“I arratisur gjatë komunizmit, sot biznesmen në SHBA”, historia që u kthye në libër

20 Shkurt 2023, 09:09Dossier TEMA

“I arratisur gjatë komunizmit, sot biznesmen në SHBA”,

Sot është një biznesmen në SHBA, por në vitin 1989, gjatë periudhës së komunizmit, Beqir Potka vendosi që të arratisej në moshën 23-vjeçare.

Historia e tij është kthyer në një libër me titull “American Dream”, autori i  të cilit është shrkimtari, Eris Rusi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqir Potka tregoi sesi u arratis dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam arratisur më 8 shkurt të vitit 1989. Ishte 23 vjeç. Familja ime ka qenë e persekutuar që kur filloi komunizmi të hynte në fuqi. Vëllai i gjyshit ishte në Amerikë, shkoi në emigrim rreth 1920-s. Punoi dhe i dërgonte paratë në Shqipëri gjyshit tim. Gjyshi im i investonte, blinte toka pjellore, i lëshonte me qira dhe pas reformës agrare na morën tokat. Isha 7 vjeç kur isha në fshat dhe ma arrestuan babain.

Rashë dakord me një kushëririn tim, duhet të gjenim mënyrën. Kishim një ushtar në kufi, në malin e Grazhdanit, marrim ushtarin me vete dhe arratisemi. Pasi ndenjëm 3 ditë në male, mbaruan biskotat që kishim, gjithçka. 

Pasi hymë në tokën helene, atje ishte akoma një gjë më e keqe, se nuk e dinim, ishim 32 shqiptarë në të gjithë Greqinë. Ushtria na mori në pyetje. Nuk na torturuan. Pas kësaj, aplikova që të shkoja si refugjat në Shtetet e Bashkuara. 16 muaj pas qëndrimit në Greqi, ambasada amerikane na aprovon që të shkojmë si refugjatë në Amerikë”, theksoi Beqir Potka.

11 Komente

  1. T
    Trilla kaps nji Gal

    Ku ka ndonje gje interesante k’tu, qe na i servisni per ta lexuar !!!!!!!!

    1. B
      Baca-Bajram

      E po u arratis tjetri dhe kjo ben histori..., Ai n'a del hero me biznese ne Amerike. Do me per Belulin. Po c'te presesh nga keta gazetar spurdhiak, qe s'din gje tjeter vec se te botojn shkrime te tilla pa asnje fare kuptim apo interesi...

      1. S
        Suksese dhe te lumnte Zoteri ne USA .

        Sorry Interesante eshte qe duhej te kishe by....te Aratiseshe ,, e pastaj dhe nje goditje per ne ate kohe shtetit Komunist ,,qe dhe te tjeret te gjenij kurajin per tu Aratisur duke sakrifikuar Familiet nga pasojat qe dokishin..dhe tjetra Suksesi qe ka haritur nuk eshte gje e paket,ku shumica me Aftesite qe kane punojne punera te thjeshta mbijetuese...Nese mbase harxhova kohe kote,,deri sa pyetjen e KISHE dhe TI kote..

        1. S
          Suksese dhe te lumnte Zoteri ne USA .

          Sorry Interesante eshte qe duhej te kishe by....te Aratiseshe ,, e pastaj dhe nje goditje per ne ate kohe shtetit Komunist ,,qe dhe te tjeret te gjenij kurajin per tu Aratisur duke sakrifikuar Familiet nga pasojat qe dokishin..dhe tjetra Suksesi qe ka haritur nuk eshte gje e paket,ku shumica me Aftesite qe kane punojne punera te thjeshta mbijetuese...Nese mbase harxhova kohe kote,,deri sa pyetjen e KISHE dhe TI kote..

          1. P
            Petrit

            Kjo qe po thua Ti nuk perben lajm. Eshte gje e ditur me kohe e vakt.

            1. D
              Detroit

              Ne 1989 ikje edhe nha dogana se nuk te qellonte ushtari. Ishte hequr “arratisja=tradheti ndaj Atdheut”. Ky ka ikur sic iken qindra te tjere. Per shembull, iku Pjeter Lumaj (Peter Lumaj) dhe sot eshte avokat me zyre avokatie dhe nje ze i fuqishem politik. Ka ku e ku me te sukseshem se ky qe shet sufllaqe.

          2. H
            Himarioti

            Gazeta Tema është një burim i fuqishëm trushplarje për popullin. Z. Baze e mbush plot me plehra dhe marrëzi nga e kaluara, me tipat që historia e ka hedhur në koshin e plehrave. BravoTema, vazhdo me trushplarjen dhe përçarjen e popullit!

            1. L
              Lali Eri

              Po ta njihni shokun në fjalë... nuk do e botonit.

              1. N
                Nxorin nje fjale te mire ! me mire se nje fjale t

                Filloi Anticezura. ! Po pse ke ndonje Dosje TI. ! Qe nxjere fjalen e keqe qe Zoteria u Aratise , ka dhe nje Biznes ! Ku eshte e keqja. ! Apo hajd se nuk po shtyhet ,dhe te shkruaje dicka negative. ! Nese edhe une kote harxhoje kohen...

              2. N
                Noci

                Ky mire ka bere qe ka ikur dhe eshte sistemuar por ne 89 nuk te kane quajtur tradhetar se u zbut puna saqe pas një viti u mbushen ambasadat dhe anijet per te ikur.Sidoqofte i uroj çdo shqiptari te kene pune e mbaresi dhe ne nje Shqiperi me te mire te kthehen ne vendin e tyre

                1. K
                  KATUNARI PA QELESHE

                  FISI I POTKAVE ::Keta kane qene punonjes te sigurimit te shtetit i gjithe fshati jone pergjohej nga keta kelyshe te kuq sot na dalla te arratisur yyyyyyýy kelysh pele .Keshtu thonim kur I shikonim po vjen kelyshi

                  Lini një Përgjigje