Kur Konica shkruante se “dheu i Shqipërisë mund të japë bukë për 20 milionë banorë” - Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç

25 Mars 2023, 09:44Dossier TEMA

Kur Konica shkruante se “dheu i Shqipërisë mund të

Nga Roland Qafoku

Si sot 126 vjet më pare, në botën shqiptare ndodhi një ngjarje nga më të rëndësishmet në nivelin kulturor dhe intelektual, por veçanërisht atë kombëtar. Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli numëri i parë i gazetës “Albania” për të cilën nuk është e tepërt të themi se është gazeta më e mirë, më me vlerë, më me kulturë, më me ndikim dhe më patriotike në të gjithë historinë e medias shqiptare. Botuesi i saj ishte Faik Konica dhe në 122 numrat që botoi ai, më vonë edhe në Londër, i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm të gjithë kombit shqiptar. Dhe të mendojmë se botuesi Faik Konica ishte vetëm 22 vjeç. 

Po, po. E lexuat saktë. Faik Konica ishte vetëm 22 vjeç kur botoi kryeveprën e tij “Albania”. Me vrullin dhe energjinë e moshës, i sapo diplomuar për Bachelor në Universitetin e Dijonin në Francë për letërsi dhe me një kulturë poliedrike të marrë në shkollën saveriane në Shqipëri, në studimet në liceun e Stambollit dhe më pas në Francë, Faik Konica ka meritën që jo vetëm botoi një gazetë cilësore në dhe të huaj, por që nëpërmjet saj përçoi dhe ndikoi aq shumë në shoqërinë shqiptare të kohës dhe pas saj aq sa sot ta lexosh duket sikur je në të ardhmen dhe jo në të shkurën. 

Ai pati meritën së pari shkroi vetë me një penë të artë dhe që e meritonte cilësimin “kryeshkronjës”. Rreku tema për herë të parë dhe që ishin tabu për kohën që nisnin që nga gjuha shqipe, shkenca, politika, filozofia, arti, letërsia shqipe, letërsia botërore, historia, ekonomia dhe veçanërisht çështja kombëtare. Ai pati meritën që shkroi për Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri. 

Ai pati zotësinë që nëpërmjet kësaj gazete të lëvronte gjuhën shqipe si një usta i vërtetë duke llogaritur edhe vështirësitë e shtypjes dhe gërmave që në shtypshkronjat e Brukselit nuk i gjente dot dhe i zëvendësonte me me ç’të mundte. Ai pati zotësinë të shkruante gjuhën shqipe kur ende kjo gjuhë në Shqipëri shkruhej dhe kultivohej rrallë duke përkthyer sa e sa fjalë si kjo “Mësalha” që do të thotë vitrina. 

Ai pati aftësinë të mblidhte rreth vetes pena të arta të kohës si Mit’hat Frashëri, Ismail Qemal Vlora, Visarion Dodani, Koto Hoxhi, Ibrahim Temo, Dervish Hima, Spiro Garo, Thoma Abrami, Lulo Frashëri, Syrja Vlora, e shumë e shumë të tjerë, një pjesë e të cilave jetonin në Shqipëri. Vetë shkruante me pseudonimin Trank Spiro Beg. Një i tillë është edhe kjo që po botojmë sot që ka qenë një nga editorialet më të bujshme me titull: Armiqtë e Shqipërisë. Lexoni me vëmendje në hyrje:

“Të gjithë ata që kanë njohur mirë vendin tonë, shkrojnë se dheu i Shqipërisë mund të japë bukë 20 milionë shpirteve (banorëve). E dini që jemi 3 milionë dhe 2 milionë ngordhin urije. Shkruajnë që shqiptarët janë mjaft të mençur, nuk janë vetëm për zbukurimin e tyre por edhe për mirësinë e të gjithëve. Kemi armiq. Për atë të gjithë bashkohen në një zë. Ca zgjasin gishtin drejt dhelprës së grekut. Ca dëftojnë gjarpërimin e shqave (serbëve), ca të tjerë emërojnë me zë të ulët trasherin e halldupëve (turqve).”… Vijon.

Kjo ishte Albania dhe ky ishte kryeshkronjësi Faik Konica. Kam fatin ti kem në arkivin dhe bibliotekën time tim të 122 numrat dhe që për mua janë një thesar. Kur lexoj që Faik beun e akuzonin për dembel e besoj pakës sepse nuk la asnjë libër të shkruar dhe Imzot Noli ia përmendte shpesh. Përgjigja e Konicës ishte: Imzot, ja i shkrujta, kush do ti këndojë? Atje në qiell ku është tani ndoshta qesh se pas një shekulli ne shqiptarët e tij kemi filluar t’ia lexojmë me endje ato që nuk ia lexuan të freskëta. 

Megjithatë, ai që ka drejtuar një gazetë e di mirë se çfarë do të thotë ta përgatisësh, ta drejtosh dhe ta botosh atë. Vetëm dembel nuk mund ti thuash “dreqtorit” Faik Konica. “Albania” e kundërshortin këtë. Është një monument dhe gazeta më e mirë e të gjithë historisë së medias. Ta ruajmë duke e lexuar!

18 Komente

  1. L
    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

    ne k9hen e konices turkoshaket rrinin neper pyje dhe ushqeheshin me lende lise,edhe mund te mbante 20 milion,ndersa sot qe u pushtuan tokat e u mbushen me vila e pallate,nuk mund te prodhohet as per 1 milion dembela qe vjedhin e mashtrojne

    1. p
      preshevali

      O ta dhjevsha turinin ty or cincar, trungu etnik shqiptar perbente rreth 100 mi km katror dhe ai gjithsesi dop te kthehet me emer te Zotit dhe me te renë do ti ushqej 40 jo 20 miljon. Turku do te kthehet prap sahi, ti pergadit sumën per 500 e ardhshëm se shqiptaret do ti shohesh mbi at me kamxhi ne dorë.

      1. A
        Androkliu USA

        Dikur nga vitet 70 te nje shoku im ne Durres i jati i te cilit kishte studiuar ne Itali,kam pare ne nje album te vjeter ne italisht botimi i viteve 30, ku Shqiperia pershkuhej si nje vend ekzotik i Europes me 800 mije popullsi ,por me mbi 2 milion krere dele,me pyje dhe uje gjithandej,me qendra banimi (nuk i konsideronte qytete) ku nepermjet zejtarise prodhohej cdo gje qe i nevojitej popullsise.Gjithshka ne pershkrim konsiderohej ne stilin otoman.

    2. V
      Vetetima

      Urime Z. Qafoku Si dhe me shkrimin per Mit'hat Frasherin, po tregon per perqemdrim te mendimit. Ashtu si rrezet lazer qe depertojne dhe celikun, ballafaqimi i ketyre kolloseve te mendimit "edhe atehere kur nuk kish Shqiperi" me aradhane e zvarranikevet te sotem pa shtylle kurrizoreve (deputete, hierark te shtetit seksere, trafikante te te gjitha llojeve deri te qenjeve njerzore, fatkeqsisht dhe disa gazetare ) qe me bemat e gjemat e tyre te pa para dhe te pa degjuara ne bote, kane arritur qe ta cojne popullaten e Shqiperise, pak me pak se 126 vjet me pare, kur Konica shkruante Albanian. Dhe per keto mburren?!

      1. f
        ferizi

        Cfare shembulli jep do mbante me buke 20 miljon pordhe me rigon.Shqiperia ne ate kohe kishte a s'kishte 600 mije banore dhe nuk ngopeshin me buke.

        1. U
          Une

          Te kishte qene ekspert ekonomie Konica nuk do vdiste pa nje dyshke ne xhep. Sidoqofte Shqiperia grure per 3 milione nuk prodhon dot, por mund te mbaje 3 milione me blegtori (mish e bylmet).

          1. L
            Lani

            E ku e mesoi Faiku kete!!! E pame ne socializem ku nuk u mbajten dot as 2 milion. Gjysma e njerezve hani buke misri e s’kishin fuqi as te pirdhnin. Shqiperia eshte vendi me sasine me te paket te tokes se punueshme per fryme.

            1. t
              tetovari2

              Sa keni punuar aq keni ngrënë! Edhe në kooperativat e xhaxhit Enver aq keni punuar aq u ka dhënë të hani!.

            2. X
              Xhaxhi

              Idiotizma te tilla vetem nga qafoket e sotem medioker lexon.. 70 e territorit jane MALE ne Shqiperi , Enveri nuk la keneta pa thare dhe shfrytezoi cdo cm toke te punushme dhe prape nuk ushqeheshin 3 milion shqiptare. Ne kohen e Konices shqiptaret vdisnin nga morri dhe malaria dhe pritshmeria e moshes ishte 35 vjec.

              1. e
                emigranti

                Faik Konica eshte dhe mbetet gjigandi i mendimit intelektual e patriotik shqiptar.

                1. p
                  pokeristi

                  Konica,pa dyshim është një nga majat intelektuale shqipëtare.Ajo që duhet të na bëjë më shumë përshtypje është shqipëtarizmi i një 22vjeçari,126vjet më parë. Shkrimi është i arrirë. Të lumtë z.Roland! Por të bëjnë përshtypje dhe mjaft komente që për mendimin tim s’duhet të shohin dritën e botimit në gazetën “Tema”.

                  1. E
                    Emigrant

                    Kush e financonte Konicen per botimin e kesaj gazete? Mund te pergjigjet njeri? Z Roland, ku dhe si I siguruat ju keto 122 gazeta, do te desha t’i blitz, ju lutes me ndihmoni

                    1. I
                      Igor

                      Argat kemi lindur dhe Argat dote vdesim, neve jemi rasa ma idiote ne Evrope a nuk e shihni se askush nuk na don ,ose per nji interes te tyre.

                      1. t
                        tetovari2

                        Nëse gjinden në arkiva ose i ka di kush në koleksionin e vetë, bëhet mirë që të ribotohen si felton në ndonjë gazetë ditore.Do të ishte një mrekulli për lexuesit!

                        1. A
                          Aron Urinaku

                          Ja hongshi guxhen e karit Albin Kurtit.

                          1. E
                            Erdogan

                            Faik turku consideron Arvanitasit,Epirotet dhelper Greke,Serbet gjarperinj kurse halldupet nuk i quan Turq por vetem Halldup. Perse o Faik Turku nuk e hoqe titullin Bej bashke me Ismail Beun,Naim Beun,Abdullah (Abdyl "shqip") Beun,Sami Beun,Hasan Beun etj? Perse o Turq te Ndyre nuk bashkepunuat me Heronjte Greke Arvanitas per tu cliruar nga Hordhia Osmane? Perse o Faik turku ndryshuat Glosen Greke dhe ebete corbe? Nuk e kuptojme ne qe fjalet kendoj e kini kopjuar (copy) nga italishtja Kantare. Vallzoj nga Vals. Gjarper nga Viper angl. Shtet nga State Popull nga Popola Pranvere nga Primavera Vere nga Vino ital. Nuse nga Nimf,Nifi greq. Qitet nga Cita ital. Mik nga Amico,Armik. Erresire nga Erevus greq. Agim nga Avgi greq Mengjes nga Morning Dite nga Day,Drite,Dritare Darke nga Dark, Nate nga Note Udhe nga Odhos greq Dhurate nga Dhoro greq. Kutia e Pandhores ne Mithollogji (Te gjitha Dhuratat e Zotit). Shkurt nga Short Larg nfa Large. Shtepi nga Spiti greq.Hospitale. Semundje nga Sickness. Vdekje nga Deth Varr nga Barruy. Shkruaj nga Scrive. Epirotet i thonin Grafo. Shpelle nga Spleo. Shpate nga Spathi etj,ecte thera,Ecetera.

                            1. M
                              Maria

                              K komente sh te mira por ka dhe qe me shume injorance duan ose qellimisht hedhin lloj lloj balte mbi emrin e Konices.Vetem per largpamesine pershkrimin dhe njohjen e thelle te shqipyareve Konica ka merita me vlere .

                              1. M
                                Maria

                                K komente sh te mira por ka dhe qe me shume injorance duan ose qellimisht hedhin lloj lloj balte mbi emrin e Konices.Vetem per largpamesine pershkrimin dhe njohjen e thelle te shqipyareve Konica ka merita me vlere .

                                Lini një Përgjigje