Nipi i inxhinier Gjovalin Gjadrit: Si gjyshi ndërtoi në Shqipëri, urën më unike në Evropë!

22 Mars 2023, 09:18Dossier TEMA

Nipi i inxhinier Gjovalin Gjadrit: Si gjyshi ndërtoi në Shqipëri,

Gjovalin Gjadri ishte një inxhinier konstruktor i shquar që ka projektuar dhe ndërtuar urat më të njohura në Shqipëri. Nipi i inxhinierit, Ervin Gjadri ishte sot në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv ku foli për veprat më të shquara të gjyshit të tij.

Ura e Matit është një nga urat më të vjetra dhe më të bukura në Shqipëri dhe inxhinier Gjadri ishte zbatues i ndërtimit të kësaj ure, që pati projektuese një nga studiot më të rëndësishme të kohës.

Por kulmin e arritjes së tij shkencore, inxhinier Gjadri e pati me projektimin dhe ndërtimin e Urës së Gomsiqes.

Ervin Gjadri tregoi në "Shqip" si e ndërtoi inxhinieri Urën e Gomsiqes, e cila u dogj nga okupatorët nazistë, për ta rindërtuar më pas pas çlirimit të Shqipërisë.

“Në urën e Matit gjyshi im ka qenë zbatues i saj. Ndërsa një ndër urat që ai ka pasur kulmin e arritjes së tij shkencore ishte Ura e vjetër e Gomsiqes. Ka një projekt tepër origjinal, që bëhej në pak vende të botës dhe gjyshi arriti ta bëjë në Shqipëri. 

Gjyshi e paraqiti projektin origjinal të Urës së Gomsiqes në Kongresin Ndërkombëtar në Berlin, në vitin 1936. Ai projekt u vlerësua jashtëmase nga pjesëmarrësit në atë kongres.

Më pas trupat gjermane gjatë tërheqjes nga Shqipëria e shkatërruan këtë urë. Fatkeqësia e urave është që në kohë luftë janë objekte strategjike. Kjo urë është një moment shumë i veçantë dhe kyç i karrierës së gjyshit, sa i përket krijimtarisë shkencore”, tregoi nipi i inxhinier Gjovalin Gjadrit.

6 Komente

  1. T
    Trotski

    I Nderuar Kujtimi i veprave te Ing.Gjovalin Gjadrit !!! Ervin te Rroni dhe Ta Kujtoni Pa lene menjane Babain Tuaj Egonin Inxhinier dhe Sportist i talentuar

    1. J
      Ja keshtu

      E pse na qenka kjo ura me unike ne Evrope more? Apo pirdhni te shfryheni

      1. P
        Prroji i Thate

        Ti besoj do kesh projektuar nja 30 ura...., ura per gomere

        1. I
          Inxh. Kosta

          Edhe po t'ia spjegoja nje gomari si ti se pse ajo ure ishte projektuar me metoda novatore per kohen, ti nuk do ta kuptoje kurre se je injorant qe nuk di as tabelen e shumezimit. Epoka e rrjetit i jep te drejten secilit budalla qe te shpalose gomarllekun qe mban brenda vetes. Ja keshtu.

        2. T
          Tani

          Te jesh inxhinjer dhe te thuash "pse na qenka kjo ure unike ne evrop" ta kisha pranu shprehjen...po nga nji cop mishi me dy sy qe s'merr vesh nuk e pranoj

          1. J
            Juliano

            Inxhinieri Gjadri, ka shum vepra që i kanë rezistuar kohës. Një ndër to, që ne kreqytetasit e kalojmë ç’do ditë, është dhe ura e madhe e bulevardit, Dëshmorët e Kombit. Respekte.

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema