
Nga ROLAND QAFOKU
Kjo është një fotografi që besohet se publikohet për herë të parë për publikun shqiptar. Është gjetur në Arkivin Qendor të Shtetit Italian dhe është pjesë e fondit LUCE. Mban datën janar 1941 dhe vendndodhja është në fshatin malor të Spatharës në Skrapar. Jemi 84 vjet më parë dhe në të dallohen qartë disa ushtarë italianë, një pjesë të future në një guvë dhe në një çadër dhe një pjesë duke ecur përmes një transheje dhe të zhytur dëborë. Nga trashësia e dëborës merret me mend se sa ftohtë duhet të ketë qenë. Nuk duhet shumë për të kuptuar se vështirësitë e ushtrisë italiane për të përparuar drejt Greqisë kanë qënë të pakta, për të mos thënë të pamundura. Është një moment i fiksuar në celuloid që tregon shumë.
Në librin “Lufta e hidhur”, autori Giorgo Rizzo shkruan se përveç 38.382 të vrarëve në këtë luftë, ushtria italiane pati edhe të 12.368 të ngrirë në dëborë, por edhe 15 mijë të tjerë të zhdukur. E pra, numri i atyre që ngrinë në dëborë ishte tejet i madh, por akoma edhe më i madh ishte numri i atyre që nuk iu gjetën as eshtrat. Një pjesë e trupave u varrosën në atë mal me dëborë dhe nuk u gjetën kurrë, ndërsa një pjesë u bënë ushqim për egërsirat e atij pylli të dendur në atë kohë. Pak e dinë se deri në fund të viteve ‘80-të, në zonën e Vëndreshës dhe Spatharës në Skrapar, sa herë gërmohej për hapjen e tokave të reja, gjendeshin ende kufoma ushtarësh italianë apo material ushtarak. Jam i bindur se nëse sot ndërmerret një operacion i specializuar, do gjenden eshtra të tjerë të atyre që vdiqën nga i ftohti.
E vërteta tjetër është se shqiptarët nuk e mbështetën atë luftë. Ndonëse kryeministri Shefqet Vërlaci firmosi shpalljen e luftës me Greqinë, ushtarët shqiptarë të mobilizuar me dëshirë apo me detyrim në ushtri, nuk iu bashkuan ushtrisë italiane dhe nuk luftuan kundër grekërve. Nga dëshmitë që unë personalisht kam marrë nga disa banorë me moshë të madhe rezulton se popullsia e zonës së Skraparit, madje, ka mbështetur dhe strehuar ushtarët grekë në këtë luftë. U kanë dhënë ushqime dhe i kanë strehuar edhe në shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, kjo fotografi është një provë e vogël e një lufte të madhe që nisi me arsyetimin që Italia ti kthente shtetit shqiptar Çamërinë që Greqia e kishte marrë padrejtësisht në 1913, por që pas dështimit, i shërbeu Greqisë si një arsye e madhe për marrjen edhe të një pjese tjetër territori. Një mufkë që jetoi edhe në mendjet e sëmura të shumë grekërve. Edhe sot Ligji i Luftës ndaj Shqipërisë vijon të jetë në fuqi dhe ky është absurditeti më i madh se si Greqia e hoqi ndaj Italisë, vendi që e sulmoi dhe e mban ende ndaj Shqipërisë, tokës nga ku e sulmoi Italia. Kjo fotografi tregon më shumë se sa firma e Shefqet Vërlacit./Marrë nga Facebook-u i autorit
Pse rren mor i pafytyre,kane qene 12divizione te ushtrise rrregullt shqiptare madje pararoje e sulmit (sulmusn te paret)dhe shume briagada xhandaresh ose forca paramilitare(ceta bashibozukesh). Pervec vendimit unanim te parlamentit shqiptar ne tetor te 1940 per shpalljen e luftes nga Shqiperia Greqise (si iniciatore qe e solli ne parlament qe qeveria Verlacit) i ka paraprire nje vendim i parlamentit ne 1apo 2 prill 1939 (pa u pushtuar)dmth me nxitjen e Zogut ,qe konsistonte “qe me cdo shtet qe Italia hyn ne lufte ,automatikisht hyn ne lufte dhe Shqiperia me ate shtet”.Pra jane 2 vendime unanime parlamenti shqiptar para dhe pas “pushtimit” te Shqiperise. Lere pastaj ndezjen e opinionit popullor shqiptar qe prej pranveres te 1940 priste me padurim “qe kur do ti biem grekut? Keto jane te dokumentuara dhe keto raporte dergoheshin rregullisht nga SIM direkt tek kreret fashiste ne Rome.Dmth nuk eshte thjesht tha ky apo ai.Pra opionioni publik shqiptar ishte karikuar aq shume ishte ndez fare dhe kishin padurim. Ne kongresin e Permetit ne 24 maj 1944 ,Enveri deklaroi nul te gjitha vendimet e meparshme te qeverive shqiptare,ndersa ne 1992 Berisha konsideroi nul te gjitha vendimet e qeverise komuniste,hsjde gjejeni tani .I bie qe Shqiperia e ka aktive vete shpalljen e luftes
Ne Majn te vitit 1940 Ministri i Jashtem i Italise Ciano shkoj ne Shqiperi dhe u takua me gjeneralin Carlo Geloso, komandantin e forcave ushtarake italiane ne Shqiperi. Ai i sugjeroj Gelosos te levizte 5 divizione italiane nga kufiri Shqiperi-Jugosllavi ne kufirin grek. Geloso protestoj dhe that qe do ti duheshin 25 divizione qe te sulmonte Greqine. Ne Gusht 1940 Musolini i tha Cianos qe ai donte te sulmonin Jugosllavine, por Ciano e bindi qe te sulmonin Greqine. Ciano ne nje takim me dy atashete ushtarake italiane ne Athine kerkoj te mblidhte informacion dhe ata i thane qe Greqia kishte nje force ushtarake te armatosur mire. Por, agjente te Cianos a binden ate qe uhstaraket greke mund te bliheshin. Keshtu filloj korruptimi i ushtarakeve greke me ceqe 5 milione liretash. Por, greket moren parate dhe i perdoren kundra italise. Pasi trupat gjermane pushtuan Rumanine me 12 Tetor 1940 pa konsultim me anen italiane. Mussolini vendosi te sulmoje Greqine pa njoftuarc gjermanet. Vendimi per te sulmuar u mor ne nje mbledhje te Musolinit, Cianos, Jacomonit dhe drejtuesve ushtarake on 15 Tetor 1940. Por ne 22 Tetor Mussolini ja beri te njohur Hitlerit planin per sulmin ndaj Greqise. Ribbentrop organizoj nje takim te Hitlerit dhe Mussolinit ne Firence me Tetor 28. Por ne nje ndalim ne stacionin e trenit ne Bolonja me 28 Tetor 1940, Hitleri mesoj se sulmi italian kishte filluar. Me 29 Tetor Ciano shkoj ne Shqiperi. Lufta filloj keq sepse sulmi italian u vonua per shkak te shirave te forta qe penguan sulmet e forcave ajrore. Nje lajm i rendesishem eshte qe mercenaret shqiptare qe i ishin bashkuar forcave italiane dezertuan ne mase duke u dorezuarc tek greket. Brenda disa ditesh italianet u shtyne nga forcat greke me humbje te medha. Ka shume detaje te tjera, por vendi ketu nuk na lejon per te treguar se vendimet per sulmin e Italise kunder Greqise as qe kishin te benin fare me Shqiperine apo ndonje vendim te Parlamentit apo Kryeministrit kukull te asaj kohe. Shqiptaret ishin te pushtuar dhe nuk kishin asgje ne dore. Planet per sulmin u bene dhe u zbatuan nga italiane - Ciano dhe Mussolini me gjeneralet e tyre, madje pa pyetur fare as Hitlerin. Prandaj pallavrat qe shqiptaret e moren vendimin per te sulmuar Greqine kane te bejne me nje qendrim armiqesor te Greqise ndaj Shqiperise dhe pronave te shqiptareve ne Greqi. Qeveria greke nuk do qe pronat e vjedhura te shqiptareve tu kthehen pronareve te tyre legjitim. Shenim: Cka u thashe me siper jane marre nga nje liber i shkruar dhe botuar nga nje autor amerikan ne vitin 1999.
Kur genjen beje pak me stil se pastaj behesh qesharak. Po ku i more keto 12 divizionet o aman. Ne cilin realitet paralel Shqiperia me 800 mije banore mund te nxirrte 12 divizione? Keto perrallat per opinionin Shqipetar jane pikerisht te tilla PERRALLA. Shumica e shqiptereve nuk dinin as te lexonin dhe kishin njemije halle per te mbijetuar jo me te mendonin per ndonje sulm. Pastaj ne ate kohe Shqiperia e jugut akoma lepinte plaget e massakrave dhe shkaterrimeve greke. Shume kishin merguar dhe Shqiperia gjendej ne mjerim dhe e bllokuar nga flota Italiane. Shqiperia nuk ishte as ne gjendje te furnizohej me buke pa lejen e fashizmit. Per cfare vendimesh trillon ti? Dashakeqesia e asaj qe shkruan eshte se ne te vertete ndodhi 100% e kunderta. Zogu i kerkoi ndihme "fqinjeve te dashur" por edhe Anglise, por ndihme nuk erdhi. Te lutem mos shkruaj perralla, se po u hapen dokumentat gjerat nuk jane ashtu sic t'i ka mesuar janulla.
Pse, çfare lufte kane mbeshtetur shqipet?!
Për herë të.parë lexoj se ish kryeministri shqiptar I paska shpallur luftë Greqisë. Pavarësisht se sa luftuan shqiptarët kundër Greqisë por zyrtarisht I paskemi shpallur ne luftë Greqisë dhe askush nuk ka folur për këtë më parë. Analistët tanë merren me arsyen se përse Greqia paska ligjin e luftës akoma në këmbë por pa sqarime të mëtejshme...
Perandoria Itaiane e Mbreteria Shqiptare ne vitin 1939 u bashkuan ne nje shtet. Ushtria shqiptare u perthith e gjitha nga ushtria italiane duke ju a respektuar gradat e vjetersine e punes. Pothuajse e gjithe ushtria e shqiperise e para vitit 1939 ju bashkua ushtrise italiane me vullnetin e tyre. Vetem rreth 70 njerez, italianet nuk i pranuan si pjese e ushtrise se tyre. Pushtimi i Greqise nga italianet ishte ne deshiren e Duçes per dominimin Mesdhetar te Italise. Sebebe ka sa te duash per te filluar nje lufte. Lufta italo greke ka tre faza, e para deshtim i ushtrise italiane, dhe pushtimi pothuajse i gjithe jugut te shqiperise nga ushtria greke, faza e dyte barazim forcash e perparimi grek u ndalua, ne fazen e trete italianet shpartalluan ushtrine greke. Eshte e vertete se ka pasur dezertime nga ushtria italo-shqiptare ne fazen e pare te luftes, por ma vone fronti italian u stabilizua. Shqiptaret kane luftuar perkrah italianeve gjithshtu shqiptaret kane luftuar perkrah grekeve ne pjese te caktuara te fronit, spo citoj krahinat e personalitetet e ketyre zonave qe ishin filogrek. Ligji i luftes kunder italo-shqiptareve ka qene e logjikeshme ne kohen e luftes sot perdoret per arsye politike banale, grekun e pushtuan, gjermanet, italianet, bullgaret por me ta greku ska interes te nxjeri artificiale ligjore dhe e mban ligjin eluftes me Shqiperine te cilen e provokon dhe e tensionon se here qe i duhet. Une mendoj se shqiperise i ben mire mbajtja e ligjit te luftes nga greku sepse ju a kujton politikaneve tane se ke kane komshi.
Mos me thuj qe edhe Roland Qafoku gazetari me medioker ka hyre ne Arkiven Italiane te Shtetit.Beji mutin kesa pune dhe gazetarie,njeriu me i peshtire i kazanit mediatik qe mendon trapi se e ka marre ne pune Tan Hila per profesionist jo si trapist per te ekuilibruar bindjet kete se bashku me ate kulakun e vogel Erm.... Peçi te Lul Bashes.
Roland Qafoku eshte deshmitar i gjalle i atyre koherave. Ka qene prezent me Meron dhe ne operacionet e familjes Hoxha ne France. Vete Merua ka qene prezent ne Peshtan ku binin heronjte greke me shiun nga malet mbi Peshtan Pune te thella keto, pune ballistesh