Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

9 Nëntor 2025, 07:40Dossier TEMA
Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21

Nga Enver S. Morina

Memorie.al / Pas dy botimeve “Masakër në Buzëmadhe” (1996 e 2015), është libri i fundit më i plotë i studiuesit e shkrimtarit Petrit Palushi. Autori zbardh ngjarjen enigmatike të vitit 1944, vit në të cilin u pushkatuan 21 civilë të pafajshëm të Buzë-madhes. Libri i Petrit Palushit “Masakër në Buzëmadhe”, është një homazh për 21 viktimat e masakrës së 26 shtatorit 1944, është përkujtim dhe përkulje para sakrificës të 16 grave që do të mbeteshin të veja dhe të rritës së jetës të 58 fëmijëve jetimë. Përherë më ka brejtur dhe njëherazi më ka provokuar fragmentarizmi dhe konteksti, si dy nocione që nuk arrij dot t’i anashkaloj! Vetëm rileximi e bënë më të plotë arritjen e një vepre. Filloj ta rilexoi…!

Libri “Masakër në Buzëmadhe” (i autorit Petrit Palushi), trajton një nga ngjarjet më të dhembshme në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pushkatimin e 21 vetave në shtator 1944 te “Kroi i Bardhë” në Buzëmadhe. Kjo vepër është një homazh për ato viktima dhe një dritësim për pasardhësit e 21 të vrarëve, njëherazi një kujtim dhe pasqyrim për tmerret që ka sjellë Shefqet Peçi, me Brigadën e tij në Lumë.

Autori i librit monografi, Petrit Palushi, me një diskurs të rrjedhës kinematografike, sjell për lexuesit e sotëm një ngjarje të dhembshme që duhet rikujtuar në të gjitha përmasat të asaj mesdite të nxehtë shtatori, në “konfliktin” tragjik ndër-shqiptar në fshatin Buzëmadhe. Më këtë libër autori Petrit Palushi, ka kryer misionin e shkrimtarit, historianit që duhet përkul me admirim dhe një shembull edhe i ruajtjes së kujtesës. Libri “Masakër në Buzëmadhe”, është një vepër e strukturuar në 12 kapituj titullëzuar, në tri pjesë.
Pjesën e parë, të cilën autori Petrit Palushi përshkruan në rrjedhën e kohës, një nga masakrat më të rënda që kanë ndodhur në krahinën e Lumës, atë të 26 shtatorit 1944, në të cilën u vranë 21 veta, e emëron edhe më vet titullin e librit “Masakër në Buzëmadhe”. Libri nis me një parafjalë a hyrje në të cilën autori e krahason masakrën e Buzëmadhes me tragjedinë “Makbeth”. Derisa afër tre shekuj e gjysmë më parë, Mbreti Dunkan vritet si mysafirë nga Makbethi, në shtëpinë e këtij të fundit, Brigada e Pestë partizane më në krye Shefqet Peçin, vret në tradhti mikpritësit, 21 banorë të fshatit Buzëmadhe!

Një fragment krahasimtar, një diskurs i përmasave epike për rikujtim që ndodh vetëm një herë e për të qenë dhembja e përhershme: “… 340 vjet më vonë, mbas krimit të Makbethit mbi Mbretin Dunkan, në Buzëmadhe të Lumës do kryhej një krim i përafërt mbi banorët e saj, por i njëzetenjëfishtë më tepër. Krimi i paramenduar si njëzet e katër orë më parë, do të kryhej në vendin me emër të çuditshëm: “Kroi i Bardhë”, bash në pikun e ditës së 26 shtatorit të vitit 1944. Skena në “Krue të Bardhë”, në pamje të parë është e njësojtë me skenën e tragjedisë “Makbeth” të Shekspirit.

Në tragjedinë “Makbeth”, mbreti Dunkan si mysafir i Makbethit, vritet prej këtij të fundit, pra keqpërdoret ftesa e të zotit të shtëpisë për bujtësin, ndërsa në tragjedinë e Kroit të Bardhë, mysafirët në Buzëmadhe, d.m.th., mysafirët e paftuar të natës së 25 shtatorit të vitit 1944, partizanë të Brigadës së Pestë partizane, të nesërmen, mbasi hanë mëngjesin, prishin rregullin më tradicional të bujtësve: u bëjnë zë burrave të katundit Buzëmadhe për një mbledhje që, sipas tyre do mbahej në “Krue të Bardhë” dhe aty zbatojnë urdhrin e komandantit të Brigadës së Pestë partizane, m’u në prani të tij, që të ekzekutoheshin 21 prej mikpritësve të një nate më parë.

Shkurt, me gjithë afritë, është një krim ndryshe në dy tragjeditë. Në tragjedinë e fantazisë së Shekspirit, është mysafiri a bujtësi (Mbreti Dunkan) që vritet prej pritësit, të zotit të shtëpisë, ndërsa në tragjedinë e “Kroit të Bardhë” janë pikërisht mysafirët, ata që ekzekutojnë të zotët e shtëpive ku kaluan natën. Por 21 banorët e Buzëmadhes, nuk ishin as mbretër as bij mbretërish…”!

Derisa “pjesa e parë” përfshinë “kaptinën” kryesore të librit në dy “pjesët” tjera të titulluara “Nga rrëfimet/1” dhe “Nga rrëfimet/2”, vijnë rrëfimet, pesë rrëfimet autentike të dëshmitarëve të ngjarjes a të anëtarëve që kishin mbijetuar (Hysen Sali Lala, Halim Sali Lala, Tahir Arif Lala, Shani Ramiz Lala, Shahe Riza Hoda-Cena) në një “pjesë” dhe në “pjesën” tjetër, të fundit hyjnë edhe rrëfimet e pjesëtarëve të gjendur përkrah partizanëve (Nënoçe Osmani, Mezin Aliaj, Derro Deraj dhe Elmaz Hasanmataj) sipas citatit, kryesisht të nxjerra nga libri i Vangjel Kasapit, “Mrekulli e natyrës, kështjellë e historisë”, botim i vitit 1998.

Udhëtim i vetëm papritur nga Prishtina për në Kukës, tashmë i takon një afërsie të çastit. Mesdita e së hënës ishte e zakonshme. Moti filloj të ndryshonte dhe shiu i pranverës ishte kthyer në një të ftohtë dimëror. Qyteti mbi rrënjët e Gjallicës mu tek cepi i bashkimit të dy lumenjve, Drini i Bardhë e Drini i Zi, të ardhur nga anë “të kundërta” frymonte, me një takim futbolli të dy klubeve të suksesshme nga Tirana e Kukësi. Pas ndeshjes takoj për herë të parë shkrimtarin e njohur Petrit Palushi.

Një libër i dhuruar, në kohën e sotme është një mision që mund të tejkalohet keq, deri në harresë! Gjeneratat më të vjetra këtë dukuri mund të shohim me mëdyshje, megjithatë, shpresojmë. “Buzëmadhe”, një emërtim që të provokon. “Masakër në Buzëmadhe”, është një libër që nuk të lë ta ndërpresësh se lexuari deri në fund, për të mbetur i ngulitur ai fshatë malor në kujtesë, ende pa e vizituar, pa e prekur, pa e parë.

Në mes një tregimi rrëfimtar artistik dhe materialit e të dhënave të dokumentuar historike, libri “Masakër në Buzëmadhe” (të cilit i mungojnë fotografi të nevojshme në botime të tilla, qoftë edhe të fshatit në kohën e sotme), shpërfaq një epokë të tërë të dhembjes pas një tragjedie “të pa rrëfyer” më parë! Është ky një libër si një “pasqyrë e të rrëfyerit” të një ndodhie “të pandriçuar”.

Autori Petrit Palushi ndjen një përgjegjësi ndaj vetes si një obligim, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe të së ardhmes. Ndihmë “kërkon” edhe nga shkrimtari i njohur anglezo-irlandez Oscar Wilde, si gërshetim në pafundësi mendimesh: “…Askush s’është aq i pasur sa ta blejë të kaluarën e tij” (O. Wilde), më ngjan krejt e përshtatshme për historinë në ‘Krue të Bardhë’, histori e cila, me gjithë mbulesën e mjegullt, prej asaj mjegulle terr të zezë të hedhur vrulltas dhe rrëmujtas mbi të, tashmë vjen e ndriçuar imtësisht, pa kurrfarë mungese…”!

Saktësia dhe e vërteta shndrit dhembshëm. “Njerëzit e tregojnë ngjarjen sikur t’ish një veprim i pakmëparshëm dhe kanë regjistrue çdo gjë me saktësi”, ditën e masakrës, ditët dhe netët e para pas-masakër, varret e të masakruarve sipas renditjes dhe ata që tregojnë ngjarjen janë të moshave të ndryshme, por gjatë rrëfimeve janë jashtëzakonisht të saktë, tejet të saktë, pasi ngjarja duke u kallëzue shpesh, tek përsëritej gjithat herë ka bërë vend rëndshëm në kujtesën e gjithsecilit”!

Arsyet e mëdyshjeve të një letre si alibi enigmatike, vjen e ri dimensionuar me variacionin shterues të qëllimit. “Së pari, shpesh është përsëritur se letra i shkoi me vonesë Shefqet Peçit dhe se, po të shkonte më parë, masakra s’do të kryhej. (E njëjta gjë është thënë edhe pas ekzekutimit të Ramize Gjebresë, sikur një letër e tillë Ramize Gjebrea, që ekzekutuar me 7 mars 1944, në bazë të një vendimi të gjyqit partizan të firmosur prej Shefqet Peçit, Hysni Kapos, Manush Myftiut, etj.)

Së dyti, është thënë se Shefqet Peçi e mori letrën dhe e grisi nervozueshëm; pra, ai s’e përfilli atë çka shkruhej në letër dhe masakra e krye. Së treti, fantazia e njerëzve të painformuar si duhet, shpesh kish krijuar mendësinë se Enver Hoxha, s’i dinte krimet që mund të kryheshin dhe se, sipas asaj mendësie ai kurrsesi s’mund të lejonte ato…”! E gjithë kjo, sepse; “që një përpjekje për të krijuar një gjendje kome të vazhdueshme, të mos çmjegullohej e vërteta dhe ajo të zhytej në një pas të errët dhe pa shtegdalje”.

Dhe në fund atmosfera e zymtë afër gjysmëshekullore, flet me gjuhën e realitetit dhe ndriçimit të së vërtetës. “Por me ndërrimin e sistemit komunist, ngjarjet e shtatorit 1944-s, nisen të rimerren me gjakftohtësi, nisur së pari duke shfletue dokumentet e kohës të ndryme deri asokohe nëpër arkivat e kohës, por dhe duke marrë për bazë edhe rrëfimet e dëshmitarëve të kohës, veçanërisht t’atyre, mbi të cilët rëndoi primitivizmi i formacionit partizan të Brigadës së Pestë Sulmuese. Pak nga pak, u arrit të ri dimensionohej atmosfera e zymtë”.

Dhembja nuk shteron. I kalon kufijtë e legjendave. Dhe të jetës njerëzore. I mbijetuari i masakrës Hysen Sali Lala (në bashkëbisedim me autorin e librit në shtatorin e vitit 1994, pesëdhjetë vjet pas ndodhisë te Kroi i Bardhë) thotë: “Trishtimin e asaj dite veç Natës Vorrit kam me ia kallzue”. Halim Sali Lala, rrëfimi i të cilit ripërtërihet përgjatë viteve, shprehet: “Asht nji ngjarje si s’harrohet kollaj. E s’ka si me u harrue!” (…) “U trishtuesh sa s’kallzohet. U bana krejt vner.” (…) “Skisha fuqi as me ecë, as me folë, mbeta si dru n’vend”.

Përmasat e krimit ishin tmerrësisht të përjetuara. Ruheshin në ndërdije si një makth që do çlirim. Por krimi kalonte çdo limit. Tahir Arif Lala: “… s’ma marrke mendja se kishin me na i mashtrue djemtë me shkue te ‘Kroi i Bardhë’ e me ua ba t’pabamen”! (…) “Sikur i kemi vajtue njerëzit si na i kanë vra, as gratë e Reçit s’mund e bëjnë at vajtim”! (…) “… ka qenë nji regjim si mos raftë me u kujtue”! (…) “…ai kish ba namin e zi kahmos. Edhe n’Kosovë kish ba gjak ai, kish vra gjithat njerëz të pafajshëm”!

Dëshmitarët rrëfejnë makthin e atyre ditëve edhe gjysmëshekulli më pas në hollësi. Shani Ramiz Lala: “Po t’i kallëzoj fjalët fun e për majë”. (…) “Remzi Islami u çel n’fytyrë…”! Jeta si sakrificë e ndodhia e papritur si shkatërrim. Shahe Riza Hoda-Cena: “Ne mbetëm katër jetimë. Jemi rritë me shum zor, se me u rritë pa babe, asht me u rritë pa pasë zot shpije”! (…) “Ajo parti na e bani të pabamen, na shkatërroi, na shkeli e na ka lanë me e kapërdijë jetën me zot”.

Në fund, “pjesa” e tretë të librit, a shtojca e dytë e rrëfimeve, vjen si një lloj i pendesës, por që në thelb ka “ngjeshjen” e një libri historik, me të dhënat edhe të anës së kundërt, “të atyre”. Nënoçe Osmani: “Të vret Perëndia t’i harrosh mik pritjet kuksiane”. (…) “Një herë, kur pata rastin ta takoja, ia përmenda Buzëmadhen, por heshti si përpara një hidhërimi e nga goja nuk nxori fjalë”.

Një lloj pendese, një çekuilibrim dialogu në mes të Mesin Aliaj dhe Hito Çako, 23 vite pas masakrës (1967)! Një shfajësim ndërgjegje, që nuk kalonte më shumë se një monolog në vetvete. Mezin Aliaj: “Nuk folëm më tej, se të dy i druheshim të vërtetës së hidhur. Kuksianët, si kundërpeshë ndaj përkujtimit të Hysenit, i bënë 21 martirët-shehitër (dëshmorë)”. Ish-pjesëtari i Brigadës së Pestë, Derro Deraj nga Brataj, ka thënë se “realiteti e nderi, nuk treteshin në ujë”. Dhe vërtetë në “formatin” e përkryer, vijnë në librin e Petrit Palushit “Masakër në Buzëmadhe”.

Analogjitë janë të domosdoshme. Sidomos, në rastin kur kemi të bëjmë me një shkrimtar që merret me një fakt historik, jo vetëm të dokumentuar, por edhe me pjesëmarrës të mbijetuar. Derisa, në aspektin letrar, thuhet se; “historicizmi nuk mundet të transformojë një mendje të shekullit XX-të”, shkrimtari Petrit Palushi në vazhdën e arritjeve të suksesshme të ndriçimit të periudhës së anatemuar, edhe letrare, arrin të gërshetoj realitetin e një tragjedie të dhembshme me një gjuhë artistike, falë përkushtimit dhe përgjegjësisë që ndjen një intelektual i kohës në kapërcimet dhe “thyerjet” e mëdha që ndodhin në një shoqëri.

Ka periudha sikur koha ecën shumë më shpejt se sa në një periudhë tjetër. Përmasat e një humbje ruhen në zonat më “të errëta” të vetëdijes. Ato nuk harrohen. Në kodin e mbamendjes, si urti dhe vërejtje e popullit, thuhet se edhe therra (si shenjëzim a “objekti” më i urryer dhe më i fshehur) ka zbuluar vrasësin! Mund të vonohet por në asnjë rast krimi nuk është zhdukur për t’mos u njohur./ Memorie.al

11 Komente

  1. M
    Munika

    Lavdi luftes N-Cl. Jo 21 te vrare, por gjithe fshati te shujej do ishte pak, sepse keta tradhetate vrane pabesisht Heroin 17 vjecat Hysen Cino. Kete ngarje e ka shpjeguar I ndjeri Shefqet Peci me shume hollesi dhe fashizmi s'mund te kete te ardhme ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. a
      ambasadori i BE eshte BYTHQIR i pavotuar

      lavdi per cfare. U vrane qe sot te behen ligje bythqirash ne kuvend? Dhane gjakun kot te shkretet.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vjosa.al

      Zoti Morina, respekte që evidenton një libër që perkujton e bën homazh për viktimat e pafajshme të kapura në kryqëzimin e zjarrit të dy palëve kundérshtare. Por nuk na sqarove, cila ishte arsyeja apo qoftë edhe preteksi, që u përdor nga Shefqet Peçi i Brigadës V Sulmuese Partizane për të egzekutuar 21 vëndas në Buzëmadhe të Lumës. Nga e gjithë narrativa e gjatë e shkrimit tënd, në respekte të lexuesit, do të duhej të shkruheshin dy rradhë të paktën, për motivin e masakrës. Shpresoj që autori i librit në fjalë, të mos ketë rënë në të njéjtin nonsens si ty.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sakte

        Me vend komenti. Vrasja e civileve eshte bere pasi partizanet rane ne prite, ku humben jeten disa partizane. Kjo nuk e justifikon masakren (pushkatimi i civileve ne fshatin me te afert ishte krim lufte dhe Shefqet Peci qe dha urdhrin ishte kriminel lufte) por e vendos ne kontekstin e duhur.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjergj Fishta I riu

        Qofshe mallkue Gjirokaster/ Tre serbe e Enveri kater/ N'histori perjete me mbete/ Kthyen Shqipnin me bythe perpjete// Kush nder shekuj kish luftue/ Sllavet me i frenue/ Enveri nt'pabese ju ra/ Si n'derra tui shti e vra/ vazhdon. Asgja nuk e justifikone tradhetine partizane. Per kete' heroin' 17 vjeçar duhet te denohet dyfish ma shume Enver Hoxha me Partine qe mobilizoi me force femijet jugare dhe i hodhi si mish per top mbi popullin e veriut. Kurse, se fashizmi s'mund te kete te ardhme ne Shqiperi, asht fjale e perdorur nga mafia komuniste per te justifikuar krimet monstruoze. Ne Shqiperi nuk ka patur fashista. Atdhetaret nacionaliste shqipetar, i mbrojten Zhuivet e ne anen tjeter hapen shkollat shqipe ne tokat e lirueme. Ata kthyen rrethanen ne sherbim te kombit. Kurse pinjollet e partizaneve duhet te denohen te kthejne ne arken e shtetit, pensionin si partizane te gjyshit dhe te ju kalohen ne gjobe brezash tërë favoret e ardhura nga te qenet partizane. Perkulje per te perkujtueshmit e vrare nga dora partizane ne fshatin Buzemadhe dhe respekt per punen e autorit e librit!

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Qelbesire e mbetjeve fashiste. Ne ket vend fashizmi ka te shkuar, por s'ka te ardhme.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Ka gjasa te jete Kosovar ai qe shkruan si Shqiptar i veriut. Jane te organizuar. per provokacione ndaj duhet kujdes nga autoritetet nga ata

            Përgjigjjuni
        2. I
          Intelegjenca Artificiale

          Ngjarje e vertete dhe trishtuese dhe e denueshme , por ne liber a thuhet saktesishte si ishte zanafilla e kesaj maskre? dhe kush u perpoç te sillte kete vllavrasje komplet te evitueshte?, dhe kujt nuk i interesoi pritja qe i beri partizaneve ajo zone? dhe se fundemi me kryesorja pse kjo ngjarje kurr nuk u hetua pas viteve 1990 ku akoma ka patur deshmitar te gjalle nga te dy palet.Pse artyre qe erdhen ne pushtet ne vitet 1990 nuk u interesonte zbardhja e kesaj maskre kaq makaber?

          Përgjigjjuni
          1. a
            ambasadori i BE eshte nje BYTHQIR i pavotuar

            Zanafilla ishte nje histori bythqirash.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Adem

            nuk ishin te pafajshem te gjithe sepse vrane 4 partizane ne prerje ne bese.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              normalisht prerja në besë në atë kohë dënohej më rëndë se kaq!!sot mund të themi çtë duam,por në atë kohë kur të hynte miku në shtëpi,linte pushkën tek dera!hante bukë dhe shkonte e flinte!sepse nuk kishte bir kurve ta priste në besë dhe nëse e kishte hasëm!u vranë në gjumë!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje