“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri

13 Maj 2026, 07:49Dossier TEMA
“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe

Nga Thomas Frashëri


"Pas mynxyrave të qershorit, në territorin anglez kishin mbërritur sovranët dhe ministrat e Norvegjisë, Holandës, Luksemburgut, presidenti dhe ministrat e qeverisë polake dhe më vonë kabineti qeveritar belg. Çekosllovakët nisën të organizoheshin, ndërkohë që Mbreti i Shqipërisë ndërmerrte disa kontakte”. Në “Kujtimet e luftës” së gjeneralit De Gaulle, është i vetmi aluzion që i bëhet qeverisë shqiptare mbretërore në mërgim. Lakonik, pothuajse i parëndësishëm, ky shënim kumton gjithsesi opinionin që kreu i Francës së lirë, kishte mbi situatën e Mbretërisë shqiptare gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore: ai njihte legjitimitetin e Mbretit të shqiptarëve dhe, duke e radhitur përkrah sovranëve të tjerë të mërguar të vendeve aleate (Holandë, Luksemburg, Poloni, Çekosllovaki), e konsideronte Shqipërinë si një vend aleat rezistent.

Ai nuk e ndryshoi as më pas këtë opinion dhe do të shprehet vazhdimisht me keqardhje për faktin që ky vend aleat ra nën zgjedhën e sundimit sllav dhe komunist. Bindja që gjenerali De Gaulle kishte mbi këtë pike, nuk ishte e parëndësishme në vitet 1940.Duke njohur rezistencën shqiptare, Franca e lirë përmbyste pozicionin franko-anglez të prillit 1939, që konsistonte në mos-denoncimin e hapur të agresionit italian mbi Shqipërinë të datave 7-12 prill të të njëjtit vit.

Nëse Republika III-të franceze kishte heshtur mbi këtë agresion, kjo i detyrohej faktit që Franca nuk donte të ripërsëritej kundërvënia e saj e hapur në Lidhjen e Kombeve ndaj pushtimit italian të Abisinisë, tre vjet më parë. Ky reagim e kishte shtyrë Duçen të nënshkruante “Paktin e hekurt” me Hitlerin, ndërkohë që vetë Musolini vazhdonte të shprehte një vullnet afrimi me “Plutokracitë” perëndimore, siç i cilësonte ai demokracitë e pasura kapitaliste, Anglinë dhe Francën në veçanti.

Më 1939-n, ndërkohë që qeveria fashiste projektonte aneksimin e Shqipërisë, e cila ndodhej tashmë prej kohësh nën influencën italiane, për të kundërpeshuar aneksimin e Çekosllovakisë nga Rajhu gjerman, dhe bënte përpjekje për të mos bashkë ndarë fatin e Gjermanisë dhe Japonisë, Franca nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse të shpresonte një zbutje të konfliktit në dukje të menjëhershëm dhe të paevitueshëm me Romën.

Mosangazhimi i Italisë duhej ruajtur me çdo kusht, edhe pse Parisi e Londra ishin në dijeni të faktit që Roma nuk ishte në gjendje të angazhonte njësi të plota ushtarake përpara 1942-shit. Kështu duhej hequr dorë nga çdo përplasje frontale me Boshtin, mbi çështjet ballkanike dhe në mënyrë të veçantë në lidhje me Shqipërinë, për të evituar ndërhyrjen e Gjermanisë, gjë e cila mund të zgjonte simpatitë e fjetura të qeverisë greke, jugosllave, bullgare ose asaj rumune për Rajhun III.

Kjo është arsyeja për të cilën Republika e III-të franceze, jo vetëm që kishte pranuar në mënyrë të heshtur uzurpimin e kurorës mbretërore shqiptare prej Mbretit Viktor Emanuel III-të, por kishte vepruar në mënyrë të tillë që denoncimi i agresionit italian mbi Shqipërinë, i transmetuar zyrtarisht kryetarit të Lidhjes së Kombeve, Jozef Avenol, nga vetë Mbreti Zog i I-rë, i ndodhur në Greqi, më 9 prill 1939, të mos kishte asnjë jehonë në arenën ndërkombëtare. Si për cinizëm të historisë, Franca do të ndodhet në një situatë të ngjashme me atë të Shqipërisë në maj-qershor të vitit 1940, pasi, e agresuar nga Italia e Musolinit, do ta shohë veten të shkelur prej “çizmes” së Duçes.

Në mënyrë të logjikshme dhe si pasojë e denoncimit të politikës së jashtme të papërgjegjshme të viteve 1930 të Republikës III-të, gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, gjë për të cilën dëshmon korrespondenca midis dy liderësh shteti, nëpërmjet së cilës udhëheqësi i Francës së lirë i drejtohet një sovrani legjitim, jo thjesht përfaqësuesit të një grupimi të caktuar në mbrojtje të interesave shqiptare.

Ishte pikërisht pushtimi italian ai që e detyroi familjen mbretërore të braktisë Shqipërinë. Mbreti Zog i I-rë nuk mundi të organizojë një rezistencë të brendshme, për arsye të ndryshme për të cilat historianët debatojnë ende. Por ai shpresoi në organizimin e një rezistence jashtë Shqipërisë me trupa dhe materiale më të shumta në krahasim me ato ç’ka dispononte aktualisht Shqipëria dhe që ndodheshin prej kohësh në duart e italianëve.

Për të, një rikthim në vend ishte i mundshëm, nëpërmjet bashkimit të forcave që i kishin qëndruar besnike, ashtu si kishte ndodhur në vitin 1924, kur, i larguar nga pushteti dhe i mërguar për shkak të një revolucioni, ai kishte triumfuar mbi kundërshtarët. Megjithatë, konteksti ndërkombëtar në vitet 1939-1940, nuk ishte më i njëjti si në vitin 1924.

Si përfaqësues i unitetit të të gjithë kombit shqiptar, autokton në disa territore jugosllave dhe greke, prezenca e Mbretit Zog nuk ishte më e mirëpritur as në Beograd, as në Athinë. I detyruar të largohej nga trojet shqiptare nëpërmjet një udhëtimi të gjatë në det, ai kaloi nëpër Turqi, në vendet baltike, në Francë ku, mes të tjerash, ai njohu dhe disfatën e Republikës III.

Mbreti Zog dhe suita e tij u instaluan në Angli më 26 qershor të vitit 1940, si fillim në hotelin “Ritz”, pastaj në vila “Forest Ridge” të Sunningale Ascot dhe më së fundi në vilën e Parmoor House, në Oxfordshire. Nuk është e pamundur që Mbreti Zog dhe një pjesë mirë e të rinjve shqiptarë, të ndodhur brenda dhe jashtë territorit shqiptar, të kenë dëgjuar apelin e 18 qershorit ose, atë të 22 qershorit 1940, të gjeneralit De Gaulle nëpërmjet valëve të BBC-së, ashtu siç është pranuar nga disa dëshmi.

Edhe pse anglezët i kishin ndaluar kategorikisht çdo lloj akti rezistence, Mbreti Zog tentoi dy herë ndërmjet nëntorit të vitit 1940 dhe prillit të vitit 1941, të organizojë trupa luftimi, të cilët do të depërtonin në territorin shqiptar nëpërmjet Jugosllavisë ose Greqisë për të destabilizuar italianët dhe për të nxitur popullin shqiptar në kryengritje. Po në këtë periudhë, Mbreti Zog u përpoq të hidhte bazat e një aksioni të përbashkët antifashist greko-shqiptaro-jugosllav, por pa sukses.

Këto projekte nuk u miratuan nga anglezët, të cilëve regjenca jugosllave, në afrimitet me Rajhun, i kishte bërë të ditur oponencën e saj formale. Qeveria greke nuk dëshironte në asnjë mënyrë përforcimin e një rezistence shqiptare nacionaliste, konkurrente me të sajën, e cila mund të bëhej pengesë në të ardhmen për aneksimin e jugut të Shqipërisë nga Greqia. Vlen të nënvizohet që anglezët besonin më shumë në të ardhmen e rezistencës komuniste të organizuar dhe të konsoliduar fuqishëm, falë ideologjisë së emisarëve të Partisë komuniste jugosllave.

Në këto rrethana mjaft të vështira, Mbreti Zog, i cili përpiqej të kishte sa me tepër kredibilitet përpara fuqive aleate, e shihte të arsyeshme të mos braktiste mundësinë për të peshuar sadopak në zgjidhjen e ardhshme të konfliktit botëror. Për këtë arsye, ai vendosi të ndihmojë rezistencën mbretërore të krijuar brenda Shqipërisë, rreth një oficeri të ish-ushtrisë së rregullt shqiptare, majorit Abas Kupi.

Po për këtë arsye, Mbreti filloi të inkurajonte dhe të autorizonte oficerët e rrethit të tij, por gjithashtu dhe të gjithë shqiptarët që e mbështetnin jashtë Shqipërisë, të angazhohen në kuadrin e forcave të armatosura të fuqive aleate për të qenë prezent në teatrot e ndryshëm të operacioneve luftarake. Edhe pse ky angazhim nuk mund të ishte, numerikisht, veçse simbolik, ai duhej të kontribuonte në pjesëmarrjen e Shqipërisë në fitoren përfundimtare.

I frymëzuar nga shembulli i rezistencës goliste jashtë Francës, Mbreti i shqiptarëve dëshironte një pjesëmarrje ushtarake, simbolike, por konkrete. Këtë dëshmojnë memorandumet e ndryshme që monarku i dërgoi Ruzveltit, por edhe fuqive të mëdha të mbledhura në Konferencën e Londrës, më 23 shtator 1941. Gjenerali De Gaulle iu përgjigj kërkesës së Mbretit nëpërmjet një letre të 3 dhjetorit 1941, në të cilën mes të tjerash lexojmë: “Madhëria Juaj mund të jetë i sigurt se Franca e shumëvuajtur nga lufta dhe pushtimi i huaj merr pjesë në hidhërimin dhe vuajtjet e popullit shqiptar dhe i qëndron besnike miqësisë tradicionale midis dy vendeve”.

Gjenerali De Gaulle kishte dijeni për organizimin e një rezistence në Shqipëri. Ai i ndiqte nga afër dhe me mjaft interes luftën dhe rezistencën greke e jugosllave, duke shprehur një parapëlqim të theksuar dhe pa komplekse për nacionalistët në dëm të partizanëve komunistë të Titos. Ai kishte synuar që prej vitit 1940, dërgimin e një kontingjenti francez në Shqipëri, me qëllim pjesëmarrjen në çlirimin e këtij vendi dhe të Greqisë, por Foreign Office i ishte kundërvënë duke u bazuar mbi pretekste të rreme.

Në fakt, qeveria angleze nuk e shihte me sy të mirë vendosjen e një kontingjenti francez në Greqi, i cili mund të vinte në rrezik të nesërmen e fitores përfundimtare, influencën angleze në rajon. Në Shqipëri, rezistenca komuniste, e cila kishte bërë disi të vetën moton e gjeneralit De Gaulle, “Një luftë të vetme, nën një udhëheqës të vetëm”, ishte e organizuar dhe e përgatitur mjaft mirë falë misioneve angleze.

Megjithatë, edhe pse Enver Hoxha, shef i rezistencës komuniste, dëgjonte në radio emisionet e Londrës, asnjë kontakt nuk duket të jetë ndërmarrë me Francën e lirë, deri në krijimin e qeverisë provizore të Republikës franceze në Algjer dhe hyrjen e komunistëve në kabinetin qeveritar.

Gjenerali De Gaulle pati rastin të njihte dhe të vlerësonte elementë të rezistencës mbretërore shqiptare të ndodhur jashtë vendit. Këtyre të fundit iu desh të luftonin nën flamurin e Francës luftëtare, për atdheun dhe sovranin e tyre, por edhe për Francën dhe për lirinë kudo në botë. Ky angazhim nuk do të ishte pa pasoja në konceptimin e politikës ballkanike të Francës, gjatë momenteve të para të pas-Luftës së Dytë Botërore.

Angazhimi i shqiptarëve dhe i diasporës nën flamurin francez

Të parët që shfaqën hapur angazhimin e tyre, ishin anëtarët e një grupimi shqiptar të Stambollit, besnikë të Mbretit, të inkuadruar nga oficerët e Ushtrisë shqiptare, veçanërisht nga oficerët e Gardës Mbretërore që ndodheshin në kryeqytetin e vjetër të Perandorisë Osmane, një ndër të rrallët ku konsullata shqiptare ishte ende e hapur. Republika e Turqisë nuk e kishte njohur, në fakt, aneksimin italian të Shqipërisë dhe vazhdonte të kishte marrëdhënie diplomatike me Mbretin Zog.

Të mobilizuar nga agjentët anglezë të SOE (Special Operations Excecutive), shqiptarët që jetonin në Stamboll këmbëngulnin për pjesëmarrjen e tyre në luftë nën uniformën franceze dhe jo nën atë angleze. Disa ditë pas përgjigjes që gjenerali De Gaulle i drejtoi Mbretit, në lidhje me Konferencën e aleatëve, në fundvitin e 1941-shit, 38 shqiptarë u bashkuan me Forcat franceze të lira të Legjionit të huaj në Siri, Liban dhe Palestinë.

Shumica e vullnetarëve shqiptarë ishin pro Monarkisë. Kontaktet e tyre të përhershme me Mbretin Zog siguroheshin nëpërmjet oficerëve të Gardës Mbretërore: kapitenit Adem Shehi dhe Faik Elmazi, nëntogerit Rexhep Bajraktari dhe rreshterit Ismail Shemsedini. Të gjithë udhëhiqeshin nga kreu këshillues i Mbretit, koloneli i Gardës, Hysen Selmani. Midis atyre që u angazhuan nën forcat franceze të lira, nuk pati vetëm individë mbi të cilët harresa ka hedhur pluhurin e kohërave. Rrethi intim i Mbretit Zog, nuk mungoi të jepte shembullin.

Nuk mundemi të mos kujtojmë komandantin Hysen bej Agolli-Doshishti (1914-2004), nipin e Mbretit Zog, anëtar i familjes mbretërore ish-student i Saint Cyr, i cili iu bashkua Legjionit të huaj, që në vitin 1941 dhe luftoi përkrah forcave shqiptare të inkorporuara në Forcat franceze të lira në Levant. Që në momentin e rekrutimit si vullnetar, ai mori pjesë në Batalionin VI-ët të këmbësorisë, të Brigadës III-të të forcave të Levantit, të krijuara pas riorganizimit të tyre nga gjenerali De Gaulle, më 16 korrik 1943.

Mbretit Zog iu desh gjithashtu të ndahej për shumë vite nga një ndër personat më besnikë të tij, togeri i Gardës Jusuf Begeja (1912-1992). Ky ish-student i Shkollës Ushtarake të Romës (Collegio Scoula Militare di Roma) e kishte filluar karrierën e tij ushtarake si toger i këmbësorisë të Batalionit I-rë të regjimentit I-rë të Gardës Mbretërore në Tiranë në vitet 1930, ashtu si komandanti Hysen bej Agolli-Doshishti. Oficer i Mbretit Zog në mërgim, ai i kishte kërkuar leje sovranit për t’u angazhuar vullnetarisht nën forcat franceze të lira./ Memorie.al

7 Komente

  1. K
    Koment i hollë, i gjatë por me gunga...!!!

    E ham ham, ham ham. E ham ham, ham ham e ham ham. Toma Frasheri, apo Toma shtogu, apo Toma bungu, me metoden " a ke qênë ndonjëherê në Kinë ? Jo ! të ka vdekur babai." Edhe ti druzhe Toma, na ke çuar në Kinë, për të na prezantuar dhe na detyruar, qê një shkerdhatë, një hajdut, një tradhetar të kombit, ta shikojmë në një prizëm tjeter, në një prizëm më të butë, më patriot, më atdhetar dhe në fubd të fundit, më demo-kar-t....!!! Dhe ti Toma negacionisti, Toma bojaxhiu, ke kujtuar, që më bojën qê ke lyer një mut, delet Shqiptare, do bëjnë : uuuaaaa, paj pa qi nanen Shiqere, nuk e paskemi ditur, që rracë-qir Zogjolli, paska qënë hero, patriot, i dashur dhe i rrespektuar nga të gjithë liderat Evropjan të asaj kohe.....!!! Hhahahahahaha. Toma revizionisti i majko Shiqeres, kur filloj me vrull lufta e 2-të botrore, të gjithë monarkët Evropjan, ikën në Londër ( disa në Francë, pastaj pa u vonuar shumë, shkuan në Londêr, sepse dyfeku i Gjermanit e pushtoj Francën me shpejtesinë moto-çikletave tre-cikël ). Të gjithë monarkët, që shkuan në Londër ( përveç mbretit Belg, i cili ndenji në Bruksel, sepse, mendonte, që si kushuri nga gjaku i Gjermanve, ndoshta kepuca Gjermane nuk do ta shkelte rëndë ) por nejse, historinë tij do ta tregojmë njëherë tjeter....!! Të gjithë keta monarkë, që ikën në Londer, e lanë në vendin e tyre, administratorin ( regjentin ) e tyre shtetëror, ushtrinë e organizuar siç ishte, gati për luftë me të gjithë gjeneralët dhe kapterrat në postin e tyre, të cilët, luftuan, rezistuan, por rezistenca frontale e tyre nuk zgjati dhe nuk i rezistoj shumë ditë, cunamit-nazist Gjerman. Në të gjitha keto monarki, edhe pas shkatërrimit të ushtrive të rregullta të ketyre vendeve, që nga Londra, ku ndodhej ekzili i mbretit dhe qeverive të tyre, u organizua rezistenca guerile, e cila u financua dhe u moralizua si detyra dhe sakrifica më e madhe patriotike, qê duhej të bënte populli i vendeve të tyre, kunder nazistëve, rezistencë e cila ndodhi, funksionoj dhe i shkaktoj shumë dëme pushtuesve nazistë, e cila ndihmoj shumë kualicionin e aleatëve anti-fashistë, por edhe sakrifikoj shumë jetë, me vrasje, varje, burgime, torturime, internime të ketyre rezistentëve në kampet e punës sê detyruar në Gjermani, si dhe në kampet e eksterminacionit Gjerman, rezistencë e cila vazhdoj deri në shpartallimin e nazismit. Mbretêrit dhe qeveritë e ketyre vendeve, që ishin në ekzil, mendonin, vepronin, udhëzonin dhe financonin rezistencën kunder nazizmit në vendet e tyre, dhe është e drejtë dhe llogjike, që pas luftës, të gjithë keta mbretër dhe qeveritë e tyre u kthyen lirshëm, u mir-priten nga populli i vendeve tê tyre ( perjashto mbretin kollabo Belg (as mish as peshk në mardhenjet e tij me Hitlerin ) dhe u instaluan pa asnjë problem dhe me shumë rrespekt, në funksionin-et e tyre të perpara luftës. Kurse, hajduti, shkerdhata dhe tradhetari nga Mati, zagari Zogjolli, vodhi thesarin e shtetit të varfer Shqiptar, dhe siguroj bythen e tij dhe të motrave të tij kurva, në Greqi, në Francë, në Londer, në Egjypt, në Londer perseri dhe së fundi ngordhi si qen i zgjebosur në Francë. Gjatë luftës, nuk pati asnji sakrificë nga ky klysh kurve, qoftë personale, qoftë familjare apo financiare, por perdori rregullin e vjeter të "Pitagorës": floriri i shtetit Shqiptar është i imi dhe do ta hajë vetëm unë, ose, rregullin e ri të "Pitagorës" : topi është i imi, dhe penalltinë do ta gjuaj vetëm unë....!!! Gjatê luftës kundêr fashizmit Italian dhe nazizmit Gjerman, kush e mbajti gjallë në Shqiperi, patriotizmin e frymëzuar nga mbreti cap-carap Ahmet rracë-qirë Zogjolli dhe qeveria e tij...?!! Kush ! Aahhh, desh harrova : Po, ështê e vertetê, që u bë një rezistencë nga paria feudalo-Zogjoll-jane, gjatë pushtimit fashist, nga rracë-qirêt, qê pastaj xhaxhi Enver jua qiu rracen dhe minjt e tavanit, si patrioti 27.1 kar-at Cakrani and Co, të cilët ja çuan kuroren mbretërore, mbretit Italian Viktor Emanuelit të 3-të, duke e njohur zyrtarisht si mbret të Albabistanit ( mqnse, Albanistani ishte çifligu i tyre personal dhe mund të bënin mbret kë të donin, edhe po të ishte një byth-zi nga Kongoja....), dhe vodhën pirunjt dhe lugët e banketit, që mbreti Italian e shtroi për keta zhulsa, të cilët formuan në Shqiperi disa çeta me ballista, të cilët kishin për detyrë veç të vidhnin pulat, delet dhe derrat e katundarve, si dhe ato pak florinj të disa tregtarve patriot. Pra, rezistencen e popullit Shqiptar kunder Fashizmit dhe nazismit, e bënë vetëm gjysmë-opingët trima dhe heronj Shqiptar, qê ishin djemt dhe vajzat e popullit të varfer, por shumë patriot dhe atdhe-dashur. Atë pak, shumë pak, ndihmë të huaj, që morën partizanët Shqiptar, e morën nga Anglezët dhe Amerikanët, dhe asnjë kacidhen, asnjë fjalë kurajuese nga rracë-qiri, nga hajduti, nga xhepisti Ahmet Zogjolli. Ti Frashër-Bungu, na zbulon, qê Charli i gjatë, ja paska futur, më fal, ja paska mbêshtetur Zogjollit....!!! Frashër-shtogu, i thonë një fjale në Shqiperi, "qê dita e mirê duket që në mengjes", edhe Charli i gjatë, si të gjithë aleatët ant-fashistë oksidental, kur panë, që e ka marrê ferra uratën në Shqiperi, dhe partizanët pro- URSS do fitojnë luften kunder fashizmit dhe nazismit, filluan t'ju kruhet bytha, ose ndryshe t'ju kujtohet që ekziston një shtet në mes të ballkanit, me një popull hero dhe rezistent, i cili, krejt vetëm, pa asnjë ndihmë dhe me shumë sakrifica po shkerdhente pushtuesit Italian dhe Gjerman, vend i cili po binte, siç ra, në kampin komunist të Stalinit, dhe në keto momente djegëse, filluan të kerkojnë në arshivat e tyre, dhe gjeten një dosje të mykur dhe të pluhurosur, e cila vertetonte që Albanistani, kishte qënë një monarki dhe kishte patur një mbret deri me 7 prill 1939...., at'herë keto vende oksidentale, filluan të flisnin me gjysmë zëri për Ahmet Zogjollin, por në keto momente historike dhe perplasje tektonike mes oksidentalve dhe URSS-it, çdo person, edhe Tore Bytha po të kishte qënë mbret, apo president në Shqiperi deri sa filloj lufta, oksidentalët do të flisnin për të....!!! Zogjoll rracê-qiri, Zogjoll hajdut-tradhetari, më shumë u interesua, por pak, shumë pak, disa qindarka, i dha për diversantët qê vinin në Shqiperi pas luftës, si cjapi tek kasapi, se sa kur çizmja me thumba hekuri e shkelte dhe e shtypte në gjak, popullin Shqiptarë gjatë luftës, vetëm disa ditë apo pak muaj perpara.....!!! Ty Frashër-shtogu, po të të jap një ndodhi të vertetë : Kur po afrohej fundi i luftës sê 2-të botrore, keshilltarët gjeo-strategjik të presidentit Amerikan, diskutuan me presidentit e tyre mbi çeshtjen Shqiptare dhe diskutonin, se mbi çfarë personi, apo mbi çfarë levizje anti-komuniste mund të mbeshtesnin, qê të ndryshonte rrugën " anija" Shqiptare e cila po drejtohej me shpejtesi drejt portit komunist të URSS-sê...!! Dikush nga ata e permendi emrin e shkerdhatës Zogjolli, dhe një keshilltar më i vjeter, më me eksperiancë dhe shumë psikolog, e kundershtoj, duke ja kujtuar kolegut të tij, që në sytë e popullit Shqiptar, Ahmet shkerdhata shikohej dhe konsiderohej, siç ishte në tê vertetë, një tradhetarë i kombit, një hajdut, një feudal dhe një byth-qirê, at'herê diskutimet e tyre u fokulizuan në Abas Kupin e disa tê tjerê, por nuk e perjashtonin mundesinë, qê të perdornin atë pak "gram" autoritet, qê mund të kishte Zogjolli në disa shtepi apo oxhaqe në Shqiperi, sepse në ketë luftë të pa-mëshirshme ideshë, mes kampesh të kunderta, nuk duhej të hidhej në kosh të mbeturinave, asnjë gram mut apo plehrë, që mund të sherbente në Shqiperi kundër komunizmit. Ps- Përveçse ështê, "artistik-uar" nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, romani "mergata e qyqeve" është i bazuar 100% në ndodhi të verteta, dhe më e forta ështê, kur mbreti i pularisë Ahmet Zogjolli, ju thotë disa analfabetve budallenj, qê pas pak ditësh do parashutoheshin në Shqiperi : Bëjni t'fala popullit t'Shqypnisë dhe thujni, që naltmadhnia mendon ditë e natë per ju e vujtjet e juaja dhe shumë shpejt du mu kthy me ju drejtu si ni her e ni koh.....!!! Hahahahahahahahahahaha, Charl de Gol i gati, paska folë, paska mendue dhe qënka gositë për Ahmetin e Matit, cap-carapin e Shqiptarve....!!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Kush ta lexon kete carcaf o rrocke

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Eshte e pamundur ta lexoj te gjitha cfare thua sepse jane plera. Eshte e njejta si fjalimet e 4 oreshe Enverit qe edhe ti vete i ke hedhur ne kosh te plerave dhe si lexon me. Por mbeturinat e patreteshme do i perseritesh. Zogu vodhi, frikacak etj jane genjeshtera . Ke ndojne fakt ? Para disa javesh kejo gazete postoi nje artkull ku vete Enveri u kerkoi anglezeve te kthenin arin e marre ne Itali ,qe ishte Shqiptar pas lufte. Kur e permenda kete fakt ti (apo nje si ty) tha se Zogu se mori te gjithe, por aqe sa i duhej. Ju i ndryshoni ‘’faktet’ sipas kushteve. Por ti shton nje dicka te re. Nga shembujt e seleksionuar na trgon se si Zogu dhe gjithe mbreterit jane si ai, frikacake, hajdute etj. Kush i vrau Xhorgin1 te Greqise, Karlos1 te Portugalise dhe gjithe familjen me foshnja dhe femije te Car Nikolas2 te Rusise ? Kriminelet komuniste, sepse komunista jane te vetemit qe lavderojne cdo metode barbare per te marre pushteti. Urrejtja komuniste ndaj Zogut s’ishte per moralin apo patriotizmin, kete e di gjithe bota , ishte sepse Zogu ishte qeveri legjitime dhe zhdukja e gjurme te qeverise se tij apo edhe vrasja fizike ishin ne menune komuniste si ne cdo vend komunist. Por problemi yt eshte personal. Si arrin te jetosh me kaqe urrejtje te madhe qe ke , dhe pa te provokuar askush ? Ke njerez verdalle apo jeton si personazhi nenetokesor i Dostojevksit ?

        Përgjigjjuni
      2. N
        Naim Frasheri i ri

        Unë e di se Frashërllinjtë jan islamë,dhe bektashi në sektë. si kundër di që Mehdiu ishte me ballin e jo me legalitetin.Po çe keqe i erdhi Shqipërisë që u përzu një satrap,do të thoni ju që u pushtua Shqipëria.Së fundëmi çka na duhen bëmat e atyre që u vetshpallën mbret dhe që u rikthyen në pushtet me bajonetat e sërbëve dhe me këshilltarë oficerë carit.Turp që shkruhet për tradhëtarë e kërma të historis, ne kemi dhe bura të tjerë që i dhanë dhe nuk e vodhën SHQIPËRINË.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fiu

          Mos të kishin shumë gajle Franca dhe Anglia, se Shqipëria një mut ishte, si me Duce kokëtulin dhe Adolf musteqen, e si me Zogushen e pastaj Enverushen.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sallam allokum o pika qê stë bije mu në luc..!

            Ore (.) pikë piçka, komentet e gjata i lexojnë ata qê dijnë të lexojnë në gjuhën Shqipe, dhe ata, qê dijnë të lexojnë Shqip, që lexojnë akoma romane, gazeta dhe revista, janë ata Shqipo, qê kanë mbaruar të paktën shkollën 8 vjeçare në kohën e xhaxhit Enver, kur mesuesit, drejtorêt dhe rektorêt e shkollave dhe universiteteve ishin persona të thjeshtë dhe pa tituj shkencorë. Kurse sot, shumica e Shqipove kokë-derra, qê kanë mbaruar dhe marrur 2 - 3 diploma në 6 muaj në universitetin ndërkombêtar te Plepave, nuk dijnë të lexojnë shqip, megjithse rektori gjeneral i ketij universiteti, Sali Berisha, kishte 12 tituj shkencorë, si : Profesor, doktorr, spihun sigurimi, agjent UDB-je, kriminel, hajdut, korruptues, i korruptuar, shkerdhatë, kopil biologjik dhe tradhetari i kombit, dhe më duket, qê ti pikë-piçkaroçi, je diplomuar në ketë universitet, dhe din të lexosh vetëm fotot e revistave pornografike. E pra çudi e madhe, qê dikush si ti, i diplomuar në një universitet nderkombêtar, me një shef-naçallnik të tillë si Berisha, të mos dijë të lexojë Shqip, ose të mos ketë durim qê të lexojë "bëmat heroike te Behlulve" tradhetarë të kombit Shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Argus Internacional de la Presse “Le Temps” Parigi 10/8/1939 Nën titullin: Ish Mbreti Zog i Shqipërisë në Kalanë Maye U botua “Temps”: Ish-Mbreti Zog i Shqipërisë priti përfaqësues të shtypit dhe nëpërmjet nipit të tij, Princit Sali, falënderoi Francën për mikpritjen e saj dhe bëri këtë deklaratë: E gjithë bota të kuptojë admirimin e madh të popullit shqiptar ndaj Francës. Pavarësisht varfërisë së vendit tim, ne kemi hapur një shkollë të mesme franceze në Korçë. Kjo tregon rëndësinë që Shqipëria i ka dhënë kulturës franceze. Kjo shkollë e mesme ka arsimuar intelektualë në vendin tonë. Nuk do të jem unë ai që do t'u zbuloj gazetarëve francezë se në të kaluarën, ashtu si sot, Franca e madhe ka një prestigj të pashembullt mes shtetasve tanë. Ne e dimë se Franca i ka mbrojtur gjithmonë shtetet e vogla dhe i ka mbështetur vëllazërisht. Sot ju keni një Francë që është shumë e fortë, shumë e madhe dhe e respektuar nga të gjithë. Ajo vetëm duhet të theksojë politikën e saj. I kërkoj shtypit francez t'i përcjellë popullit francez falënderimet e popullit shqiptar për mbështetjen e Francës për mbështetjen e Shqipërisë. Këtyre falënderimeve unë i shtoj nderimet e mia personale për vendin tuaj të madh. Për qëndrimin e tij, ish-sovrani deklaroi se nuk mund të përgjigjet. Por tha se ka gjetur azil në këtë vend dhe ka me vendos nën kujdesin e tij bujar dhe të fortë. Për situatën në Shqipëri, ai në fund deklaroi: Duhet të kuptojmë se në shekullin e 20-të asnjë fuqi nuk mund të jetojë pa liri. Një komb nuk do të braktisë traditat e tij dhe nuk do të heqë dorë nga ideali i tij. Albania është një emër i formuar nga fjalët "Iliria" që në shqip do të thotë Liri. Shumica e popullit tim e kanë gjithmonë këtë ideal thellë në zemrat e tyre dhe ata do të dinë ta bëjnë detyrën e tyre. Dhe është gjithashtu për këtë arsye që nënshtetasit e mi e duan kaq shumë Francën, dhe për këtë, ne duhet ta bëjmë veten një llogari të madhe

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje