Aleksandër Meksi: Uluni nëpër vende se do marrim mungesat. 84 veta janë, nuk bëhet seanca… s’tremben as ata, as ju nga apeli… Kritika e Azem Hajdarit për dietat: “400 lekëshin ia marrin shtetit” dhe batuta e Xhelil Gjonit: … se do t’u thonë gratë “pse erdhët”?
Ndër telashet e Aleksandër Meksit dhe Namik Dokles në një seancë parlamentare të vitit 1991 ishte edhe mungesa e deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit. Kryetar i Kuvendit ishte Kastriot Islami dhe nënkryetar Aleksandër Meksi. Ishte ndër seancat që po drejtohej nga Meksi. Nga 250 deputetë që kishte parlamenti, ishin prezentë vetëm 80 prej tyre, duke e bërë të pamundur nisjen e punimeve të Kuvendit. Ky dosier sjell dialogun mes anëtarëve të kryesisë së Kuvendit në një ditë të vështirë, kur mungonte më shumë se gjysma e deputetëve. Nuk e kishin mundësinë të shtynin seancën sepse kërkohej miratimi i ligjeve urgjente për të përballuar situatën kaotike që kishte përfshirë vendin pas rënies së regjimit dhe nisjes së një rruge të re drejt demokracisë. Komunikimi, shpesh me nota komike, sjell detaje mjaft interesante nga fillimet e tranzicionit shqiptar, në vitin e parë të pluralizmit. Në këtë komunikim gjejmë shumë emra të politikës, duke nisur nga anëtarët e Byrosë Politike te deputetët e rinj të Kuvendit. Disa prej tyre nuk jetojnë më, të tjerë janë tërhequr plotësisht nga politika. Në atë sallë kishte profile të ndryshme deputetësh, profesorë, shkrimtarë, profile të larta të fushave të ndryshme, por kishte edhe anëtarë të Byrosë Politike, të cilët konsideroheshin në nivele të ulëta të formimit. E megjithatë, në atë kohë nuk kishte modele qesharake që i shohim në seancat parlamentare të kësaj kohe. Niveli i debatit mes deputetëve dhe beteja politike mes kundërshtarëve zhvillohej me etikë, edhe pse situata politike ishte mjaft e tensionuar.
Në atë seancë, ku debati zhvillohej mes propozimeve për zgjidhje, kishte edhe nga ata që e shihnin si turp mungesën e secilit: “bredhin kafeneve, edhe me vetura madje”. Dhe kur situata arrin kulmin e absurdit, zgjidhja duket po aq shqiptare sa vetë problemi: “t’u lexohen emrat në televizor”. Një lloj “liste turpi” kombëtare, ndoshta e vetmja mënyrë për t’i kthyer deputetët nga kafenetë në sallën e Kuvendit. Në këtë komunikim mes deputetëve evidentohet varfëria edhe në sallën e Kuvendit, ku mungonin kasetat për ta bërë regjistrimin e seancës, ku po synohej të viheshin në sedër deputetët për të mos munguar më në seancë parlamentare. “Gjyqi” që deputetët e disiplinuar u bëjnë atyre që mungonin vazhdimisht shkon deri te përmendja e dietave që këta deputetë po i merrnin “qyl”. Tema sjell pjesë nga seanca parlamentare e dhjetorit 1991, e drejtuar nga nënkryetari i parlamentit Aleksandër Meksi.
Aleksandër Meksi - 81, deri tani, 84. Kemi prezencën më të pakët se ndonjëherë. S’tremben as ata, as ju nga apeli. 84 veta janë. Zotërinjtë e grupeve, zoti Dokle.
Namik Dokle - Urdhëroni!
Aleksandër Meksi - Ç’propozim keni?
Namik Dokle - Ja të bëj llogari se sa jemi. Po të ishte dhe Omonia këtu, do të bëheshim aq sa duhet për të votuar.
Aleksandër Meksi - Zoti Dokle, ç’mendim keni?
Namik Dokle - Po ne nuk përbëjmë njëherë gjysmën, e para; e dyta, përveç gjysmës nuk përbëjmë as një të tretën, prandaj zoti Meksi, unë mbi rregullat e Kuvendit nuk mund të jap asnjë mendim.
Aleksandër Meksi - Zoti Imami.
Arben Imami - Unë them që të bëhet apel, me televizor.
Aleksandër Meksi - S’ka kaseta.
Arben Imami - Ka.
Aleksandër Meksi - Të jepet me zë. Të incizohet. Njëra kamera të jetë për Faskon dhe Abdiun.
Fillon apelin një për një sipas listës. Zotërinj kryetarë të grupeve, kur duhet të mblidhemi?
Apeli nuk i shton, aq sa ishin janë. Duheshin 25 të vinin. Pra, ç’propozim keni? Shfrytëzoni rastin! Kur do të mblidhemi zotërinj kryetarë?
(Dikush flet në sallë). Se çfarë ka, e di ti që para 3 muajsh që s’janë 126, tani ma tregon mua.
Azem Hajdari - 400 lekëshin ia marrin shtetit. Tallen me ne ata deputetë.
Arben Imami - Edhe unë, asgjë më tepër nuk do të thoja. Mirë që nuk kanë përgjegjësi morale, por të paktën si s’kanë turp që marrin edhe diçka? E dyta, çfarë duan të bëjnë, ku duan ta çojnë këtë vend këta njerëz që s’vijnë? Unë e di që 5 ose 10 vetë mund të jenë me detyra, por ka nga ata që bredhin kafeneve, edhe me vetura bile, edhe janë në një moment që s’dihet se ku shkon Shqipëria dhe fatet e vendit. Unë kam propozim, kur të jetë e zonja Kryesia t’i mbledhë deputetët, të mblidhet Kuvendi. Po qe dhe zonja Kryesia t’i mbledhë sot, sot le të mblidhet.
Aleksandër Meksi - Me gjithë ata që erdhën pas pilafit, 90 bëhen.
Baki Shehu - Zoti Meksi, Baki Shehu jam. Unë mendoj që patjetër duhet që sot në televizor, këto që mungojnë duhet t’i nxjerrim në televizor. Nuk është hera e parë që e ngrejmë këtë zë se jemi po të njëjtët njerëz këtu në sallë. Kur vjen puna deputetë quhemi të gjithë dhe ne që rrimë, edhe ata që nuk vijnë. Edhe dietat patjetër që i marrin, duhet medoemos t’i nxjerrim, në mos nuk shkon kjo punë më dhe nuk ka arsye, bile ju hezitoni për t’i deklaruar në televizor këto mungesa.
Aleksandër Meksi - Nuk hezitoj fare unë, se unë s’kam munguar asnjëherë.
Baki Shehu - Atëherë, pse nuk thuhen?
Aleksandër Meksi - Ndër ata që mungojnë ka dhe njerëz të sëmurë. Ne nesër, në orën 10:00 do të mblidhemi, kryetarët e grupeve, personat që kanë munguar të paraqesin justifikimin një për një me lista.
Bardhyl Fasko - Unë kam një mendim, zoti Meksi.
Aleksandër Meksi - S’kam mbaruar unë njëherë, duro. Unë do të dorëzoj listat në sekretari. Nesër në mëngjes do të keni listat, do të më shkruani se ku është gjithsecili. Kush është sëmurë dhe ka raport, unë nesër do të nxjerr emrat në televizion për seancën. 90 vetë janë prezentë.
Bardhyl Fasko - Zoti Meksi, unë mendoj që të dyja kryesitë e grupeve Parlamentare duhet të bëjnë një farë analize dhe të ndihmojnë dhe kryesinë. Më fal, se s’kërkova miratimin tënd unë, do të shpreh mendimin tim unë.
Namik Dokle - Zoti Meksi, kam një mendim. Shqetësimi është jashtëzakonisht i madh, unë mendoj që ju si Kryesi të njoftoni në televizion që seanca e sotme e mbasdites u anullua për mungesë pjesëmarrjeje. Mungonin këta deputetë dhe të lexohen emrat e deputetëve që mungonin. Ja, secili të shkojë te zoti Meksi dhe të shënojmë emrin me pashaportë dhe emrat e deputetëve që mungojnë të lexohen patjetër në televizion. Unë nga deputetët di që janë dy të sëmurë, Adil Çarçani që ka një vit i sëmurë, Halil Elezi që ka një muaj, i sëmurë. Di një deputet që i ka vdekur nëna dhe i kam dhënë leje unë, di edhe dy deputetë që janë jashtë shtetit me shërbim. Të tjerët nuk di t’i justifikoj. Prandaj, propozoj që kryesia të lexojë emrat e deputetëve që mungojnë aktualisht këtu, dhe t’u bëhet thirrje që të martën, në orën 9:00 të vijnë këtu.
Aleksandër Meksi - Jo të martën, nesër.
Namik Dokle - Prit, të lutem, se po t’u themi të shkojmë nesër, në ora 9:00 ai që është në Pukë, nuk vjen dot. Ai që është në Gjirokastër nuk vjen dot. Ai që është në Gramsh etj. ,etj. Mirë, atëherë.
Aleksandër Meksi - Tani fol, tani s’flet ti (I drejtohet Bardhyl Faskos).
Bardhyl Fasko - Përsa i përket rifillimit të punimeve, unë mendoj që të mos lëmë kohë të gjatë. Nuk pret më situata. Do të ishte e mjaftueshme sikur dhe në SHBA të ishin deputetët, të vinin nesër në orën 17:00. Unë mendoj se është e mjaftueshme. Në qoftë se ne duam të rrimë të shtyjmë ditët, është problem tjetër.
Aleksandër Meksi - Zoti Ylli Vejsiu.
Ylli Vejsiu - Jam dakord me gjithçka tha deputeti Dokle, vetëm se jam i mendimit që nuk duhet humbur shumë kohë. Po të ishte e mundur nesër në ora 10: 00 ta fillonim; në mos sot, nesër në orën 5 mbasdite.
Aleksandër Meksi - E kuptoni që është turp. Zoti Xhelil Gjoni.
Xhelil Gjoni - Unë e mendoj kështu: Sonte, siç u tha nga Namiku, të lexohen emrat e atyre që mungojnë dhe mendoj që nesër në ora 10:00, zoti Meksi të fillojë seanca, sepse janë gjithë këta zotërinj që dergjen gjithë ditën rrugëve. Janë më shumë këta se ata, dhe më falni, Durrësi, Berati, Lushnja janë afër; Tirana, që janë pjesa dërrmuese këtu janë; Shkodra vjen, edhe Puka vjen, po ta marrin vesh se do t’u thonë gratë "pse erdhët"?
Aleksandër Meksi - Zoti Dokle, keni kundërshtim për nesër, në ora 10:00, por do të më sillni emrat e të sëmurëve e atyre që janë me shërbim. Për orën?
Namik Dokle - Për orën, fiksojeni ju, por unë kam listën e deputetëve që janë nga Tirana, të cilët janë afër, mungojnë vetëm 7 deputetë nga Tirana. Tiranasit janë këtu. Mungojnë deputetët që janë në rrethe të largëta.
Aleksandër Meksi - Një të drejtë ka këtu. Në qoftë se fillojmë në orën 10:00, të jemi të sigurtë që janë njerëzit... Nesër në ora 10:00 të mëngjezit. Zoti Dokle, mungesat.
Aleksandër Meksi - Ju lutem nëpër vende. Sekretaritë e grupeve të kontrollojnë mos ka të tjerë, sepse fillojmë apelin. Kryesitë e grupeve për ato që e dinë që janë tamam të sëmurë, ju lutem të japim emrat, se për shembull, dje Faik Memushi ka qenë i sëmurë, unë e dija, më doli nga mendja dhe ka ardhur me temperaturë 40 sot dhe nuk kam vënë emrin dje. Do t’ju kërkojmë raport atyre që kanë qenë të sëmurë.
Një deputet - Zoti Leka, po krijoni dy lloj deputetësh. Deputetët janë të gjithë njëlloj.
Alesandër Meksi - Kush erdhi të thotë emrin. Vehap Dakun e pashë. (Vazhdon të marrë mungesat). Ju lutem nëpër vende. Urdhëroni!
Arben Imami - Ne kemi 38 veta në sallë. 2 i kemi të sëmurë dhe 5 i kemi me shërbim partie ose shtetëror jashtë, 2 me shërbim partie, 1 me shërbim nga Kuvendi dhe dy me shërbim shtetëror për hir të punës që bëjnë. Kështu që jemi më tepër se gjysma. Unë them duhet t’i llogarisni dhe këta, të cilët nuk mund të vijnë.
Aleksandër Meksi - Është kapërcyer gjysma. Urdhëroni!
Namik Dokle - Unë nuk po arsyetoj disa që janë me shërbim dhe ata që janë sëmurë, sepse prezentë jemi më shumë se gjysma. Prandaj, duke qenë të dy grupet më shumë se gjysma dhe që do të fillojë seanca, gjë e mirë kjo, por megjithatë unë kam prapë një propozim që përsëri sot në darkë të thuhet që u mblodh Kuvendi, ishin më shumë se gjysma, filloi punimet, por megjithatë mungonin këta deputetë dhe t’u jepen emrat në televizion. Po, po, t’u jepen emrat në televizion.
Aleksandër Meksi - Keni ndonjë vërejtje? Sekretaria, ju lutem! Më nxirrni listat! Kryetarët e grupeve të sjellin justifikimet: do t’i firmos unë, cilët nga ata janë realisht se i di unë dhe do t’i jepen (sigurisht organizatave-bazë,
Për të ardhur keq po ky AM ka pasur qasje fëminore ndaj çështjeve shtetërore!
Kishte më nivel dhe përgjegjësi atëhere sesa ka sot. Sot të gjithë e kanë mëndjen të bëhen milionerë. Ky është "Njeriu i ri" i kapitalizmit!