Nga Auron Tare
Si sot, 85 vjet më parë, Ushtria Kombëtare Greke, e cila kishte rezistuar në mënyrë heroike për mbi 6 muaj kundër armatave italiane, ngriti flamurin e bardhë.
Armata e Epirit, e komanduar nga gjenerali Georgios Tsolakoglou, duke parë që trupat gjermane, me një lëvizje të pazakontë për kohën, sulmuan Jugosllavinë më 6 prill dhe, pasi e thyen ushtrinë jugosllave, i dolën nga mbrapa ushtrisë greke, u gjend në një gjendje të dëshpëruar. Vetëm dy javë mjaftuan që gjermanët të hynin në territorin grek. Grekët shpresonin që me ardhjen e pranverës të thyenin frontin italian, që ishte stabilizuar pak a shumë në vijën kufitare greko-shqiptare.
Në shtabin e gjeneralit Tsolakoglou, në fshatin vllah Votonosi pranë Mecovës, bëhej një debat i fortë mes oficerëve: disa donin dorëzim, të tjerë këmbëngulnin të vazhdohej lufta. Në veçanti, gjenerali Ioannis Pitsikas kërkonte me këmbëngulje përballje edhe me gjermanët, por ishte në pakicë. Madje, Tsolakoglou vendosi ta largonte nga detyra, me arsyetimin se dorëzimi te gjermanët do të ishte “më me nder”.
Gjenerali grek, për të shpëtuar trupat nga një shkatërrim i plotë, mori parasysh që në front kishte hyrë një nga divizionet më elitare të ushtrisë gjermane, Leibstandarte SS Adolf Hitler. Ky divizion, përveçse forcë luftarake, kishte edhe rol propagandistik për të treguar fuqinë e Gjermanisë. Në krye të tij ishte Sepp Dietrich, komandanti besnik i truprojës personale të Hitlerit.
Sipas ditarit të divizionit, më 20 prill 1941, njësia pararojë e drejtuar nga SS-Hauptsturmführer Erwin Horstmann po kalonte vargmalin Katara në drejtim të Janinës. Para Qafes se Malit, SS-Untersturmführer Jupp Diefenthal zbriti me shpejtësi me një motor tricikel, ku ndodhej një ushtar grek me flamur të bardhë. Ai njoftoi se grekët kërkonin të diskutonin kushtet e dorëzimit.
Menjëherë u thirr Gjenerali Dietrich për të bërë bisedimet.
SS-Untersturmführer Ralf Tiemann u dërgua në Hani-Murgani për ta shoqëruar, bashkë me SS-Hauptsturmführer Max Wünsche. Kur mbërritën, panë ushtarë nga të dyja palët që rrinin qetë, madje luanin letra, ndërsa një Flamur i madh Gjerman ishte vendosur mbi rrugë.
Dietrich u takua me oficerët grekë, të cilët i thanë që duhej të shkonte rreth 15 km më në perëndim, në Votonosi, ku ishte selia e Tsolakoglou. Sipas Tiemann-it, Wünsche u nis për të njoftuar feldmarshallin Wilhelm List, ndërsa Dietrich vazhdoi me shtabin e tij drejt selisë, ku u prit vetë nga Tsolakoglou.
Në këtë fshat të vogël u bë takimi vendimtar mes Tsolakoglou dhe Dietrich për dorëzimin. Sipas burimeve gjermane, pala greke kërkoi që dorëzimi të bëhej para gjermanëve dhe jo italianëve, që prisnin përtej Vjosës.
Pas konsultimeve me eprorët, përfshirë feldmarshallin Wilhelm List dhe gjeneral-lejtnantin Hans von Greiffenberg, Dietrich u autorizua të pranonte dorëzimin e plotë të ushtrisë greke.
Sipas burimeve gjermane, dorëzimi u bë në tre faza, takimi fillestar në Votonosi, nënshkrimi zyrtar po aty dhe përfundimisht në Larisa më 23 prill 1941.
Dorëzimi krijoi rrëmujë të madhe në radhët e ushtrisë greke. Ndërkohë që trupat gjermane përparonin drejt Korinthit dhe përplaseshin me anglezët në tërheqje, ushtarët grekë, të çorganizuar, hidhnin armët dhe "pasi kerkonin buke ne furrat e Janines, niseshin me kembe rruges për në shtëpitë e tyre."
Pas kësaj, trupat italiane, që kishin pësuar humbje të rënda, më në fund hynë në territorin grek.
Një detaj interesant është udhëtimi i Gjeneralit Dietrich drejt kufirit shqiptar, në Urën e Peratit pranë Leskovikut, ku e priste shtabi italian me në krye gjeneralin Giovanni Rossi. Pas një takimi kortezie, ku u pi edhe një gotë verë, italianëve iu hap rruga për të hyrë në Greqi.
Ky moment u filmua nga kameramanët gjermanë dhe ruhet sot në arkivat amerikane në Washington DC, si një dëshmi me vlerë për Luftën Italo-Greke.
Me poshte fotot nga arkivi gjerman i luftes.
1. Gjenerali Grek Tsolakoglou duke firmosur kapitulimin
Istori per tourkotsamides....zito o Megas N.Zerva!
Po po ajo eshte, po ju del ajo qe keni qene e jeni ne te vertete, kopila turqish te pabese!!
Gjenerali grek "Tsolakoglou", pra grek me kombesi turke dhe pastaj na dalin ca si puna e ketij debilit me emer pordhe dhe shan shqipot duke i quajtur turq. Qe greket ju dhane dru pepinove, eshte per tu hequr kapelen, por qe greket e sotem jane nje konglomerat popujsh si alvanitas (shqiptare), vlleh, turq e bullgare ate as topi nuk e luan.
Pothuajse gjysma e Greqise mbiemrat e tyre i kane turq.
Shko clironi Qipron ....plehra
Rop ku ti kesh o i tredhur nga greket.
Po për këtë fakt nuk kemi degjuar të flasin grekët. Vetëm 30 Tetori ekziston për ata
Greqia ju futi rroçken italianeve dhe divisioneve te ballistave shqiptare. Kte shkruani
Atë që artikulli sjell është se grekët bënë shurrën në pantallona akoma pa i parë gjermanët. Po ashtu artikulli në mënyrë krejt të tërthortë tregon se anglezët ishin pjesë e asaj luftë dhe kjo shpjegon se si grekët arritën t'i bëjnë rezistencë italianëve. Pa perëndimorët grekët do të ishin akoma prostitutat e jeniçerëve prandaj ky artikull është shumë dashamirës për grekërit dhe ata që identifikohen si tillë. Grekët janë mosmirënjohës ndaj gjithkujt dhe i pëlqen të rrahin gjoksin të fshehur pas perëndimit.
Sakte. Ishin anglezet qe mbanin linjat e grekeve ne luften kunder italianeve. Pa trupat angleze greket nuk do kishin rezistuar perballe tyre. Problemi eshte se historia eshte manipuluar aq shume per perfitime politike saqe ne shumicen e rasteve e kunderta e atyre qe shkruhen eshte e verteta. Jemi deshmitare se si eshte katranosur historia e Greqise qe ne fakt nuk ka ekzistuar kurre.
Divizionet Shqiptare dezertuan nuk pranuan te luftonin kunder Grekeve nese do luftonin nuk dihej si do shkonte puna,po duke pare si shkoj ne provokacionet e gushtit 1949 nuk do shume mend ta kuptosh.Per ate Himariontin me siper qe do te behet Grek me zor,mos u merr me camet,shko ne Qipro luftoni dhe atje si me Italianet ne 40,atje tregohet trimeria jo me komente ketu.Shqiptaret e treguan veten ne luften e Kosoves,shkoni tregojeni dhe ju kush jeni.
ishin dy batalione e jo divizione,or taj!!
Historia eshte shkence dhe mbeshtetet ne fakte, dokumente dhe duhet te lexohet ashtu sic eshte. Zoti Tare kete po ben. Po sjell dokumente historike per lexuesit pa bere interpretime pavaresisht se dikujt i pelqen dhe dikujt jo. Personalisht edhe mua nuk me pelqen qe gjermanet pushtuan Greqine, dhe simpatizoj heroizmin e tyre kunder fashizmit italian, por kjo eshte historia and nuk ndryshon asgje nese dikujt i pelqen dhe dikujt jo. Tani kush is futi rrocken kujt, jane muhabete te nivelit te femijeve dhe pavlere. Greket ju futen rrocken italianeve, gjermant ju futen rrocken grekerve, ruset ju futen rrocken gjermaneve e keshtu me radhe. Por historia nuk eshte pune rrockash te nderuar komentues.
Historia eshte shkence ne teori. Ne praktike eshte vandalizuar per qellime politike. Cdo zbulim arkeologjik ose dokumente qe nuk jane ne linje me historine zyrtare, pra politike, lihet ne harrese. Keshtu, tek Iliada greket permenden vetem nje here kur thuhet se nje fis helenesh ju bashkuan jonianeve/akejve. Kjo tregon se jonianet/akejte nuk ishin greke.
Kurreshtja ime ka te beje me faktin a e pyeti gjenerali grek komanden angleze per t'u dorezuar?...
Në pranverën e vitit 1940 Ioannis Metaksa hodhi poshtë një ultimatum italian që kërkonte pushtimin e territorit grek. Italia sulmon Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore. Ushtria greke kundërsulmoi dhe detyroi italianët të tërhiqeshin. Nga mesi i dhjetorit, grekët kishin hyrë në gati një të katërtën e Shqipërisë. Në mars të vitit 1941, italianët kryen një kundër-ofensive, ushtria greke në mbrojtje në llogore e përballoi me vështërsi kundëronfensivën italiane. Ushtria e saj tashmë ishte e raskapitur nga ushtria italiane dhe e pa aftë të vazhdonte luftën. Qytetarët shqiptarë të kombësisë greke dhe filo grekët ndihmuan ushtrinë greke në prapavijë në të gjitha sektorët e luftës. 29 janar 1941 vdes Gjeneral Metaksa. Më 6 Prill gjermania sulmoi Jugosllavinë. Këtij sulmi ju bashkuan dhe Italia, Hungarezët, Bullgarët Rezistenca e ushtrisë Jugosllave prej 800,000 njerëz ishte e pa fuqishme. Jugosllavia kapitulloi. Ushtria italiane mbasi i mundi armatat Jugosllave të Jugut, pushtoi Kosovënë, një pjesë të Maqedonisë së sotme, Malin e Zi e disa pjesë të Jugosllavisë gjatë bregut të detit Adriatik. Në prill të vitit 1941, Gjermania Bullagaria e Italia sulmojnë Greqinë e raskapitur nga lufta me italinë dhe pushtojnë Greqinë, Greqia u sulmua nga teritori Bullgar, Jugosllav e Shqiptar. Me 9 Prill ushtritë gjermane pushtojnë Selanikun. Në frontin e Shqipërisë, italianët rimarin Korçën, Gjirokastrën, Pogradecin e të tjera teritore që i kishte marë ushtria Greke në vitin 1940. Në 12 prill, ushtria greke filloi të tërhiqej nga Shqipëria. Teritoret shqiptare që Greqia i proklamonte si çlirimin e vorio epirin u pastruan nga ligjet, e tabela udhëzuese në gjuhën greke. Kryeministri Grek Aleksandër Koryzi me 18 prill vret veten. Më 20 prill ushtria greke e Epirit dorëzohet tek gjermanët, dhe më 23 prill të vitit 1941 nënshkruhet në Selanik kapitullimi i ushtrisë greke. Kështu mori fund përpjekjet e greqisë për të përballuar agresionin italo-gjerman-bullgar. Mbreti i Greqisë së bashku me qeverinë kalojnë në ekzil. Në vend u krijua një qeveri kukull kolaboracioniste e Boshtit. Territori i Greqisë u nda në zona pushtimi të drejtuara nga fuqitë e Boshtit, me gjermanët që administronin vetë rajonet më të rëndësishme të vendit, duke përfshirë Athinën, Selanikun dhe ishujt strategjikë të Egjeut. Rajone të tjera të vendit iu dhanë partnerëve të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Mbas mbarimit të luftës së Dytë Botërore Greqia i kërkonte fuqive të mëdha që asaj tu jipeshin teritore në Jugun e Shqipërise, në Jugun e Jugosllavis e në Jugun e Bullgarisë duke ju a argumentuar atyre se për sigurimin e Greqisë nga ndonjë agresion tjetër greqia kishte të drejtë ti merte këto teritore.