Historiani Pëllumb Xhufi në Dritare TV uroi 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke dhënë një mesazh për të gjithë popullin tonë.
"Kujtojeni me nder dhe respekt të gjithë kontributin që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm kështu nuk do të vdesë historia". Ky ishte ndër të tjera mesazhi i historianit.
“Ky 80-vjetor i Çlirimit të Atdheut ndodh në një situatë jashtëzakonisht komplekse edhe në planin ndërkombëtar. Janë ngritur shqetësime që ekzistonin në vitet ’30-të të shekullit të kaluar, që u kurorëzua me ardhjen e fashizmit dhe nazizmi në Gjermani.
Ne kemi zhvillime të tilla të përafërta edhe në vendet e Evropës. Por jam optimist kur kujtoj kontributin e popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore. Lufta e Dytë Botërore dhe kontributi i LANÇ-it, popullit shqiptar, vajzat dhe djemtë më të edukuarit që dolën në mal, i kanë dhënë dinjitet këtij vendi.
Mjafton të lexosh arkivën ndërkombëtare dhe kupton që Lufta Nacional Çlirimtare i dha dinjitet popullit shqiptar, bashkoi si asnjëherë Jugun me Veriun. Nxori në pah vlerën e figurës së gruas shqiptare që morën edhe role udhëheqëse.
Të gjitha këto i japin nder Shqipërisë, këtë faqe të historisë ne e kaluam me sukses. Shqipëria edhe pse u kërcënua me copëtim pas Luftës së Dytë Botërore u mbrojt me dinjitet pasi kishte dalë me nder nga kjo sprovë e madhe. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Këtë 80 vjetor do të ishte mirë që ta festojmë të gjithë, është koha për t’u ndarë nga paragjykimet e së shkuarës. Duhet të jemi të përulur për të nderuar me respekt të gjithë ata djem dhe vajza të rinj që dhanë jetën për të fituar çliruar Shqipërinë dhe për të rikthyer sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit tonë”, tha historiani.
Sakte zoti Xhufi lavdi luftes proshqiptare te LANÇ !!
Akoma me P. Xhufin dhwe P. Milon?! Kane 50 vite qe thonë te njejten gje sipas porosisë nga Komiteti Qendror i PKSh.
Era-ne vend qe te merreni me emra te vecante, na tregoni se cfare eshte gabim nga ato qe thote profesor Xhufi? E verteta eshte ajo qe thote profesori qe shqiptaret cliruan vendin e tyre pa ndihmen e asnje ushtrie te huaj. Komunistet shqiptare luftuan njesoj si shumica e nacionalisteve, packa se mbas clirimit moren persiper te gjitha meritat. Xhufi eshte historian dhe gjykon mbi shfletimin e dokumenteve hsitorike dhe jo mbi idete politike sic beni juve.
Stanari me origjine nga stanet e Progonatit na kujton historira dhe vleresime ,por dhiari i bene dhe akademik ne thote pa piken e fytires se tij te qelbur e te basarduar [ diktatori Enver Hoxha ] ne nje dalje tek Dritarija ,,,, po pjes nje normal te ketij populli [ Kush e dhjeu kete llum nga i shperngulur i staneve i bene akademik ] Kush e dhjeu shpellarin e pyllit te Tropojes Sali [ nga shpellar bene doktor ] kur na thote tek Syri TV diktatori Enver !!!!! Nje popull i mencur i kthen trapin te degjoje kete fare te keqe hipokrite mos mirenjohse te shkalles se tij familjare .Nuk kane nevoje armiqte e shtipsit te degjojne te meshiruarit te ndihmuarit te komprementuarit dhe kontribusit e diktatorit te flitet per te duke e akuzuar [ Kjo eshte race bastardesh ] e zene ne stanet e kakerdhive dhe ne shpellat e maleve ,qe vetem mora shperndajne .
Sa mire qe kemi ende historiane te tille. Falemnderit qe egziston Pellumb Xhufi!
FOLI DHE KY TURKO ENVERISTI ,,,