“Shënimet e gazetarit”/Kur hidheshin themelet e Partisë Socialiste

2 Nëntor 2025, 17:13Dossier Hamdi Jupe


Si e njoha
E pashë për herë të parë në marsin e vitit 1990 në sallën koncerteve në katin e tretë të Pallatit të  Kulturës në Tiranë. Rreth 40 vjeç, me flokë të rëna përpara që kishin filluar të zbardheshin para kohe, me gjyslikë me skelet kauçuku të trashë, ishte aty në një tubim  për problemet aktuale të vendit, bashkë me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Kleanthi Koçi. I kishte dërguar udheheqja e lartë për të shpjeguar “reformat e reja” që po ndëmerrte regjimi për të shpëtuar nga kolapsi i komunismit që kishte pushtuar lindjen. Nano foli për “mekanizmin e ri ekonomik”, një kopje e zbetë e vetadministrimit jugosllav, që kërkonte të aplikonte regjimi i Tiranës, tani që atë e kishte braktisur vetë Jugosllavia.
Po përpiqesha të kuptoja ato që thoshte specialisti i ekonomisë politike, që vinte nga zyrat e Institutit të Studimeve Marksiste, por nuk po merrja vesh asgjë, edhe pse e kisha lexuar librin për përvojën jugosllave.  Nano fliste në mënyrë të turbullt, të paqartë, sikur nuk i kuptonte as vetë ato që thoshte. Më vonë do të mësoja se kjo ishte mënyra e tij për të shmanguar të vërtetën e hidhur: që ai nuk i besonte as vetë ato që  thoshte për “mekanizmin e ri ekonomik”, por e kishin detyruar të vinte të fliste ashtu në atë auditor. Në tetorin e po atij viti ai deklaroi në një intervistë në radion “Zëri i Amerikës” se e vetmja zgjidhje për Shqipërinë ishte ekonomia e tregut. 

Kongresi i fundit
Delegatët e Kongresit të Dhjetë të Partisë së Punës erdhën në Tiranë atë ditë gati fshehurazi, nga frika e sulmeve prej turmave të irrituara të opozitës. Teknikisht, ai ishte kongres i zakonshëm, që zhvillohej një here në pesë vjet. Praktikisht ishte i jashtëzakonshëm, sepse zhvillohej në rrethanat e pluralizmit politik në vend, pas gati pesëdhjetë vjetësh monizëm. Kështu, kongresi pritej të shkruante “nekrologjinë” e asaj partie.
Partia e Punës kishte fituar zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare të zhvilluara tre muaj më parë, më 31 mars të atij viti, por ajo ishte gati në ilegalitet. Në të gjitha qytetet e mëdha ato ishin fituar nga opozita,  me sistemin e pastër mazhoritar, me 250 deputetë. Numri 1 i Partisë së Punës Ramiz Alia, kishte humbur në zonën e tij zgjedhore në Tiranë, përballë një inxhinieri të panjohur të opozitës.
Megjithëse me një mazhorancë të qartë në Kuvend, gati dy të tretat, Partia e Punës  kishte deshtuar të krijonte një qeveri të qëndrueshme me kryeministër Fatos Nanon, përballë protestave masive të opozitës. Në këto rrethana, situata në Kongres ishte e elektrizuar. Nuk dihej si do të shkonin punimet e tij dhe e ardhmja e partisë. Për nga diskutimet dhe reagimet e delegatëve, Kongresi i ngjante një kaosi të plotë e pa rrugëdalje. Udhëheqja e çoroditur e partisë, që deri në ditën e fundit besonte se në Shqipëri nuk do të kishte pluralizëm politik, nuk e kishte përgatitur masën 100 – mijëshe të anëtarësisë për ndryshimet radikale.  
Flitej se një grup intelektualësh nga gjiri i saj po përgatiteshin të krijonin një parti krejtësisht të re. Një grup tjetër intelektualësh të shquar si Servet Pëllumbi, Ismali Lleshi, Qamil Buxheli, Moikom Zeqo etj përpiqeshin me diskutimet e tyre, të orientonin kongresin drejt reformimit social-demokrat të partisë. Në lozhën e sallës së Pallatit të Kongreseve ndodheshin të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë të Hoxhës, deri atëhere anëtarë të Byrosë Politike, mbi 70 vjeç, si dhe e veja e diktatorit Nexhmije Hoxha.

Agolli: “Unë po largohem, se nuk e duroj dot erën e të vdekurit”
Në disktumin e tij nga tribuna e Kongresit shkrimtari Dritëro Agolli  kritikoi ashpër regjimin e kaluar dhe vetë Enver Hoxhën. Kjo irritoi sallën dhe bëri që ajo të ndërpriste disa herë diskutimin e tij me thirrjet: “Enver Hoxha”, “Parti - Enver, jemi gati kurdoherë”. Ishin rreth shtatëdhjet përqind e delegatëve që po i kundërviheshin  Dritëroit me thirrje dhe fletushka kundërshtuese që vërshonin lumë  në foltoren e Kongresit. Rreth tridhjetë delegatë të ulur në presidiumin e tij, vështronin të lemerisur sallën e madhe prej dy mijë delegatësh që po thërriste kundër poetit.  
Kjo situatë provokuese, aspak e kulturuar ndaj një shkrimtari të madh, e detyroi atë të linte mënjanë diskutimin që po lexonte deri në ato çaste dhe të fuste dorën në xhepin e majtë të xhaketës. Prej andej nxori një letër që, me sa duket, ishte varianti i dytë “rezervë” i diskutimit të tij. Ai e kishte parashikuar që mund të ndodhte edhe kjo që po i shfaqej tani përpara syve. E  priste këtë reagim të sallës, prandaj kishte shkuar atje me dy diskutime. Tani ai filloi të lexonte variantin e dytë  të diskutimit:  
“Ju ma vërtetuat mendimin tim, të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet. Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar, janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat e po jep shpirt … Unë kot mora mundimin ta shpëtoja. Shpëtojeni vetë, po mundët. Unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri.” I vdekuri ishte Partia e Punës.

“Shënimet e gazetarit”/Kur hidheshin themelet e Partisë

Dritëro Agollli duke diskutuar në Kongresin e Dhjetë të Partisë së Punës


“Ikja” e Dritëroit
Salla vazhdonte të ulërinte: “Parti – Enver, jemi gati kurdohere!” Por ajo nuk e kishte parashikuar se punët do të shkonin deri këtu, pra në largimin e poetit të madh nga partia. Kjo ikje ishte fatale për ta. Dritëroi mblodhi letrat e diskutimit dhe u largua nga foltorja, duke dalë nga salla e madhe e Pallatit të Kongreseve, për t’u treguar delegatëve se atje nuk kishte më vend për të. 
Nëpër korridoret e Pallatit grupe delegatësh që kishin dalë nga salla po thërrisnin të lemerisur, duke shkulur faqet me thonj: “Çfarë bëmë kështu! Vramë veten me duart tona, duke ngritur dorën kundër njeriut tonë, poetit të madh Dritëro dhe e bëmë atë të largohej. E kush mbeti tjetër tani në këtë parti!”
Ata që kishin sulmuar Dritëroin në sallë ishin delegatë nga Tirana e rrethet, pjesa më e pandriçuar e partisë, njerëz të thjeshtë, punëtorë e fshatarë të vuajtur, të bombarduar prej dyzetë vitesh nga propaganda komuniste për “udhëheqësin e madh e të pagabueshëm” Hoxha. Ata tani po e shikonin veten të tradhtuar nga të gjitha anët, prandaj po përjetonin haluçinacionet e zhgënjimit të madh.

Udhëheqja e re
Në ditën e tretë të Kongresit u “zgjodh” udhëheqja e re e partisë, Komiteti i ri Qendror i saj me votim të fshehtë të delegatëve. “U zgjodh” me thonjëza, sepse emrat e rinj dukej sikur ishin përzgjedhur nga një dorë e kujdeshme, pavarësisht nga votimi i Kongresit, me qellim që në listë të mos kishte asgjë nga e kaluara. Në atë listë “fituesish” bënte pjesë edhe Dritëroi, që kishte deklaruar një ditë më parë “largimin” nga partia.
Kur Dritëroi kishte dalë nga salla e madhe e Pallatit të Kongresive një ditë më parë, një grup delegatësh ishin sulur pas tij dhe nuk e kishin lënë të largohej, siç kishte deklaruar (“unë po largohem…”) E kishin mbajtur “me zor” nga krahët, ata që i kishin ndërprerë fjalimin-funeral ndaj regjimit. Le të ikte ai, “i vdekuri që vjen erë”, por jo Dritëroi. Dhe ai qëndroi atje deri në fund të jetës, për ta shtyrë “gërdallën histori majtas, majtas, majtas!”

Zgjedhja e Sekretarit të Parë
Problemi tani ishte zgjedhja e Sekretarit të Parë të Partisë nga Komiteti. Përfliteshin disa emra, midis të cilëve edhe Fatos Nano. Ky nuk pranonte të zgjidhej dhe prandaj mbledhja e Komitetit për zgjedhjen e Njëshit të saj po zgjatej pa mbarim. Për të shpëtuar nga detyra e kryetarit  të partisë, Nano kishte marrë një post ministri për tregtinë e jashtme në qeverinë e koalicionit, të kryeministrit Ylli Bufi pak ditë më parë. Sipas marrëveshjes politike të partive pjesëmarrëse në qeveri, anëtarët e saj nuk mund të angazhoheshin në politikë partiake.
Nano mendonte se monoliti komunist që atë vit po mbushte 50 vjet, që nga krijimi në nëntor 1941, zor se do të kthehej ndonjëherë në një formacion social - demokrat. Doni fakte? Shikoni reagimin e sallës së kongresit ndaj fjalës së Dritëroit një ditë më parë. Dhe nuk ishte vetëm ai që mendonte kështu. Për këtë arsye, askush nuk guxonte të merrte përsipër drejtimin e një partie gërmadhë.

“Shënimet e gazetarit”/Kur hidheshin themelet e Partisë
Tavolina e presidiumit ku pritej të ulej udhëheqësi i ri rrinte bosh prej gati tri orësh. Ajo i ngjante vendit ku do të vendosej “arkivoli” politik i atij që do të guxonte të merrte postin e lartë të drejtuesit. Dhe vërtet, dy vjet më vonë ai, kryetari, do të burgosej politikisht për gati katër vjet (1993 – 1997) në burgun e Bençës në Tepelenë. Por “konklava” e partisë nuk mund të mbyllej pa zgjedhur “Papën” e ri.
“Unë nuk kam punë me Enver Hoxhën”
Në mbledhje e mori fjalën me një ton gati vajtimtar një grua nga Gjirokastra. “Ne, shoku Fatos, nuk kthehemi dot në Gjirokastër, nëse ti nuk pranon të zgjidhesh Sekretar i Parë - tha ajo gjithë pathos, por edhe me një lloj trishtimi të thellë njëherësh, për atë që nuk po zgjidhnin dot të Parin e partisë. Nga vendi ku ishte ulur në sallë Nano iu drejtua asaj:
-        Dëgjo ti, motër nga Gjirokastra. Nëse unë zgjidhem në krye të partisë, unë nuk kam më punë me Enver Hoxhën. E pranoni ju gjirokastritët këtë apo jo?”

- Emri Gjirokatër kishte ende peshë tek të pranishmit, sepse ishte vendlindja e diktatorit. 
Ja tani, edhe ky problem na duhej. Kandidati kryesor për kreun e ri të partisë kërkonte “kokën” e Hoxhës në tepsi, si parakusht për pranimin e detyrës, (“nuk kam punë me Enver Hoxhën”) njëlloj si Dritëroi një ditë më parë. Pra nuk ishte vetëm poeti që do të “arratisej” nga partia, ishin edhe shumë emra të tjerë intelektualësh të njohur.  Nga salla e madhe e Pallatit të Kongreseve vazhdonte të vinte ende jehona e thirrjeve frenetike të delegatëve një ditë më parë: “Parti – Enver, jemi gati kurdoherë, “ Ata po prisnin tani të  traumatizuar udhëheqësin e tyre të ri.
Heshtje varri në sallën e mbledhjes  në katin e dytë të Pallatit pas fjalëve të Nanos për Hoxhën. Deklarata politike e tij për ndarjen përgjithmonë nga emri dhe trashëgimia e Hoxhës nuk i drejtohej vetëm “motrës” nga Gjirokastra. Ajo u drejtohej të gjithë atyre anëtarëve të rinj të udhëheqjes së lartë që ishin në atë sallë. “Dëgjoni dhe merreni vesh ju, anëtarë të rinj të udhëheqjes se si do të jetë partia e re, nëse unë zgjidhem në krye të saj”. Ky ishte “manifesti” politik i Nanos drejtuar atyre. Një sfidë e rrezikshme kjo, sepse shumë prej anëtarëve të rinj të Komitetit ishin prej atyre që një ditë më parë kishin kundërshtuar dhe fërshëllyer Dritëroin në sallën e Kongresit. Pas pak çastesh topitjeje,  “motra” nga Gjirokastra hapi gojën gati duke vajtuar:  
-        Mirë, shoku Fatos, do ta pranojmë! – Ajo nuk tha “e pranojmë”, por “do ta pranojmë”. Do të duhej pra, të rridhte akoma ujë në lumin Drino poshtë qytetit të saj  të gurtë, para se të harrohej diktatori.  Tre muaj më parë gjirokastritët e  kishin shkatërruar monumentin e tij prej mermeri të vendosur te  Qafa e Pazarit. “Pranimi” pra, do të ndodhte një ditë dhe prandaj ajo mori guximin dhe tha: “do ta pranojmë”
Duartrokitje në sallën e vogël të katit të dytë të Pallatit të Kongreseve. Ai togfjalësh, “do ta pranojmë“, e kishte çliruar situatën nga ngërçi historik. Ajo dhe anëtarët e tjerë të udhëheqjes së re e kishin pranuar, ndoshta me nga një gur në zemër “manifestin” politik të kandidatit për udhëheqësin e ri Fatos Nano. Harrojeni Hoxhën! Ky ishte thelbi i atij manifesti. “Tym i bardhë” mbi çatinë e Pallatit të Kongreseve. Fatos Nano e kishte pranuar sfidën e vështirë të drejtuesit të partisë. Ai u ul në tavolinën deri tani bosh që shërbente si presidium.   
-        Unë e pranova këtë detyrë, por tani dua t’i zgjedh vetë shokët që do të kem në krah. –  E kishte fjalën për zëvendësit e tij. Duartrokitje miratuese në sallë. – Të vijnë këtu në presidium me mua pra shokët: Servet Pëllumbi, Ismail Lleshi dhe Spiro Dede.- Pas pak hezitimesh, tre shokët që kërkoi Nano në krah zunë vendet në presidium.
Nano qëndroi në krye të Partisë Socialiste për 14 vjet, duke e reformuar tërësisht atë parti. Gjatë asaj kohe partia fitoi zgjedhjet lokale tre herë: në vitet 1992, 2000 dhe 2003; Referendumin kombëtar për Kushtetutën në vitin 1994 dhe dy herë zgjedhjet parlamentare në vitet 1997 dhe 2001. Ai dha dorëheqjen nga kreu i partisë dy herë, së pari në vitin 1998, pas përplasjeve të brendshme në parti dhe pastaj në vitin 2005, duke dhënë  shembullin model se si duhet të sillen politikanët e lartë në kushtet e demokracisë. Lamtumirë kryetari Nano!
(Nga libri “Shënimet e gazetarit”)
 “Shënimet e gazetarit”/Kur hidheshin themelet e Partisë

 

Në Kuvendin e Shqipërisë
   

16 Komente

  1. ¿?

    Pash Zotin me verte e ke? Ku kishte themel Partia Socialiste or zoteri, Partia Socialiste ishte Kati Shtese mbi PPSH.ne

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Si pikepyetje ke mbetur mër pallë. Partia Socialiste ka humbur realisht vetëm zgjedhjet e e 22 Marsit 1992. Të gjitha zgjedhjet e tjera ose janë fituar nga PS ose janë vjedhur nga PD. PS vërtet doli nga PPSH. Kete e di edhe fshatari më i humbur. Po na tregon gjera që nuk i dimë, apo qysh? Ajo që duhet vleresuar këtu është që Faros Nano mori nje parti germadhë dhe e ktheu ne fortesë. Ndersa Sali Katunar Komunist Berisha mori nje parti keshtjellë dhe e ktheu ne nje germadhë te vërtetë. E kupton ndryshimin apo nuk ta kap to dot kaplloqja? Faros Nano nuk ishte prift dhe tani po garon per shenjtor. Faros Nano ishte njeri që kishte plot vese, por ato vese nuk e penguan qe te behej nje politikan i madh. Ndersa Saliu nuk as gjysmat e veseve qe kishte Nano, por ato që ka ama e bejne kriminel te madh dhe politikanin me të vogël qe ka patur Shqipëria

      Përgjigjjuni
      1. ¿?

        Po kush foli per Saliun mer kaqol. Juve Saliu ju eshte bere si ai dordoleci qe tremb sorrat. Kur e dini qe PS doli nga PPSH ç'mutin ka ky teveqeli qe flet per themele te PS-se. Edhe une prandaj kam thene qe PS ishte kati shtese Kaq. Te tjerat qe thua ti mua as nuk me duhen e as pjerdh. Ti vazhdo te masturbosh me Fatos Nanon e mo na çaj karin. A more vesh o Rrumpalle?

        Përgjigjjuni
        1. ,
          ,,

          Clidhje ka Saliu o idiot qe e permendi vend e pa vend. Tos marmalata ishte kelyshi i Nexhmije Hoxhes dhe ajo e caktoi ne krye te PS

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ish bythqiret e PPSH, dje dhe sote...

            Mese e sakte... kelysh dhe kelysh muti qe hengri me PPSH ne Institutin Marksist-Leninist....dhe kure e pa qe kali po ngordhte , hopa doli si fitimtare Liberale Demokrate....te gjithe pa perjashtim sidomos Egzemplare eshte penecilina me grupet e tije,, edhe Driteroi e shume plehra te tjere..... ata qe u shkerdhyhen tere jeten e tyre me PPSH , u kthyhen ne Demokrate apo Socialiste.... Keta te gjithe paten fatin , se kishin perpara nje popull frikacakt si edhe sote , qe nuk i shfarosen keta te vjeterit e PPSH.... Hani mute te gjithe dhe i beni Heronje ish plehrat qe u shkerdhyhen me PPSH..dhe po ju shkerdhejne edhe sote si popull.... Te gjiteh atyre plerave te PPSH, sote duheshin tju ishte ritur bari.....

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ish bythqiret e PPSH, dje dhe sote...

              Mese e sakte... kelysh dhe kelysh muti qe hengri me PPSH ne Institutin Marksist-Leninist....dhe kure e pa qe kali po ngordhte , hopa doli si fitimtare Liberale Demokrate....te gjithe pa perjashtim sidomos Egzemplare eshte penecilina me grupet e tije,, edhe Driteroi e shume plehra te tjere..... ata qe u shkerdhyhen tere jeten e tyre me PPSH , u kthyhen ne Demokrate apo Socialiste.... Keta te gjithe paten fatin , se kishin perpara nje popull frikacakt si edhe sote , qe nuk i shfarosen keta te vjeterit e PPSH.... Hani mute te gjithe dhe i beni Heronje ish plehrat qe u shkerdhyhen me PPSH..dhe po ju shkerdhejne edhe sote si popull.... Te gjiteh atyre plerave te PPSH, sote duheshin tju ishte ritur bari.....

              Përgjigjjuni
        2. f
          fjala

          Mos ke ngaterruar diçka, zoti gazetar?! Në 14 shtator 1998 Fatos Nanon deshi ta vriste Sali Berisha, njesoj si ka deklaruar dhe vete ne televizor qe deshi me snajper edhe Edi Ramen. Ku eshte Saliu sot se popull "shqiptar" e do me shume se veten e tij ndaj e mban ne krye dhe e voton. Pra, keta shqiptare dhe kjo drejtesi qe kemi sot ne kete ore, ne vend qe te arrestonin dhe fusnin pas hekura Sali Berishen, por bejne ate qe beri Saliu me Fatos Nanon. Eshte e njejta situate sot. Une pyes: a mban pergjegjesi drejtesia jone per gjendjen? Prokurore dhe gjykates mbajten pergjegjesi qe futen ne burg politik Fatos Nanon? Ku jane sot se eshte kriminel Fatosi ose jane ata gjyqtare dhe prokurore kriminela, njesoj si Dumani dhe SPAAK sot?! Po ata mjek qe jane betuar tek "krimineli " HIPOKRATI pse mashtruan ne 21 janar me deklarat publike qe vrasja ishte brenda turmes?! KU jane ata mjek sot dhe pse nuk jane denuar, ose te denohet Hipokrati qe i ka mesuar ashtu. E, pra, Fatos Nano iku, la mbrapa punen e tij dhe bemat e tij ne sherbim te atyre qe e besuan, ndersa "Hipokrati" bekon prokurorine e posaçme dhe gjyqtaret e sotem te riperserisin denimet njesoj si dikur qe te rikthejne te vdekurin?! Kush mban pergjegjesi dhe kush do ruaj ekuilibrat qe Shqiperia te mos rreshqase prape nga "Hipokrat" si n'ato vite ne lufte civile? Mos u duket Tirana e lulezuar se shpirti njerzeve eshte i dermuar nga ajo drejtesi qe ka marre revan dhe do haje koken e saj. Por para ketyre ata prokurore dhe gjykates dhe ata mjek duhen vene para pergjegjesise publike dhe gjyqesore ne hekura. Ka nje irritim te jashtezakonshem dhe nga populli irrituar, mos kujtoni: nuk mbron dot as policia apo ushtria se jane bijte e popullit dhe jo te "Sokratit" qe na beri hatane dhe birbilone dhe sot. Fatos Nano do ngelet ne histori per ate qe beri, pavaresisht jetes tij private qe kushdo mund te flase si te doje. Do flasin si foli sot pedagogu univeristetit, intelektuali vandaksur qe çeli fytyren e tij, Ermal Hasimja. Keta jane palaçot e Shqiperise qe duan te lulezojne mbi vdekjet , njesoj si shpirterori tyre Sali Berisha

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bummm.bumbum

            O uçi mos u irrito shum se të bëhet ulçër. Shqipëria ësht plot me servila e njerëz qorra si puna jote që nuk ecin dot po nuk I çpove me hosten. Aty mori fund që kur Gramoz Pashko kthehu turmen mos ti hynte turma bllokut ( ditën që u rrezua busti) . Rrini dëgjoni prralla me mbret . Mashtroni 30vjeçarët se gjoja ps dhe pd Jan parti me rrënj. Hahaha . Nji bajg ppsh e ndar përgjys ps dhe pd. Keni 34 vjet akoma se keni kuptuar se jeni skllevërit e rinj të regjimit të vjetër. Pse nuk u zbardhën masakrat që kryen komunistat në popull? Pse u hapën gjyqe koti për kafe dhe konserva? Pse edhe sot pas 15 vjetësh nuk ka drejtêsi për 4 viktimat e 21 janarit Po për 26 viktimat e Gërdecit kur do ndëshkohen shkaktarët? Ju jeni qorra se ashtu ju çon rrjedha . Nuk keni gjykim vetjak dhe ngatëroheni me thashetheme e gjysma të vërtetash ku ju manipulojn analistat e pashkolluar të udhëzuar nga klasa politike e rrini flini e zgjoheni po me të njëjtat paragjykime. Vazhdo shaj SaliMutajn se I ka bër miliardat valut deri sa ti bëj edhe ky antikapati miliardat për Zaho qorrin , ti vazhdon e pin kafen përball shpis se dit shiu ku k@rin do shkosh me biçiklet. Jeta ësht nji hap e mbyll sysh . Çfar i ke lën fëmijës? Po atë zhul e pisllik qysh je rrit edhe vet. Tung

            Përgjigjjuni
          2. E
            Edi

            Doli edhe Hamdiu te na zgjoj kujtesen. Nje gje eshte e sigurt. Ishte kush ishte shoku Nano ( i shenjte per patetiket e hipokritet), nese do mbetej ne krye te PS-se, te pakten do kishte rotacion politik, zgjedhje me normale, do funksiononte debati publik mes kandidateve etj Tani jemi ne nje regres te plote, merite kjo e "burrit te dheut" qe mbajti sot fjalimin e hipokrizise per veten.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Në opozitë do ngordhni

              Rotacionin politik e bën populli. Por kur kujton kohën kur ishit ju në pushtet, uron që Rama dhe Partia Socialiste të rrijnë edhe 100 vjet në pushtet. E kuptove?! Në opozitë do ngordhni o vemje.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vari l***t

                U mesuat keq ju kelyshet e Sali serbit me dhurata. Ka perenduar ajo koha e Nanos kur ju a jepte fitoren ne tavoline, pa pyetur fare per ata qe votonin(popullin)

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tor intelektuali

                Cfare ishte Nano? I perkedhelur i Nexhmije Hoxhes Pijanec, cinik, i korruptuar, mendjemadh, tolerant fallco. Spiun grek, demtoi shume Shqiperine. pa vlera kryeministri. Krijoi bazat e sundimit vllaho ortodoks qe do te vazhdoje gjate ne Shqiperi. Asnjehere serioz, pa miq. SPAK duhet te fillonte nga ai. I pari lider qe jetoi jashte si sulltan

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juqmtghve

                  Dhe perfundoj nga hajdute dictator ne hajdute " demokrate". I bejne homage hajdutit , hajdutet. Bythqirit, bythqiret e keshtu me rradhe. Si puna atij kriminelit te shkodres, para pak kohesh , qe e vrau dhe shkoi e I piu kafen, po kta vishen me kostume, dhe ata me tuta

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjithsesi Ai tani flen gjume !

                    Mbase ka njerez gjalle qe te na tregojne per jeten e te ndjerit Nano ! para vitit 1990.... ( privilegjet qe mund te kete pasur nga Instituti Marksist Leninist ) ose nga Pantera e zeze ! epo te keshe urretje per panteren e zeze dhe ti sherbeshe ! kjo sikur nuk shkon ! normal neglet nje lekyshe ujkone ne sherbim te PPSH...... Se te punoje ne kete Institut ne ato vite ! do keshe kontribuar - dhene - PPSH ! Se perndryshe nuk mund te qendroje ne ate atmosfere komuniste si njeri i thjeshte ! Se mbas 1990 normal ishte fatekeqesia qe ra ne Burg pa te drejte ! por e dhiu me vone ! Sidomos kure jetoi ne Viene Austri , ku jetesa eshte shume e shtrejnte ! dhe i pa pune !

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjithsesi Ai tani flen gjume !

                      Mbase ka njerez gjalle qe te na tregojne per jeten e te ndjerit Nano ! para vitit 1990.... ( privilegjet qe mund te kete pasur nga Instituti Marksist Leninist ) ose nga Pantera e zeze ! epo te keshe urretje per panteren e zeze dhe ti sherbeshe ! kjo sikur nuk shkon ! normal neglet nje lekyshe ujkone ne sherbim te PPSH...... Se te punoje ne kete Institut ne ato vite ! do keshe kontribuar - dhene - PPSH ! Se perndryshe nuk mund te qendroje ne ate atmosfere komuniste si njeri i thjeshte ! Se mbas 1990 normal ishte fatekeqesia qe ra ne Burg pa te drejte ! por e dhiu me vone ! Sidomos kure jetoi ne Viene Austri , ku jetesa eshte shume e shtrejnte ! dhe i pa pune !

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        ambasadori i BE eshte BYTHQIR

                        o autor, bej me mire nje artikull:"si hidheshin themelet e partise se bythqirave"

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje