Dossier/ “Ta dinte Ramiz Alia se paska pasur në radhët e rinisë një sekretar kaq dinjitoz si Ilir Meta...” Përplasja Bashkurti-Meta në Parlamentin e vitit 1992

20 Prill 2026, 22:00Dossier TEMA
Dossier/ “Ta dinte Ramiz Alia se paska pasur në radhët e

Parlament 1992, përplasja mes deputetit socialdemokrat, ish-sekretarit të parë të rinisë komuniste, Lisien Bashkurti me studentin e dhjetorit, deputet i PS-së

Në vitet e para të pluralizmit në Shqipëri, kur retorika antikomuniste ishte në modë, përplasjet mes dy kampeve të majtës dhe të djathtës ishin të shpeshta dhe të ashpra. Por kishte përplasje edhe brenda të njëjtin kamp gjithnjë duke shfrytëzuar retorikën antikomuniste. Ky dosier rikthen debatin mes deputetit socialist të vitit 1992, Ilir Meta, atëherë një nga zërat e rinj të dalë nga lëvizja studentore e dhjetorit, me Lisien Bashkurtin, ish-sekretar i rinisë komuniste dhe deputet socialdemokrat. Përplasja mes tyre nuk ishte thjesht personale, por përplasje brezash, narrativash dhe legjitimiteti politik në një Shqipëri që përpiqej të shkëputej nga e kaluara. Deklaratat, ironitë dhe akuzat e ndërsjella tregojnë mënyrën sesi komunizmi vazhdonte të ishte një pikë referimi e pashmangshme në debatin publik. TemA sjell pjesë nga përballja mes tyre në seancën kur po diskutohej programi i qeverisë Meksi, pak ditë pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Ilir Meta - Është nder të flasësh për programin e kësaj qeverie, por nuk qenka aq e lehtë, sidomos kur dëgjon manifestin antikomunist nga komunisti Lisien Bashkurti. Nëse ne mund ta tolerojmë zotin Meksi kur na akuzon se u kemi hequr gomerët fshatarëve, nuk mund të tolerojmë akuzat e Bashkurtit. Në fund të fundit, zoti Meksi ka kontribuar për demokracinë që në fillimet e saj dhe sot ndihet mjaft i shqetësuar dhe ndien përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Por çfarë mund të themi për zotin Bashkurti, i cili, kur unë isha pranë zotit Hajdari në dhjetorin e paharruar, .. kur ishim përballë ish-presidentit komunist Alia dhe në krah të tij ishte zoti Bashkurti? Por ja që demokracia bëka mrekullira dhe zoti Bashkurti e lufton komunizmin me propagandë neokomuniste, kurse ne...

Mendoj se si program nuk është shumë optimist dhe konkret. Ndërsa në program kishte faqe të tera për pasojat që la komunizmi dhe për të cilat kjo qeveri nuk mban përgjegjësi, kurse për rininë shqiptare, që shkatërroi komunizmin, kishte shkruar vetëm 7 rreshta të thatë. Në programin e qeverisë nuk thuhet asgjë për plotësimin e nevojave të studentëve. Mendoj se qeveria për të realizuar programin e saj duhet të mbështetet te rinia, si forca më aktive e vendit.
Të nderuar deputetë e qeveritarë, prezenca juaj në këtë sallë i detyrohet rinise shqiptare e sidomos studentëve, të cilët rrezuan Partinë e Punës e sistemin komunist për t'ju sjellë në këtë sallë që t’i dilni për zot fatit të këtij vendi. Unë kërkoj që qeveria të marrë të gjitha masat për plotësimin e kërkesave të studentëve në drejtim të plotësimit të kushteve të jetesës nëpër universitete.
Për këtë kërkoj: plotësimi i programit me nivele bashkëkohore; asistencë teknike nga jashtë; barazimi i diplomave me jashtë dhe përmirësimi i kushteve të studentëve dhe pedagogëve. Gjithashtu dua të theksoj se ministër i Arsimit tani është zoti Vejsiu, i cili besoj nuk i ka harruar përplasjet që kemi pasur ne me intelektualët e Partisë së Punës kur ai ishte pedagog i ekonomisë për të reformuar Fakultetin Ekonomisë dhe sot atij i jepet rasti për ta bërë këtë.

Lisien Bashkurti – Ne socialdemokratët nuk kemi dhënë asnjë provë dhe unë nuk e kuptoj nëse zoti Meta është përfaqësues i Partisë Socialiste apo është përfaqësues i Partisë Komuniste. Në diskutimin e zotit Meta dhe në diskutimin e zotit Loci të bie në sy se është më dinjitoz deputeti Loci sesa deputeti i ri Meta. Me siguri Ramiz Alia, që shikon seancat, thotë me vete: “Nuk e paskam ditur se në radhët e rinisë komuniste do të kishte një sekretar kaq dinjitoz si puna e Ilir Metës.” Ndërhyrja e zotit Meta është vërtet për t'u falënderuar, se solli një argument të ri të diskutimit që bëra unë dhe që u mbështet nga zoti Baleta se komunizmi rron, bile jo vetëm tek të vjetrit, por edhe tek të rinjtë si Ilir Meta.

7 Komente

  1. G
    G

    Në rini të gjithë kanë ideale pastaj kalojnë të 30-at dhe kanë vetëm interesa

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aty le te ngordhi pplehra ne Burg.

      Mund te nxirni dhe shume Artikuj te tjere... por rendesi ka qe ky kriminle florriri demet popullit dhe shqiperise ja ka bere.... keshtu qe ngelet vetem denimi me Burg te perjetshem per te gjitha krimt qe i ka bere secilit shqiptare ..

      Përgjigjjuni
      1. F
        FSHATARI

        Si shpjegohet, merjahu, qe thuajse te gjithe antikomunistet e certur po na dalin hajna dhe mashtrues ? He pra, na e jepni nje pergjigje se jemi prej katundi dhe nuk i kuptojme keto gjera te nderlikuara.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xeni

          Vajti boni dhe karin operacion. Te qije veten tani se monen e kenoqin vibratoret e Armines.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adem

            iliri ishte ish bashkpuntor i sigurimit

            Përgjigjjuni
            1. L
              Laura

              Iliri ishte outsider dhe inteligjent, dy gjera qe nuk tolerohen. Pershendetje!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Miku i madh SHaBAni

                Po', iliri ishte bashkepuntor I sigurimit. Ndersa Lisjenjeni bashkepuntor I UDB Ne grupit Tropojes.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje