Në librin e tij të ri, Ermal Hasimja thotë se shqiptarët kanë vendosur që qëllimisht të "harrojnë" natyrën kriminale të regjimit komunist të vendit, si një mekanizëm mbrojtës.
Nga Fjori Sinoruka
Përmes historisë së vërtetë të gjyshes së tij – e cila vinte nga Gjakova e Kosovës dhe qëndroi në Shqipëri gjatë komunizmit pa mundur të takojë familjen e saj në Kosovë për rreth 40 vjet – shkrimtari Ermal Hasimja kujton shumë aspekte tronditëse të sistemit komunist shqiptar, ku kalimi i kufijve ishte i pamundur dhe kampet e punës ishin një tipar i jetës.
Hasimja thotë se kur gjyshja e tij u lejua më në fund që të kthehej në Gjakovë në vitet 1990, ishte shumë vonë. Ajo nuk mund të kujtonte asgjë nga jeta e saj e hershme, sepse vuante nga Alzheimeri.
Në librin e tij të ri “E Shkuar e Pakryer”, Hasimja argumenton se ka një paralelizëm mes sëmundjes tragjike të gjyshes së tij dhe qëndrimit të shoqërisë shqiptare ndaj sistemit komunist.
Në një intervistë për BIRN, Hasimja tha se shumë njerëz nga Kosova që qëndruan në Shqipëri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore përfunduan në burgje dhe kampet e punës. Shumë të tjerë që shkuan në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit, patën të njëjtin fat.
Ai shpjegon si arsye frikën e komunistëve shqiptarë ndaj krahasimit të jetës nën sistemin komunist shqiptar dhe atij jugosllav – në dëm të Shqipërisë.
“Nëse dëgjon historitë dhe shikon numrat dhe statistikat… duket qartë se kishte një qëndrim të veçantë ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi komunist. Shumica e tyre vuajtën nën regjimin në një mënyrë apo një tjetër,” tha Hasimja për BIRN.
“Komunistët shqiptarë frikësoheshin nga krahasimet; po flas për krahasimin midis mënyrës se si jetonin shqiptarët në Kosovë nën sundimin jugosllav dhe si jetonin shqiptarët në Shqipëri nën sundimin e shqiptarëve,” shtoi ai.
Kërkuan parajsën – por gjetën “ferrin në tokë”
Ironikisht, ai kujton se disa shqiptarë të Kosovës ikën nga sistemi më tolerant në Jugosllavi drejt Shqipërisë, duke pritur të gjenin parajsën.
“Patëm shumë njerëz që ikën gjatë kohës së [zv/presidentit jugosllav Aleksandar] Rankovic në vitet 1950-1960, i cili ishte edhe ministër i Brendshëm i Jugosllavisë para se të shkarkohej. Ai ishte shumë i ashpër me shqiptarët,” kujton Hasimja.
“Kosovarët që ikën nga Jugosllavia në atë kohë dhe shkuan në Shqipëri, sollën me vete imazhin e një vendi të idealizuar. Ka një mrekulli! Ka parajsë! – sepse e vetmja gjë që kishin parë ishte televizioni shqiptar, i cili ishte plot me propagandë,” shtoi ai.
“Ata ikën për të shpëtuar nga jugosllavët dhe erdhën në Shqipëri – por gjetën ferrin në tokë. Shumica e atyre që ikën në atë kohë përfunduan në kampet e përqendrimit, pikërisht që të mos kishin mundësinë të qarkullojnë në shoqëri dhe të thonin: ‘Po, prit! Gjërat janë më mirë nën sundimin jugosllav sesa nën sundimin e Shqipërisë!’” tha Hasimja.
Problemi nuk ishte Enver Hoxha, por Marksizmi
Hasimja mendon se, ashtu si gjyshja e tij që vuante nga Alzheimeri kur u lejua të kthehej në Gjakovë në vitet 1990 dhe nuk mund të kujtonte asgjë, edhe shoqëria shqiptare vuan gjithashtu nga një lloj Alzheimeri dhe është e paaftë të kujtojë siç duhet komunizmin. Ai e sheh këtë si një mekanizëm mbrojtës.
Ai i tha BIRN se kur filloi të shkruante librin, ishte vetëm për arsye personale dhe për të mbledhur histori nga të afërmit e tij.
“Por ndërsa shkruaja librin, perdja u hap dhe hyri studiuesi i shkencave politike, dhe ky është momenti kur pashë analogjinë mes efektit që Alzheimeri pati tek gjyshja ime, të cilin e konceptoj si një lloj vetëvrasjeje të trurit, një lloj përpjekje për të shkatërruar burimin e vuajtjes me shkatërrimin total të memories, dhe nga ana tjetër llojin e vetë-imponuar të Alzheimerit të shoqërisë shqiptare në lidhje me komunizmin,” tha Hasimja për BIRN.
“Sot mendoj se brezat e rinj mund të kenë materiale dhe informacione për komunizmin… por e gjithë vëmendja është përqendruar tek aspekti tragjik i komunizmit… flitet për kampet, internimet dhe burgjet,” tha Hasimja.
“Por problemi është se të rinjtë e sotëm nuk janë të qartë për këtë aspekt të vuajtjes, dhe ende mendojnë se komunizmi ishte një kohë normale. Ndër shumicën e tyre, nëse i pyet për komunizmin, ata nuk kanë kuptuar çka ishte thelbësore për komunizmin. Ky është shqetësimi im si shkencëtar politik,” shtoi Hasimja.
“Nuk kuptojnë se e keqja e komunizmit nuk erdhi drejtpërdrejt nga [lideri komunist shqiptar] Enver Hoxha, ose Mehmet Shehu, ose nga [gruaja e Hoxhës] Nexhmie Hoxha.
“Komunizmi… është një ideologji që thotë se do të shkatërrojë pasurinë private, do të krijojë diktaturën e proletariatit, do të krijojë monopolin e partisë komuniste – dhe do të përdorë dhunë dhe terror dhe propagandë për të menaxhuar shoqërinë. Nuk ka mundësi që të prodhojë ndonjë produkt tjetër përveç shkatërrimit total të lirisë,” shtoi ai.
“Nuk janë vetëm të rinjtë [ata që nuk kuptojnë]. Kam folur shpesh me ish të përndjekur që kanë vuajtur drejtpërdrejt dhe, në fund, ata gjithashtu nuk kuptojnë se e keqja vinte nga Marksi. Enver Hoxha ishte një psikopat kriminel – por nëse nuk do të kishte qenë Enveri, do të ishte dikush tjetër,” përfundoi ai.
Një takim i vetëm i lejuar në vitet 1970
Në Shqipërinë komuniste, kalimi pa leje i kufirit ishte një krim shumë i rëndë. Kjo ishte arsyeja pse gjyshja e Hasimes nuk mundi të vizitonte pjesën tjetër të familjes së saj në Gjakovë për dekada.
Megjithatë, në vitet e para të regjimit, gjyshi i tij ishte ende në gjendje të kalonte malet për të parë anëtarë të familjes, edhe pasi kufiri u mbyll zyrtarisht kur Shqipëria prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos në vitin 1948.
Por në fund, gjyshi i tij u dënua me 12 vjet burg.
“Ka pasur vetëm një takim në fund të viteve ‘70, kur një ansambël kulturor nga Kosova erdhi për herë të parë në Shqipëri, me lëvizje jashtëzakonisht të kufizuara, dhe një nga njerëzit kryesorë në ansambël ishte Sabah Bytyci, një i afërm i familjes dhe drejtori i muzikës në një shkollë në Gjakovë,” tha ai.
“Ata erdhën të performonin në Tiranë dhe në kthim kërkuan nga Ministria e Brendshme shqiptare që gjyshja ime të mund t’i shoqëronte ata në kufi, duke ditur situatën në të cilën ndodhej ajo. Ata [autoritetet shqiptare] e lejuan të shkonte në kufi,” tha Hasimja.
“Dhe e gjithë familja [në anën tjetër, Gjakovë] shkoi gjithashtu në kufi. Ajo arriti në kufi dhe mund t’i shihte ata, 200-300 metra larg,” shtoi Hasimja.
“Njeriu më i rëndësishëm për sigurinë në atë kohë në Kosovë ishte burri i tezes sime, Xhevdet Hamza. Ai shkoi atje dhe i kërkoi policit serb nëse mund ta lejonte gruan që të takonte këta njerëz dhe pastaj të kthehej. Polici serb tha: ‘Dakord, nuk ka problem. Ka vetëm një problem – kur ajo të kthehet, do të shkojë drejtpërdrejt në burg,’” tha Hasimja.
“Përballesh me një lloj paradoksi ku polici ‘i keq’ jugosllav kuptoi dramën njerëzore dhe tha: ‘Mund të kaloni.’… Dhe ky ishte i vetmi takim. Më pas, në vitet 1990, ajo shkoi në Gjakovë, pasi gjyshi im kishte vdekur disa muaj më parë,” shtoi Hasimja.
“Por ajo kishte Alzheimer. Ajo shkoi atje dhe nuk kujtonte asgjë. Nuk dinte as ku ishte,” përfundoi ai.
Qe ne kohen kur Ermali ishte keshilltar i Sali Berishes kete individ e cilesonin si njeri shpirtzi.
Kurse une pyesja veten: akoma ka kufoma te tilla qe nuk shohin krimet e vampirit Sali, por kthen 50 vjet pas.
Ky Ermal Hasimja është nje mediokër që nuk e ka shokun. Edhe kur ftohet ne ndonje studio televizive, e kthen muhabetin personal, dhe nuk di te diskutojë si intelektual. Flet vetëm per historitë e tija dhe te familjes së tij. Është nje barcaletë me priftin e fshatit që i shkon per shtat shumë, por per te mos e zgjatur komentin, po i kujtoj Ermalit se është bere ai ai tek filmi me Adem Rekën, që një e dy thoshte: "Kur nxirrnim njeherë minat ne Dardanele .....".
Nuk e besoj qe nje moshe e tiille dhe i arsimuar, te merret me eshtra te vdekurish dhe te beje sikur nuk i shikon hajdutet, kriminelet, te kirruptyarit e gjithcka kategirie tjeter negative qe levizin, vegjetojne e veprojne edhe para syve e deres se shtepise tij.!!!! Keshillatar i Berishes dikur, tani pronar shkollash apo pedagog etj e tj... Te gjithe ata qe ishin prane Saliut e tani prane Rames qenkan me te zgjuarit, qe me morra e pleshta munden te bejne pasuri. Ndersa te tjeret mezi jetojne edhe pse punojne e punojne pafund e nuk blejne dot nje apartament te vogel. Prandaj kjo rrace flasin e shkruajn si Hasimja.Merren me ato kohe e njerz qe kane vdekur e nuk merren me bijte e tyre qe kane uzurpuar per 30 vjet pushtstin dhe vetem i thithin gjakun ketij populli si ato kepushat e kurre nuk bejne qofte edhe nje pjese te detyres se tyre. Turp!!!!..
KUSH ESHTE ME I POSHTER, MARKSIZMI, ENVERIZMI, BERISHIZMI APO KURTIZMI, ME JEPNI PERGJIGJE
Kur ka mbiemer femer merrni me mend se cfare ashte ky prosituta e salehut
Megalloman i pakontrolluar, ku Marksi qe studjohet ne te gjitha universitetet prestigjoze ne bote, ku ky keshilltari Saliut. Merru me Enverin e leri te tjerat se jane shume larg.
SI PASKA SHPETUAR KY HASIMJA NGA KOMUNIZMI MARKSIZMI ????E SHPETOI BERISHZMI TURP E FAQE ZEZE .......
Mos shtyp shumë kopje se nuk ta lexon njeri këtë libër. Bjeri legenit se i bie bukur idiot.
Ky Hasimja të shikoi në arkiva se mos ka qënë agjent i udb-së jugosllave gjyshi.pse bëri 12 vjetë burg? -pse Saliu shumë pak e mbajti si këshilltar dhe largoi këtu djal?
Ndodh qe dike qe nuk e ke njohur ta vleresosh...keshtu kam menduar per kete pjellen bastarde.Nuk behet fjale per ate qe shkruan per komunizmin(te dhemb koka kur ky surrat i fryre nga qylet ka guximin te marre kete barre mbi kurriz)por per kohen kur e shkruan.Keta lloj nuk eshte se kane ndonje urrejtje per komunizmin,apo ndonje afeksion per te kunderten,keto vemje bejne punen e lala Gjonit.Lugati ne maje te penxheres hedh therime...i merr e i pertyp ti moj Hasime.Te vjen ndot kur mendon se eshte edhe profesor-komunizmi jo vetem qe ka vdekur moj Hasime por edhe eshte varrosur ti kerkon ta zhvarosesh...i pacip!
Racist e ekstremist i peshtire. Nuk e di si kane besim prinderit e shkolles tij per orientimin qe i jepet femijeve ne kete shkolle????????
Cilat ishin tmerret,ajo qe femije nga fshatrat me te thella,shteti i asaj kohe qe ne moshen 14 vjec i sillte ne Tirane dhe i mbante me te fjetur,me te ngrene dhe me libra falas dhe mbasi mbaronin shkollen e mesme ata qe ishin me rezultate te larta i conte ne universitet dhe mbasi mbaronte universitetin e mbante me pune edhe ne Tirane dhe me vone e conte per specializim jashte vendit.Nje nga keta eshte fiks udheheqesi yt shpirteror Sali Ram Berisha,i cili ne shtetin e asaj kohe hengri fjeti dhe u shkollua falas 4 vjet te shkolles se meme mjeksore dhe 5 vjet universitet dhe mbasi mbaroi universitetin megjithese nuk kishte asnje mik,sepse kishte ardhur nga Vucidoli i Tropojes e mbajti ne spitalin e Tiranes dhe pedagog i jashtem ne universitet,me vone e coi per specializim ne France.Me thuaj mor qelbanik a ka mundesi sot nje 14 vjecar nga fshatrat e thella ta realizoje kete gje ?!
Ne Shqiperine veriore shkone ne nje fshat i deleguari i partise. Foli shume per Marksin. Ka qene keshtu e ka qene ashtu, shume i ditur e trim e te tjera llogje komunistesh. Dhe ju kerkoi fshatareve te dorzoin token dhe te futen ne koperative, sipas ides se Marksit. Ne fund tha: a ka kush ndonje pyetje. U ngrite nje fshatar dhe e pyeti. More mire na e sqarove Marksin kete burre te ditur, por due me dite si ja kane quajtur nanen. Pse i tha i Deleguari? veç duhet ta di se çdjale paska bere e t'i ngjes emrin ndonje vajze kur te me linde. Eh nene o nene! renkoi fshatari. Sekretari pyeti te tjeret ne presidium, asnje nuk e dinte. E mbajti shenim dhe i tha do te pyes atje larte dhe do te te bie pergjigjen heren tjeter, por te me japish besen se do te futesh i pari ne koperative. Po i tha fshatari, sa te me japish emrin e nenes se Marksit. Pyeten ne rreth, askush se dinte, pyeten ne byrone politike askush se dinte. Pyeten Enveri dhe ai se dinte, mirpo ai kerkoi levave te tij ta gjenin dhe sqaronin te gjorin fshater. Pyeten ne Moske, askush se dinte. Nuk ja kish shenuar askush nenen ne biografite e tij. Atehere Enveri pyeti: kush asht ky njeri qe na kapi kete pike dobsie. I thane lere shoku Enver, nje shkatrraq e i varfer qe te vjene te vjellet ta shohesh. E tha shoku Enver nuk dihet ku fshihet armiku, rrasenie nja dhjete vjete brenda per agjitacion e propogand e ti vijne mendet. Marre nga libri: Koha e budallejve me pushtet te pakufizuar.
Ik oj hasime (qe nga mbiemri dallon qe jeni rrace kurvash) se na cate hajdarin duke bere si gore pas 35 vitesh.Kur ju degjon dhe shikon ju legena materniteti,vetem sa ja rritni vlerat Enverit.
Nje askushi do te beje delete nje histori te popullit shqiptar. Pati varferi por pati industri dhe bujqesi, pati analfabetizem por Shqiperiar u be me shkolla dhe universitet ku shkollen e larte e beri dhe ky Askush Hasimja, pati mungese arti muzike dhe letersie por Shqiperia u be teater biblioteka kulture. Sistemi vrau 6907 vete dhe internoi 50 mije vete por demokracia ka vrare deri me sot per prona e kriminalitet dhe prostitucion ~ 20.000 vete per 34 vite dhe largoi nga vendi 1.4 milion banore.
Ermal Hasimeja i ka nga tregimet e gjyshes me alzajmer, të gjyshit të dënuar me 12 vjet burg dhe të burrit të tezes që ishte një punonjës i rëndësishëm i sigurisë të regjimit të egër marksist të Titos, (Titoja e quante veten marksist; me Inform Byronë dhe Stalini e kishte keq), që kishte ndërtuar një parajsë të vërtetë për kosovarët, në krahasim me atë në shqipëri (njoh mjaft kosovarë që kanë punuar, në kohën e "kjametit" për ta, në punë mjaft të rëndëdishme në Shqipëri), apo e ka nga vetja, se di se dhe ç'i tha njeriu i rëndësishëm i sigurisë policit dhe ç'i tha polici, këtij të fundit, në bisedë tek e tek. Po mirë, po ai gjyshi Ermalit që kalonte kufirin klandestin, si diversant, dhe që e zunë në shkelje të kufirit, mos ndoshta bënte ndopak, po fare pak, spiunllëk tek burrat e tezes, tek burri i hallës, etj, që ishin punonjës të rëndësishëm të sigurisë (a e di vallë "naivi" autor i laureuar në Shkëncat Politike, se ç'punë bëjnë punonjësit e sigurisë, qofshin dhe të parëndësishën?). Nuk u tha ai kosovarëve të tjerë, që sakën se shkelni në Shqipëri, se ferri i marksizmit të Hoxhës ishte më djegies nga marksizmi i Titos dhe ato që shihnin në TVSH, janë propagandë e ëndrra në beze; të paktën do të kishte shpëtuar të tjerët nga ferri marksist shqiptar i kampeve të përqendrimit ku çonin fermerët kosovarë. 40 vjet pa parë të afërmit, kjo gjyshe ne alzajmer, por që paska patur një mendje fjollë, sa i tregon nipçes se si në Jugosllavinë e Titos jetonin më mirë se në Shqipërinë e Enverit, kur po të kthehemi pak shohin se në 1970-tën gjyshen na e paskan lejuar ti shohë të afërmit; një km larg, por sidoqoftë, gjysma e fajit nuk i bije regjimit marksist të Hoxhës, por edhe atij të Zogut, që sillej kështu me kosovarët; të pakën kështu na thotë ajo çikë aritmetike, që na mësoi ai regjim i kërbaçit marksist. Gjyshja me alzajmer kishte pa parë familiarët qysh prej vitit 1930-të. Pika, të lauruarit në politikë. Por nuk ka faj, ai është botkuptimi i tij; ashtu ia panë mësuar politikën atje ku ka laureuar. Që merr guximin të luftojë marksizmin, një pinxhigul sharlatan si ky, që e di se marksizmit nuk luftohet me përralla me gjyshe me alzajmer, gjysh spiun të serbit dhe një njëri shumë të rë rësishëm të sigurisë Jugosllave, se marksizmit është ideologji, si feja. Dhe arrin në absurdin e thotë se shqiptarët po i "harrojnë qëllimisht" tmerret e të shkuarës komuniste. Nuk di për cilët shqiptarë flet autori, po qe për si gjyshen e tij, ata po, por të tjerët, siç duket, nuk kanë vuajtur dhe aq shumë sa thonë gojët e liga, që dëgjon autori, madje po t'i nuhaste pak, po fare pak, mund të vinin dhe erë; autori të na e thotë. Ky autor as ja ka haberin e komunizmi, e jo më të bindë shqiptarët ta harrojnë. Kohën e sotme me atë kohë e krahasojnë. Libri i tij si një roman, për ata që duan të lexojnë ashtu, për se problemi nuk ka qenë Enver Hoxha (se Hoxha një ditë do të vdiste, siç vdiq), por për ideologun e ri (se kështu i duket vehtja), është marksizmi, shkenca e vegjëlisë kur shoqëria po polarizimit deri atje ku s'mban më, dhe ku kërkohet rishpërndarja e mbivlerës; anatemon marksizmit, se ajo është ideologji dhe si zor të zhduken edhe me dhunë dhe mund të zgjasë sa fetë tradicionale dhe historia na përsëritet, por në një stad më të lartë. Dobët, për pretendimin e autorit.
O hasume te kam par ne disa untervista dhe nga pamja dukeshe goxha cun Por kur te degjova pak Thash me vete kush ta dha shkollen ty qe nxirje shum idjotesira bashk me ca pinjoll te tradhetis dhe filo grekun cani arjan
Ermut Hasimi,kur ti ishte 35 vjet me i Vogel,nje delegacion i PPSh i kryesuar nga dok Prof.i shkencave Filozofike,kunati i Hysniut,mikut te Saliut,shkoni ne Gjermani.U priten ne zyren nga presidenti i asaj kohe i Gjermanise,Helmut Kohl.Filozofi yne ,ne bisede e super,i fliste per " kapitali"- in e Marksit.Helmut Kohl,cohet nga tavolina dhe shkoni ne b iblioteken e zyres se Presidentit,dhe nxjerre qe aty ..."kapitali"-in e Marksit.Je ylyfi matrak,o Ermut Hasimi.
Gjithashtu,o Ermut,kjo qe thua ti tregon se je shterpe fare .ATA marksistet komuniste ndertuan nje Shqiperi nga hici.Nje Shqiperi gjysemfeudale me 800 mije banoret dhe 85%analfabete e bene me shkolla e universitete,me Institute studimore dhe akademine shkencash,me industri e bujqesi te perparuar.Ju,profesoret e shtrember ,Ju antikomuniste patriote e rrafshuat fare,ne kuoten 0,si tha Gramozin pa' varr.I prete vreshtat e ullibshtet se " ishin komuniste",ishin " veprat komuniste".Jo vetem Ju.Kerkuat ndihmen nga Ish jugosllavise per shkaterrimet tuaja.Vetem per vreshtat e shtoit ne Shkoder,Kane ardhue njerez nga Mali i Zi per ti parere e shkaterruar.keta jeni jukelyshet antimarksiste
Se pari, nuk ka pase TV ne Shqiperi ne dekaden 1950-60. Ti ke zavendsuar Stalinizmin me Marxizmin, qe nuk jane te njejta.
Hasimen