Dossier/ Nga Roma në Vjenë e Paris, 457.000$ kozmetikë e veshje luksoze për Nexhmijen dhe gratë e Bllokut

18 Prill 2026, 10:33Dossier TEMA
Dossier/ Nga Roma në Vjenë e Paris, 457.000$ kozmetikë e veshje

“Vetëm nga pikat doganore të Rinasit, të Tiranës e të Durrësit për vitet 1989-1990 në adresë të Drejtorisë së Pritjes kanë ardhur 1 323 koli me inicialin “Drejtoria e Pritjes”, 294 koli me adresë “x-31” dhe “Drejtoria e Shtypit”, ndërsa 335 të tjera në adresë të familjeve të veçanta”

Në fundin e viteve ’80, kur Shqipëria jetonte një nga periudhat më të errëta ekonomike të saj, në varfëri ekstreme, një realitet krejt tjetër zhvillohej brenda mureve të “Bllokut”. Ndërsa qytetarët shqiptarë vuanin në mbijetesë, në adresat e udhëheqjes mbërrinin qindra e mijëra koli me ushqime, veshmbathje e kozmetikë nga vende jashtë Shqipërisë, si nga Vjena, Parisi, Londra e gjetkë.

Në raportin e komisionit të posaçëm hetimor në vitin 1991, për abuzimet brenda bllokut të udhëheqjes komuniste, renditen shifra interesante të shpenzimeve për kozmetikë e veshje luksoze të Nexhmije Hoxhës dhe grave të tjera të bllokut të udhëheqjes. Vetëm në vitet 1989-1990, mbi 1 300 koli hynë në vend me inicialet e institucioneve të pushtetit, qindra të tjera me kode të fshehta, dhe të paktën 335 në emër të familjeve të veçanta.

Në një vend ku mungonte edhe minimumi jetik, familje të udhëheqjes përfitonin dhjetëra e qindra dërgesa individuale, një luks i padëgjuar për kohën. Ky kontrast i thellë mes varfërisë ekstreme të një populli dhe luksit të shfrenuar të një elite të izoluar, nuk është thjesht një kapitull i historisë ekonomike, por një dëshmi e qartë e një sistemi që funksiononte me dy standarde: një për qytetarët dhe një tjetër për udhëheqjen.

Shifrat që dalin në dritë sot nuk janë vetëm numra; ato janë prova konkrete të një realiteti të fshehur, ku privilegji dhe abuzimi bashkëjetonin në heshtje, ndërsa pjesa tjetër e vendit përballej me mbijetesën. Ky fenomen mbeti si trashëgimi edhe për elitën që e pasoi udhëheqjen komuniste.

Pra, nuk ka ndryshim thelbësor edhe sot, kur elita politike vazhdon të jetë e mbytur në luks, ndërsa shqiptarët jetojnë në varfëri. Në pamundësi për jetesë normale, kërkojnë shtigje jete në emigracion. Tema sjell disa detaje nga raporti i vitit 1991 i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së “Drejtorisë së Pritjes”.

“Vetëm nga pikat doganore të Rinasit, të Tiranës e të Durrësit për vitet 1989-1990 në adresë të Drejtorisë së Pritjes kanë ardhur 1 323 koli me inicialin “Drejtoria e Pritjes”, 294 koli me adresë “x-31” dhe “Drejtoria e Shtypit”, ndërsa 335 të tjera në adresë të familjeve të veçanta. Këto nuk kontrolloheshin nga dogana, pasi i tillë ishte edhe udhëzimi sekret. Këtu nuk llogariten qindra apo mijëra pako të ardhura e të dala nga drejtime e pika doganore të ndryshme, të paregjistruara e pa kontroll doganor. Në këto rrethana nuk gjendet se sa kanë qenë, çfarë është futur dhe çfarë ka dalë nëpërmjet këtyre kolive.

Përveç atyre që kanë ardhur në adresë të Drejtorisë së Pritjes, nuk kanë munguar edhe pakot për familje të veçanta, sigurisht pa tagël dhe kontroll doganor. Kështu, për vitet 1989-1990, familjes së Nexhmije Hoxhës i kanë ardhur 294 koli, familjes së Lumturi Rexhës 18 koli, Simon Stefanit 32 koli, Qirjako Mihalit 25, Haxhi Lleshit 101 koli, Lenka Çukos e Spiro Kolekës nga 24 koli, Besnik Bekteshit 47, Shefqet Peçit 9 dhe të tjerëve nga 6 apo më tepër.

Janë bërë shpenzime të konsiderueshme në valutë për veshje luksoze dhe kozmetikë. Edhe pse nuk ka ndonjë vendim të veçantë për t’u trajtuar udhëheqja partiake dhe shtetërore, si dhe familjet e tyre me veshje apo kozmetikë importi, si dhe me veshje speciale të porositura në vend, çdo vit janë vënë në dispozicion shuma të mëdha në valutë dhe në lekë.

Me urdhër të ish-titullarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, nëpërmjet Industrial-Impeksit, për vitet 1988-1990 u janë dhënë ambasadave në Romë, në Vjenë dhe në Paris 457 mijë dollarë për blerje privatisht me dollarë në dorë në dyqanet speciale dhe të modës mallra, si veshmbathje, kozmetikë, pajisje gjuetie, elektroshtëpiake apo ushqimore.

Theksojmë se fondet e dhëna nga Drejtoria e Pritjes dhe të përdorura nga Industrial-Impeksi nëpërmjet edhe ambasadave kanë qenë jashtë kontrollit.

Në disa raste mallrat jashtë shtetit janë blerë nga vetë përdoruesit dhe pagesa e vlerës së tyre është bërë me vonesë nga një deri në tre vjet. Kështu, familja Hoxha në vitin 1988 ka marrë 3 300 dollarë dhe pagesa e vlerës së mallrave të blera me to është bërë në qershor të vitit 1991. Po kështu ka vepruar familja Çarçani për 1 500 dollarë dhe ajo e Qirjako Mihalit për 1 000 dollarë. Në këto ambasada nuk justifikohen sot 91 mijë dollarë. Kjo diferencë dhe të tjera mund të argumentohen nëse janë shpërdorime, abuzime apo shpenzime të padokumentuara vetëm pasi të kryhet kontrolli në vend.
Blerja e veshjeve dhe e artikujve të kozmetikës është bërë me çmime të larta në valutë, ndërsa vlerësimi për pagesë nga ana e përfituesve është bërë me lekë vendi dhe me çmime tepër të ulëta. Ka përfituar më shumë nga diferenca midis valutës së harxhuar dhe çmimit të paguar familja Alia për 174 mijë lekë, familja Hoxha për 84 mijë lekë, Pirro Kondi për 13 700 lekë, Adil Çarçani për 25 200 lekë, Qirjako Mihali për 5 500 lekë, Llambi Gegprifti për 3 300 lekë”, theksohet në raport.

36 Komente

  1. l
    luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

    Kaq nuk i dalin monikes me macen sasha,pa le sa harxhon karmina,jozefina si shtriga salemit e vokshi sy lopa

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epo ta dini

      Po boll o boll e mburrët atë regjim të ndyrë me këto shkrime që botoni...... - E dimë të gjithë sa të mirë dhe sa pak harxhonin, nuk është nevoja të na e kujtoni, çdo javë.

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        1989-1990 ? Komunizmi teorikisht kishte vdekur .

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Isha kundër diktaturës kur ishte në fuqi,por nuk mund të bëhem viktimë e propagandës së rremë të hajdutëve të korruptuar të sotëm që janë 1 miljon herë më hajdutë se të gjitha regjimet hajdute të gjithë botës hajdute të marra bashkë.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dire Straits

          Ha Ha Ha , artikulli-perpjekje per te sfumuar historine e 800.000 euro breke te Lalit......po te pakten ta kishit rritur kete shifren qe t'ia kalonte asaj te Lalit , se ne fund te fundit kush do ta kundershtonte , Enveri dhe Nexhmija nuk jane gjalle............vetem se Nexhmija kaloi ne gjyq , por beri burg vetem per "abuzim me kafete" , e megjithate i ngrysi ca vite brenda, ...eh i shkreti Lali........ore kot ta pyes kete autorin e artikullit , a e zbulove kush eshte "Nesti Angoni" ne kete historine e brekeve te Nexhmijes ????!!!!!!!.......apo per kete funksionon akuza "ne emer te popullit".....kurse Lali e do akuzen me emra konkrete !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. 3
            33 cm

            800.000 vibratorat e Karmines e Zen biles 6 cm.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Pa le te shofesh breket e Armines, te Mulit e rrospive te tij!!! Si do qofte, ti Dire Straits i boleve te mia, te ka informuar mire Nesti E Nesta mbi breket e Lalit, mos e hiq perqendrimin nga aty, surprizen se ç'fshihet ne breket Lalit e ke te garantuar!!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire Straits////////////////

                bo boooo , ore mire une qe flas per breket e Ajoles.....po ti bre , paske pare breket e Mulit ????!!!!!!! ...........po te pelqyen me shume breket , apo cfare pe brenda ????!!!!!!

                Përgjigjjuni
              2. .
                .

                Po dhe lali dhe Enveri nje mut mall jane. Me vleren e parase qe ka rene, i bien njesoj harxhimet.

                Përgjigjjuni
              3. P
                Ptuh

                Qytetaret mezi gjenin lecka pambuku, kurse zojat e Bllokut ndiqnin moden e Parisit. Keshtu ka qene gjithmone ky vend. Kush t'i hipi mbi shpine, e mban populli. Nga Zogu te Enveri e tek Saliu e Edi. E keshtu do vazhdoje.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bake

                  Futja pordhes kot...... Enveri ishte lule para ketyre NEVOJTOREVE qe e ropen kete Popull si te majte e te djathte nje MUT jane

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Kjo shum lekesh e konvertuar ne dollar ishte 6mij dollar .

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Diktatura Kim Jong

                      Bënë mirë që botohen këto të dhëna Publiku bënë krahasime me korupsionin e sotëm Na kënaqe me pallavra

                      Përgjigjjuni
                      1. 7
                        777

                        Jo jo 457000 dollar po ngrinja gryken çone 457 miljon a biljon dollar se brenda jeni. O hëngërt mortja, Nuk dini ku ta kapni dhe flisni ca budalleqe që as fëmija i fillores nuk ju beson. Këtë e vertetoj edhe denimi i Nexhmijes veç për kafe se ka qeras shumë me kafe. Po sikur të llogorisim vjedhjet që bëhen sot nga pas vitit 1990 për një përson në çfardo detyre në më të ulten janë baras sa për të pirë kafe gjithë rruzulli toksorë.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Operacioni Zjarri

                          ??? Keta nuk e kane haberin fare se si funksiononte shteti athere dhe dalin e thone budallalleqe. Te shpifim se diçka do mbetet, kjo eshte moto e ketyre. Te kishin bere nga keto gjera ata qe udhehiqnin vendin athere nuk do dënoheshin per ca kafe sic u denuan ne kohen e Berishes se pare. Do ti kishin plasur nëpër burgje me dekada. Rremuan e rremuan nëpër dokumente athere dhe plasen nga marazi se nuk gjenin dot shkelje.

                          Përgjigjjuni
                        2. k
                          kasem gahinji

                          Shkruani sa te doni pallavra e shpifje, ENVERIT nuk I vini as te gishti I vogel I kembe per keto dhe te tjera probleme. Ata qe u sherbeje spiunazheve te huaja, qe vjedh in qe bejne krime te cfardo lloji Jane te denuar ligjerisht Ne cdo shtet te botes, qe kur lindi shteti. Mos doni te thoni qe edhe SHBA eshte shtet diktatorial? Ne kohen e tij, pa tre prova TE VERTETUARA nuk kish prokurori e gjukates qe te arrestonte dhe denote. Sot TE denojne me letra te Nesi Angonit dhe asaj pellumbeshes. Shikoni se c'ndodh, doni te beni deshmor te demokracise Xhevdeti Mustafes, te kerkuar si kriminel e trafikante ne kater Shtetet europiane, maskuar ne SHBA me dokumenta falls nga... CIA ku sherben si vrases professionist.Haznedari,bashkeluftetari I tij, instructor I Cia. NE bazat e pergatitjen se komandove ne xhunglat e Panamase. Sot per ju Jane heronjte, per mua Jane kriminele dhe armiq te kombit shqiptar. Missioni I Tyre I fundit I financuar nga UDB dhe Leka Zogu.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje i Moshuar

                            Po jeni duke folur per vitin 1988- 1990-te ? Ne artikull flisni per vitin 1980 , nuk kane lidhje keto pako me kohen e Enver Hoxhes ? Mbas vdekje apo vetevrasjes te Mehmet Shehut , Enver Hoxha Po ja kalonte partine HURJAHIPIT Ramiz haleja ndoshta ndonje bashkepunim me Nexhmijen plus Ramiz ? Llogari per keto pako duhet te kishin dhene qe nga Ramiz haleja dhe gjithe Byroja e asaj kohe , Enver Hoxha nuk jetonte ata plasen sa e vdiqen , nga kush dihet ate qe moren pushtetin , jemi deshmitare te kohes ? Megjithate keni saliun besnikun e skiles Ramiz , le ti paguaje ai te gjitha ato kusure qe i bene ketij populli te gjore , aty e keni mos e perkedhelni te tregoj dhe shoket , KOLLAJ eshte po te keni deshiren e mire ju qe ngrini keto probleme ??? Me mire vone se sa kure !

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlora1912

                              TemA, keni arritur në atë pikë që, titullin bombastik të lajmit, e përgënjeshtroni po brenda të njëjtit Lajm. . . . . Na thoni që familja Hoxha ka harxhuar 450 mij dollar për mallra luksi, në titull, dhe më poshtë kur i referoheni shifrave të DP, na i nxirrni vetëm 3500 dollar. . . . . . . Në se ky manipulim shifrash so ishte për të treguar se sa abuzues ishte elita komuniste e asaj periudhe, do ta mirkuptoja dhe mirprisja, se ata u bënë në fund Bllokqëna.. . . . . Poooor besoj se ju i bëni këto lajme me qëllim që të relatiizoni Vjedhjen dhe korrupsionin e këtyre të Sotmëve. . . . Dhe kjo është e pandershme, kjo është e poshtër dhe Kriminale nga ana juaj. Nga viti 2005 dhe deri në 2025, sipas Kontrollit të Lart të shtetit, shtetit Shqiptar i janë dëmtuar e vjedhur nga 900 milion deri në 1.2 miliard euro, për çdo vit, nga administrata situata e lartë e korruptuar. Pra në total i Jan vjedhur nga 25 deri në 30 miliard euro sipas KLSH. Ju, dhe mediat e tjera kryesore, Kurrrr nuk flisni për këto shifra të një institucioni Kushtetues Shtetëror....Përse ????

                              Përgjigjjuni
                              1. .
                                .....

                                Mos u merrni me te vdekurit se do vdisni, merruni me te gjallet qe dalin lakuriq per mode !

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Loni pe betoni

                                  15 miliard euro ja falet miqve amerikane me fushen e naftes patoz marinez Gjysem miliard i falet mikut anerikan per rrugen e kukesit Miliarda i falet me demontimin i armeve Falet ishullin e sazanit goces se tramp Ja dhe e fundit miniera e mborje drenoves kujt do ja falin grekut apo mikut amerika He se mire e keni Pse po sja dhuruat ju vjen vete miku ti merr He ma rrufsh moj demokraci qe i ke kembet si dhi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Boll se late nam

                                    Artikull qe nuk kam ndermend te harxhoj kohe qe ta lexoj, qe nga titulli kuptoj qe eshte I pavlere. E cili eshte morali I kesaj perralle te shemtuar???? Kujt I duhet me kjo? Te vazhdojme e te bejme uf, buf me keto qe demek paskan ndodhur sot 40 vjet me pare( ta zeme se jane te verteta)??!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Popull qe meriton te gjitha

                                      Nje popull qe I ka mrituar dhe qe skllaverine e meriton. Aty i keni ish Femijet apo keta kriminelet e sotem bjeruni nese ka njeri bole. .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Trump 2028!

                                        Padyshim pasi vdiq Enveri minjte filluan te levizin. Vitet 1989-90 Kane qene fundi i regjimit dhe fillimi I korrupsionit qe u ngrit ne menyre eksponenciale ne vitet e demokracise apo shkerdhatokracise. Enver Hoxha beri shtet. Ju dha shkolle dhe beri Universitetin, ju elektrifikoi, ju mesojne shkrim e kendim se Shqiperia ishte 90% analfabete, zhvilloi energjine, rafineri nafte, zhvilloi bujqesine beri superfosfatin, drenazhoi tokat, beri industri tekstile, mbajti rinine te paster Jo me LGBTQ dhe perversitete qe ju po I fusni ne shkolla per te hy ne Europe, krijoi ushtri dhe mbrojti kufirin nga emigracioni qe ju po e sillni pasi perzute shqiptaret nga Shqiperia. Hani mutin Enverit plehra te degjeneruara.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lavdi Enver Hoxhes!

                                          Ky popull e lindi, ky popull do t'a rilindi që t'i çojmë përsëri në thertore gjithë motërqirët esadistë, haxhiqamilistë dhe spiromilistë. Hoxhallarët dhe priftërinjtë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tironci

                                            Qe te lindesh duhet te te q...ne. Nqs doni ta rilindni beni gati motrat.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. C
                                            Cubi

                                            Çfar po shohim sot ne keto sjan asgje. Po lereni te kaben atje ku jan se si lexon njeri keto.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              X

                                              Qenkan dyndur komunistat ne komente. Kur populli vdiste per buke, familjet e bllokut benin jete si ne Paris, dhe pastaj quanin Perendimin te shthurur per popullin matuf shqiptar. Po te gjithe mutra jane, nga Enveri i mocem tek Edveri i sotem. Populli dele i shqipove i mban mbi shpine keta ndyresira qe i pijne gjakun, se ndonje popull tjeter ja kishte treguar qejfin me kohe.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Preveza

                                                Enver Hoxha i qi edhe i vdekur zvarranikët, krimbat, prostitutat që duan të maten me hijen e tij. I shkërdhen si burrë shteti, si patriot, si trim.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Aron

                                                  Vazhdojne artikuj idiotesh.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. k
                                                    km

                                                    X per x bejne 2 x. Me thuaj nje qe vdiq per buke e goes Ne kohen e tij. Edhe ne kohen e zise se bukes nuk vdiq njeri. Nje tjegull po ti thyhej kooperativistit dhe shkonTE nje brigade per riparim. Ra Termetin dhe rrafshoj shkodres. Per 6 muaj è ngrit nga e para. Per 3 muaj Dibra. Po sot? Edhe tani qe komentojne, flitet per pasojat e Termetit te 2019 qe nuk Jane perfunduar akoma.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Y
                                                      Yaaaa

                                                      Germo tare germo, bisht qeni do te gjesh.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sotiraqi

                                                        Duke u marr me të vdekurit po mundoheni të injoroni fukarallëkundhe maskarallëkun që ka mbuluar fatkeqësisht Shqipërinë.Gjysma e popullsisë ka ikur jasht vendit atje merret me drogë e krime tjera dhe për Shqipërinë e shqiptaret flitet si për viset më primitive të botës.Një shtet i tërë që ka zhduk fabrika,uzina,punëtori,rrjete kulluese dhe vaditës,rafineria e naftës,shkritorën e çelikut,Ushtrinë e lavdishme Shqiptare dhe armatimet shumë miliardësh.Tani minierat i shfrytëzojnë të huajt si edhe naftën.Si dukët po iu mjafton mielli kancerogjen dhe qumështi që po ua jep Serbia për shërbimet që po ia kryeni kundër Kosovës.Tradhtia ka emër! Paska shpenzuar aparati shtetëror,demek,po sot ç'bëhet?keni ca miliarder e miljoner që e zhvatin popullin fukara.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Blero

                                                          Fatkeqësisht Shqipërinë e la një diktator dhe prej 35 vjetësh është në duart e armiqve më të tërbuar të kombit shqiptar . Prandaj gjërat kanë shkuar keq e mos më keq edhe pas rënies së diktaturës

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Kristaqi

                                                            Ha te fryhesh o Tema

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Ateum

                                                              Enver Hoxha personaliteti më i madh në histori i kombit shqiptar dhe një nga politikanët më trima, më inteligjentë dhe më dinjitozë të planetit. Ne të gjithë do të vdesim bashkë me inatet dhe mendimet tona të pavlera, por Enver Hoxha do të jetojë për aq kohë sa të ketë jetë kombi shqiptar , për aq kohë sa historia të flasë për Marksizmin dhe për aq kohë sa vende të vegjël por me shpirt të madh, duan të udhëhiqen nga luanë, përballë pederastëve dhe pedofilëve me kryqe, me rraketat atomike, me triljarda, me armata gjigante.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. G
                                                                Gazetari

                                                                Sa me shume shpifni, aq me shume e lartesoni figuren e Enver Hoxhes. Me duket cudi qe ka akoma njerez qe i besojne keto genjeshtra te trasha. Enver Hoxha duket si Papa perballe ketyre hajduteve dhe krimineleve te ububushem te diteve te sotme.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje