Në korrik të vitit 1978 erdhi haberi.
Në Berat do vinte kryeministri Mehmet Shehu.
Do qëndronte dy ditë.
U bë protokolli.
Ditën e parë. Kafe në turizëm.
Kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.
Vizitë në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun”.
Takim në kinoteatrin e kombinatit.
Ditën e dytë vizita në dy kooperativa bujqësore.
Kishte nisur fushata e korrjes dhe shirjes së grurit.
Në protokoll isha edhe unë, si gazetat i “ZP”.
Në orën 9 zumë vend në aneksin e turizmit. Në ballë u ul kryeministri. Në një krah qëndruan sekretarja e parë e Partisë, shoqja Mine Gure dhe kryetari I Komitetit Ekzekutiv Dhimitër Brisku.
Në krahun tjetër qëndroi Fiqirete Shehu, gruaja e kryeministrit dhe një djalë I ri…
Me flokë të gjata. Pantallona kadife…
Në atë mot i kasha ëndërr pantallont me kadife të ngushtë, por në treg kjo modë ishte “mollë e ndaluar”…
Mendova se do ishte djalë nga Kosova, sepse në atë kohë kishin ardhur të rinj e të reja nga Prishtinë…
Pyeta…Më thanë se është Bashkim Shehu, djali I vogël I kryeministrit…
Sa herë që hynte e dilte kamarieri, menteshat e derës kërcisnin.
Të gryenin barkun…
-Dhimitër (Brisku)! Foli kryeministëri:
-Mirë që të mungon brisku, por nuk kini prodhuar vaj nga koqemadhi I Beratit, për të lyer menteshat?...
Qetësi…Kaluan 20 minuta…
-Do piqet ajo e flamosur kafe?...Foli miku…
Hapet derën. Hyn dejtori Zoi Kosta, nën melodinë e menteshave…
-Shoku Mehmet! U kërkojmë ndjesë. U prish ekspresi. Tu bëjmë kafe turke?...
-Jo po kafe Stambolli,- tha kryeministri dhe u ngrit në këmbë.
-Gjumë Berati! -Foli nëpër dhëmbë…
Varrezat e dëshmorëve janë brenda qytetit.
Nisi një vesë shi. Dy kurora me lule. Kryeminitri tha:
- Shoqja Mine! Edhe në varreza padrejtësi. Disa varre I kini bërë të mbuluara…Disa I kini lënë jashtë.
Kush ka qënë ai arqitekt mendje fëmër?...
Do varur me kokëposhtë tek rrapi buzë Osumit!
Në kombinat vizitën e filloi me uzinën mekanike.
Kishte qënë pjesë e kombinatit.
Dy muaj më parë kishte dalë një vendim.
Uzina ishte bërë ndërmarrje më vete…
Tha kryeministri.
-Dua një takim në zyrën e drejtorit…
Në këmbë. Nisi të ulërasë:
-Dua të ma gjëni. Kush e bërë propozimin për ndarjen e uzinës mekanike nga kombinati?
Pika mua që e firmosa, që ju të merrninishane dhe rroga nga djersa e popullit?
-Harram. Po na mbijnë ndërmarrjet si kërpudhat pas shiut.
Dua të anallohet vendimi, edhe pse e kam firmosur vetë…
U largua duke I lënë të gjithë si të menderosur?!
Në orën 17 salla e kinoklubit u mbush plot. Autoparrlantët buçiznin nga këngët partizane…Shoqja Mine tha:
-Fjalën e merr shoku Mehmet She…
U fikë mikrofoni…
Në sallë qetësi varri.
Kaluan disa minuta. Teknikët nuk po e gjënin difektin.
Mehmeti u ngrit në këmbë. Nisi të eci...U futë në zyrën e drejtorit…Unë mbeta jashtë. Nuk na nxinte zyra…
Nga brenda dëgjohej zëri metalik I kryeministrit…Turfullonte…godiste tavolinën me grushte…
Një ditë me vonë. Shkuam në kooperativën bujqësorë të Lapardhasë. Gruri ishte I mbarë. Në disa parcela u vendosën rekorde: 63 kuintalë grurë për hektar.
Mehmetit I ndriti nuri. Rreth orës 12, zakonisht, kryeministri pinte kafe.
Askush nuk kishte kurajo ta kujtonte…
Mori guxim drejtori I ndërmarrjes së grumbullimit. I njohur si njeri me humor. Thotë:
-Shoku Mehmet! Do pini një kafe?...
-Nuk pyetet miku. Tha kryeministri…
-E drejtë. Por jeni mik me huqe ju?...
E lëshoi batutën drejtori dhe I ngiu buzqeshja.
Shtangën të gjithë…
Mehmeti qeshi...Pas tij qeshëm edhe ne…
Një ditë më vonë. Përfundova artikullin. Më thirri në zyrë shoqja Mine, sekretarja e parë:
-Po çishte ai tersllëk…
Pa mbaruar fjalën hyri sekretarja…
-Në telefon është shoqja Fiqirete…
-Mos! Edhe kjo na duhet. Do ketë bërë gati dajakun kryeministri…
U zverdh. Mori frymë dhe kapi telefonin…
-Më kërkoi një nder shoqja Fiqirete.- Djali, Bashkimi, ka bërë një skenar për filmin “Skëterrë ‘43”. Kërkon si aktor Sheri Mitën.
Ai ka ardhur me trasferim në Berat…
Kush ja prish gruas së kryeministrit?!...
Keshtu ka mbetur Shqiperia mesjetare,aziatike me sundues satrap jo shtetare moderne. Kaq e ka kapacitetin por dhe fatin!
Po , Z. " X" ! Madje mua me duket me mender se C'ka qene . Mbase ngaqe flasim edhe ne gjume se jemi te lire , ne demokraci ... ( Ne demokracine berishiste ) .
Mitroja, me sa shkruan, do te na mbushe mendjen se Mehmeti vertet paska qene armik i popullit.
Mahhhhh
Germo o Mitro germo se qenin e ngordhur nje m... ke per te gjetur