Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë: Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…

20 Mars 2023, 12:07Dossier TEMA

Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë: Pak minuta para se

Nga Afrim Imaj

Në fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit të vitit 1983, një video misterioze që u shpërnda pak ditë para se të zhvillohej gjyqi i Fiqirete Shehut, e përgatitur me dëshmitë e saj gjatë procesit hetimor nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit, u shpërnda në të gjithë qytetet e Shqipërisë nga Jugu në Veri e cila u dëgjua me qendër zëri nëpër institucionet, ndërmarrjet e qendrat e punës të prodhimit më të rëndësishme në të gjithë të vendin. E veja e ish-kryeministrit të vetëvrarë në rrethana të dyshimta, pohonte me gojën e saj, tërë misterin e ngjarjes së bujshme si dhe “veprimtarinë e saj armiqësore” dhe të familjes Shehu gjithashtu. Të gjithë ata që kishin pasur mundësinë ta njihnin nga afër, habiteshin me dëshminë e Fiqirete Shehut, bashkëshortes së Mehmet Shehut, (ish-anëtare e Komitetit Qendror të Partisë që nga prilli i vitit 1952, ish-drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Partisë “Vladmir Iliç Lenin” në Tiranë), ndërsa pjesa më e madhe e popullit, punëtorë dhe fshatarë kudo ku ishin, e besonin verbërisht, gjithçka thuhej në atë video fantazmë, ku ajo rrëfente me bindje, komplote pas komplotesh, të ideuara nga bashkëshorti i saj dhe të tjerë, me qëllimin e vetëm për të realizuar vrasjen e udhëheqësit kryesor të Partisë, Enver Hoxhën!

Pas dëshmive të saj, udhëheqja e lartë e PPSh-së me në krye Enver Hoxhën, Ramiz Alinë dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isain, të cilët ishin ideatorët kryesorë të atij procesi dhe videos që iu server shqiptarëve me dëshmitë e Fiqrtet Shehut, mendonte se do të mbylleshin të gjitha dyshimet për vetëvrasjen e ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Por shpejt, njerëzit do fillonin të flisnin nën zë dhe të vinin në diskutim deklaratat e saj, duke menduar se ajo po përsërite çfarë i diktonin hetuesit dhe njerëzit e Sigurimit. Ndërkohë, lindën hipotezat e para, sipas të cilave, Fiqiretja ishte e detyruar që të bënte gjithçka, me qëllim që të shpëtonte pjesën tjetër të familjes, fëmijët.

(Vijon nga numrat e kaluar)

Vendimi i trupit gjykues

Trupi gjykues, gjatë gjykimit të çështjes, dëgjoi shpjegimet e secilit të pandehur, thëniet e shumë dëshmitarëve, administroi drejtpërdrejtë akt-ekspertizën, dokumente dhe prova të ndryshme materialo-shkencore, si dhe dëgjoi bisedimet e fundit, gjatë të cilave:

Prokurori kërkoi të deklarohen fajtorë të pandehurit për krimet që akuzohen dhe, në bazë të dispozitave ligjore që parashikojnë këto krime, përfundimisht të dënohen:

– E pandehura Fiqirete Shehu me 25 vjet heqje të lirisë,

– I pandehuri Llambi Ziçishti me vdekje,

– I pandehur Nesti Naste me 22 vjet heqje të lirisë,

– I pandehuri Skënder Shehu me 15 vjet heqje të lirisë.

Kurse në fjalën e mbrojtjes, të katërt pranuan fajësinë e tyre për krimet e akuzuara, deklaruan se janë penduar thellë dhe kërkuan dënim më të butë.

Trupi gjykues, duke u bazuar në faktet dhe rrethanat e çështjes:

VËREN:

Nga gjykimi rezultoi plotësisht e provuar akuza në ngarkim të pandehurve, anëtarë të organizatës kundërrevolucionare të kryesuara nga armiku-poliagjenti Mehmet Shehu. Ata në mënyrë të organizuar e të vazhdueshme, për një kohë të gjatë kanë zhvilluar veprimtari kundër RPSSH-së dhe PPSH-së, duke synuar të likuidonin me dhunë diktaturën e proletariatit dhe socializmin, të vendosnin diktaturën fashiste, borgjezo-revizioniste dhe të restauronin një rend kapitalist në Shqipëri.

Të pandehurit Fiqirete Shehu, Llambi Ziçishti dhe Nesti Naste, në bashkëpunim me armiqtë e tjerë dhe nën drejtimin e tradhtarit, terroristit dhe sabotatorit Mehmet Shehu, duke shfrytëzuar edhe postet shtetërore, kanë vepruar për të minuar sigurimin e jashtëm, kanë zhvilluar veprimtari terrori, kanë sabotuar në fusha të ndryshme të veprimtarisë shtetërore, kanë propaganduar kundër Partisë e shtetit shqiptar.

Veprimtaria armiqësore e të gjithë këtyre tradhtarëve të drejtuar nga poli-agjenti Mehmet Shehu, e lidhur ngushtë dhe përbën një të tërë me gjithë veprimtaritë armiqësore, duke filluar nga armiqtë Koci Xoxe, Nako Spiro, Sejfulla Malishova, Liri Belishova, etj., e deri tek grupet armiqësore të kryesuar nga Beqir Balluku, Abdyl Këllezi, Fadi Paçrami etj.

Duke u mbështetur në të gjitha provat e administruara gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykata arrin në përfundim se; e gjithë veprimtaria e tyre, paraqet në vetvete veprimtari plotësisht të organizuar, me karakter të qëndrueshëm, e cila udhëhiqej nga pikësynime të caktuara, veprimtari e zhvilluar në bazë të një plani të përbashkët.

Nga dokumentet dhe deponimet vërtetohet se që në vitet ’30-të, Zbulimi Amerikan rekrutoi si agjent, ndër të tjerë dhe Mehmet Shehun. Për të rritur kredon politike dhe për të krijuar kushtet që të depërtonte në lëvizjen revolucionare, agjentura amerikane, dërgoi atë për studime ushtarake në Itali, më pas në luftën e Spanjës, si gjoja luftëtar antifashist. Kjo agjenturë, së bashku me inteligjencën angleze, e kthyen Mehmet Shehun në Shqipëri në kohën kur shpërthente e fuqishme, flaka e luftës antifashiste Nacionalçlirimtare.

Por, ndërsa populli ynë derdhte gjak për lirinë e vendit, ata përpiqeshin ta sabotonin. Në krye të përpjekjeve, ishin anglo-amerikanët. Me këto u bashkua dhe revizionizmi jugosllav, sepse ata kishin kaptuar në krye të partisë jugosllave, Titon.

Emisarët titistë në Shqipëri, nisën të rekrutojnë në shërbim të zbulimit jugosllav (OZNA e atëhershme, UDB e sotme) disa nga kuadrot kryesorë si; Mehmet Shehun dhe Fiqirete Shehun, e të tjerë, të cilët u përpoqën të krijojnë kushte që Shqipëria të shndërrohej në një vend i varur nga Jugosllavia.

Agjentët jugosllavë, sidomos Mehmet Shehu dhe Fiqirete Shehu, Liri Gega, luajtën një rol të poshtër prapa shpinës së partisë, duke përdorur terrorin dhe duke mbajtur qëndrime sektare, me qëllim që të godisnin, diskreditonin e të shkëpusnin popullin nga Partia Komuniste.

Sipas detyrës së caktuar të Anglo-Amerikanëve, Mehmet Shehu vuri në rrezik Shtabin e Përgjithshëm, gjatë operacionit gjerman të dimrit në vitin 1943-1944, u përpoq të pengonte kalimin e Divizionit të Parë në veri dhe asgjësimin e plotë të ushtrisë gjermane në Tiranë e, të bandave të Abaz Kupit me shokë.

Poli-agjenti Mehmet Shehu, ka vepruar me synim që, pas luftës në Shqipëri të vendosej rendi borgjez, ku në krye të ishin kapitalistët e shfrytëzuesit. Qartë pasqyrohej ky qëllim në të ashtuquajturin “program politik”, të përgatitur 40 vjet më parë dhe u gjet në kasafortë pas vetëvrasjes. Ky program është i përqafuar edhe nga Fiqirete Shehu, e të tjerë.

Vetë kjo e fundit, shpjegoi: “… Mehmet Shehu më ka thënë se; Kadri Hazbiu në vitin 1943, ka vajtur në Çorrush, tek shtëpia e Mehmet Shehut. Aty Mehmeti i ka lexuar programin Kadriut, dhe këtij i pëlqeu shumë dhe tha që; është dokument me rëndësi të madhe”!

Sikurse rezultoi nga zhvillimi i gjyqit, titistët dhe ambasada sovjetike në Tiranë në vitin 1956 organizuan komplotin antiparti në Konferencën e Tiranës. Në krye të komplotistëve dhe nxitës ishte Mehmet Shehu. Për këtë aktivitet, Fiqirete Shehu deponoi: “… me porosi të UDB-së, unë u vura në lidhje me Feçor Shehun … dhe me agjentë të tjerë që UDB-së, kish vendosur t’i hidhte në veprim të hapur…”, këtë moment, ajo e konkretizoi edhe gjatë gjykimit të çështjes. Ndërsa agjentë më me peshë, si: Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku, ishin lënë në rezerve, për të sulmuar në çastin vendimtar”.

Është shumë e qartë se; pohimet e Fiqrete Shehut, janë marrë në kushte të dhunës dhe presionit ekstrem, se ajo mund të ketë pranuar të pohojë e firmosë, me qëllimin e vetëm për të shpëtuar fëmijët dhe se dukshëm gjithçka, është hartuar nga Sigurimi i Shtetit. Po përse lipsej një shfaqje e tillë?

Ka të ngjarë që, gjithçka të ketë pasur lidhje me vetëvrasjen apo vrasjen e Mehmet Shehut dhe leximin e vështirë të këtij momenti nga një pjesë e konsiderueshme e popullit, që mendoi se bëhej fjalë për një tradhti të madhe. Kjo sepse Shehu ishte një nga figurat me besimin, apo kultin e individit tepër të betonuar në një pjesë të popullit.

Kështu që për të shpërbërë këtë mendim të rrezikshëm, Hoxha dhe të tijët duhet të kenë organizuar nxirjen e figurës së Shehut në maksimum. Një maksimum që në çdo rast ishte më i besueshëm nëse do të artikulohej nga goja e njerëzve më të afërt të tij. Për këtë bën fjalë edhe përmbajtja e shkrimit të mëposhtëm.

“Të eliminohet me çdo kusht Enver Hoxha. Mehmeti të marrë në dorë frenat e pushtetit!”. Këtë rekomandim së të huajve, Fiqirete Shehu, e veja e kryeministrit të vetëvrarë, duke dëshmuar në gjyqin e gushtit ‘83, e vlerëson edhe si një apel të miqve së të shoqit, por edhe si urdhër i prerë të tyre për të bërë tjetërsimin e pushtetit në Shqipëri.

Sipas saj, Mehmet Shehu këtë plan e ka pasur shumë herët, qysh në vitet e luftës. Sakaq e veja e ish-kryeministrit, sjell para trupit gjykues, një retrospektivë të përpjekjeve të fshehta, që ka bërë i shoqi i saj për shmangien e Enverit nga kreu i Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe drejtimi i Partisë Komuniste.

Për herë të pare, Fiqirete Shehu zbulon faktin e panjohur lidhur me dështimin e inkursionit të Brigadës së Parë Sulmuese, e cila u thirr me urgjencë për t’i ardhur në ndihmë Shtabit të Përgjithshëm, që kishte mbetur i rrethuar nga gjermanët gjatë operacionit të dimrit të vitit ‘44. Ndërkaq, gruaja e kryeministrit komunist, bën të ditur misterin e veprimeve në prapaskenën e Beratit, ku shmangia e Enver Hoxhës, gati u realizua, por nuk gjeti mbështetjen e duhur për ta zëvendësuar.

“Mehmet Shehu, u shpreh në gjyq Fiqretja, ka bërë disa herë përpjekje për ta eliminuar sekretarin e parë, por në asnjë rast nuk ka mundur”. Në kujtesën e saj, kanë mbetur përpjekjet e bëra në fillimin e viteve ’70-të, për të ndërlikuar shëndetin e tij, me anën e mjekëve personal dhe operacioni sekret me agjentët jugosllavë për, të siguruar helmin me veprim të vonuar, i cili nuk u realizua asnjëherë….!

 “E dënuara numër tre”

(Fiqrete Shehu, në Burgun e Zeimenit, Lezhë)

Ishte 11 shtator i vitit 1988, kur sapo kishte filluar të ndihej era e liberalizimit, gardiani i burgut të Zejmenit në Lezhë, do të thërriste për herë të fundit gjatë apelit, gruan që prej shtatë vitesh e gjysmë, endej nga njëri burg në tjetrin: “E dënuara numër tre”.

Pas kësaj, në rrethana krejt të dyshimta, ajo ndërroi jetë, pasi pak orë më pare, ishte në formë, ndërsa u transportua natën prej ushtarëve të burgut, në varrezën e fshatit ku u varros në prani të mjekut të burgut, firma e të cilit konfirmoi vdekjen.

Mënyra e vdekjes së Fiqrete Shehut, ka mbetur enigmatike ashtu si vetëvrasja e bashkëshortit të saj. Ndërsa ajo e ish-kryeministrit, vërtitet midis vrasjes dhe vetëvrasjes, bashkëshortja e tij, nuk dihet nëse e helmuan apo pati një vdekje natyrale, e stimuluar nga torturat e vazhdueshme dhe jeta e vështirë e qelisë.

Skeda

Dokumente arkivore për vdekjen e saj, janë të paktë dhe për më tepër të paplotë. Vdiq e dënuara numër tre”, “u varros e dënuara numër tre” apo, “konfirmojmë vdekjen e të dënuarës numër tre’’.

Vetëm këto fraza, përmbajnë proces-verbalet e mbajtura nga komanda apo administrata e burgut të Zejmenit në Lezhë. Ndërkohë, në zyrat e Gjendjes Civile, as që bëhet fjalë që ajo të jetë çregjistruar. Po kështu, në dosjen e saj, nuk ka asnjë skedë të vdekjes, apo autopsi të saj. Vetëm pasi janë bindur se ka ndërruar jetë, tre ushtarë, që bënin rojë në burg, e kanë transportuar trupin e saj, në periferi të fshatit, aty ku ndodhej një varrezë e vjetër.

Në prani të mjekut të burgut kanë hapur gropën dhe pasi kanë nënshkruar procesverbalin e rastit, natyrisht duke e quajtur “e burgosura numër tre”, e kanë mbuluar në varr. Varri mbeti pa asnjë shenjë dalluese, por pak nën sipërfaqe ishte vendosur një shishe qelqi, siç duket për të mbetur shenjë për më vonë.

Varri

Më vonë, pas vitit 1990, kur nisën ndryshimet demokratike, në këtë varrezë, u gjetën edhe mjaft kufoma të tjera, ish-të burgosurish që, kishin vdekur gjatë kohës që vuanin dënimin. Siç duket, diktatura komuniste, i druhej faktit, që një ditë të vërtetat do të bëheshin publike, ndaj kujdesej të zhdukte sa më shumë prova.

Thuajse të gjithë varret që janë gjetur në varrezën e vjetër, në periferi të fshatit Zejmen, kanë të njëjtën formë dhe të njëjtën mënyrë varrimi, natyrisht, duke i’u vendosur një shishe qelqi për shenjë.

Por ndryshe nga të tjerët, Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, pohon se kunatën e tij, e kanë helmuar në burg. Duke iu referuar një prej bashkëvuajtëseve të Fiqretes, e cila kishte ndarë momentet e fundit me gruan e ish-kryeministrit Shehu, pohoi pak kohë më parë se, pak çaste para se të merrte fund, Fiqretja ishte thirrur në komandën e burgut.

Helmimi

Ndryshe nga momenti i largimit nga qelia, ajo ishte kthyer e dërmuar dhe me tjetër ngjyrë në fytyrë. Kjo sipas vëllait të ish-kryeministrit, tregon se kunatën e tij, para se ta helmonin e kishin droguar.

Siç duket, gjithçka është bërë për t’i vjelë asaj edhe një “dorë të fundit” informacionesh. E dërmuar, siç ishte në momentin e kthimit në qeli, ajo i ka kërkuar shoqes së qelisë, t’i jepte kostumin që kishte në gardërobën e sajuar të qelisë.

“Pse, ku do të shkosh”, e kishte pyetur ajo kurioze, ndërsa ia kishte afruar kostumin te shtrati. “Për rrugë të gjatë, për botën tjetër”, i ishte përgjigjur Fiqiretja dhe kishte mbyllur sytë, e cila siç duket ishte informuar për helmimin, ose të paktën e ka kuptuar efektin e tij pasi e ka konsumuar.

Duro Shehu, rezervohet të përmendë emrin e personit nga e ka marrë informacionin. Të vetmet detaje që pohon për të, thotë se, ishte me origjinë nga Vlora dhe vuajtjet nëpër burgjet e komunizmit, e bashkuan me kunatën e tij. Duke vazhduar për momentet e fundit të kunatës, Duro Shehu, thotë se dëshmitarja e vetme e çasteve fatale, i ka thënë në konfidencë se; Fiqireten para se ta helmonin atë ditë e kanë droguar.

Shoqja e qelisë: Ç’më tha Fiqiretja, pas përfundimit të gjyqit

Ajo kishte vite që vuante nga një sëmundje e rëndë dhe rrinte tërë kohës në krevat. Asokohe kishte kapërcyer të 80-at dhe thoshte se do të rrojë gjatë. I kishte tjetërsuar jetën dënimi disavjeçar, ndërkohë që, çdo gjë e kishte nisur nga e para, në fillimin e viteve ’90-të.

Kishte qenë bashkëvuajtëse me gruan e ish-kryeministrit dhe kishte ndarë me të, të njëjtën qeli. Kanë folur për orë të tëra bashkë, si dy gra të përvuajtura e pa shpresa. Ruante kujtime të shumta nga brengat e Fiqrete Shehut dhe mendonte që shumë prej tyre, nuk ka për t’i zbardhur asnjëherë.

Ajo pranoi të rrëfejë “Anonimja”, me kushtin për mos t’u identifikuar, për arsye të forta, siç kumtoi me një aksent verior, vetëm për disa përjetime njerëzore.

Gjatë bisedës, i duhej të ndalonte disa herë ,si për të verifikuar çfarë tregonte. Ndjehej e tunduar se mos, spontaniteti e shtynte për të rrëfyer ato që mendonte se janë të panevojshme e delikate, për t’u bërë publike. Gjithsesi, ishte e përmbajtur dhe e saktë për, aq sa risillte nga shoqëria me gruan e kryeministrit, gjatë ditë-netëve të qelisë së errët…!

“Mirë puna ime, deficiti, sabotimi, po me ty çfarë ka ndodhur”? Me këtë pyetje, siç thoshte, është përshëndetur për herë të parë me Fiqrete Shehun, teksa i është shfaqur në qeli bashkëvuajtësja nga veriu.

“Ku ta di unë e gjora”, kujtonte përgjigjen e saj, ish e dënuara që kishte ndarë qelinë, me të venë e Mehmet Shehut.

Ajo thoshte se Fiqreti, rrinte e tronditur dhe hera-herës bënte veprime të pakontrolluara. Fillimisht, shprehej bashkëvuajtësja e saj, nuk kishte dëshirë të fliste e të rrëfehej dhe dyshonte për çdo gjë që e pyesja.

Vonë-vonë, kur u miqësuam pranoi të më hapej, po përsëri shumë e rezervuar, atë e dërmonte dilema e kryqëzimit të papritur të të gjithë familjarëve të Mehmetit. “Kjo paskej qenë një ëndërr e çmendur”, kujtonte shoqja e saj, psherëtimat e Fiqiretes, ndërkohë që i kishte mbetur në kujtesë, habia për akuzën e tmerrshme, sipas së cilës, ata do të vrisnin Enver Hoxhën…!

Enveri u vuri emrat, djemve të Mehmetit

Drama e familjes së Mehmet Shehut, për Fiqireten ishte pasojë e një tërbimi të papritur të Enverit. Gruaja që ka bashkëjetuar me të në qelinë e ftohtë, kujtonte se, e veja e ish-kryeministrit, e quante alibi të pakuptimtë, qëndrimin për fejesën e të birit me Silva Turdiun. Madje, ajo i ka treguar se Enveri, bashkë me Nexhmien, kanë qenë nga miqtë e parë që, i kanë uruar për këtë fejesë.

Sidoqoftë, pak kohë pas kësaj, Enver Hoxha, miku më i afër i Mehmetit, do të derdhte tërë bateritë mbi të, madje do ta kryqëzonte si, një armik të betuar të Partisë. Siç kujtonte ish- e burgosura, që kishte ndarë qelinë me Fiqreten, asnjëherë ajo dhe familjarët e tjerë, nuk e morën vesh shkakun e vërtetë të armiqësimit të papritur, të Enverit.

“Ata ishin më shumë se dy vëllezër, por”, kujtonte bashkëvuajtësja e Fiqiretes, rrëfimin e saj. Ajo ka mësuar në bisedat e atyre ditëve se, Enver Hoxha, në emër të miqësisë me Mehmetin, ka bërë edhe pagëzimin e djemve të tij. Emrat Vladimir, Skënder e Bashkim, djemve të tyre, i ka thënë Fiqiretja, ua ka vënë Enveri…! Memorie.al

28 Komente

  1. G
    Goliku

    Ouuuu, aferim o Afrim! Na paske bërë një zbulim të madh, me vlera historike dhe ndërkombëtare, e paskan helmuar Fiqireten. Kur i pranon Mero Baze, në gazetën e vet, marrëzira të tilla, nga koshi i plehrave të historisë, pse të mos shkruani ju, plehragërmuesët!?

    1. G
      Goliku Planunin e Grurit. !

      Goliku He cthone te vjelat e Dimrit , drute ,domatet , Rrushi , Turshite , pekmezi mire. ! ha po e tejkaloni normat mbi 99. %. . Mos ndjelle fatekeqesi ne Familie per Njerezit qe kane vuajtur ,,dhe e vuajne akoma Femijet e tyre .. Vertete ishin Kriminele dhe duart i kishin te lyer me gjake ,dhe fundi vdiqen keqe e me keqe se ashtu e meritonin..Por te pakten mos u beje qesharake me talljet..

      1. R
        Raimond vlonjati

        Duhet qe ai vellai i Mehmetit ti kerkoje SPAK, te behet nje nalaize kimike e eshtrave te Fiqretit qe te vertetohet nese eshte helmuar apo jo, Dhe analiza e njxerr shume lehte te verteten. Nga ana tjeter ,ky Vellai i Mehmetit, duhet ti kerkoje SPAK, te arrestoje ate personin mendohet se ai e ka thirur per here te fundit Fiqretin, dhe ta hetojne . Qe nqs nga hetimi ai del fjator , te denohet ai bastard , po qe se eshte gjalle akoma. Ose te pakten Djali i Mehmetit ti kerkoje SPAK, te beje hetime [per vrasjen e Fiqretit, sepse eshte helmuar ne burg , dhe dikush duhet te mbaje pergjegjesi

      2. G
        Goliku Planunin e Grurit. !

        Goliku He cthone te vjelat e Dimrit , drute ,domatet , Rrushi , Turshite , pekmezi mire. ! ha po e tejkaloni normat mbi 99. %. . Mos ndjelle fatekeqesi ne Familie per Njerezit qe kane vuajtur ,,dhe e vuajne akoma Femijet e tyre .. Vertete ishin Kriminele dhe duart i kishin te lyer me gjake ,dhe fundi vdiqen keqe e me keqe se ashtu e meritonin..Por te pakten mos u beje qesharake me talljet..

        1. B
          Bukurie

          Mehmet Shehun Nuk e rehabilitoj demokracia , kuptohet qe fejesa u sajua me vjen keq per femijet sepse Jane te pafaishem, por Nuk Kane qene Pa traditi Nuk harrohen masakrat e Mehmetit sidomos ajo e Mirdites ndaj me gjithe respekt in qe kam per shkrim shkruesin qe eshte letrar i zoti dhe me shume potencial sepse gjithmon kete ma thoshte vellai I’m qe kishin punuar bashke ne Revisten 10 korriku dhe Gazeten luftetari ne mos gabohem , e lexoj cdo fjale te tije ne gazeta por Mehmet Shehu ka vrare dhe qe me i eger se Enver Hoxha, ndaj ndonjehere them uaaaaa ca behet keshtu sepse dihet qe jo te gjithe ishin tradhetare por ama Mehmeti ishte agresiv.

          1. b
            ben

            Akoma beson tek perrallat e Enverit juve? Mehmetin mundet ta quash te cmendur ose cfaredo emri qe te te vije ne mendje, por kurre tradhetar. Problemi eshte se Enveri e shikonte ate si nje rival te mundshem. Ai qe e ka njohur sado pak karakterin e Mehmet Shehut e di shume mire se po te kishte patur ndermend qe te eleminonte Enverin, do ta kishte bere pa as me te voglin ngurrim. Mehmeti njihej per kekofortesine dhe trimerin deri ne idjotizem, ndryshe nuk do kishte vrare veten. Jane perralla ato qe thone se u vra nga Enveri. Ai vrau veten ne menyre qe te shpetonte familjen, por hesapet e mbeshtetura tek miku i tij, Enveri nuk i dolen te sakta, pasi Enver Hoxha ishte nje kriminel i lindur dhe paranojak. Me mire te mos merren me me keto dy figura te se kaluares se erret te vendit tone. Veprimet e tyre i kemi vuajtur per mese 50 vjet.

          2. M
            MAKBETHI

            Tani, ketu ka disa gjera qe nuk na i pranon logjika dhe arsyeja. Mire se Enveri paska qene i poshter e kriminel dhe se Fiqireten e paskan torturuar dhe mendoi te shpetonte femijet dhe, per kete shkak, genjeu ne hetuesi dhe ne gjyq. Po mire more zoteri ! A ka mendje normale ne kete bote qe te besoje se nje tufe personalitetesh ( ministra, zevendesministra, drejtore drejtorishe, te dy djemte e Mehmetit etj.etj. ) paskan genjyer veten dhe qenkan treguar te dobet te gjithe duke pranuar faktin e venies ne sherbim te agjenturave te huaja si dhe takimet me zbulues te huaj ?! Lerini marrezite dhe vetediskreditimet ! Nuk behet historia me pasione e mashtrime sic duan te na e tregojne Afrimat e gjithfare njerezish pa dinjitet sot.

          3. I
            Iso

            Kjo "shoqja" e qelise duhet te kete qene spiune,ndryshe munde te jepte emrin e saj dhe te fliste hapur.te hapen dosjet te cilat sali vuku nuk i hapi kurre por edhe disa mund ti kete zhdukur.

            1. P
              Pilo Lala

              Te gjitha keto "fakte", jane simbas deshmise se nje gruaje "Qe ju do te miren", thoshte drejtori tek Pallati 176. Mua me cudit pse keta te Ballit, Legalitetit, dhe me vone ata qe nxorri armiq Enver Hoxha, nuk nxorren ndonje historian, te mblidhte fakte, deshmi, por vazhdojne akoma me "Anonime". Cfare frike ka ky autori te nxjerri emrin e asaj gruas ne qeli, te vertetoj ato qe shkruhen? Kjo histori me kujton ate barsaleten e atij qe po bente nje liber per jeten e tij, por po priste qe te vdisnin edhe nja dy vete qe e njihnin. Cudi si mund te ngelen shpifesa keta njerez te percipte, edhe pse moren drejtimin e Instituteve te Historise, Akademise Shkencave, e plot agjensive te propagandes, perseri shkruajne pacavure. Perse ti o imjere vazhdon te shkruash hipoteza, kur ti ke ne dispozicion te gjitha arshivat? Asnje leter nuk u zhduk, as trupi Fiqiretes. Ku eshte sot trupi i Remzi Hoxhes, pse nuk gjendet? Edhe ate shteti e zhduku, por nuk i gjenden kockat.

              1. P
                Prroji i Thate

                Ke te drejte Pilo. Simbas ketyre "akademikeve", asnjeri nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale, te gjithe i kane helmuar, vrare. Me e bukura eshte se japin argumenta, qe as nje femije i klases gjashte nuk i ha. Prandaj edhe jane katandisur keshtu, si maqinat pa timon. Shikoji si zihen, kane marre ne krye nje Sekretar Partie tu zgjidhi hallin, ai po i ben lesh arapi.

              2. I
                I merzituri

                O Afrim, ndroje emrin ,beje LARGIM ! Po e qelb ambientin me keto fantazira te pista. Leri te vdekurit te flene rehat ,ne banesen e tyre te fundit !?

                1. U
                  Une

                  Deri kur do te vazhdojne shpifjet me emra anonim

                  1. K
                    Km

                    Afrim,meqe i Ke hyre ketij rehabilitimin te familjes Shehu ,botoje te plote regjistrimin,Sic e kemi degjuar ne ate kohe.Une e kam degjuar 3 here,vellai YT nj e here(respekte per te ,Ka qene djale i mire).se dyti ,krimi i tyre ,Pra akuza ,eshte pranuar nga te gjithe,Edhe nga Fiqeretja.Te kam rixha,botoje dhe fjalen e mbrojtjes te Fiqeretes.Meqe nuk Ke dijeni,meqe deshmitare e kohes Kane vdekur,futu ne arkivat e UDB, te I S englez dhe do te gjesh per lidhjet e hereshme te F iqes ,Metit me keto agjentura.Po patè kellqe ,futu Edhe ne arkivat e SIM te kohes se paraluftes,kur Metti ishte me studimet.Kete te fundit e sqaron,Jo Enveri,por ish gjenerali mallakastriot i Ministrise se Brendeshem,denuar Edhe per spiunazh,ne nje interviste dhene ne shtyp vitin qe shkoi.Ka patur Edhe veterane me aktivitet ne Tiranes qe flisnin per lidhjet intime te Fiqes dhe Dushanit,si selsuale ,Edhe spiunazhit.Vojo Kushin e dekonspiroi Fiqja te Dushani,dhe ky ne kuesturen e Tiranes.Per ta mbyllue,mblidhi keto te dhena,por Jo gjysma gjysma,bej nje dosjedhe kerko ne gjukate rigjykimin e Fiqes dhe Metit dhe kerkoni pafajesine,denimin e padrejte dhe shpallini heroj.Pastaj ,si dikur ne gazeten "luftetari"na frymezo me urrejrjen ...ndaj Enverit,(Jo ndaj armikut te klases).

                    1. L
                      Liria

                      Te pandeha serioz, por na dole karagjoz o Km. "Vojo Kushin e dekonspiroi Fiqja te Dushani,dhe ky ne kuesturen e Tiranes" (?!) Hapu varr te futemi se me kete Km. te cmednur nuk jetohet me!

