Mero Baze - Intervista me Rugovën në Tiranë 29 vite më parë: Funksionon Republika e Kosovës

2 Dhjetor 2024, 11:23Dossier TEMA

 

Mero Baze - Intervista me Rugovën në Tiranë 29 vite më

E takova pasdite në Tiranë dhe ramë dakord që të nesërmen të shkoja për një intervistë me të Durrës, në shtëpinë e pushimeve qeveritare. Ai do të vendosej aty qysh në mbrëmje dhe prej andej do të udhëtonte pas një dite drejt Prishtinës, duke ndalur në Shkup.

Shtëpia e pushimit, ku ai ishte vendosur ishte ajo që zakonisht përdorte Mehmet Shehu, ish- kryeministri komunist i Shqipërisë. Arkitektura e vilës i përngjante stilit sovjetik, e mobiluar me dru arre dhe qilima të cilëve dukej që të kujtonin çdo gjë të vjetër.

Para së të fillonim intervistën, u përpoqa të kuptoja së çfarë kishte ndodhur në turneun e tij spanjoll dhe atë amerikan.

Intervista ishte direkte. Mu desh ta rregjistroja me nje kasetofon "Sony" që perdornin në atë kohe gazetaret dhe pastaj ta zbardhja. Nuk kërkoi pyetje paraprakisht dhe as u interesua se çfare do ta pyesja dhe pak para intervistës.

Pas drekës më ftoi të bënim një shëtitje buzë detit. Isha hezitues nëse duhet t’ia hapja temën e raporteve të tij me Bukoshin. Ky i fundit kishte trazuar ujërat në fillim të vitit me një intervistë në gazetën “Zëri” ku kishte thënë së Kosova ka gati 300 mijë ushtarë të nisin luftën. Kjo intervistë ishte përkthyer në çdo gjuhë të botës dhe ishte marrë me seriozisht se çfarë meritonte nga gjithë bota, përveç dy vetëve, atje që e kishte thënë dhe Ibrahim Rugovës.

-Kjo intervista e Bukoshit u ka hap ca probleme, - i thashë.

-Ani, jemi mësuar tani me këto gjëra, tha.

Një fjali që në fakt nuk thoshte asgjë, përveç dëshirës të mos e vazhdoja më tej këtë bisedë.

-Ndoshta... një farë ushtrie dhe duhet ta keni aty, vazhdova unë.

Ndaloi pak hapat duke thithur cigaren.

-Po shiko unë e kam seriozisht që kjo punë zgjidhet miq të mëdhenj -tha.

-E di, por...le të jenë dhe ata, le të jetë një ushtri...

- Ajo nuk do jetë luftë, do të jetë masakër. Është e pabarabartë. Ne ose çlirohemi prej NATO-s dhe OKB-së, ose duhet të përgatitemi të rezistojmë gjatë të mos e humbim materien tonë.

Nuk dija si të dilja nga filli i bisedës.

E shmanga bisedën. Ai vazhdoi të ecte në heshtje duke ndezur cigaren e re me atë të fundit, ndërsa unë nuk dija si të dilja nga shija e bisedës së fundit me të.

Por ndërsa e intervistoja atë me një magnetofon të thjeshtë “Sony”, u çudita nga shkathtësia dhe gjuha e përdorur në përgjigje, shumë herë më e mirë se ajo e atyre zyrtarëve që i jepnin intervistat me pyetje të dërguara më parë. Edhe pse dukej një politikan me gjuhë të drunjtë, në të vërtet intervista ishte shumë shpjeguese dhe tregonte qartësinë e tij për problemet.

Intervista u botua në dy faqe gazete tek Rilindja në Tiranë, Zvicer dhe Bujku në Prishtinë.

Në bisedë ai foli për rrugën e formimit të shtetësisë së Kosovës, identitetin politik të shqiptarëve në Kosovë, kontaktet e rregullta të Kosovës me kancelaritë perëndimore dhe SHBA-në, si dhe problemet e zhvillimeve politike në Kosovë, Shqipëri, e Maqedoni.

Intervista: Funksionon Republika e Kosovës

-Si e shikoni pas pesë vjetësh rolin që ka luajtur Deklarata Kushtetuese në formimin e identitetit shtetëror të Kosovës?

-Po shihet së roli i Deklaratës Kushtetuese shpallur më 2 korrik 1990, ka qenë vendimtar. Deklarata Kushtetuese, ose Deklarata e Pavarësisë, siç është cilësuar në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë, shënon fillimin e një kthese cilësore në identitetin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë.

Ajo ishte reflektim në kohë ndaj proceseve politike juridike dhe nacionale që shoqëruan shpërbërjen e ish Jugosllavisë, ku siç dihet Kosova ishte një nga njësitë federale.
Pas këtij akti historik, pasoi Kushtetuta dhe shpallja e Republikës së Kosovës, Referendumi dhe zgjedhjet politike të majit 1992. Më pas shqiptarët në Kosovë shkuan kah organizimi i jetës politike dhe shoqërore, ngritja dhe funksionimi I sistemit arsimor, organizimi i sistemit të shëndetësisë, funksionimi i ekonomisë private e të tjerë.
Pra, Deklarata Kushtetuese ishte element bazë i shtetësisë së Kosovës

-Ju përmendët këtu një sërë aktesh politikë, juridike dhe vetorganizuese të karakterit shoqëror. Sa e ndihmojnë të gjitha këto elementë fazën politikë të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur?

-Gjithsesi dhe argumentin juridik që ju përmendet, dhe që shtruam deri tash, por edhe me organizimin që kemi bërë, mund të themi tash së brenda këtyre pesë vjetëve ka funksionuar shoqëria e Kosovës dhe shteti i Kosovës, si në planin politik, në planin shoqëror, ashtu edhe në planin social.

Kjo natyrisht që çmohet shumë, pasi është dëshmi e pakontestueshme për opinionin botëror së shqiptarët dhe populli i Kosovës ditën të punojnë. Dinë të vetorganizohen dinë ta mbajnë veten dhe si themi zakonisht në një gjuhë më popullore, dinë të mbajnë shtëpinë. Ata po tregojnë së janë zot i vetes dhe nuk do të jenë më faktor destabiliteti në rajon, nuk do të jenë faktor ngatërrestar. Po shikoj një besim dhe respekt më të madh ndaj rezistencës së popullit në Kosovë.

A mund të na ilustroni konkretisht disa detaje të funksionimit të shoqërisë së Kosovës dhe shtetit të saj?

-Si argument bindës i funksionimit të shoqërisë së Kosovës është organizmi i jetës politikë, i shoqatave dhe i partive politikë, organizimi dhe funksionimi i sistemit shkollor pas mbylljes së objekteve publike të arsimit. Funksionimi i sistemit shëndetësor edhe pse është një sistem më i hapur dhe kërkon më shumë angazhime. Kemi rezultate. Kemi hapur ambulanca private dhe në këtë drejtim një ndihmë të madhe kanë dhënë shtëpitë e “nënë Terezës”, e cila ka rreth 50 ambulanca në Kosovë, po ashtu sistemi privat i shëndetësisë, megjithëse pak i shtrenjtë, funksionon si pjesë e standardeve jetësore të Kosovës.

Funksionon gjithashtu Parlamenti i Kosovës në komisione dhe grupe Parlamentare për shkak të situatës së jashtëzakonshme në të cilën gjendet Kosova, funksionon qeveria një pjesë jashtë Kosovës dhe një pjesë në Kosovë.

Në aspektin politik funksionon jeta e partive politike. Lidhja Demokratike e Kosovës si partia më e madhe dhe më e stabilizuar në gjithë Kosovën është tepër aktive. Funksionojnë disa aspekte të pushtetit lokal. E gjithë kjo është dëshmi e rezistencës pa dhunë, paqësore dhe mjaft aktive.

Çfarë e vështirëson dhe e lehtëson më shumë funksionin e kësaj shoqërie?

-E vështirëson pushtimi. Kosova është një shoqëri që po zhvillohet duke i rezistuar dhunës. I vështirësojnë këto procese edhe disa tendenca për ta kualifikuar Kosovën si një problem të izoluar, si një njollë të zezë. Kosova nuk mund të180 shikohet si një problem i izoluar, por si një problem që ndërthuret me problemet e gjithë njësive ish federale të gjithë ish Jugosllavisë dhe me gjendjen në të gjithë rajonin.

Problemi i Kosovës nuk është problem i krijuar nga shqiptarët, por nga pushtuesit e tyre, nga elementë të një politikë agresive nacionale. Si më gjerë duhen parë në kuadrin e gjithë problemeve që kanë krijuar në ish Jugosllavi, elementët e agresivitetit nacional që kanë krijuar edhe dramën e Kosovës.

Çfarë e lehtëson, natyrisht vullneti i shqiptarëve për të rezistuar në mënyrë aktive, pa dhunë, po ashtu si përmenda më lart, duke funksionuar si shoqëri e si shtet.

Mbështetja që keni fituar në arenën ndërkombëtare, vjen si mbështetje ndaj një shoqërie të rrezikuar nga dhuna, apo si mbështetje ndaj një shoqërie që duhet zhvilluar jashtë tutelës politikë që ajo po përjeton?

Tani për tani ndjehet kujdesi dhe mbështetja për të ruajtur një jetë normale, për të rezistuar, për të mbijetuar në bazë të gjithë ligjve që janë në ish Jugosllavi.

Po ashtu ndihet mbështetja politikë në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Pra, është një mbështetje e shoqërizuar që kërkon kontakte dhe afirmimin e saj në botë. Po ashtu edhe puna tjetër politikë që bëjnë subjektet politikë të Kosovës për kontakte me forca politikë analoge. Ky proces kërkon edhe aspektin e tij diplomatik që ka sekretet e tij brenda. Natyrisht këtu ndikojnë edhe kontaktet e drejtpërdrejta që po vendosin me Kosovën dhe shtetet e tjera europiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

-Si kanë ndryshuar për sytë tuaj vizioni europianë dhe ai i SHBA-së për Kosovën gjatë këtyre pesë vjetëve të kontakteve të vazhdueshme që keni patur ju si përfaqësues i saj?

-Tani pas pesë vjetësh ne kemi krah nesh edhe përgjegjësinë që ndjen për Kosovën shteti shqiptar. Kur nisi ky proces Shqipëria ishte e izoluar nga integrimet ndërkombëtare. Kosova ishte vatra e parë e krizës në ish Jugosllavi. Gjendja po shkonte kah shkatërrimi i institucioneve, shkatërrimi i pasurisë shtetërore dhe afiksimi i jetës publike.

Me organizmin e ri të këtyre pesë vjetëve ne kemi mundur të ndërrojmë për mirë vizionin e Kosovës në kancelaritë perëndimore dhe në SHBA.

SHBA janë të parat që u interesuan për Kosovën

-Pas takimit që ju patët me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Warren Christopher, në deklaratën e presidentit Berisha, si dhe në komentet e intervistat tuaja bie në sy përdorimi i shprehjes “kontakte të rregullta të SHBA-së me Kosovën” …?

-I quajmë së bashku me Presidentin Berisha marrëdhënie të rregullta mes Kosovës dhe SHBA-së, edhe pse koncepti i Shteteve të Bashkuara është koncepti i një kontinenti dhe nuk është i ngjashëm me atë të konceptit për shtetin që ekziston në Evropë.

Themi marrëdhënie të rregullta, pasi siç e dini, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nga shtetet e para që u interesuan për fatin e Kosovës. Dhe vazhdimisht e kanë pasur në qendër të vëmendjes problemin e saj. Po ashtu edhe sot mund të themi së ato po kontribuojnë me ndihma humanitare në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kanë një mirëkuptim shumë të madh me rezistencën tonë.

-Cilat janë kuotat më të larta të angazhimit të SHBA-së për problemin e Kosovës?

-Nga vizita e fundit, që ishte një vizitë zyrtare, në takimin me Sekretarin e Shtetit, zotin Christopher, i cili pos mirëkuptimit dhe përkrahjes që ka personalisht për problemin e Kosovës, përcjell edhe qëndrimin e Shtetit Amerikan që qëndron gjithmonë në vijën e Kërshëndellave të hequr nga Bill Clinton. Po ashtu angazhimi i administratës së tashmë të Clintonit, e cila ka përsëritur vazhdimisht së nuk do të lejojë përhapjen e konfliktit në Kosovë. Këto kohët e fundit ka pasur deklarime të tilla nga gjithë zyrtarët e SHBA-së.

Po ashtu Christopher na siguroi së edhe vetë personalisht do të angazhohet në çështjen e Kosovës në favor të zgjidhjes së drejtë të saj.
Fakti është mjaft inkurajues.

-Problemi i vijës së kuqe, e hequr fillimisht nga presidenti Bush dhe e forcuar më pas nga presidenti Clinton qëndron më mostolerimin e një zbritjeje të konfliktit në jug. Përveç kësaj a ka një preokupim për zgjidhje afatgjatë të problemit të Kosovës në SHBA?

-Mund të themi së vijën e kuqe e kanë bërë mjaft të qartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ato e dinë së Kosova është pa kurrfarë mbrojtjeje dhe rreziqet janë shumë të mëdha.
Ngjarjet e përditshme që ndodhin në Kosovë, represioni i vazhdueshëm, klima e tensionit. Të gjitha këto, sjellin një situatë komplekse ku duhet të ndërthuren edhe zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata.

-Pas vitesh rezistence dhe vetorganizimi shoqëror e politik, a është në të njëjtin nivel predispozicioni i popullit të Kosovës për të vazhduar rezistencën?

-Po është. Natyrisht tash pas pesë vjetësh rezistence ndaj një dhune të vazhdueshme është shumë e vështirë gjendja.

Populli është përcaktuar për një qëndresë edhe më të gjatë për këtë organizim që kemi bërë, por është edhe një organizim politik shtetëror dhe organizim të solidaritetit në Kosovë. Një gjë është e qartë: rruga tjetër do të ishte shumë më e kushtueshme; mandej edhe kujdesi i SHBA-ve dhe shteteve europiane, që të mos ndodh më e keqja në Kosovë, ka rolin e vet.

-Sa e ndjeni rolin e shtetit të sotëm shqiptar dhe veçanërisht politikën e jashtme shqiptare në procesin e afirmimit të Kosovës si një shtet i pavarur?

-Është e rëndësishme që kohët e fundit integrimi i Shqipërisë në Europë dhe institucionet e tjera ndërkombëtare ka përparuar ndjeshëm. Po ashtu edhe forcimi ekonomik i Shqipërisë.

Shqiptarët tani e kanë një shtet për ta thënë fjalën e vet dhe votën e vet. Dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Në Kosovë pritet me mirëkuptim përkrahja e Shqipërisë në planin diplomatik. Është fat që pas një gjysmë shekulli në punojnë së bashku në planin politik, diplomatik dhe njerëzor.

-Sa ka konkordancë, spektri politik në Shqipëri me atë në Kosovë? A shikoni ju ndonjë vizion të qartë tek patriotët politikë në Shqipëri për problemin e Kosovës?

-Unë i shikoj lëvizjet politike të partive në Shqipëri edhe si angazhime konkrete, sepse çdo parti ka edhe planin e brendshëm të zhvillimit. Konkretisht çdo parti në plan të parë ka interesat për pushtet. Por për çështjen kombëtare ato kanë mirëkuptim. Është me rëndësi së në të gjitha këto grupacione përkrahet çështja e Kosovës dhe janë të shqetësuar për të. Kosovën, pavarësinë e saj e përkrahin partitë Parlamentare më të rëndësishme në Shqipëri.

-Politika e shqiptarëve në Maqedoni ka shkuar kah integrimi në shtetin e ri të Maqedonisë dhe duket së janë tejkaluar proceset diferencuese në aspektin politik shqiptar. Cili është mendimi juaj si Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Shqiptare në ish Jugosllavi?

-Unë mendoj së tashmë gjendja është më e mirë. Mendoj së është tejkaluar gjendja e vështirë brenda partisë më të madhe që ishte ajo e Prosperitetit Demokratik.

Më vjen mirë që njëri krah tashmë është regjistruar si Parti e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve (se tashmë u bë si një farë mode kjo punë e krahëve të shqiptarëve, një andej, një këtej në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, që është një lloj parcelizimi) dhe ajo që mbeti po bashkëpunon me Partinë Popullore dhe më duket së po bëjnë gjëra më të qeta e më të mbara.
Tashmë gjërat janë të qarta për realizimin e kërkesave të shqiptarëve në kuadër të Maqedonisë dhe integrimit në jetën politike. Pjesëmarrja në pushtet e parlament janë pjesë e rregullave të lojës demokratike.

-Ju përmendet së Kosova nuk është një vatër e izoluar krize, por është një element thelbësor i krizës në ish Jugosllavi? Si e shikoni ju Presionin që bashkësia ndërkombëtare po i bën Millosheviçit për të njohur Bosnjën dhe Kroacinë dhe çfarë ndikimi mund të ketë një vendim i tillë mbi të ardhmen e Kosovës?

-Gjithsesi, edhe problem i Kosovës është në këto rrjedha. Kjo do të thotë që po të ndodh kjo njohje, pra po të konkretizohet ky presion ndërkombëtar mbi Millosheviçin do të realizohet edhe kushtëzimi që bashkësia ndërkombëtare ka lidhur me problemin e Kosovës, si një nga ish njësitë federale në Jugosllavi.

Mendoj së këto janë gjëra në proces dhe kanë vështirësi komplekse. Gjendja në Kroaci dhe Bosnjë ka tone më të ashpra.

Cili është preokupimi i sotëm i presidentit Rugova?

-Që të mbaj jetën në Kosovë, të mbaj organizimin dhe të mbrojë vullnetin e popullit në jetën praktike. Dëshira është që sa më parë t’i realizojmë këto. Vazhdimisht në duhet të pranojmë, të zgjerojmë hapësirën e veprimit dhe lirisë brenda popullit tonë.

Intervistoi: Mero Baze. 5 korrik 1995

26 Komente

  1. J
    Juli

    Rugova ishte zotni dhe i zgjuar. Nuk fluturonte me pras në bythë si sali QENI me shokë.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Po ky burri djathtas , jeton akoma ? Duket sikur jetonte nē korenē e veriut.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mira

        PO PRA SA I SHEMTUT

        Përgjigjjuni
    2. A
      Askushi

      Mero manipulon kêtu. Siç bën shpesh herë me shkrimet e tij. Rugova jo vetêm që nuk ishte për luftë dhe ushtri, por ishte kundêr luftës së armatosur. Dhe kundër UCK-së. Unë e kam ndjekur nga afër veprimtarinë e tij. Kur filluan aksionet luftarake të Adem jasharit, Ibrahim Rugova deklaroi pa pikë turpi në selinê e NATO-s në Bruksel se "ata janê fshatarë që duhen qetësuar"! Kur filluan sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, ai deklaroi në Beograd, duke pirê shlivovica me Millosheviçin, se " e gjitha kjo, (pra sulmet), duhet ndaluar"! Me politikën e Rugovës, Kosova nuk do të ishte çliruar kurrê. Vetëm kur UCK-ja hyri në luftê të hapur me Serbinë, perêndimi dhe sidomos Klinton vendosën ta sulmojnë Serbinë. Deri atëhere UCK-ja konsiderohej nga vendet europiano-perêndimore si "organizatê terroriste".

      Përgjigjjuni
      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Ti mund te llomotitesh sa te duash, por kurrë nuk mund ta mohosh se dr. Rugova vdiq i adhuruar nga shumica absolute e popullit te tij dhe i nderuar nga institucionet me te larta europiane dhe boterore. Ishim me fat qe e kishim kete njeri te madh.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardani i Ri

        Në lidhje me çlirimin e Kosovës, unë njoh një Rugov krejt tejtër nga ky që po na e paraqisni ju, z. Baze. Rugova ishte kundër luftës për çlirimin e Kosovës, kundër Rambuje-s, kundër UÇK-së. Gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, Rugpva u strehua tek Millosheviçi, për rreth tri javë. Kurrë nuk e sqaroi fshehjen e tij gjatë luftës. Pastaj mori rrugën drejt Europës, duke kërkuar strehim politik, "gjenerali i ushtrisë së,vdekur".

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dukagjinasi

          "Dardani i RI", shihet se ke horizontin e ngusht dhe te ulet te te menduarit. Ose je shume i ri ne moshe ose je shume i pa lexuar dhe i pa ditun. Ibrahim Rugova eshte shfaq ne nje moment te erresires per ne shqitparet. Mbi ne shqiptaret mbizoteronte opinioni publik se jemi ngjajeshem me kafshet e egra dhe ate per keto arsye: * marrezia e enver hoxhes me qeverisjen kriminale izolacioniste dhe monstrozitetin e ti per shakterrimin e momunemteve te kultures ne vitin 1967.... * budallakia e shqiptarve te ish RSFJ duke brohorit per enver hoxhen dhe marksizem - leninizmin- stalinizem; * propaganda e armiqeve tane me materialin e prodhaur nga marrezia me baze :marksizem-leninizem-stalinizem-enverizem.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ajet

