“Kush e vrau Mehmet Shehun?”, “Pse e vranë Mehmet Shehun?”, “Po familjen e tij ku e çuan?”
“Është me të vërtetë misterioze vdekja e tij. Ai qëndroi pranë Enver Hoxhës për 40 vjet me radhë. Mendoj se Shehu duhet të jetë studiuar dhe ndjekur nga persona me influencë të madhe në Byronë Politike, të cilët kane mundur t’i mbushin mendjen Enver Hoxhës se Shehu kërkon të marrë fuqinë.
Këto janë mendimet e mija personale, në fakt gjëra konkrete nuk di. Ai ka qenë një nga luftëtarët më të mëdhenj të rezistencës këtu, ndërsa këtë kërkojnë ta trajtojnë atë si një njeri që s’ka ekzistuar fare. Nuk organizuan asnjë manifestim zyrtar në kujtim të tij veç po pastrojnë muzetë dhe Muzeun Kombëtar që u hap së fundi…”
“…Një gabim i Shehut ishte se ai u orientua shumë nga perëndimi për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës shqiptare. Sot mendimi i diplomatëve të perëndimit është se në marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e perëndimit, do të ketë ulje të dukshme…”
Këto që sapo lexuat janë disa nga mendimet e diplomatëve të përfaqësive perëndimore, të cilët janë survejuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.
Bisedat e bëra mes tyre i shoqëron shqetësimi se nuk po tërheqin dot konkluzione të sakta mbi shkaqet e ngjarjes dhe dilemat e tyre ia komunikojnë shtetasve shqiptarë me të cilët mbanin kontakte pune e shërbimi.
Po çfarë mblidhte nga publiku Policia Sekrete? Në një raport dërguar Komitetit Qendror thuhej se: “Disa persona bëjnë supozime se: “Mehmet Shehu ka kryer shkollën e Fultzit dhe duhet te jete rekrutuar që në atë kohë, prandaj kjo punë i ka rrënjët e thella…”
“Mehmet Shehu e vranë kundërshtarët e tij, për të eliminuar një nga një të vjetrit.. Këta flasin për unitetin, por në fakt unitet nuk kanë, po bëhet luftë e ashpër për pushtet…”
Sot 42 vjet nga vdekja e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, krahu i djathtë i diktatorit në Shqipërinë komuniste, bashkëpunëtor në krime, por edhe viktimë e pushtetit, Autoriteti deklasifikon mbi 30 mijë faqe dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat janë krijuar për të dhe familjarët e tij. Vdekja tragjike e tij u pasua nga ajo e djalit Vladimir dhe bashkëshortes, Fiqerete Shehu. Të gjitha vdekje të errëta, me hijen e rëndë të dyshimit se ishin vrasje me urdhër nga lart, por që në dokumente zyrtare u paraqitën si vetëvrasje.
Deklarimet e mbledhura, mes të cilave dallohen edhe teza e hedhura nga vetë strukturat e pushtetit për të lëshuar sa më shumë mjegull mbi të vërtetën, një mjegull që ende nuk është daravitur pas katër dekadash mister mbi vdekjen tragjike të ish-Kryeministrit të vendit, gjenden në dokumentet e deklasifikuara së fundmi dhe janë gati t’i shërbehen studiuesve në zbatim të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar.
Përveç dokumenteve të proceseve hetimore e gjyqësore të gruas dhe fëmijëve të ish-Kryeministrit, dokumentet që po deklasifikojmë sot mbajnë informacione të krijuara nga Drejtoria e Parë e ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me aktivitetin e ish-Kryeministrit, komente rreth vetëvrasjes, regjistra të internim-dëbimeve, të krijuara pas vdekjes së Kryeministrit, në janarin e vitit 1982 dhe të mbyllura në vitit 1990. Për ish-Kryeministrin ka 18 volume me dokumente ndërsa për gruan e tij 5 volume.
Për historiografinë komuniste, Mehmet Shehu, Kryeministri i Shqipërisë prej më shumë se 3 dekada, nga besnik i partisë u kthye brenda natës në agjentin e disa agjenturave të huaja. Nga kjo ngjarje kanë kaluar 42 vjet. Për të është shkruar shumë, ish-drejtues të strukturave të Policisë Sekrete të kohës kanë nisur të flasin me siguri për vrasjen e tij, e megjithatë misteri vijon.
Heqja e sekretit nga këto dokumente, 30 vjet pas rënies së komunizmit është një nevojë historike që ndihmon historianët dhe publikun të kuptojnë më mirë të shkuarën e errët. Autoriteti inkurajon studiuesit të njihen me këto dokumente dhe t’i ballafaqojnë ato me dëshmi dhe dokumente nga arkivat e tjera, brenda dhe jashtë vendit.
O Tema...qe ja fut pordhes kot ndonjehere, ja fut , ti ...Mehmeti vrauveten sepse u dekonspirua si agjent i UDB dhe CIAS amerikane ! E ka deklaruar i biri Bashkimi nga Spanja; - me mori mamaja telefon dhe me tha se babi vrau veten ! Lerini perallat !
Ja fut kot. Mehmeti u vra dhe kete e ka pohuar Ministri iShendetesise Llambi Zicishti i cili kur pa kufomen tha qe ku foma ka dy plumba pra eshte vrare.
Ai ishte nje vegel vrastare e Enver Hoxhes. Nje dite vegla nuk i duhej me Enverit. E vegla si vegel qe ishte vrau veten.
E kujt i intereson me kjo ngjarje ku ata luftuan njeri tjetrin.Enveri ua ka ngrene kokat mbi 250 abetareve te KQPPSH.Ashtu e mbajti pushtetin
Prej ne fillim te shkrimit me ra ne sy shprehja: "Këto janë mendimet e mija personale, në fakt gjëra konkrete nuk di." Kjo eshte njesoj si ajo firma qe duhet te vendosesh ne spital, qe po vdiqe, vet e pate fajin. Cme duhet mua, se cfare bej une- thoshte i madhi Shvejk.
Duhen studjuar , thote artikullshkruesi . Futja kot . E kujt i plasi tani , pas 42 vjetesh , ne se M Sh u vetvra apo e vrane . Ata qe sot jane 30 - 40 vjecar as qe dine gje e as qe duan ta dijne . Se si ishte ajo periudhe nuk eshte e domosdoshme te merresh me kete histori se ka plote argumenta te tjere .
Gazete ordinere pa pike serioziteti! Sa mjerane! Kaq posht, kaq keqas degjeneroi shtypi sot sa mbushet me banalitete te neveriteshme pa kuptim! Kisha kohe pa e lexuar! Veshtire se e lexoj Cudi si nuk hapin nje gazete serioze si "The Guardian" etj per te mesuar pak gazetari meqe universiteti ne Shqiperi po jep shpirt keto 30 vite anarkie e babezie.E tmerrshme!
"Cudi si nuk hapin nje gazete serioze si "The Guardian" etj"??????? përse duhet një gazetë në shqipëri??kujt i hyn në punë,or lal??normalisht një gazetë sjell lajmin dhe ndonjëherë bën analizë!!në shqipëri nuk i hyn në punë askujt të lexojë një lajm,ne na pëlqejnë përrallat,mashtrimet!për analiza!?logorrojmë për përrallat që na pëlqejnë!!nuk kemi pasur asnjëherë gazetari sepse nuk kemi publik,popull për ta lexuar!!shiko tërë komentet,duke filluar nga ai gomari i parë duke shukuar nga fundi!!nja dy ja vlen për ti lexuar pjesa tjetër!?VK më shumë se titujt që ka vendosur gomari përpara emrit të tij që të vërtetojë që ka njëfarë vlere!!
Eshte e konfirmuar qe Fultz,ka qene agjent i CIA-s,dhe nuk diskutohet qe nje pjese e mire e atyre qe mbaruan shkollen teknike kane qene te rekrutuar prej tij,dhe si te tille nuk ka cudi te kete qene edhe Mehmeti. Shihni se ku ka punuar Fultz,pas largimit nga Shqiperia. Mehmeti ka qene me mizor se Enver Hoxha. Mw urdher te Mehmetit,jane vrare ne Veri,por edhe ne Jug,ta pafajshem me mijra,,,pa le ata qe ishin kundershtar te komunizmit,
Nga nje intervist qe ka dhen i biri Mehmet Shehut,Bashkimi, ka thene ne nje televzonn kombetar shqpetar,RTSH se " ato qe thon se Mehmet Shehun e kane vrare,jane perralla. Mehmeti vrau veten". Kur kete gje e thot deshmitari me i besueshem,siç eshte i biri,pse duhet te hamendesohet akoma dhe te dyshohet se ate e kane vrare? Prandaj ky shkrim dhe te tjere si ky u vihet kryq dhe jane sa per propagande.
Akoma me Mehmetin e vdekur para 42 vitesh të cilit, nuk i gjenden as kockat më? Lat nam o ditëzi. Çfarë problemesh ka kombi i ynë dhe, me çfarë mundoheni t'ia shplani trurin popullit. Hajde media, hajde!
Ne vrasjen e Mehmet Shehut eshte perfshire komplet klani i diktatorit me ministrine e mbrendshme. Personat e perfshire ne kete vrasje: -Ramiz Alia -Nexhmije Hoxha - Sulo Gradeci -Kadri Hazbiu -Hekuran Isai Dhe te tjere duke mos harruar as diktatorin.
Shqiperia ne keto 30 vjet tranzicion te crregullt e anormal nga sistemi diktatorial komunist ne sistemin demokratik ka prodhuar dhe nderon qindra njerez te graduar me titujt: "Doktor", Profesor, Akademik etj., por nuk ka afirmuar asnje shkencetar te ri ne fushen e Historise se Shqiperise te shekullit XX. Kjo ndodh sepse ne Shqiperi njerezit paguhen deri sa te vdesin pse kane grada dhe jo vepra.
42 vjet nga vdekja e Mehmet Shehut e akoma luhet me hipoteza dhe tituj "teheqes" qe skan te bejn me realitetin Ku e ke DEKLASIFIKIMIN ktu or gazetar ?!!!!! Akoma "shet" kjo enigm shekoullore si te gjitha te asaj kohe ku pushkatimet politike te "armiqve"dhe pastrimi i Partis qe te vdes i qet diktatori per fatin e familjes se tij ,e te na ler stafeten ne dor te krye armikut ,krye hajdutei ,mashtrusit e kriminelit me te madh te historis (qe beri te "harojm" ate diktatur e varferi)e ,ju me artikuj si ky sot ,luani me kureshtjen qe terheq e shet