                      1. R
                        Raimond vlonjati

                        Ky KM , duhet te jete ndonje nga ata spiunet e Sigurimit qe ka marre pjese ne keto pislleqe kunder Familjes se Mehmetit Ti o KM, qe duhet ta kesh emr e mbimer Kelysh Muti, po te them une qe i kam lexuar dokumentet Amerikane ku flitet per Enverin dhe Mehemtin dhe per Mehmetin nuk thuhet azgje fare. Ndaj ato peralla qe thua ti per Mehmetin ka qene spiun etj,jane vetem per ata lopcaret dhe ndodhsta erdhe per gopin e sateme, se kuptoohet qe joteme ka qene rrot kurve, dersia ka nxjerr nga vrima nje Krimb bythe si puna jote , ok KM te shkerdhefsha cte mban pragu, se desh te shava mot muti Edhe ate genjeshtren qe thua se "na paska qene Fiqreti dashnore e Mugoxhes " hahahahahaha -Boh ca rrac muti qenke ti , ! Ti qenke tamam si ata koprativistet spiune te Dulles , qe besonin cdo bajge qe nxirte Dulla me genjeshtrat e tij prej sharlatani. Mugoshen e ka njohur i pari Enveri , dhe Enveri bente be per koke te tyre, Ndoshta sic duket ngaqe ata i benin Dulles "pastrim hoxhaku" ata ndaj dhe Dulla vdiste pas sllaveve , Po ke te drejte ti flasesh keshtu mor mut muti, se ai Mehmeti vete ishte trim dhe po ta kishte mendjen kunder Dulles, ai e vriste Dullen kur ti donte trapi gjate luftes . Dhe eshte treguar hajvan qe nuk e vrau si nje qen, se Dulla dukej qe ishte tip mashtruesi. Duhej ta vriste pa hezitim. Dhe ajo qe eshte me idioteske eshte qe ai Djali i Mehmetit nuk e merr haken tu shkerdhej motren Djemve dhe vajzes se Enverit, ti djegi te gjalle . Na perhap keto genjeshtra ky spiuni KM qe te mbaje gjalle ato pisslleqet kriminale qe bente Dulla , duke poshteruar edhe femrat Komplet rrac muti , legeni , Duhet qe SPAK te hapi hetim penal per kete ceshtje dhe te behet Analiza kimike e eshtrave te Fiqretit qe te merret vesh nga se ka vdekur, Se ajo paska qene reth 80 vjece ,Ne ate moshe aq te shtyre ajo tregon qe ka pasur zemren to. Se zemra nuk semuret ne moshen 80 vjec. Po ke vajt ne ate moshe tregon qe e ke zemren top, dhe do vdesesh nga semundje te tjera , por jo nga zemra Nqs ke probeme me zemren ato probleme fillojne ne moshe 50-60 vjece dhe nuk shkon shume . Ndaj patjeter duhet hetuar vdekja e Fiqretit, sepse ate e kane helmuar, qe te mos disrketitoheshin per pisllekun qe beri Dulla kunder Mehmtit . Edhe KM , te shkerdhefsha c'te mban pragu, lopthi, se mo harroj. Se mendje eshte edhe harojme o mut muti 400 breza

                      2. N
                        Nxenes ne Diktature

                        @@ KM..i nderuar..a nuk me thoni se cfare ishte SIMI?? dhe c´fare roli Kishte???

                      3. A
                        Arber

                        Pordhe me rigon. Kjo rubrikë e gazetës "Tema" është për idiotët shqiptar. Budallallëqe 30 vjeçare.

                        1. K
                          Kulaku

                          Lerini format e talljeve ne koment....se ne te vertet dicka e formes se till ka ndodh me fiqiretin...sakt e kan heluar...per mos me ardhjen e demokracis...do te hidheshin posht te gjitha...dhe kjo situat do rendonte denimin politik te Ramiz Alis me shok....qe akoma dhe sot historikisht...mohojne gjithshka negative ne rugen dhe politiken e tyre

                          1. P
                            PER TRU SHPELLARIN

                            SA ISHTE GJALLE MEHMET SHEHU E FECORRI JU KA QR JU QE SHKRUANI E KENDONI TANI.MOS U CUDISNI SE JU KA Q PRTAGUN CDO MALOQEJE TE BASTARDEVE SHPELLARE.JENI NIPER E MBESA TE KETYRE DY BURRAVE MOS E HIDHNI POSHTE BABEN E GJYSHIN HE FARE E NDYRESISE ESHTE MUNDU ME PERMISU RRACEN BRE

                            1. n
                              neseba

                              Gërmo o Tare se qenin e ngordhur do të gjesh. Ju që kini mbajtur pozicione partie në atë kohë dhe me ndrrimin e sistemit ndrruat menjëherë ngjyrë, ju jeni më të rreziksmit e këtij kombit.

                              1. l
                                lenci

                                @Km... Ti duket qe je horr. Kush eshte ky gjenerali i Ministrise se Brendshme nga Mallakastra qe paska folur per perkatesine agjenturore te Mehmetit e te tjereve nga familja e tij? Nga Mallakastra ka qene vetem nje gjeneral. Ky ishte Mehmet Shehu. As Fecori nuk ishte gjeneral. Duhet te kesh roitur qe te besosh shkrimet e Duro Shehut. Familja e Mehmet Shehut iu neneshtrua hetuesise dhe pranoi cdo gje qe i urdheroi ajo. Gruaja qe ka dhene interviste Afrim Imajt ishte bashkepuntore e Sigurimit. Ishte vene ne qeli me Fiqretin per te spiunuar ate. Fiqreti vdiq nga zemra. Kane folur edhe mjeku ligjos, qe i ka bere edhe autopsine, edhe eksperti kriminalist. Ka dokumente per kete. Afrim Imaj boton e boton sepse keshtu siguron rrogen e tij. Te botosh proceset hetimore te sigurimit eshte nje poshtersi. Ato procese i bente vete sigurimi. Fiqreti dhe llafazani Bashkim Shehu vetem i ciceronin ato.

                                1. B
                                  Buda

                                  Z. Afrim Imraj, nuk te njoh, por nga sa lexoj nga keto hartimet fantazma te tua, meqenese ke qejf te merresh me studime historike, te keshilloj te vazhdosh vete nje here studimet ne degen e Historise te Fakultetit te Historise e Filologjise, te mbrosh Masterin dhe Doktoraturen, pastaj do te shkruash krejt ndryshe.

                                  1. J
                                    Ju qifte Kina e India o legene, spiune te serbise

                                    Na rrufshi karin mos beni interesantin tani per te mbrojtur keta spiune te fellliqur e antishqiptare te betuar.O loqja autor i ketij mender shkrimi duhet te dish se ajo shoqja e burgut ka tall picken me ju pasi ka qene bashkepuntore e sigurimit te shtetit

                                    1. N
                                      Nxenes ne Diktature

                                      Fakte eshte:Te gjithe ata qe pane Trupin Mehmet Shehut te "Vetevrare" Vdiqen.. 1-I biri Vldimir Shehu...sikur se u tha.."Kapi korentin"??????? 2-Lalambi Zicichti...U Denua me vdekje se kur beri Ekzaminimin e Kufomes se Mehmetiti THa:Kete e kane VRARE... 3-Fiqiret Shehu,u be pre e intrigave te Enver Hoxhes, dhe Ramiz Alise...per te shpetuar Femijet sic dhe ju premtua.."Pranoj veprimtarine Armiqesore te Poliagjentit M:Shehu"..u Helmua apo u Vra??? 4-Kadri Hazbiu, ishte i destinuar per tu Vrare nga Enver Hoxha..biles ky i fundit u perdore keq nga Ramiz Alia..por Hoxha nuk Falte askende.. @dhe me e redesishmja:Si na qenka M.Shehu A>gjnete i JUgosllaveve..kur Enver Hoxha ishte ai qe Shkerdhehej me Miladin POpovicin dhe Dushan Mugoshen qe me 1941-shin??kohe kur M:Shehu ishte i Burdosur ne France?? po vete Enver Hoxha a ishte Agjnete i dikujte??Apo vetem Shehu ishte?? dhe se Fundi:Si eshte e Mundur qe nje Poliagjnte "Vetevritet" ne Krevate,dhe biles le Dokumente dhe Fakte qe e Implikojne si Agjente==========???????

                                      1. f
                                        fiq reta na del e mire sot

                                        po si thote shoku aferim,"puntoret dhe fshataret u besonin verberisht keto gjera",po sot more aferim nuk po besojne verberisht kriminelin e vicidolit,ku nje pordhe leshon vampiri edhe cecenet kenaqen me eren e malokut cjap,flet e vjedh iliri me muniken,jo qe pioneret e jales edhe dhjerokratet qe deri dje e donin ne burg,e sot e adhurojne,por edhe drejtesia ju beson verberisht e ata genjejne ata puntoret e fshataret qe besonin enverin....

                                        1. D
                                          Dani USA

                                          Po ta kishte eleminuar Mehmeti Enverin nuk do ishte mire per Mehmetin pore per Shqiperin dhe popullin do ishte mire se ne krye te shtetit do kishte ardhur nje burre shteti dhe jo Ramiz Alia nje qofte qe la Sali agjentin e serbit qe punoi per serbin dhe shkaterroi Shqiperin me themel Mehmeti me te metat e tija qe kishte po kishte dhe shume te mira se ishte trime dhe i zgjuar dhe Shqiperia nuke do ishte katandisur me Sali berishen Mehmeti do ta bente shtetin shtete duke u hapur me perendimin dhe Ameriken une kete mendime kame qe Shqiperi me Mehmetin do ishte sote nje zvicer e dyte.

                                          1. U
                                            Urrejtesi profesionist

                                            Nje pyetje: Mehmet Shehu do priste vitet 80 -te ,dhe pleqerine ,te vriste Enverin ? ???? Nuk mund ta vriste me perpara ? Fantazira ka shume, dhe faktet pak a shume imagjinohen nga ata qe e kane jetuar ate kohe por , mendoj se ishte e gjitha lufte influencash sherbimesh sekrete te huaja. Llogjet me armiq te brendshem e te jashtem jane ,pikerisht llogje pazari. Dhe Enveri kishte miqte e tij jashte vendit, qe eshte me se normale ,ndryshe nuk do kish mbijetuar, ....nga ana tjeter, Shqiperia, ndoshta, kishte nevoje per ate lloj qeverisje, ne ate periudhe ( te mos harrojme ndryshimet rrenjesore, me themel,qe solli ne cdo fushe) , me gjithe dhimbjet dhe padrejtesite qe solli per nje pjese,. Tragjedia me e madhe, u krye mbas 90 -es ...Perfundimisht, nuk jemi te zote te veteqeverisemi, kemi shume keqesi dhe vrer ndaj njeri tjetrit.,,prandaj gjitonet tane kane tallur dhe tallin akoma trapin me ne

                                            1. P
                                              Politike te kam dhjerre

                                              Jeni mire? Enveri i ka vrare te gjithe me te gjitha metodat po pastaj a jeni te kenaqur?kjo eshte nje metode e kamufluar per te mos pare se cndodh sot more sot ne kete vend te dhjerre.Kujt i plasi dhe njehere o kandare qe beni debate qorrash.Hedh Mero nje gur dhe budallet kerkojne ne tym.Cfare ka qene Mehmeti dhe Fiqreti desidente?Qe ju u hap barku juve? Ishte lufte per pushtet dhe gjithmone fiton ai qe ka fuqine kaq.Jo po u helmua jo u shkerdhye jo keshte jo po ashtu tjerre e tjerre dhe asnje personazh gjalle hamendje pune shqiptaresh.Ka thene kjo keshtu si gojedhenat nuk behet historia me perralla por me fakte te dokumentuara te cilat mund te jene asgjesuar sepse jane perdorur per shantazh nga ai djalli qe kemi akoma gjalle.

                                              Lini një Përgjigje