            Rugova kur shkoj prej Beogradi ne Itali ,atje te nesermen dha nje intervist per Coriere de la sera ,ku kerkonte nga NATO ndalimin pa kusht te bombardimeve te NATOs dhe fillimin e bisedimeve.Toni Bler ne nje takim me gazetaret u gjete ne veshtiresi pasi i thane pse kerkon vazhdimin e sulmeve kur Rugova eshte kunder.Ai i hutuar u pergjigj ,Rugova e ka humbur kredibilitetin……Puna eshte se shumica e kosovareve nuk e ndihmuan luften ,Prandaj jane per rugoven,LDK dhe Rugova ishin kunder luftes.Rugova nuk shkeli te varri i Jashareve….Adnan Merovci,percjellesi kryesor i rugoves,eshte udbashi i deshmuar….

            Përgjigjjuni
          2. R
            RAIFI

            Rugovën e kanë prit,nderuar dhe përkrah më shumë kryetar shtetesh në atë kohë se secilin udhëheqës shqiptar.Kanë dhënë vlerësime të larta.Rugova ka bërë Marrëveshjen e parë me Ramiz Alinë për stërvitjen e qelizave të para të ushtrisë së Kosovës ku ishte edhe Adem Jashari ,legjendar.Rugova i ka demaskuar agjentet jo të pakt që ishin infiltruar në UÇK,që tani kjo gjë është publike.Të gjithë ata që e kanë shar dhe çuaht tradhtar kanë shkuar dhe shkojnë tek varri i tij ,duke u qyrravë dhe i bëjnë nderime.Komentet anti Rugos janë të porositur nga Serbia se vetëm Rugova bëri për vete tërë popullin e Kosovës dhe vetëm Rugova bëri miqë të fort nderkombtarë që e çliruan Kosovën.

            Përgjigjjuni
            1. 4
              432

              cfare surrati Mero bq !!!!

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir

                Kush eshte katunari qe ka dale ne foto me Rugoven?

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endri

                  Ai qe ti vdes jo vetem per ta pare e lexuar por edhe per ta komentuar .Ja shikoje,je nder te paret qe komenton ktu.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sufllaqja me qepe

                  Meroviç, demokracia te beri njeri.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Endri

                    Kurse ty as demokracia nuk te beri njeri.Pune geni.Bisht qeni atehere,bisht hardhuce tani.Aq poshte je intelektualisht,saqe nuk arrin te kuptosh qe Baze ishte qysh atehere I vetmi gazetar qe pranohej nga kokat e politikes brenda dhe jashte territorit dhe sot eshte I vetmi qe citohet nga gazetat prestigious ne bote .Talent lind nuk behesh.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sufllaqja me qepe

                      Merovič eshte i vetmi qe mund ta sperdredhi deri aty sa te merret me Albinin. Ja ka caktu detyre Sulltan Rameti 1. Ky i fundit nuk e imagjinon dot se mund te vish ne pushtet pa banda, droge dhe krim sic erdhi Albini. Per kete arsye do ta zhduke sa me shpejt. Kete qellim ka dhe intervista e rreme e publikuar me lart.

                      Përgjigjjuni
                  2. P
                    Palluku

                    Paske qene si e jeme e mortjes o Mero!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vezhguesi indiferent

                      Nje kosovar e nje shqiptar i madh, qe ne ato kohe te veshtira per Kosoven, zgjodhi rrugen me te mundshme e me te pershtatshme te rezistences. Perndryshe, sic thote vete, Serbia do te kish bere masaker te papare ne Kosove, (Edhe ashtu beri jo pak). Nje burre i mencur, qe siguroi miq e mbeshtetes te medhenj per Kosoven, te cilen deri atehere shume pak e njihnin. Ishte kjo politike e tij, si dhe dalja ne skene e UCK-se, qe nxiten vendet perendimore (NATO-n) te nderhynin per ta bere Kosoven te pavarur. Per fat te keq, pikerisht keta miq e mbeshtetes te medhenj, Kurti po i largon tani nga Kosova. Sa per Bukoshin nuk di c'te them, gjithmone me eshte dukur nje "dandy" i pavlere.

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Ymer Abazi

                        Foto sa 1000 fjale qe u tregon te gjitheve se sa i ligur e dobesuar ka qene Mero Baze duke vuajtur e hequr te zite e ullirit aty ne prehrin e Saliut...

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigranti korrekt

                          O zoti Mero, po nuk shkruajtët njëherë siç duhet? Pse duhet të shkruhet medoemos "kryeministri komunist" e jo kryeministri i Shqipërisë? Jeni të infektuar nga berishizmi dhe sado të jeni antiberishian sot, prapë mbeteni me virusin e tij në shprehje e pendë. Sapo lexova deri te kjo shprehje e ndërpreva leximin. Nuk ia vlen.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DRENICA E KUQE

                            Po, a e dinit dhe a e dini ju ne Tirane se “formimi i dentitetit shtetëror te Kosoves”, ka qene dhe eshte projekti me i rafinuar antishqiptar i copëtimit te Shqiperise edhe pas betimit te UÇK... “Formimi i dentitetit shtetëror te Republikes se Kosoves” ka qene projekt antishqiptar i Beogradit te cilin e ka udhëhequr Dr. Ibrahim Rugova dhe e keni përqafuar ju ne Tirane, pa qene te vetëdijshëm se ne Tirane e keni pase krejt UDB-ne “shqiptare” te Prishtines qe ua ka “ndritur” rrugët shqiptare dhe kjo interviste shënon papjekurinë shqiptare te Tiranes se nuk duhej bashkëpunuar me UDB dhe KOS te LDK-se dhe çuditërisht as sot e kësaj dite nuk po arrini ta kuptoni se çfarë te zezash i keni bere Shqiperise dhe popullit shqiptar... Je mjeran, o Mero Baze!... T’ua hedhi kështu paq jashtëqitjet serbo-jugosllave te “patrioteve” shqiptare!... DRENICA E KUQE

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjergj Fishta i riu

                              Rugova ky diplomat i paaritshem i shqiptarizmes. Pse ai, Rugova ishte kunder luftes. Shqiperia e asaj kohe asht pyetur nga amerikanet: te ju japim armatim dhe dilni zot Kosoves. jo kendej e jo andej, jo na e marrin per ters fqinjet(!), politika e shtetit shqiptare e quajtur Mëmë, bishtezoi. Amerika i garantonte se po hyri Rusi, une jam atje. Atehere kur Shqiperia nuk po e terhiqte detyren, Amerika u fute, duke mos pyetur per ariun Rus qe fshihej pas Serbis duke i dhene nje shuplake te fuqishme. Mandej kasta shqipetare levizi dhe ndihmoi luften e Kosoves. Miqte kur i ftone per te te ndihmuar, te presesh nje peme te rrezikshme, sa te arrijne ne shtepi te ju thuash: jo, jo e pres vet dhe i injoron se kot keni ardhur. Prandaj Rugova dhe ne duhet ta linim si ndihme e veper te Nenes Amerike. Sigurisht Kosova do te lirohej ne nje menyre me te lehte dhe me demokratike, ashtu siç dine amerikanet pasi ata kane eksperience demokratike dhe perdorin nje lloi taktike tejet te bute qe i pajtojne shpejt e miqsojne palet kundershtare. Keshtu u nguten dhe partizanet shqiptare ose e ashtuquatura lufta nacional-serbo-tradhtare. U çliruam vet thane(i fshehen emisaret serb Miladin, Dushan e Tempo, qe permes tyre ju hyri uji shkatrrues komunist nen rrogoz ) lane Kosoven ne duar te serbeve dhe skllaveruan Shqiperine. Serbet per vete i bene bisht komunizmit Stalinist, budallejte tone e terholluan ne Marksizem-Leninizem. Amerika eshte e holle, jo me kote zgjodhi Mithat Frasheri, te mbante fjalimin dhe t'i mblidhte te arratisurit nga komunizmi rreth tij e te permbyste regjimin e Tiranes. Toske per toske e sy per sy e dhambe per dhambe me komunista, deri ne permbysjen e diktatures. Ajo kishte dhe Zogun, i cili faktikisht qe me i avancuar se Mithati sepse vet si kryeshqipetar(Mbret) qendroi me Antanten. Mirpo duke qene se Enveri ishte jugar u perpoq ti kunderveje nje jugar, ku palet juge-veri i mbestilleshin me lehte e pa kundershtim rreth tij. Ja sot si kemi mbetur. Daline thone te bashkohemi, mirpo serbet dot sna pengojne, mirpo jane trullosur se nuk e dine çmendon Miku i Madhe. Atehere Edi Rama bane vizita neper qendrat emigrante Greqi, Angli etje dhe i trazon me ndjenj nacionaliste se gjoja duan ata qe ta bashkojne Kosove e Sqiperi. Ka dhe me per te bashkuar(!). Ndaj bini ne gjunje dhe kerkoni falje te Madhes Amerike e i thoni: bujrum se kemi bere gabim. Bjeri specialistet tuaj te ekonomise, futi sondat nga te duash vendos çfare industrie mendon ne tokat e Shqiperise natyrale, e me nje kusht ta besh kete vend ilir, AMERIKE (jemi me te afert me anglo-saksonet ne lidhje gjaku por na kane ndihmuar me teper popujt ghermanike, se i kishim me ne krahe e qe te mos flase me tej, se kur bota ju a kishte vene lakun ne kater ane, ata u perpoqen mos ta linin Shqiperine ne duar te sllaveve. Ata, popujt gjermanik dhe ne kemi vuajur nga ekspasioni sllave e ne plus njekohsisht kemi vuajtur dhe nga ekspasioni ortodoks. kur ata rane dhe vet gjyse per gjyse nen hegjemonin sllave ne rame totalisht. Shqiperia te pakten nuk duhej te ishte komuniste). Kur autokracia ruse te bjere dhe populli rus te jete sheruar njelloi si populi gjerman e behet demokrat, do t'i dergojme dhe njehere ne gjyqine historise Hitlerin ne njeren ane dhe Leninin e Stalinin ne anen tjeter e do ta pranoni se fajtor qene ata te dy, qe zevendesuan konkurencen qe ndihmon e shtyne para njerzimin, me revolucionin komunist, kurse Hitleri qe i papermbajteshem dhe u ngute. Pra fajtori primar asht Revolucioni Komunist. Te lutemi ne SHNA NU e mos ta harrojme brilantin politik e te perkujtueshmin Ibrahim Rugova dhe ta riveme ne levizje diplomacine e tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pacifist

                                Eshte i njojtur qendrimi pacifist dhe kunder UCK-se i Rrugoves. Nuk e di nese kish prapaskena me Serbet, por ai ishte nje intelektual Evropian, qe fatkeqesisht nuk i sheh me ne Kosove (ne Shqiperi jo e jo). Ky (pacifizmi) ishte qendrimi i tij dhe s’ka perse te konsiderohet si “armik i popullit” per kete. (Intervisten e djaloshit Mero nuk marr mundimin ta lexoj)

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Roguvisti

                                  Qfar tipi Mero ne 1995. Akoma me rrobat e kohes Enverit ne ate kohe. Tani me siguri mallengjehet kur shikon ndryshimin qe eshte bere milioner duke qendruar ne anen e duhur gjithmone sipas rastit her majtas here djathtas

                                  Përgjigjjuni
                                  1. e
                                    e po...

                                    Une lexova vetem fjalet e Meros dhe intervisten nuk e lexova fare. Dhe e di perse? Menjerez si Ibrahim Rugova qe e kam njohur pak a shume ne mediat e kohes dhe biografine e tij , me ka sfiduar se fundmi me veprimet qe as nje adoleshent politik nuk do i bente. Nuk permend rastet me radhe Beograd-Rambuje etj, por qendrimi i tij ndaj vrasjes se Fehmi Aganit me ka shokuar . Te tjerat i dine shumica, pavaresisht se nuk ngjante fare me Saliu, dukej sikur pinin uje njeri nga larte e tjetri nga poshte burimit. Naten e mire!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari nga Kosova

                                      Rugova as macen nga persheshi nuk mund ta largonte. Njeri kot!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Hakiu

                                        Rugova,ka qene zotni i kravates,por jo i uniformes ushtarake.Bukur e thote dhe qarte Daja Shaban ne Prekaz "dikush po menon se me biseda çlirohet vatani",epike kjo.Sikur sot me Dialog dikush po menon se mbrohet kosova,jo Kosova mbrohet me zhvillim dhe ushtri te fort,po ja mbajti serbis let sulmoj...

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje