji kec. Kur mbrrijti në gjysë të shpellës, e lshoi dhe iku me vrap. Un atëherë me shpejtsi, nxora thikën e mpreftë, e rrjepa, e ndava, e krypa dhe e vara me u tha në tym. Më kishte marrë malli për mish të freskët dhe e vuna në zjarm, me pjekë nji copë të mirë.

Por, mbasi u err, ujku kthei përsri në shpellë. Hangri çka gjet përtokë. Erdh e u shtri afër zjarmit si natën e parë. Kur hangra mishin e pjekun, pjesën ma të madhe, ia hodha atij: u çue me vrap, jo vetëm që hangri mishin, por u mundue me blue edhe kockat, porsi qen. Kishte me të vërtetë oreks. E para herë në jetë, që rrijshem aq afër ujkut. Mbasi hangri, u shtri bri zjarmit e, fjeti përnjimend. Ndeja zgjuet deri vonë: ujk ishte ai, a mund t’i besohej? Por dikur më kapi gjumi me pushkë në dorë.

N’e nesret mbramje, ujku erdh përsri dhe hangri mish të pjekun me shije të madhe e, kah i ngulte dhambët, me kqyrte si qen. Në të tretën dite, pruni në shpellë përsri nji ftujë të mirë. Me ujkun u bamë miq e, dashamirë. Javë për javë, e shpesh edhe dy herë në javë, më binte në shpellë, nji kec o nji qingj, e kanjiherë, edhe desh e cjep.

E kaluem dimnin bashkë, për bukuri. Kur duel pranvera e vera, ai aty se aty, por nuk avitej ma tek zjarmi, por rrinte te hymja e shpellës. Thojshem me vedi; a thue asht ujk i vërtetë apo, ndonji qen që ma ka pru Sh’Martini e Shna Rroku?! Lidhëm bashkë nji miqsi të çuditshme, por kurrë nuk u avitëm, me përkdhelë shoqi-shojnë.

Kështu vazhduem për rreth 10 muej. Ishte tue u ndie ardhja e vjeshtës, me stuhi të trazueme. Ndjeva se në mal, krisi nji pushkë. Edhe mue dishka më krisi në zemër. Pata nji shqetsim. A thue – thashë me vedi – ma vranë ujkun tem?! Ujku nuk kthei në shpellë atë natë. Fjeta pak, se ishem shumë i shqetësuem. As n’e nesret, ujku nuk u duk.

Vendosa me dalë e me e kërkue. Por, me dalë prej shpelle, ku ta kërkojshem ujkun në mal?! Nuk mujshem me ndejë ma i vetëm, pa ujkun tem. Vendosa: në rasë se më kanë mbytë ujkun, un do të dorzohem. U nisa me kërkue ndonji shpi a ndonji stan. Kishte dy vjet që ishem shkëputë fare prej njerzve e, tash jetojshem me nji ujk.

E pveta:

-“Keni vra në kto dit, nji ujk”?

-“Çka don me thanë ti, me kto fjalë”?!

-“Un due me thanë: a keni vra ndonji ujk, ju, ose ndonji i afër”.

-“E kujt i thue ti ujk”?!

-“Ujkut. Ujku i malit”.

-“Ujkut?! Po kjo fjalë asht me dyshim”?

-“Si me dyshim?! Ujku asht ujk, ai që mësyn berret e dhitë, i shkyen e i han”.

Ai kqyrte pushkën që kishem mbi sup, por nuk e kishte të kjartë, se kush isha un: o nji i arratisun, a por nji spiun i Sigurimit, që gjurmon të arratisunit. Prandej dyshonte në fjalën “ujk” mbasi të dyja palët, e përdornin për kundërshtarin e vet.

-“Due me dijtë – i thashë – a asht vra në këto dy-tri dit, ndonji ujk që han beret”?

-“Ujk, tamam ujk”?

-“Po pra ujk, me katër kambë”.

-“Për çka dij un, ndër këto shpijat tona, jo, se e kishem marrë vesht. Megjithktë në shpatin atje përtej, kanë stanet disa çobej, a t’i thrras”?

-“Po, thirri”.

Atëhere ai aviti dy duerët afër gojes dhe thirri me të madhe, me sa za kishte:

-“Ooo o o ju çobanet e Gallatës, a jini aty more..e..e”! – tri herë thirri kështu. Prej shpatit tjetër të malit, erdh jehona:

-“Po ç’thue more..e..e”?!

-“O..o o o erdha more…” – atëherë u suell e më tha – hajde të shkojmë, se nuk janë fjalë, që me i ndie gjithkush.

Un i thashë:

-“Nuk vij me ty: shko ti vetem e pveti: a thue kanë vra nji ujk në këto dy-tri dit? Un po të pres shi këtu”.

Ai më tha:

-“A e din se, me shkue e me ardhë prej andej, të duhen dy-tri orë”?!

-“Pres un, mos u ban merak”.

Ai u nis. Në shpatin përtej luginës, ndigjojshem cingaret e dhive e kumbonët e berreve. Ndigjojshem edhe fyellin e çobanit e, kangën mbas krahit. Kundrojshem për karshi tufat që dalëkadalë, zbrisnin në luginë: jetë e bukur, jetë e lirë e, jo si ajo e ujkut të shpellave.

Mbas pak orësh kthei e, më tha:

-“Po, more, me të vërtetë ata para tri ditësh, e kishin vra nji ujk. Bile, më thanë se ishte kenë ujku ma i rrezikshëm i atyne maleve e, që kishte ba dame shumë të mdha. Po ku i din ti kto punë”?!

-“Un?! Po, un ishem çoban i ujkut”!

-“Si, çoban i dreqit”?!

-“Ec e e…ti nuk din gja: ai ishte ma besnik, se çdo njeri.

Ndigjo – i thashë atij burrit – ti nuk më njef, as un nuk të njof. Un jam nji komit. Jam arratisë tash disa vjet. Po bahen gadi 10 muej, që kam jetue bashkë me kët ujk. Tash që nuk asht ma ai, un duhet të dorzohem. Më dërgo te posta ma e afërt, e partizanve të Ndjekjes, a e din ku asht”?

-“Po kush je ti”?!

-“Mos më pvet. Asht ma mirë për ty, e për mue, që na mos të njifemi. Un kam dalë në mal, vetëm me shpëtue jetën time e, jo me luftue me ndokënd”.

-“As un – tha – nuk kam ndonji lidhje me partizanët: un drue me të dorzue te ata, se përndryshej, janë të zotët me më thanë: ‘Sa kohë e ke mbajtë’? e ‘çfarë lidhjesh keni pasë’. Prandej, mos më shtjer n’ato punë. Ti don me u dorzue? Dorzoju! Por un, nuk të paraqes. Nuk mundem”.

-“Si nuk mundesh?! Ti fiton pikë. Të quejn patriot të mirë”.
-Jo, nuk due shpërblim, prej kurrkuj: nuk due me më dale zani, as për mirë, as për keq. Aman mos i thuej kurrkuj, se jemi takue bashkë. Un kam me të përcjellë, derisa ta shofish përkundruell komandën partizane, atëherë, asht punë për ty: në daç dorëzoju, në daç mos; mue mos më përziej, as për të mirë, as për të keq. Ban se nuk jemi pa kurr”.

Kur u dorzova, menjiherë filloi hetuesia: Ku ke ndejë? Me kë ke ndejë në mal? Kush u ka furnizue me ushqim? Çfarë lidhjesh organizative e politike e, njiqindmij pvetje të kota. Un u tregova të vërtetën, se nuk kishem dalë në mal për trimni, por për frigë, për me shpëtue vedin, se kishem ndejë me ujkun, për nji kohë aq të gjate, etj. Ata nuk më besuen e më thojshin:
-“Pse femij jemi na, që të na gënjesh ti me prralla”!

Por, mbasi un nuk kishem fjalë të tjera e, kërkojshem që puna të delte në shesh, u thashë se atje në shpellë, un kishem ushqime reserve, edhe për gjashtë muej, por ishem dorzue, mbasi më kishin mbytë ujkun, mikun tem. Nji ditë prej ditësh, më shoqnuen me nja gjashtë vetë partizanë e, dy oficera. M’u desh me i çue deri te shpella. U çuditën, kur panë me sy të vet, ato misra të vjerruna, gjithë atë mish të thatë e të krypun e, tana ato lkura e postiqe.

Më kthyen në hetuesi. Ai hetuesi më tha: Shokët kanë vërtetue fjalët tueja. Megjithkëtë, un nuk i besoj dhe, që ta dijsh, ti do të dalish në gjygj e, do të dënohesh 20 vjet formalisht, sepse për ty, tash fillon hetuesia e vërtetë, se na nuk kemi pasë ndër lista tona, kurrkund emnin tand.

Mbasi u dënova, më prunë këtu si të tjerve. Mbeta gojëhaptë. Çka ishte kjo?! Prrallë, mrekulli o histori?! Thuej si të duesh. Por jeta që kam kalue ma vonë, më ka vërtetue se shtazët e kanë ndjenjen e dashunisë, ma shumë se shumë njerz të kësaj epoke, që e thrrasin; “e kulmit të përparimit”!

Më kishin mbetë pak muej për me krye dënimin, por ishem mërzitë aq shumë, se dyshojshem a mund ia mbrrijë asaj ditës së lirimit. M’erdh ndër mend, me ba nji lojë. Kishem vu re, se ata ushtarakët që ishin të ngarkuem, me mbajtë regjistrat e evidencat, ishin aq injorantë, sa nuk dijshin me dallue muejt: Dhetorin prej të dhetëtit (Tetorit).

Ishte si rregull, që dy muej para se të vinte dita e lirimit, duhej me i ba nji kërkesë komandës së burgut, ku ishe efektiv. Un ia bana nji kërkesë Burgut të Shkodrës, tue i thanë që; më 14 të dhetëtit plotsoj dënimin e, duhej të më lironin, pamëvarsisht se un, e kishem më 14 Dhetor. Ia lexova kërkesën At Donatit e, At Aleksit. Ata më bërtitën të dy. Më thane; aman, mos ban marina, se të mbysin. Por un e bana marrinë. E nisa letrën. Pritshem ndonji përgjigje. E kotë. Mërzia më shtohej përditë. E si mos me u shtue?! Nuk mund shifshem ma keq. Puna ishte randue aq shumë: trajtimi i Komandës, nuk bahej ma i egër; njerzit ishin shterrë fuqish: Çadrat e Vdekjes, ishin dhetëfishue; kapanonet plot me njerz të smundë. Nji pjesë e madhe, ishin ajë kambësh e mucatë fëtyret.

Ashtu zharg, i nxirshin në punë. Çdo mëngjes, ishte nji terror i tërbuem. E vërtetë që thohej se; mbas dënimit të Koçi Xoxes, ishte ndalue shkopi e rrahja, por qe se, për sherr, kishte teprue aty ndonji bisht lopatet, që duhej provue, a thue mund thehej për shpinë të njeriut!

Pisllëku, mizerja, mizat, morrat, era e qelbte e kënetës, uji i ngjelmët e i amshtë, bile me krymba, bukën, po nuk e hanger, sa ta merrshe në dorë, ishte rrezik, se ta vjedhshin, natën e ditën. Kishin mbarue ato takimet, e bisedat grupe-grupe. Të merrte malli, me e pa nji mikun tand e, nuk dijshe ku me e gjetë.

Nji ditë, nji djalë i ri po më thonte:

-“E din ti kanalin e Dunavecit”?

-“Posi nuk e dij? Aty rash un dëshmor”.

-“Uu, me të vërtetë, ti nuk ndigjove me punue aty, na u zhgatrruem fare. Sa të marrë që u treguem: këta janë babai i rrenës. Aty pra, afër Dunavecit, asht Vloçishti. Në vjetin që shkoi, kam punue atje. Ishte kampi ma i tmerrshmi, që mund mendohet. Sa vetë kanë vdekë, ndër tortura të punës!

E kam pa me sy të mij priftin katolik, Papa Josif Papamihalin, kur e kanë mbulue për së gjalli me llucë, aty në mes të kanalit. Shumkush u dëshprue e, nuk mundi ta durojë ma gjatë vdekjen. Shokët e mij, para se me fjetë, vijshin me u falë, me marrë hallallin e thojshin: “U pafshim n’atë jetë”! e u hidhshin te telat e rrethimit, për me u pushkatue. Por, edhe ky kamp, po vjen tue marrë pamjen e tij: pak gja ndryshon. Drue se edhe këtu, për së shpejti do të filloje hudhja ndër tela. Jeta nuk durohet ma, në kët mënyrë”.

E pashë se ishte dishprue. U mundova t’i jap zemër. Po çka t’i jap: un ishem keq për vedi, vetëm shpresojshem se po më vjen ndonji përgjegjë. Përgjegje nuk erdh. At Donati, kishte mbrrijtë aq keq, sa mezi mbahej në kambë. I bani nji letër Mehmet Shehut, i cili kishte marrë Ministrinë e Brendshme në dorë, ku i kërkonte, me e transferue për në Burrel.

-“Si, – i thashë un, – për në Burrel?! Po a din që atje thonë se asht e shkrueme: Burrel, ky hynë e nuk del”?!

“Më thanë se për atje, ashtu thohet, ndërsa ketu, nuk asht shkrue gja, por desin përditë, ma shumë se atje”.

Mbas disa kohe Mehmet Shehu ia pranoi lutjen. Por mue, nuk më erdh nga Shkodra kurrnji përgjigje. Atëherë hodha gurin e fundit. Me nji letër, lajmova se; më dt.14 të dhetëtit, kishem ditën e lirimit”!

Memorie.al

33 Komente

  1. F
    Fato

    Qenka tamam tekst Per regji filmi

    Përgjigjjuni
    1. l
      llazi usa

      Ky pidhi semes ka dashur litarin qy ne ate kohe, se cerdhe kriminelave ka qene

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisnik Peja

        Kur isha i vogël dhe shikoja filma me partizanë e gjermanë mendoja se vetëm fashistët i torturojnë të burgosurit ndërsa partizanët e komunistët jo, kurrsesi! Kur u rrita e pashë realitetin. Çdo gjë ishte propagandë dhe se komunistët dhe fashistët nuk dallonin fare sa i përket torturimit të kundërshtarit politik. E keqja që të indoktrinuarit e të dyja palëve nuk janë të aftë ta kuptojnë realitetin - ideologjikisht mbetën fëmijë përjetë!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Rritu akoma...

          Përgjigjjuni
          1. B
            BURGAXHIU

            Keto jane perralla qe te denuarit ia tregonin njeri-tjetrit per te shty kohen e burgut. Ja p.sh. nje pyetje e thjeshte: Ai qe paska ndenjur me ujkun ne shpelle, i paska treguar At Zef Pllumit se " dola ne mal dhe u fsheha ne shpelle vetem me mbrojte vehten...". Tani, une injoranti pyes: Nese ishe i pafajshem dhe nuk kishe bere asgje, pse duhej te frikesoheshe, pse nuk ndenje ne shtepine tende si gjyshim im dhe 99% e shqiptareve dhe nuk te gjente gje ?! Eshte interesante se thuajse te gjithe keta qe e pesuan gjate regjimit te ashtequajtur komunist, na tregojne perralla se si e pesuan, si i paten burgosur apo internuar, por asnjeri nuk na tregon se cfare kishte bere ky kopuk qe e kapi regjimi ( partizanet, policia etj. ). Pra, duket sikur shteti, ashtu kot fare, i kapte keta, i arrestonte dhe i denonte vetem pse " ishin burra te mire ". Hiqni dore nga keto marrezi pasi po vetediskreditoheni perdite e me shume.

            Përgjigjjuni
        2. L
          Lexues

          Po ç'kishte bërë ky Zefi që e dënuan? Thonë që në Nikaj-Mertur fshatarët nuk e kishin me sytë mirë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani-Belgjike

            Futja pordh me rigon, po kujt i plasi ku ka ken zef pllumbi, agjuntier i vatikanit ka ken.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pinokio

              A mer bir sa filma duhet të ishin ba për barbaritë çnjerëzore komuniste!… Dovijë nji ditë doharohen të gjitha….

              Përgjigjjuni
              1. O
                Oficeri sigurimit

                Akoma me karlliqet e Zef Pllumit, spiunit te sigurimit me pseudonimin Tomorri?

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elis

                  Kam njoh disa oficera sigurimi. Dhe ti prej asaj trave duhet të kesh. Fare e keqe, njerëz të egër, të pashpirt, të palexuar. Ca injorant qe as sa bolet e Zef Pellumbit nuk dijshin.

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  NACIONALISTI

                  Nigjon ksi prrallash me priftna rrno per me tregue historine PRIFTASH qe rrnoje me ujqer SEPSE vetem ujku e ka njoft qe asht ujk me veladon.

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    nora s.

                    kokrra e mashtruesit...

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ...

                      Ka katolik Josif? Aq më shumë, Papa Josif. Zef apo Xhuzepe po, por jo Josif si po na e diften "historiani" at Zef Pllumi, rrëfenjën e hartueme n'Vatikan. I rreptë ka qen ai regjim komunistë me ata që dojshin me vra sa më shumë komunista, sy në sy e dhëmb për dhëmbë, s'ka pse ankohet at Zefi e të ngjashmit. Ai stan, atë bulmet ka.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Realisti

                        Tepër interesante. Një artikull që ja vlente ta lexoje.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Popull

                          Ju maloket qe urreni komunistat...perse nuk vrisni Sali Berrishen? Komunist ka qene dhe do vdese.....

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Toni M.

                            Fabula me ujkun qendron.. por per femije te vegjel.. psh para se te flene gjume femija.. prinderit me ebelsi dhe dashuri bejne qe te fle nje gjume te kendshem.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edi

                              Te hengert ujku koken ne Boten e Pertejshme kur te shkosh!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Toni M.

                                Edhe kjo fabul eshte.. e thene nga nje korrak dhembe prishur!

                                Përgjigjjuni
                            2. P
                              Patrioti. i NDERSHËM DHE OBJEKTIV.

                              A ka më turp se të shkruhen nëpër gazeta trillime të tilla si ai me ujk?O z.M.B. mos merë më përsipër të ofendosh gazetënTema dhe gazetarin!Jeni bërë si në socializëm keni zëvëndësuar ata që bënë LUFTËN me tradhëtarët e shërbëtorët e nazi-fashizmit.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eda

                                Une kam pasur gjyshin ne keneten e Maliqit... Vuajtjet qe u keni shkaktuar ju komunistet dhe sigurimsat njerezve te ndershem neper burgje dhe kampe perqendrimi nuk pershkruhen dot, sepse dhimbja dhe vuajtja nuk pershkruhet dot me fjale, vetem Zoti eshte deshmitar!!! Mallkuar qofshi dhe mos ju dalte shpirti kollaj ju spiuneve te Sigurimit, qe keni guxim e shkruani! Zoti marrte hake nje dite per cdo gje!

                                Përgjigjjuni
                                1. Eda Musolinit Ka tash 35 vite qe Zoti po mer hak tuje vra, pre, vjedh, plackit, kurva-prosti etj., ti i di ma mire se una.

                                  Përgjigjjuni
                                2. R
                                  Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                                  Ujku Ujku nuk e han.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    tom

                                    Zefi nuk tregon se si nder kampe e burgje kishte shperthyer pederastia si forme argetimi, ja ngopshin sho-shoqit sa mundnin. Aty doli dhe shprehja "kape sapunin", sa perkuleshe te kapje sapunin, ta ngopte tjetri nga mbrapa. Keta te ngopurit me sapun, mbasi na erdhi e bardha demokraci, u bene deputete e ministra.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Ded Miri

                                      Të gjitha janë të verteta. Personi në fjalë ka kenë shok i Fran Mirit . Shpella është në Mafsheq, personi ka qënë nga Mirdita e ka pasë emrin Llesh Gjergj Blinishti ka kenë alamet burri 190 i gjatë me mustaqe alla Vilhelm. I pastë dritë shpirti ka kenë burrë i mirë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dielli

                                        Përrallë me tupan!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Davidi

                                          Varianti shqiptar i Shen Françeskut. Ose Fran Çeskut.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            dsa

                                            Hic mo shtu kot e kane burgosur Zef Sorren, ka qene bashkepubetor me pushtuesit. Ky plehre nuk ka qene ndonje kush e di se cfare ne rradhen e klerikeve, bente para pregatitjen per meshe dhe pas mbarimit te saj risitemonte gjerat per rrenen tjeter te rradhes. Kaqene i bindur dhe nashi na del si anti komunist , pune bajge, qe nga pamja ka qene surrat i dalluar si qen bir qeni. Surrat per filma me horror.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lali Fiku nga tiranas na eshte bere tironc.

                                              Edhje Mero Gelbaza ka marre shume nga pamja e spiunit At Zef Leshi, por me nje dallim qe ka nje koke te stemadhe si perbindesh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pirdhni se liroheni

                                                Ja pra vete tregon se cfare surrati dhe rob b.q. ka qene Zef Sorra, ka ndenjer me uj ne shpelle ujku nuk e ha ujkun, vete e ka thene.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Za...

                                                  Me beri veçmas pershtypje shprehja: shtazet kanë me dashuni se kjo botë qi thonë "kulmi i perparimit"... Eshtë në gegerisht, vetem fjalet ne thojza janë ne toskenisht... Shkrim kuptimplote...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dardani i Ri

                                                    Një përrallë e rradhës për fëmijët. Gazeta Tema është e njohur për "përrallat nga e kaluara komuniste". Kur nuk i mjafton Kaloshi i Dibrës, thërret në ndhmë autorë të tjerë të përrallave si , Padër Zef Pllumbi dhe Co.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bir-ooo të vrau Byroja

                                                      E gjithë Biroja Politike është pushkatu, e për këta tjerët nuk po flasim.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Logjika

                                                        Nuk Eshte perralle por eshte nje nje krim qe komunista bastardet i bene popullit shqiptar. Ju qe talleni u rante ne koken tuaj fashizmi eshte fjala por shiko perendimin vetem lule mbjellin dhe shif vendet komuniste Jane mbushe me varre nga njerz te pafajshem qe i vrisnin kriminelat komunist se thonin skena buk mos ardhshin mo ato dite te zeta as per hasmin

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje