
Një shpjegim i historianit të njohur holandez, Erik J. Zürcher
Nga Enver Robelli
Në fillim të qershorit të vitit 1911, nga Stambolli u nis për vizitë në Kosovë Sulltan Mehmeti V. Deri në Selanik ai erdhi me anije. Nga aty rrugëtimin e vazhdoi me tren përmes Shkupit dhe Ferizajt për të arritur në Prishtinë. Historiani holandez, Erik J. Zürcher, njëri nga turkologët më të njohur dhe autor i librit “The Young Turk Legacy and Nation Building: From the Ottoman Empire to Ataturk’s Turkey” ia ka kushtuar një kapitull kësaj vizite. Përshkrimi i vizitës tregon krejt kompleksitetin e situatës në Ballkan në prag të tërheqjes së Perandorisë Osmane nga viset e dikurshme të Rumelisë. Në vijim një prezantim i fakteve kryesore dhe më intriguese të Erik J. Zürcher.
*
Me të arritur në Shkup, në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, Sulltan Mehmeti V u transportua me një pajton që e tërhiqnin katër kuaj (të sjellë nga Stambolli) nga stacioni i trenit te ndërtesa qeveritare (konaku), por ai u vendos në shkollën e arteve, ngase kjo ishte ndërtesa më e rehatshme në afërsi. Pas arritjes, ai foli para dinjitarëve lokalë dhe përsëriti temat qendrore të vizitës së tij. Ai deklaroi se qëllim i tij ishte “mirëkuptimi i ndërsjellë i elementeve (etnike)” dhe se Komiteti “Bashkim e Përparim” meriton respekt për shërbimet ndaj atdheut. Sulltani u prit me entuziazëm nga popullsia shqiptare. Shqiptarët lozën valle pas të cilave secili prej tyre mori nga një lirë. Nga fshatrat e largëta deri në 20 kilometra kishin ardhur në qytet rreth 5 mijë shqiptarë, por duket se ishin bërë përpjekje të mëdha për të “nxitur” entuziazmin e shqiptarëve. Sipas një raporti, mytesarifi (guvernatori) i Prizrenit u kishte vënë në dispozicion fshatarëve shqiptarë ushqim për pesë ditë për të ndërmarrë këtë udhëtim.
"Sulltani u prit me entuziazëm nga popullsia shqiptare. Shqiptarët lozën valle pas të cilave secili prej tyre mori nga një lirë. Nga fshatrat e largëta deri në 20 kilometra kishin ardhur në qytet rreth 5 mijë shqiptarë, por duket se ishin bërë përpjekje të mëdha për të “nxitur” entuziazmin e shqiptarëve. Sipas një raporti, mytesarifi (guvernatori) i Prizrenit u kishte vënë në dispozicion fshatarëve shqiptarë ushqim për pesë ditë për të ndërmarrë këtë udhëtim".
*
Në Shkup erdhën dy krerë të shqiptarëve të cilët kishin marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1910, Sylejman Batusha dhe Hasan Aga nga Plava. Ata i shprehën besnikëri Sulltanit dhe u amnistuan. Kreu tjetër i shqiptarëve, Isa Boletini, nuk erdhi në Shkup. Për të siguruar mbështetjen e shqiptarëve, Sulltani premtoi se do të ndërtojë një medrese në Prishtinë. Ai po ashtu premtoi 300 lira për një shkollë në Ferizaj. Për të pajtuar familjet e rëna në gjak, Sulltani premtoi 30 mijë lira. Një masë tjetër për të qetësuar situatën ishte amnistia. Nga burgu i Shkupit u amnistuan 107 shqiptarë dhe 134 bullgarë.
*
Më 15 qershor 1911 Sulltani u nis me tren nga Shkupi në Prishtinë. Në Ferizaj për nder të tij u prenë dy dele. Pas tri orësh Sulltani arriti në Prishtinë ku sipas shtypit të xhonturqve, ai u prit nga 300 mijë shqiptarë. U prenë katër dele për nder të Sulltanit i cili i amnistoi pjesëmarrësit e kryengritjeve të viteve 1910 dhe 1911. Komuniteti serb në Prishtinë luajti një rol interesant. Ndonëse pritej që serbët do të kundërshtonin vizitën e Sulltanit, ata në masë të caktuar përkrahën politikën e xhonturqve, pasi që më shumë i druheshin rrezikut nga nacionalistët shqiptarë dhe maqedono-bullgarë. Madje në Shkup ishte pritur ardhja e princit serb të kurorës, por vizita nuk u realizua ngase ai shkoi në Londër për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Georg V. Për nder të Sulltanit në Prishtinë këndoi kori i seminarit të popëve serbo-ortodoksë dhe nënkonsulli serb, Rakiq, kishte tubuar një turmë të madhe serbësh.
*
Ditën tjetër, më 16 qershor 1911, delegacioni me Sulltanin në krye arriti në Gazimestan për të vizituar varrin e Sulltan Muratit. Shtypi xhonturk shkroi se në këtë ngjarje morën pjesë 300 mijë shqiptarë. Historiani britanik, Edwin Pears, në kujtimet e tij shkruan se morën pjesë 80 mijë njerëz, ndërsa sekretari i Sulltanit, Halit Zija, i cili ishte në Fushë Kosovë, raporton për 50 mijë pjesëmarrës. Raportet e konsujve britanikë theksojnë se osmanët patën vështirësi të mëdha për të sjellë në Gazimestan një masë kredibile njerëzish. Kryeveziri u kishte bërë thirrje personalisht Hasan Beut (përfaqësues i Prishtinës) dhe Bejtullah Beut nga Gjilani që të merrnin pjesë dhe shumica e fshatarëve erdhën nga këto treva. Nga Peja, Gjakova dhe Prizreni, ku rezistenca kundër shtypjes osmane ishte më e madhe, erdhën pak përfaqësues zyrtarë. Fotografitë që u botuan në revistën “Resimli Kitab” lënë të kuptohet se në këtë ngjarje morën pjesë maksimalisht 20 mijë veta.
*
Përballë mauzoleut të Muratit I u ngrit një çadër e cila i përkiste Sulltan Selimit I (1512-1520). Pas lutjes së përbashkët në të cilën mori pjesë edhe Sulltani, u fal xhumaja nga një personalitet lokal, nga Ismail Haki Efendiu nga Manastiri, i cili ishte doktor i së drejtës islame. Sipas një raporti, imami Reshit Ibrahim Efendiu kaloi përgjatë radhëve të besimtarëve duke u bërë thirrje të sillen si vëllezër me njëri-tjetrin dhe ua përkujtoi atyre se Sulltan Murati në testamentin e tij kishte urdhëruar myslimanët t’i duan të krishterët dhe hebrenjtë si vëllezër. Pastaj u lexua një deklaratë e kryevezirit. Sipas Halit Zijasë këtë deklaratë pritej ta përkthente Ismail Haki Efendiu nga Manastiri, por ai nuk dinte shqip. Ceremonitë morën fund me një paradë ushtarake. Pastaj Sulltani mori rrugën drejt Selanikut.
*
Vizita e tij pati 4 qëllime: rregullimin e marrëdhënieve me shqiptarët myslimanë të cilët nga xhonturqit shiheshin si faktor kyç për ruajtjen e pushtetit të Perandorisë Osmane në rajon. Qëllimi i dytë ishte forcimi i politikës së Komitetit “Bashkim e Përparim” duke organizuar demonstrimin e solidaritetit në një rajon etnikisht të përzier. Qëllimi i tretë ishte forcimi i ndikimit politik të Komitetit “Bashkim e Përparim”. Qëllimi i katërt ishte forcimi i vetëdijes kombëtare osmane (dhe sidomos osmano-myslimane) përmes vizitës në Fushë Kosovë.
Edhe Erdon kështu do e presin
(Shqiptar?) Duke u perkulur, para flamurit të pushtusit. Veq kure lexone kët artikull kuptone se shumica e Muslimanve, për her kane qëne me Pushtusit, dhe jane shit Shum lir. Ju dhane nga një lire Turke, dhe ushqime, kjo i thotë të gjitha. Dhe ketu kuptone se sa let shiten (psedo Shqiptar?) Turpe, turpe. Lavdi heroit, Ise Boletinit.
Turpi u takon atyre qe jane ne krye jo popullit, por vetem disa tru shplare qe nuk e dijne historine e vertet mund te flasin keshtu
Ajo qe bie me shumë në sy është SE ne vitin 1911 kishte trena dhe linje hekurudhore deri ne Shkup dhe Prishtinë. Ndersa ne Shqipëri njeh vetem gomari. Ne ate kohë, vije me tren, nga Stambolli deri ne Shkup. Ndersa ne Shqipëri, hekurudha ishte "haram", si mishi i derrit. I pari qe ndertoi hekurudha ne Shqipëri (per të mos permendur dekovilin e Italise), ishte sistemi komunist i Enver Hoxhës. Por pas vitit 1991, regjimi dhjerokratik i Sali Katunarit i konsideroi hekurudhat si veper mizore e komunizmin, dhe i shkaterroi, sepse "ka me na ndertue Dajë Amerikani edhe ma t'bukura". Dhe katunarët fanatikë vdisnin njesoj, si per Sulltanin, edhe per Enverin, edhe per Saliun.
Turpe turpe. Turp per ty. Qe nuk dine histori dhe shfaq iluzione. Sulltani ishte mbreti shqiptareve. Isa Boletini ka qene komandanti i Gardes Dhe roje personale e sulltan Abdyl Hamidit. Perandoria Osmane nuk ishte vetem e myslimaneve por e te gjitha feve. Ndertoj kisha per te krishteret ne cdo ane te saj. Stambolli ku akoma dhe sot eshte kryeqendra e ortodoksizmit te botes ka qene kryeqyteti shqiptareve. Por ti je i vogel per tu marre me keto pune.
Paske ikur per lesh ore Ardit.
Garda pretoriane thjeshte fakte kam thene. Per sulltanet, sidomos per Abdyl Hamidin kane thurrur vjersha e poezi nga Gjergj Fishta e deri tek Petro Luarasi. Se nuk ke informacion i bie qe leshi je ti.
Shpejt, shpejt, nxito, se po te shajnë Turqine e zemrës, Turqine e gjakut! Përvishju komentuesit, por ne nje menyre qe te dukesh "objektiv", "historian"; fshihi emocionet, ashtu o biri i asqerit turk: lufto per gjakun tend!
Anadollake qe ekzaltohen kur ju vjen babe sulltani per vizite....flamuj,lira, namaz, "falje" per qafiret etj etj....midis tyre Hasan beu(Prishtina) heroi i leshit ne gjunje per mos tu bere lanet. Mungon Isa B. ne fakt, ki Isa jot, bashke me kryengritesit, ju drejtua Selanikut per te nxjerre nga burgu nje tjeter sulltan Abdyl Hamidin, ishte besnik i tij....nga ana tjeter, Ismail beu po ne keto kohe ne nje interviste per nje gazete Italiane, betohej se do t'i qendronte besnik perandorise, se do ta reformonin ate dhe qe, ndihej krenar si otoman. E gjithe paria e bejlereve e pashallareve anembane kater vilajeteve, kjo ishte, ne sherbim te se keqes. Ajo Evropa "kurve" me sakte, Austro-Hungaria, beri te mundur qe Shqipot te kishin nje shtet, po mbas nje shekulli ai perendimi "i mallkuar", krijoi nje shtet te dyte. Kur vjen per vizite sulltan Erdokani, anadollaket ekzaltohen po' ne te njejten menyre me hoxh krasniqet ne krye. Haxhiqamili eshte ngjallur, ate e shikojme tek Salehu,Edvini,Xhep Qosja, Hashimi e keshtu me radhe edhe shumica e popullit trushpelare qe i ndjek mbrapa,, tashme keto dy shtete, ngjajne si dy pika uji me vilajetet e kohes se Dovletit. Vari kkkk
Kete rrace perverse turkoshqipfolese e kemi prezente edhe sot e kesaj dite m'Albanistan..... fataleeeeeeee!!!
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Eshte film i pare shume here. Keshtu bene shqiptaret edhe me Italianet. Pastaj me sovietiket Pastaj me kinezet. Me pas me amerikanet. Sjellje qe te neverit vendin tend. Sa shume lepirsa , njerez pa shtylle kurizore ka ky vend.
E vertete nga historia edhe theniet: Erdhi turku dhe solli karagjyzelin. Gjyzelin e mori vete, karin na i la ne. Erdhi pastaj Italia na solli Karitasin. Tasin e mori vete, karin na i la ne. Pastaj erdhi Rusi, na solli karandashin. Dashin e mori vete, karin na i la ne. Cudi, kemi humbur gjyzelin, Tasin, Dashin dhe gjithenje kemi mbajtur Karin. Vend i vogel, mungese stabiliteti, shtylle kurrizore, apo perzjerje gjenetike popujsh pas renies se Skenderbeut, ku sperma te ndryshme prodhuan dhe forcuan kete specie, qe vetem di te lepije dhe shitet per 1 lire?
Shih si paskemi qene para 100 vjetesh. Te palare, te parruar, te piset, me veshje skandaloze. Thjesht turma te prapambetura. Dhe cfar mund te bente me shume Ahmet Zogu ne fillim dhe Enver Hoxha me pas me kete milet, qe per hir te se vertetes e emancipoi jo pak ??. Shume kane bere ne fakt nisur nga si kemi qene
Shkrim qe ka per qellim diskretitimin e popullsive te shtypura shqiptaret, bullgare - maqedonasit, dhe larteson ate te pushtuesit. Nje shkrim pa vlera.
E kari kari, shikoe ne foto si e kanë lënë bajraktarët e feudalët vetë popullin e tyre.
Vetem Enveri e beri Shqiperine Europiane , te arsimuar zhvilloi ekonomi industri , bujqesi , elektrifikimin e gjithe vendit , edhe ne majen me te larte coi energji elektrike , ku me para viti 70 ishin me llamba vajguri ose kandil. Kemi qene te nenshtruar e te pushtuar.. Enveri i dha dinjitet njeriut Shqiptar ..
Ina! Bravo. ASHTU VERTET. Vetem Enver Hodha ishte ai qe ngriti pristigjin e shqiperis ne te gjithe boten. Njerzit i imancipoi,u hoqi morrat nga qafa,hoqi kasollet,rrogozin,kandilin,hoqi injorancen,zhvilloi industrine dhe bujqesin nje faktor ky qe i dha nje zhvillim te papare ekonomise se vendit tone. Shqiperia u mbush me fabrika dhe uzina,kombinate ku zot te ketyre ishte vete populli shqipetar. Por Nje fatkeqesi e madhe erdhi si pa pandehur. Ne shqiperi u krijua PDSH me ne krye famkeqin dhe kryekriminelin Sali Berisha qe, i shkaterroi dhe i rrafshoi,i zhduku nga siperfaqja e atdheut brenda nje kohe relativisht te shkurte.Zi e madhe dhe kjo zi po na ndjek edhe sot. Sa te jete Saliu gjall,shqiperia do vuaj.
O Ina, Kujdes motra, se po të ngrihen kundra disa qe jane gjoja antikomuniste, por rrojnë me assistance sociale, dhe i ke ne proteste ne bulevard me dy gishta përjetë me Saliun. Është interesant. Të persekutuarit e vërtetë të komunizmin nuk flasin. Flasin kunder ata qe Enveri i denoi per vjedhje, ose ata/ato që e kishin Babin gjeneral ose me pozite, dhe pastaj na u internuan ne Kutalli te Beratit të punonin dhe jetonin bashkë me fshataret. Këta u internuan, sepse fshataret e Kutallisë e meritonin të ishin ne fshat. Nuk jam Enverist apo komunist, por kushdo qe ka nje fare aresimi e di që diktaturat nuk kane vetem të këqia. Kane edhe shumë të mira kolektive si aresimi, shendetesia, ndërtimet e veprave të medha, financimi i sportit, kultures, perqendrimi i prodhimit industrial dhe bujqesor, etj. Keto nuk mund t'i mohohen dot diktatures se Enverit. Mund t'i mohohen, por del idiot para popullit qe e jetoi vetevdimtaturen, dhe di ta beje vleresimin. Askush sot nuk mendon kthimin e komunizmit, por të vleresohen realist arritjet ne kohën e diktatures nuk do të thotë se je komunist. Por nuk vuajme per nihiliste, me të cilët ne talleshim edhe atehere kur thonim: "Pse diell është ky qe kemi ne ne Shqipëri? Diell kane ata jashte mër vlla. Ka lezet dielli ne Amerikë."
Prizreni,Shkupi,Gjostivari etj nuk jane shume larg.Kane nderru vetem kostumet.
jepi ymer bozi , hajt se vjen dita .ne pidh te kurves do shkoni te gjithe ju krimbat e janullit
Stergjyshrit tane!!!!!!!!!. O Zot! Kta sun jan rop, kta jane si primatet e xhungles. Vertet na jena poplli ma i vjeter n Ballkan ene ne Evrope?????. Po kallarja sun paska kone ne dallapt e rrobve te ktyne leshatorve te piset ene te veshun me rraqe? Heu bre, ani, por jane kene "patriota" te mdhaj se kan pre 7 dele me prit "BABEN" pre Stamollje.
Per organizimin e mitingjeve,Sala paska kopju Sulltan Mehmetin e V'te !! Ne mitingun e rradhes "koke katroret" do kene me vete edhe nje portret te Sulltan Saliut te I're .Tironci
Shqiperia ka qene vend feudal. Ne ate kohe Shqiperia ka qene si Evropa perendimore ne vitin 1400. Osmanet e ruajten feudalizmin, kurse Evropa e kishte hedhur poshte me kohe. "Turqit e Rinj" ndermoren disa reforma, te cilat ja kufizonin pushtetin sulltanit dhe ja jepnin parlamentit te sapokrijuar. Deputet ishte edhe Ismail Qemali. Ne fillim shqiptaret e priten mire levizjen xhonturke nga fjalet e bukura. Por pastaj, duke pare sulmin qe xhonturqit ndermoren kunder shkollave, arsimit e kultures shqiptare, u dolen kunder. Reformat e xhonturqve u hiqnin shume te drejta feudaleve shqiptare qe kishin sunduar vendin qe pas Skenderbeut. Keshte qe feudalet shqiptare organizuan kryengritje. Midis sulltaneve dhe xhonturqve pati ferkime te medha dhe feudalet shqiptare mbajten anen e sulltaneve. "Dum Baben" nuk ka lindur ne kohen e Haxhi Qamilit, por nja 100 vjet me pare se ai. Gjithashtu shqiptaret shihnin te sundimi turk njefare mbrojtje te trojeve te tyre nga pretendimet e shteteve te sapoformuara fqinje. Kjo shpjegon perse Sulltan Mehmeti V u prit me aq buje si me siper. Ne ate kohe (1911) shqiptaret kerkonin autonomi, jo pavaresi. Pavaresine e kerkuan nje vit me vone. Por mos i mendoni shqiptaret si nje komb unik, me nje ze e i papercare. Kete unitet e arriten ne kohen e Enverit. Edhe sot ne jemi te percare. Shih ne sa copa u thye PD-ja si te ishte ene qelqi.
Istorius Janus Romanus, Respekte. Vetem se je në pakicë. Shumica e atyre qe bejne politikat e sotme shqipetare, qe hane dreka e darka ne restaurantet e shtrenjta të Tiranës, duke u hapur bythesh me pasurine qe kane grumbulluar duke vjedhur shqipetaret, nuk kane as nje të dhjeten e intelektit tend dhe njohurive të tua. Pa të ofenduar, e imagjinon dot veten ne një tavoline ti, me Flamur Nokën, Xhelal Mziun, dhe Aldo Bumçin duke diskutuar "Kryengritjet shqipetare dhe levizja per pavaresi mbas Lidhjes Shqipetare te Prizrenit". Ose ta shtroj pyetje ndryshe: "Do arrish deri ne vetevrasje, apo do rezistosh?" Apo do marresh hak dhe do organizosh nje Russian Roulette me ta, me revolverin bosh? ( Ata nuk e dine qe është bosh.)
Pershendetje o mik i panjohur!
....ja dhe sot i shikon i zhgaraviten para xhamive ku dikur ishin shurtore lagje.
Ke shume te drejte islamizmi eshte e keqja e shqiptareve
Ke shume te drejte islamizmi eshte e keqja e shqiptareve